Mazhoranca rrëzon uljen e TVSH-së, Rama: Ne jemi për njerëzit, ata për klientët e tyre

20 Dhjetor 2011, 19:44Politika TEMA

Mazhoranca ka rrëzuar sot në Komisionin e Ekonomisë paketën ligjore të propozuar nga Partia Socialiste për uljen e TVSH-së të disa produkteve ushqimore dhe heqjen e saj për ilaçet dhe disa produkte bazë të përditshme. Ndërsa kreu i PS-së Edi Rama e ka komentuar këtë qëndrim si mbrojtje të “klientëve” të saj nga ana e mazhorancës qeverisëse. “Rrëzimi i planit tonë për uljen e taksës së ushqimeve sot në Kuvend konfirmon që ne jemi për njerëzit e zakonshëm, ata për klientët e tyre”, shkruan Rama në rrjetet sociale FB dhe Twitter. Ndërkohë në mbledhjen e komisionit kishte debate të forta mes deputetëve socialistë dhe atyre të qeverisë. Opozita ka kërkuar që produktet bazë si mielli, buka, qumështi, veza të tatohen me 0% TVSH dhe për vajin, sheqerin dhe orizin tatimi të jetë në masën 10% duke filluar nga data 1 janar 2012. Deputeti demokrat Florian Mima, një nga drejtuesit e reformës tatimore të demokratëve në mandatin e parë, tha se ky propozim shkatërron sistemin tatimor. Qeveria përmes Ministrisë së Financave tha se heqja e TVSH-së nuk do favorizonte të varfrit, por një tjetër shtresë të popullsisë. Ndërsa deputetët Erjon Braçe dhe Mimi Kodheli akuzuan qeverinë se po manipulon tregjet. Sipas tyre propozimi i PS-së bëhet për të ulur rëndesën e buxhetit familjar.

10 komente në “Mazhoranca rrëzon uljen e TVSH-së, Rama: Ne jemi për njerëzit, ata për klientët e tyre”

  1. fule says:

    TE falenderojme per perpjekjen Z. Rama, po Qeveria e “bllokut” nuk mund te ule TVSH-ne se i duhet te paksoje korrupsionin e vet pastaj per te rregulluar buxhetin.

    I keni kerkuar nje sakrifice te rende te gjorve.

  2. M. says:

    Kjo qeverri qe kur u “baptisua” u pa qe nuk ish per njerezit e thjeshte, po inshalah e kuptojne me ne fund shqiptaret se kush eshte me te vertete ne anen e tyre

  3. nastradini says:

    “Ne jemi per njerezit” qe thote tani Edi Rama eshte degjuar edhe me pare ne formen: “C’don Populli ben Partia”. Dhe e pame se ku e cuan vendin parrulla te tilla. Ne sistemin e tollonave kur falimentuan shtetin. Sepse t’i heqesh TVSH-ne, taksat dhe tatimet buxhetit te shtetit do te thote realisht te jesh kunder njerezve ne nevoje. Sepse PS-ja dhe Edi Rama fluturojne me presh ne bythe kur mendojne se cmimet do te bien me heqjen e TVSH-se dhe taksave. Qe nuk e kuptojne se tregetaret nuk i nenshtrohen me urdherave te Partise-Shtet, por interesit te xhepit te tyre. Dhe pakesimi i te ardhurave ne buxhet do te leje shume familje ne nevoje pa ndihme sociale. Atehere del pyetja: “A jane njerezit me ty o Edi Rama?”

    1. plaku says:

      nastradini,
      Une kisha keto gjera :
      – Une mendoj se eshte nje ndryshim i madh midis thenjeve ” Ne jemi per njerezit” dhe “Cdon populli ben partia”
      – Nje cmim ne treg une e kuptoj keshtu : cmimi i prodhimit te mallit ( bukes ), transporti i saj, fitimi i tregetarit PLUS TVSH qe do shteti.
      Qeveria paguhet qe e kontrolloje kete menyre te venjes se cmimit ndryshe pse mbahet me shpenzimet e popullit.
      – Nuk e kuptoj por mendoj se nuk ka llogjike me budallaqe se llogjika jote qe : ” Dhe pakesimi i te ardhurave ne buxhet do te leje shume familje ne nevoje pa ndihme sociale. Atehere del pyetja: “A jane njerezit me ty o Edi Rama?”
      Hej ne se buxheti ka probleme, qeveria mund te uli rrogat dhe shperblimet qe ju jep deputeteve dhe jo te mos japi ndihme socjale.
      – A ke degjuar ti more mik se ne shume vende te botes europjane shume artikuj subvencjonohen nga shteti, si aratikujt shkollore etj.

      1. nastradini says:

        I nderuar plaku, qe duket se je me plak se nastradini. Ne moshe dhe koncepte. Sidomos persa i perket kuptimit sesi funksionon ekonomia e tregut. Kontrollit te cmimeve nga ana e shtetit ne vendin tone i ka mbetur vetem kujtimi i hidhur i kohes se tollonave te Enverit. Si nje film horror i pasojave te ekonomise se centralizuar komuniste. Pa TVSH, pa taksa dhe pa tatime. Pikerisht ate qe do te ktheje Edi Rama dhe dallkauket e PS-se me propozimet populiste te tyre. Duke u hedhur nga dega ne dege si majmune xhungle. Nga hapja e 300 mije vende pune, heqja e TVSH-se se ushqimeve dhe e taksave e tatimeve dhe ne fund me tatime mbi te ardhurat progresive. Propozime qe do te benin te qeshnin me te madhe specialistet e FMN-se, nga te cilet varet ne nje shkalle te madhe ekonomia e brishte shqiptare. Ne ekonomine e Kapitalit Privat cmimet i regullon konkurenca midis firmave. Shteti vetem ben te mundur funksionimin e gares se ndershme ne kete konkurence qe ndryshe quhet ekonomi tregu. Dhe mbledh TVSH, taksa dhe tatime per te ndihmuar familjet ne nevoje, per pensionet, per pagat e sektorit jo prodhues (ushtri, polici, mjeke arsimtare, administrate publike etj.) si edhe per investime nese i teprojne leke. Po te heqesh keto taksa duhet te mendosh me pare se si do t’i kompensosh ne buxhetin e shtetit. Po te fusim ketu faktin se Sali Berisha vjedh te ardhurat ne buxhet kjo e nderlikon situaten, por nuk lehteson aspektin social. Bile meqe pushteti mafioz vjedh nje pjese te taksave TVSH, taksat dhe tatimet duhet te rriten me shume. Qe te komensojne vjedhjet e pushtetit ne arken e shtetit. Sa me shume vjedh pushteti aq me shume duhet te rriten taksat qe i paguajne te gjithe. Per te mbajtur gjalle ata qe kane nevoje. Dhe jo te hiqen fare, sepse kjo gje do te ishte nje katrahure e vertete per ata qe presin lemoshat me syte nga shteti. Kjo eshte llogjika “budallaqe” qe drejton sot Boten Perendimore apo Oksidentale. Ku njerezit e kane kuptuar qe te paguajne sa me pak taksa dhe tatime duhet me pare te zgjedhin per BOSA te tyre njerez qe nuk vjedhin ose vjedhin nga arka e shtetit sa me pak. Dhe kur shkojne ne kutite e votimit i therrasin mire trunit para se te hedhin voten e tyre. Po ule rrogat o mik nuk te punon me njeri. Kete e provoi Enveri dhe e pame se ku e coi vendin. Subvencionimet jane vecori e ekonomive prodhuese te zhvilluara per te stimuluar sektore te vecante te ekonomise dhe jane ikerisht tregues se shteti ne keto vende mbledh mjaft taksa dhe tatime nga sektore te fuqishem te ekonomise dhe i rishperndan ne sektore me te dobet ne formen e subvencionimeve. Po te heqesh taksat dhe tatimet kjo skeme nuk funksionon me. Prandaj edhe nastradini e pyet Edi Ramen: “A jane njerezit e zakonshem me ty o Edi Rama?”

        1. plaku says:

          nastradini,
          Desha te them keto gjera :
          – Faleminderit per debatin civil.
          – Une vete nuk jam ekonomist por lexoj me deshire artikuj te ndryshem qe kane te bejne me ekonomine dhe sidomos tani me rastin e krizes se Euros.
          – Mendoj se duke diskutuar ketu ne forum per probleme te ndryshme ekonomike mesoj shume.
          – Ti thua : “Si nje film horror i pasojave te ekonomise se centralizuar komuniste. Pa TVSH, pa taksa dhe pa tatime.”
          Mos harro te lutem se ne kohen e Enverit vetem pulat e fshatareve ishin te privateve. Vendi i punes, shkolla, dyqanet e shitjes, ishin te shtetit. Pra tatime ne se shteti vinte do tja vinte vet vetes. Persa i perket taksave per njerezit, taksa ishte brenda ne rroge, pra ishte indirekte. Si ka mundesi te egzistoje nje shtet ( ushtria, policia, shkolla, shendetesia etj.) pa taksa dhe tatime. Pra edhe ne kohen e diktatures kishte taksa dhe ti nuk i dije si qytetar se cfare taksash paguaje.
          – Ti thua : “Pikerisht ate qe do te ktheje Edi Rama dhe dallkauket e PS-se me propozimet populiste te tyre.”
          Mendoj se, ti dhe Sala je populist sepse, Edi nuk thote qe te hiqen taksat dhe tatimet. Edi thote : ” për uljen e TVSH-së të disa produkteve ushqimore dhe heqjen e saj për ilaçet dhe disa produkte bazë të përditshme ”
          pra midis asaj qe, thua ti dhe PS ka nje ndryshim te madh. Une kam mendimin se duhet te jemi te sinqerte me shkrimet ketu ne forum.
          – Per sa i perket taksimit progresiv me lejo te te kujtoj se kete lloj taksimi e ka gjithe ekonomia SOCJALE e tregut e gjithe vendeve te BE. Vetem Sala ben taksim te sheshte gje qe kuptohet nuk eshte socjale.
          – Ne se shteti ka nevoje per leke per ndihmen socjale keto leke ai i mbledh nga te pasurit ( duke vene taksen progresive sic ben gjithe bota ), shteti te mos paguaje me miljona dollare per shoqerite lobiste te Sales ne Amerike. Leket per lobisem duhet ti paguaje Sala dhe PD nga fondi i tyre dhe jo me leke te shtetit.
          Sala te mos beje ashensor ne godinen dy kateshe te kryeministrise. Ai thyu rekord ne murin kinez dhe sfidoi Fejziun per tju ngjitur malit te dajtit, nuk ngjitet dot zoteria e tij nga shkallet ne zyren e tij?
          – Une di qe, populli ka lidhur nje kontrate me qeverine ne kuptimin qe, populli paguan taksat dhe qeveria midis te tjerave te mos lejoje vjedhjen e taksave . Kjo eshte nje nga detyrat e qeverise se, per ket paguhet. Ne se nuk e ben dot le te hiki dhe ti leri vend opozites. Keto jane regullat e lojes se demokracise.
          – Ti thua : “Po ule rrogat o mik nuk te punon me njeri.”
          Me vjen shume keq por une di shume firma ketu ne Zvicer qe edhe tani ( m.q.s frangu zvicerjan eshte shume i forte, eksporti zvicerjan ka probleme se nuk eshte konkurues ) punetoret ose marrin me pake rroge ose punojne me shume me te njejten rroge. Pse e bejne ata kete, sepse firma ne menyre dhume transparente dhe me shifra ne tavoline i sqaron ata qe ose te paguhen me pak ( pra malli qe prodhojne me konkurues ) ose firma te mbyllet dhe te behen te pa pune.
          – Ti me poshte thua : “Po te heqesh taksat dhe tatimet kjo skeme nuk funksionon me.”
          More mik, ji i sinqerte me veten tende, PS me siper nuk thote kete gje, ajo thote gje tjeter sic ta spjegova me siper.
          Mos harro se perberja e qytetareve shqiptare dhe sidomos e neve qe punojme ne perendim ( sepse shofim me shume dhe mediat ketu nuk jane te shitura plotesisht si ne Shqiperi ) ka ndryshuar dhe eshte veshtire tju shesesh sapunin per djathe.
          Pershendetje.

          1. nastradini says:

            More zoteri plaku, po ke gatitur nje CORBE ne repliken tende qe s’e mban kazani fare. Dhe nastradini nuk di se cfare te pergjigjet. Se qe te pergjigjet sakte do t’i duhen dhjetra faqe ne TEMA per te sqaruar situaten. Ne kete CORBE or mik nga Zvicra e bukur ke hedhur te gatuhet pak ekonomi, shume politike, ke shtuar me pas shume erza nga Zvicra por nuk ke harruar edhe pak majdanoz e vjozme shqiptare. CORBA ne fund mund te haet, por nuk te ngop sepse s’ka kalori, nuk ka mish. Me dy fjale nastradini do te thonte me mire mos i bej CORBE gjerat. Mos i sulmo kundershtaret ne planin politik kur diskutimet jane thjesht ekonomike. Kur kritikon Edi Ramen e SHPRESES se vetme aktuale, kjo nuk do te thote se je automatikisht me Sali DEMONIN, Sekretarin e Partise se Punes dhe nxenesin e zellshem dhe pjellen e Enver ANTIKRISHTIT dhe mikun e afert te familjes se tij. Kjo or mik plak nga Zvicra eshte semundja e shume shqiptareve sot. Ca me Enverin dhe ca me Saliun. Edi Rama eshte ne mes. Para ca kohe deklaroi qe ishte pertej te majtes dhe te djathtes. Ne zgjedhjet e fundit tregoi me veprimet e tij konspirative ne terrin e nates me Sali Komunistin se ishte pertej realitetit. Kur si naiv dallkauk, u ul ne tavoline me kete Monster te Demokracise dhe ndryshoi Kushtetuten e Ligjet Themeltare te vendit. Ne dem te popullit duke e bere Saliun si nje Enver te dyte. Prandaj Edi Rama duhet t’i therrase trunit dhe te mos beje gabime fatale. Sepse koston e paguajne te gjithe shqiptaret, jo vetem opozita dhe ithtaret e tij te rinj dhe pleq. Te leje KURBANET dhe t’i futet punes per te rrezuar Saliun nga pushteti. Por me pare duhet te pastroje Partine e tij nga dinosauret prehistorike te Partise se Punes. Qe e mesojne dhe i mbushin mendjen te ktheje kohen e tollonave te Enver Hoxhes. Me propozime dhe programe dallkauke per heqje TVSH-je, taksash dhe tatimesh. Qe frikeson pa mase jo vetem ekspertet e FMN-se dhe te Bankes Boterore por gjithe shtetet qe nuk duan rikthimin e komunizmit ne Shqiperi. Ne kete fushe Sali Mashtruesi e luan me mire rolin si antikomunist se Edi Artisti. Prandaj nastradini ju thote juve qe punoni ne Perendim: Konribuoni me shume qe shqiptaret ne vendin tone te mos e hane sapunin mashtrues komunist per djathe. Sepse komunizmi akoma nuk ka ikur nga vendi yne me ekonomi HIBRIDE as mish as peshk. Ekonomi qe komandohet akoma nga BOSI, jo nga privati. Ekonomi ku mjetet e prodhimit jane akoma ne dore te BOSIT, jo te privatit. Ekonomi ku krahu i punes eshte skllavi i BOSIT dhe jo partner i denje i privatit si pjese e biznesit te tij. Prandaj edhe tatimet progresive mbi te ardhurat e ketij krahu pune jane brockulla ne diell si llogje kavaje te Kohes se Qepes. Sepse askush nuk i deklaron te ardhurat reale. As edhe Edi Rama vete. Qe per vitin qe shkoi deklaroi vetem 3000 EUR te ardhura. Prandaj edhe nastradini e pyet Edi Ramen: “A jane njerezit e zakonshem me ty?”

    2. fule says:

      Cfare thua o langaraq, ku ju pjell mendja vetem nga e kaluara me keq se i pari juaj? Po u ul TVSH e bukes dhe ilaceve, vuan populli dhe bie ekonomia? Po normale e ditezi se po te kesh Ilirn e LSI dhe Rulin me shoke ne qeveri, nuk dalin te ardhurat, mblidh taksa sa te duash ti.

      Ti nuk duhkesh nga ata qe ngrite zerin per buxhetin, kur dolen 250 milon $ demshperblime vetem te tuneli kalimashit. Fatkeqsisht kam pershtypjen se juve ju ka pjerudhur mendte ai Xhaxhi meparshem, tani po i vuani pasojat.

  4. Argita_B says:

    Problemi eshte se Rama perdor slogane populiste, pra kur prezanton nje ulje TVSH-je nuk shpjegon se se si do te financoje kete ulje ne buxhetin e shtetit.

    1. fule says:

      Ndoshta po nuk pati LSI e Rul e Mane me kompani ne qeveri, e ka shpjeguar gjysmen e punes apo jo. Ndaj mos u beni me Kac se Kaci.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje