Aeroporti i Tiranës regjistron rritje me dy shifra

20 Dhjetor 2011, 13:14Politika TEMA

Aeroporti shqiptar ‘Nënë Tereza’ ka regjistruar një rritje prej 16.7 përqind të trafikut të pasagjerëve gjatë nëntë muajve të vitit 2011, me një total prej 1.4 milion pasagjerësh që kanë kaluar përmes portave të tij. Balkan Insight thotë se aeroporti ka regjistruar 17.652 lëvizje në trafikun ajror, një rritje prej 9 përqind në krahasim me vitin e shkuar.

Gjatë nëntë muajve të parë të vitit 2011, linjat ajrore që kanë transportuar më shumë pasagjerë nga Tirana ishin Belleair me 45.8 përqind të totalit, Albanian Airlines me 10 përqind dhe Alitalia me 8.5 përqind.

Aktualisht janë 13 linja ajrore që fluturojnë për në Shqipëri dhe jashtë saj, duke e lidhur kryeqytetin shqiptar direkt me 30 destinacione.

7 komente në “Aeroporti i Tiranës regjistron rritje me dy shifra”

  1. durres says:

    Jo keq si rezultate por duhet te mbahet parasysh te drejten ekskluzive per fluturime internacionale qe shteti i ka dhene ketij aeroporti.
    Ky koncension ka bllokuar perdorimin e aeroportit te Kukesit,aeroport qe nuk i ka kushtuar asnje cent qutetareve pasi dhurate nga Arabia,qe tashme po merr fund nga mosperdorimi, pa permendur pastaj kostot qe AIT ka ne percaktimin e kostos per biletat.
    Per ta vene ne pune ate aeroport qeverija do te duhet te rishikoje kontraten me gjermanet dhe te humbe disa miliona euro.
    Perfundimet??? nxirrini vete…..

    1. Epirioti II says:

      Durresi, kocensioni mund ti beje keq ndonje aeroporti ne Sarande (ndonese edhe kete e kam me shume dyshim) por Kukesit ????? Po ai do te kete aq pak fluturime dhe pasagjere sa as koston e mirembajtes nuk do e perballoje dot.
      Ate aeroport e ndertoje influenca e USA qe NATO ta kete si aeroport emergjence ne rast se trazirat ne Ballkan do te vazhdonin (apo do te rifillojne).

      Ti qe rron ne Durres, me makine shkon per 2-3 ore sot ne Kukes, 4 veta ne makine.
      Une qe jam ne Tirane, per ne aeroport me duhet 30min me shku, 80 min para me qene ne aeroport, 20 min udhetimi me avion deri ne Kukes, dhe 20 min me dale prej avioni dhe me arrit ne qytet te Kukesit (po nuk pata bagazhe). Pra ti arrite me makine para meje, dhe bileta ime kushtoi me shume se karburanti yt per kater veta. Dhe per tu kthy duhet te pres avionin neser. Ti i fut 1 dreke ne Kukes dhe ne darke je prape ne Durres (harrova, blen edhe ca thase me patate rruges).

      1. durres says:

        Pershendetje,

        Mbase nuk u kuptuam.Nuk them shfrytezim per udhetim brenda per brenda vendit por per udhetime internacionale.Ajo qe thua ti eshte me se normale dhe ekonomikisht shkaterruese per cdo kompani fluturimesh.
        Jo me kot permenda “ekskluzivitetin” e fluturimeve internacionale per AIT
        Dmth nese neser nise pune aeroporti i Kukesit, do te ushqehet vetem me trafikun qe i garanton TiA dhe nuk mund te pres fluturime nga vende te tjera.
        Mos u habit nese them fluturime internacionale pasi aeroporte te ketij lloji jane te klasifikuara ne legjislacionin EU si te kateg se 2 apo te 3 dhe jane ata qe kane ndihmuar ne zhvillimin e LOW COST.Pra eshte nje nga elementet kyc qe lejojne tarifa te ulta.
        Per mos te thene pastaj presionin qe do te shkaktone ne vektoret qe aktualisht po na rrjepin nga leket,perkthyer…. ulje cmimesh
        Tung

  2. nje shqiptar nga italia says:

    Ato ndryresirat e Belleair! Kane krijuar nje monopol qe nuk po na len lek ne xhep. Linja te huaja do e benin nje udhetim te tille vetem per 30 euro ndersa keta te pa ngopurit… turp!

  3. shigjetari says:

    Mjere shqiptaret e shkrete.Ngelem duke vuajtur perhere.turp te vuash ne 2011.Monopol,vonesa,çmime marramendese te biletave na moren shpirtin!!??

  4. xhuxhi says:

    Belleair i Lul Bashes nuk i lejon kompanite lowcost te operojne ne shqiperi,shqiptaret paguajne biletat me te shtrenjtat ne evrope.Eshte nje monopol i paster i korruptuar,pse nuk vijne kompani si Easyjet ose Ryanair qe operojne ne cdo aeroport te evropes dhe me £40 shkon nga Londra ne Milano.Mos rrezikoni me keto kompani fanatzma.

  5. rinas says:

    Taksi pirate te jashteligjshme ne eroport te firmes ATEX. Shoferet detyrohen te shesin makinat Mazda nepermjet punes se tyre. 1000 EURO ne muaj i kerkojne pronaret e Mazdes shofereve, pa kontrata , pa taksimetra, piramide e gjalle, skllaveri e papare. 20 ore pune ne dite cdo shofer, te huajt te tmerruar nga shpejtesia e larte. Duhen shume rruge per te shlyer 1000 eurot. Policia e shtetit e vene ne sherbim te firmes ATEX dhe nuk lejon konkurencen e lire . Cmime te larta per 15 km 30-40 euro. Skandal….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje