Brokaj: “Islami, intriganti më i madh në PS”. Përndoqi deputetin e PS deri në përjashtim

22 Dhjetor 2011, 11:32Politika TEMA

-Vetë Islami udhëhoqi një fushatë kryqëzimi ndaj një deputeti socialist deri në çregjistrimin e tij. Ai që bën sot si ‘engjëll’ i bashkëpunimit ishte një kamikaz i bojkotit dhe një radikal i vërtetë

Ish-anëtari i kryesisë së PS, deputet në të gjitha legjislaturat dhe një ndër ministrat e qeverisjes socialiste, Brokaj ka hedhur akuza të forta ndaj deputetit të sapo çregjistruar Islami se ka punuar kundër PS, por dhe kundër koalicionit të kësaj partie me LSI-në.

Në një intervistë të botuar sot në gazetën ‘Shqiptarja.com” Sabit Brokaj vlerëson se çregjistrimi i deputetit Kastriot Islami nga grupi parlamentar i PS është bërë ndoshta shumë vonë, pasi kishte kohë që ai ecte në drejtim të kundërt me projektin dhe strategjinë e PS.

Brokaj nuk ka munguar ta cilësojë Islamin si intrigantin më të madh të Partisë Socialiste, punë me të cilën është marrë që në themelimin e saj, duke sjellë “viktima” në radhët e partisë më të madhe të opozitës, por dhe konflikte gjatë kohës që ka qenë në pushtet si dhe pakësuar shanset e saj për koalicione dhe arritjen e një solidariteti politik brenda vetë Partisë Socialiste dhe të majtës shqiptare.

“Mendoj që u realizua një aspekt formal, pasi Islami kishte shumë kohë që nuk transmetonte asgjë në drejtim të PS. Përkundrazi punonte në drejtim të kundërt me PS, duke i sjellë mjaft dëme kësaj partie”, është shprehur, ndër të tjera Brokaj.

Ndërkohë Prof.Dr.Kastriot Islami (atëherë Dr.Islami) është shfaqur vërtet radikal me ata që thyejnë vendimet e Partisë Socialiste. Dje Shekulli botoi intervistën me mjekun Sali Rexhepi, një nga deputetët fitues të PS-së në zgjedhjet e majit ’96. Rexhepi dëshmoi se si Islami ishte marrë personalisht me të, duke e ndjekur me këmbëngulje përjashtimin e tij nga PS, madje duke shkuar edhe në Librazhd për të vendosur veton, në kushtet kur dega socialiste e atjeshme ngurronte të bënte përjashtimin dhe ç’regjistrimin e Rexhepit.

Dr.Islami nuk është mjaftuar me kaq. Në shtypin e ditës, konkretisht në gazetën Koha Jonë të gushtit 1996, në të paktën dy artikuj, Islami merret gjerë e gjatë me Sali Rexhepin, “fenomenin “rexhepi” dhe “logjikën rexhepiste” siç i quan ai, duke kërkuar me forcë që PS-ja të ishte shumë e rreptë me ata që si Rexhepi “thyejnë vendimet e Partisë Socialiste dhe favorizojnë kështu Sali Berishën”. Madje z.Islami, i cili sot shfaqet si një kundërshtar i madh i bojkotit të PS-së, ka qenë jo vetëm një partizan i flaktë i bojkotit, por edhe një radikal i vërtetë në qëndrimet se “bojkoti nuk mjafton” dhe se “sali rexhepët” (pra ata që thyejnë vendimet e PS-së), duhen “paralizuar juridikisht” sipas tij, madje është bërë gabim i madh që “janë futur në listat për deputetë”.

13 komente në “Brokaj: “Islami, intriganti më i madh në PS”. Përndoqi deputetin e PS deri në përjashtim”

  1. xho says:

    E kote te flasim me shume e paska qendisur z.Brokaj ! Bravo !

    1. lule says:

      Te lumte Dr. Brokaj!
      Islami duhej perjashtuar me kohe. Ishte vetem percares dhe mashtrues.

  2. He says:

    kercikuqit xhuxh te mallakastres zoti i ka mare bukurine dhe e ka lindur vetem per djallezi

  3. Vlora says:

    PS eshte pastruar nga nje metastaze shum e forte ……..

    qellimi i islamit ishte vetem ta demtonte PS dhe ti tregonte ed rames se sa i forte ishte….
    ai e tha edhe vet qe nuk e besonte se mund te perjashtohej…
    kjo eshte gjeja me e mire qe ka bere PS.

  4. Dani says:

    z.Brojka. edhe ju jeni shume vone. elektorati i majte eshte pergjumur dhe eshte i tradhetuar. Njerzit duhet te sqarohen ne kohe. Ku jane udheheqesit e vertet te PS. Pse nuk dalin ti shohin populli.

  5. lashi says:

    Bravo dr. Brokaj ca si zoti ne fjale duhet te vene ne vend tjeter e di ai me e bukura se thote kam mbaruar shkollen ne gjermani e ku di une ne nje kohe c’fare ka bere per vendin?

  6. rexha10 says:

    AQE I KEQE ESHTE KY MOSTER SAQE KUR KA DICKA ME TA DHENE ,TA SHETE SA ESHT CMIMI ,DHE PASTAJ TE MERE LEKET.MBASI TE KA MARRE PARATE PER ATE QE TE SHITI SHKONE NE POLICI E TE DENONCON SE E KANE VJEDHUR.

  7. Shefqet Cela says:

    Faleminderit zoti Brokaj! Ka kohe qe nuk e ndiejme zerin tuaj, per te cilin kemi shume nevoje. Ne politiken e majte gelojne dallaverexhinjte perçares, mbi te cilet e ka ndertuar politiken e sotme Saliu.
    Iri i djeshem eshte bere me pak i besueshem, por ne skene dalin te tjere bandilla, nder te cilet shquan ky mburravec, qe paska sakrifikuar diploma perendimore, “per hir te atdheut”. Tregetar idesh i neveritur!
    Mezi presim, te degjojme nje fjale dinjitoze nga njerez te pa perzier ne pazare mafjoze.

  8. gjon says:

    NA KEPUTI SHPIRTIN KUR FLET PER SINQERITET ,QE VECSER I SINQERTE NUKE MUNDE TE JETE . VINI RE ATJE KU NDODHEN AMBASADORET E BASHKIMIT EUROPIANDHE SALI BERISHA DO TE SHFAQET EDHE KAQI SI YZER ,JA PRA SA KOKE E MADHE ESHTE MUTI.

  9. shperthyesi says:

    pu pu pu ca surrati…

  10. Bujar says:

    Ky islami eshte ai deputeti qe u betua ne darke se “Mund te bente cdo lloj ministri ne qeveri, pervec Ministrit te Financave”. Neser ne mengjes u gdhi Minister Financash. Ja pse humbi PS dhe vazhdon te vuaje…

  11. I vuajturi says:

    Tani flet edhe nje nga ish, ish, ish.
    Si duket dr. Brokaj do ndonje vend te lene bosh ne PS.

  12. nik nik says:

    po njeriu evolon z brokaj , nuk rri ne vend . Se ka vepruar ndryshe para 15 vjetesh nuk eshte argument . Sic evoluat ju me largimin nga lsi , dhe bete sh mire .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje