Kuvendi miraton Igli Totozanin si Avokat të Popullit

22 Dhjetor 2011, 17:39Politika TEMA

Igli Totozani është zyrtarisht në krye të institucionit të Avokatit të Popullit, pas votimit të tij në Kuvend. Për Totozanin kanë votuar 127 deputetë pro dhe vetëm 2 kundër.

Kandidatura e tij u propozua nga ana e PS-së dhe mori aprovimin e mazhorancës, edhe pse deputetë të kësaj të fundit u shprehën se ai është një person politik.

Votimi me unanimitet për Avokatin e Popullit bën pjesë në marrëveshjen e arritur disa javë më parë mes PD-së dhe PS-së.

 

4 komente në “Kuvendi miraton Igli Totozanin si Avokat të Popullit”

  1. demokrati says:

    Urime Z.Totozani. Urime dhe dy mamutheve te politikes shqiptare, PS per nje perzgjedhje te hapur qe shpresoj te kthehet ne praktike kur vjen puna pet te zgjedhur perfaqesues te shtetit, mbrojtes te ligjit larg politikes. Urime edhe PD, shpresoj qe partia ime, e Tritan Shehut dhe Mziut te Kamzes te beje nje hap te madh ne zgjedhjen e nje personi me integritet te larte kombetar dhe moral ne postin e presidentit te Republikes.
    Z.Totozani! Keni rastin te tregoni se Shqiperia dhe shqiptaret meritojne dhe kane kapacitete intelektuale dhe menaxheriale te ndertojne nje administrate per publikun, te paanshme dhe qe eshte skllave e ligjit dhe jo e politikes. Suksese.

    1. Deano says:

      Urime edhe ty,qe bo pjese ne 1 parti me Tritan Prasin dhe intelektualin me te famshem qe ka nxjerre ndo1 here ky komb vital, Mziu i Kamzes.
      Hallall,plako!

  2. SHKOPI says:

    Mjaft me jeto komente idiote. Kishte kandidatura shume me dinjitoze se ky Totozani, por i skulifikoj pa meshire mafia e kuqe. A mund te me thoni se ku i ka sherbyer popullit shqiptar apo nje qytetari te thjeshte ky Igli Totozani per te merituar karrigen e Avokatit te Popullit? Sepse kete durate te Koco kokedhimes dhe Edi Rames as ne ender nuk e kishte pare… Kjo eshte Shqiperia! Quo vadis Albania…!

  3. LORA says:

    Pune,pune te frytshme per publikun,i uroj z.Totozani

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje