Senatori amerikan, John McCain ka thënë se bota është më e mirë tani që lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong Il vdiq.
McCain, një ligjvënës republikan, i cili kandidoi për zgjedhjet presidenciale në vitin 2008 për Partinë Republikane, tha se Kim e çoi popullin e tij në një varfëri të tmerrshme. McCain tha se ai ishte një nga regjimet më brutalë e më shtypës që ka njohur bota.
Të tjerë republikanë në SHBA janë shprehur me nota të forta kundër diktatorit, por McCain ka ‘grushtuar’ më ashpër. “Mund të shpreh vetëm gëzim që Lideri i Dashur po bashkohet me ata të llojit të tij si Gaddafi, Bin Laden, Hitleri dhe Stalini në një qoshe të ngrohtë të ferrit,” tha McCain, i cili është torturuar kur ishte i burgosur në Vietnam.
Ndërkohë administrata e presidentit Obama ka qenë e kujdesshme në deklaratat në lidhje me vdekjen e Kim.
Trupi i diktatorit është ekspozuar për homazhe. Vendi tani ka nisur 10 ditë zie intensive. Autoritetet kanë bërë thirrje që populli të mbështesë djalin e tretë të Kim Jong Il si liderin e ri.
Lajmet se Koreja e Veriut ka testuar një raketë pak përpara se të deklaronte vdekjen e Liderit të Dashur nuk kanë shqetësuar Perëndimin.
Analistët thonë se edhe pse pasuesi është një djalë i ri dhe pa eksperiencë, ai sërish nuk do ketë pushtetin e plotë, sikundër nuk e pati deri vonë as babai i tij. Në të vërtetë pushtetin e ka një këshill ushtarak, që duket se nuk e do lërë vendin të rrëshqasë kollaj drejt ndryshimeve.
Shpresojme qe se shpejti te flase perseri, senatori amerikan, John McCain por kete radhe per kuçedren serbo-shqiptare te Vuçidolit
Z.Mali ata që shpreson ti e kanë mbajtur Komunizmin në shqipëri.
Keshtu te pafshim se shpejti o Sali Berisha, por jo midis luleve po mbi nje pirg me plehra toksike qe presin per tu assimiluar !
sa me pare dhe plaku i rjedhur pas gedafit dhe ketij koreano veriorit
Eshte me te vertete nje mister krijimi i kultit te diktatoreve !!!
U la dhe nje hale… Ky ishte shnderruar ne udheheqes zot ! Pushtetin e trashegoi nga i ati, qe ishte po aq i tmerrshem dhe ja ka lene te birit, por kjo gje duhet parese si do te shkoje…….
Nderkohe qe Koreja e Jugut eshte nje nga dragonjte e Azize, ne Korene e Veriut njerezit jetojne ne gjendje urie…. I njejti vend, i njejti popull, kush e ka fajin ?
Me te vertete ne si popull nuk e kemi per tradite qe ti urojme as armikut qe te vdes,por ti re kafshe prehistorike e ke me vend kete urim qe te jepe me shume se gjysma e popullit tat,ta kesh harram cdo gje qe ke rrembyer nga ky popull me te vertete bujar,personalisht nuk te urrej per vjedhjet qe ke bo,por per breket qe i ke ulur grekut te degjeneruar,i shite te gjitha o legen,na e mushe shqiperine me varreza grekesh okupatore te trojeve arberore,turp ne jete te jeteve o tradhetar!!
po ra rrufeja ne HALENE tone e kemi lene te qeshim gjithe diten mu ke kodra ne mes te ish sheshit,mjafte kemi qare per 20 – vjet
mi bej fresk enverit se do vij saliu mas teje
U takofsh sa me shpejte ne ferr me Sali Shpellarin
C’do dite po i ngushtohet rripi rreth qafes edhe ketij tonit.Edhe ai e sheh vete kete,por nuk e beson,megjithate si popull e urojme me gjithe zemer ” e pafsh sa me shpejt mikun tend te kuq”!
“John McCain” kantidati per president me “bucket list”. A mendon se zoti do te te trajtoje me mire se ky? Une mendoj si ti nuk beson tek zoti, dhe je thjesht nje hipokrit profesionist.
“hands down”, je njeriu me interesant i forumit…
shume e vertete Cakalli7, kur amerikanet do denojne bushat( se shpejti) do hyjne ne boten e te vertetes. Ose do bejne lufte me boten dhe do humbin pergjithmone.