Shumica e fëmijëve ngjizen gjatë festave të fundvitit

29 Dhjetor 2011, 11:50Lifestyle TEMA

Nëse u duket çudi që ditëlindjet i keni kaq shumë afër me miqtë tuaj, mos u habisni. Studimet kanë treguar se ditëlindja më e shpeshtë, të paktën në SHBA, është 16 shtatori, nëntë muaj pas sezonit të festave.

Sipas një studimi të publikuar nga Daily Beast, nëntë përqind e të gjitha ngjizjeve ndodhin gjatë periudhës mes Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri.

Në të kundërt, duket se gushti është muaji me më pak ngjizje fëmijësh, pasi shumë pak lindin në prill. Ekspertët për më tepër thonë se gjatë verës cilësia e spermës nuk është e mirë.

Natyrisht në dhjetor është periudha kur rrimë më shumë brenda, kur festojmë e dehemi më shumë dhe kur shanset për të pasur kontakte seksuale janë më të mëdha.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje