Humbja e jetës së minatorëve të Bulqizës dhe të minierave të tjera në vend është bërë një lajm i përditshëm, por pa asnjë reagim nga ana e shtetit. Gjendja në këto miniera, kushtet në të cilat punojnë minatorët si dhe mënyra se si shfrytëzohen këto pasuri kombëtare nga privatët kanë shqetësuar opozitën, e cila zyrtarisht ka kërkuar sqarime nga qeveria dhe marrje përgjegjësie nga ana e saj. Janë të paktën 8 deputetë socialistë që kanë fimorsur një letër drejtuar Ministrisë së Ekonomisë dhe Energjitikës ku bëjnë pyetje mbi këto çështje dhe kërkojnë reagim zyrtar dhe sqarim publik nga ana e ministrit të LSI-së Nasip Naço. Pyetjet nisin me pyetjen “sa është numri i minatorëve që kanë humbur jetën në këto miniera?” dhe më pas kryesisht kanë të bëjmë mbi mënyrën se si operojnë kompanitë private, fitimet dhe investimet e tyre, si dhe sasinë e kromit që nxirret apo përpunohet. “Minatorët vazhdojnë humbin jetën në galeritë e minierave. Vetëm gjatë këtij muaji kanë humbur jetën mbi 5 minatorë. E pavarësisht shkaqeve të deklaruara ose të fshehura, fakt mbetet se fëmijë e familje vazhdojnë mbeten jetim mes katër rrugëve pse kanë humbur prindin, vëllain a të afërmin në errësirën e tuneleve”, thuhet në letrën e këtyre deputetëve. Socialistët siç kanë bërë dhe më parë të ditur publikisht dyshojnë se shfrytëzimi e tregtimi i mineraleve në Bulqizë kryhet nga grupe tërësisht mafioze e të veshura me pushtet. Në këtë letër rreshtohen plot 23 pyetje për METE-n. “Përveç përgjigjeve për këto pyetje, kërkojmë të na vini në dispozicion gjithashtu edhe të gjithë dokumentacionin përkatës që disponon METE dhe agjencitë shtetërore të varësisë pranë METE”, thuhet në letër.
-Cila është pozita ligjore e kompanisë ACR në raport me shtetin shqiptar?
-Cili është kontraktori i vërtetë? Vazhdon Darfo me nënkontraktor ACR apo është ACR që zëvendëson Darfo me ndryshim emri?
-Cili është aktiviteti ekonomik i ACR nga viti 2000 kur është regjistruar për herë të parë si person juridik deri në 2007 kur filloi biznesin e mineralit në Bulqizë?
-Bazuar në marreshjen koncesionare të miratuar në Parlament 10 vite më parë, sa është totali i investimeve të realizuara nga koncesionari për secilin nga zërat e marrëveshjes?
-METE dhe ju si Ministër i METE, i njihni vlerë ligjore dhe detyruese marrëveshjes së nënshkruar në 9 Korrik 2009 ndërmjet Ministrit Ruli dhe ACR, marrëveshje që modifikonte marrdhënien koncesionare, por që ende sot e kësaj dite nuk është miratuar në parlament siç e kërkon ligji?
Me tej vazhdohet me pyetje te tjera qe lidhen me sigurine e jetes se njerezve qe punojne ne kete miniere dhe proceset gjyqesore ku eshte perfshire kompania ACR.
Në fund të letrës prej katër faqesh kanë vënë firmën deputetët Sajmir Tahiri, Eduard Shalsi, Anduel Xhindi, Besnik Baraj, Artan Gaçi e Blendi Klosi.
Po ju per çfar jeni me lef si qent gjith diten e perenis,kur ju kerkojn mileti me dal ne rrug mçifeni dhe prisni ti bin koqet dashit,tani na mallengjeni me ksi lajmesh demode,SHqipnin e ka kap mafia per fyti ka njizet vjet po na thoni gjo te re ju,a po e boni me na kujtu qe egzistoni akoma,ikni ore shporruni dhe ju se shoket e atyne te tjerve jeni.