Alarmohet Meta. Këshilltarët e LSI-së bashkojnë votat me PS në Këshillin Bashkiak në Durrës

21 Dhjetor 2011, 13:42Politika TEMA

Nga Artur Llana

Drejtuesit e LSI-së janë vënë në lëvizje të alarmuar nga një koalicion i papritur që ka lindur mes këshilltarëve të LSI-së dhe atyre të PS-së në Këshillin Bashkiak në Durrës, duke e kaluar PD-në në minorancë, ndërsa i mungonin edhe katër këshilltarë të PDIU-së. Njëri nga këshilltarët e LSI-së ka pranuar për gazetën TemA se është telefonuar nga drejtuesi i lartë i LSI-së lidhur me këtë votim dhe sipas tij atje lartë po bëhet nami. Kjo është hera e parë në tre mbledhje të zhvilluara që LSI-ja bashkon votat me PS-në dhe e nxjerrin PD-në në minorancë në këtë këshill, duke i detyruar të braktisnin edhe mbledhjen pa asnjë arsye vetëm për të mos kaluar rendin e ditës, që e kishin miratuar po vetë. Debatet kanë filluar për pika të cilat mendoheshin se do të kalonin lehtë, por që nuk ka ndodhur kështu.  Shtimi i një mjeku në Ndërmarrjen Komunale ka qenë përplasja e parë që ka bërë që votimi të dalë 18 me 17 në favor të socialistëve, por që është hedhur poshtë nga Ramadani, kreu i këshilltarëve demokratë, i cili ka qenë më aktivi për të prishur mbledhjen. Ai është shprehur se duheshin 23 vota, kur në fakt projektvendimi kalon sipas ligjit me shumicë të thjeshtë dhe në sallë ishin të pranishëm 35 nga 45 këshilltarët që ka ky këshill bashkiak. Ndërkohë që edhe ndarja në tre pjesë e Ndërmarrjes Komunale ka qenë një tjetër objekt debatesh dhe pas votimit ka rezultuar se votimi është mbyllur me 20 vota pro projektvendimit dhe 15 vota që kanë qenë vetëm këshilltarët e PD-së pa aleatë kundra. Kreu i këshilltarëve të LSI-së është shprehur se votat e tyre do të shkonin në favor të projektvendimeve para votimit, gjë e cila është realizuar konkretisht më pas. Ndërkohë që duke parë se ishte në minorancë e tradhtuar nga këshilltarët e LSI-së dhe nga këshilltarët çamë që mungonin fare, por dhe ato republikanë, Zamir Ramadani ka kërkuar braktisjen e mbledhjes nga këshilltarët e tij duke shënuar kështu rastin e dytë të turpit kur një maxhorancë braktis  sallën se nuk është më e tillë.

 

17 komente në “Alarmohet Meta. Këshilltarët e LSI-së bashkojnë votat me PS në Këshillin Bashkiak në Durrës”

  1. elinor bahiti says:

    PD-ja ne rang vendi ka nevoje per formatim 100% te hard diskut (pa bere backup hic), biles te atij lloj formatimi qe e kthen ne ate gjendje sic ka dale nga fabrika. Te gjithe ata qe jane ne poste drejtuese, keshilltare apo deputete te PD-se jane te helmuar nga kryeneperka e tyre dhe nuk ka antivenom per t’i kuruar!
    LSI-ja, gjithashtu, ka nevoje per nje formatim rreth 95% duke ruajtur nje 5%sh qe nuk jane te komprometuar. Dhe ky 5%sh duhet te bashkepunoje ose edhe te derdhet ne nje parti te vetme me PS-ne duke terhequr pas tyre edhe te gjithe ato masa qe e mbeshtesin LSI-ne por qe jane te zhgenjyera nga ajo per momentin.
    Ilir Metes po i vertitet qielli rrotull ngaqe, me cdo dite qe kalon, ai e shikon qarte e me qarte dobesimin e pushtetit te tij ne parti.
    Duhet t’u bejme thirrje dhe t’i mbeshtesim LSI-stat e ndershem qe te distancohen perfundimisht nga kreret e partise dhe me ne fund te rikthehen tek PS.

    1. Vlora says:

      po i jep shenjat e para qe LSI ka per te dale kunder berishes ne 2013

      VATE PLAKU MERE VATE ME GJITH TESPIJE
      ha ha ha te presesh nga nje prostitute qe te bej te ndershmen…………..

  2. rrokopuje says:

    eh,ky stan ate bulmet ka.

  3. Amaro Cuore says:

    LSI ngelet nje particke qe eshte aty vetem per te prish pune …ska mundesi PeDja per rifomatim se ka vetem blue screen dhe ska burre none ta kthej ne jete…eshte shume vone dhe Maloku do ta ktheje ne viktimen e tij te fundit per ta shpartalluar vendin komplet…

    1. test says:

      fiks fare e ke gjet..
      blue screen of death…hahahha

  4. stalinsali says:

    Cu desh more mavrinj, tani do tu dergoje taboret me maloke bajraktati me Ilir shtangen e o tu beje kurrizin ma t’bute se barkun.
    Vajtet per lesh dhe ju.

  5. Lirim says:

    Nese bashkohet LSI me Partine socialiste, Berisha do te dali para drejtesise per krimet e 21 viteve kundrejt shqiptareve dhe Shqiperise, krimet e tij jane te shumte dhe dihen, nuk e eshte aspak e nevojshme te permenden…

    1. hasan says:

      Po vjedhja me bllok ne dore nuk eshte krim?

  6. juliano says:

    BRAVO kjo eshte nje shuplake per Meten dhe Berishen qe kur u preken intersat bojkotojne po vet ato projektligje qe bejn vet,TURP

  7. adi says:

    kur alarmohet ky njeri i shplare,,behet me shume i rrezikshem per shoqerine,,,ka shume para,,mafioz i vertete…

  8. sherifi says:

    Une nuk e kuptoi akoma se si ata njerez te ndershem dhe te thjeshte qe jane ne listat e LSI se si qendroin akoma ne kte parti? LSI-ja ne 2013 do kete vetem votat e ilirit,monikes,luan rames e te ndonje sahanlepiresi te tyre.

  9. Shefqet Celat says:

    Jane per tu pershendetur! Vertet jane te LSI-se, por kane dinjitetin e tyre personal. Ketu qenka vene ne diskutim per nje mjek. Nuk ishte ndonje problem parimor qe ti mernin doren Ilirit. Mos duhet ti kerkojne ize edhe kur vene atje tek vete edhe mbreti ne kembe?
    Me njerez te tille, me integritet, mund te negociohet, per te miren e vendit dhe jo me Ilir Floririn qe ka vetem nje parim: Xhvatje!
    Partija Socialiste duhet ti drejtohet, me kurajo, bazes LSI-ste. Te degjoje deshirat dhe propozimet e saje dhe te shpjegoje te vetat. Keshtu vendoset bashkepunimi per problemet kyçe ne dobi te vendit.
    Rrespekte!

  10. oshetim e durresit says:

    Durresin, ne cdo kohe, e kane bere dhe do ta bejne durrsaket. Jo sepse te ardhurit kane pasur apo kane ndonje cen apo dalldi, absolutisht jo, por per te vetmin fakt te thjeshte se: tradita e qytetarise durrsake nuk eshte shuar asnjehere. Nuk eshte shuar sepse qytetaria atje eshte mijeravjecare. Lashtesia ka bere te veten, duke e ka lemuar nder shekuj genin durrsak deri ne ate fare feje saqe nuk ka dore qe te mund ta mbertheje ate e ta perplase pas toke ku, kur, dhe si ti doje qejfi. Pa dyshim durrsaket kane edhe te meta por ato, te metat, gjejne terren deri ne ate mase sa te mos kthen ne pranga per interesat e qytetit dhe qytetareve.

  11. mjalti says:

    Lefter koka i paraprin cunamit EDI RAMA.

  12. salah says:

    Gjithkush e di se në Durrës: Lefter Koka, blerjen e votave, identike me mafien vrasjen policia rreth Spartak Braho, “Lul” Berisha, Dritan Dajtit dhe ka organizuar tashmë ndaj Ferdinand Yhaferrie zgjedhjen e 8 Maj Pra, këto nuk janë të lajmeve, por një mafia-si sistem idiots LSI e Ilir Meta, Lefter Koka, Spartak Braho, Gjoka, Agim Hoxha, Hasanbeliu.

  13. Gj. Fishta says:

    Prisni lajmin, ja tani, mos e shuani televizorin, pas pak, do te jete duke u pergatitur nga Luan Xheli (i flokeve), “ramizi” i vogel i LSI, lajmi balancues, jo balancues po revanshist, qe 33 socialiste te Permetit (e di Kujtim Hoxha se ku i gjen, vecse nqs ka “anetarsuar” manekinet e qytetit, edhe femijet manekine dhe neper vitrina jane me teserat e LSI ne dore), nja 3 ne Kombinat, jo 3 jane pak per revansh po 333 (mos eshte nr. i dikurshem i zjarrfikesve?!, ta bejme 2, 332) e sajesa te tilla. Duhet nje lajm gajretues, i forte, ringjalles!Interesant, personalisht, po shoh nje fund total, po te pazhurmshem te koalicionit. Keshtu ka lezet vetdemaskues, vetrenes, pa nxjerre kallashnikovet. Kane mbaruar edhe emertimet: i kadifejte, i trendafilte. Ketij si t’ia veme emrin? Te jete ndokush qe i terheq fijet? Edhe nese eshte, bravo i qofte, po i con rajate nga letargjia ankimtare online.

  14. durrsaku says:

    kjo tregon se kan mbetur akoma burra ne politk uroj qe mos te jet nje rast i izoluar. uroj gjithashtu pdiu dhe keshilltaret e saj qe nuk behen pjes e ndyresis sali shtang vicidoli.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje