Shënime të fundvitit

2 Janar 2012, 16:43Politika TEMA
Shënime të fundvitit

Pellumb Kulla

Një katundar zbriti në Tiranë dhe pyeti se si mund të bëhej milioner. I thanë që bëhej ashtu, po të merrej me politikë. Katundari pyeti se çfarë ishte politika. I thanë që është një zanat që ushtrohet duke u kujdesur për fatet e kombit.
U bënë pesëmbëdhjetë vjet tani, që katundari kujdeset pa pushim për fatet e kombit!

*    *    *

Amerikanët na mësojnë edhe se si kursehet koha. Ata përdorin shumë gërmat e para në vend të emrit të plotë. Psh, thonë JFK, në vend të John Fitzgerald Kennedy. Pastaj përdorin CNN, FBI, CIA e shumë iniciale të tjerë, që ata i quajnë akronime. Për drejtues automjetesh të dehur shënojnë statusin DWI (Driving While Intoxicated). Dhe, ja, me anën e këtyre akronimeve, me 10-12 gërma, ata mund të të tregojnë një histori të tërë, si kjo:
“CNN tha sot se CIA dhe FBI fshehin një raport të vjetër policie mbi JFK të kapur në DWI”
Po të futeshin akronimet në Shqipëri, Sali Berishës do t’i thoshin SB. Duket si shaka, por a e merrni dot me mend sa tonelata bojë do të kursenin përditë gazetat këtu?!

*    *    *

Atdheu ynë sot është vendi, ku një  turp i kombit jeton me mirë se ai që është
“Nder i Kombit”

*    *    *

“Shtyhet afati për të paraqitur dokumentat për dëmshpërblimin e të burgosurve politikë të diktaturës enveriane, deri në 30 qershor të vitit 2033”
Nga një copë gazetë e shqyer e vitit 2032

*    *    *

Historinë nuk e bëjnë heronjtë dhe trimat e kombit. Atë gjithnjë e kanë bërë historianët e Akademisë së Shkencave, që paguhen mire për ta bërë atë.

*    *    *

Dihet mirë tani, se qendrat më të rëndësishme të formimit, në Shqipëri, janë Instituti i Kulturës Sportive dhe Fakultetit i Mjekësisë. Pranimi i studentëve atje, sot, bëhet me shoshë të hollë. Tashmë është kuptuar, se studentët nuk shkojnë atje për t’u bërë trainerë, pediatër dhe kardiologë, por deputetë, ministra dhe kryeministra.
Kështu, pas vitesh fatet e vendit do të jenë në dorën e mundësve!

*    *    *

Është më mirë kur punët e shtetit i drejtojnë të ngopurit, pasanikët. Që shtetin ta drejtojnë pasanikët, ka dy rrugë: ose pasanikët të bëhen ministra, ose ministrat të bëhen pasanikë! Në vendin tonë po ndodh kjo e dyta: ministrat po pasurohen! Kot bëhet gjithë kjo zhurmë: vjedhjet tek ne bëhen me  pikësynime të ndershme.

*    *    *

Një polic për kilometër! E skandalizuar nga numri gjithnjë në rritje i aksidenteve nëpër rrugë, qeveria shqiptare paska urdhëruar që në çdo kilometër të vendoset një polic! Një polic në çdo kilometër, kjo është direktiva që publikoi Këshilli i Ministrave!
A do ta zgjidhin vallë problemin këta policë të vendosur në çdo kilometër? Jo, nuk është e sigurtë. Ajo që është e sigurtë është ndërrimi i gjuhës tradicionale të popullit. Tani e tutje do të dëgjosh të moshuar që nxjerin kokën nga dritarja e veturës dhe të pyesin: – “Edhe sa policë larg, është Çorovoda që këtu, more bir?” Apo, në një anë të autostradës, një shef i Policisë Rrugore t’i ulurijë një shoferi: -“Si guxon, more maskara, të më fluturosh me dyqind policë në orë?!” Kurse në sheshin ku shiten e blihen  veturat e vjedhura, do të dëgjosh: – “Ta gëzosh Benzin e ri! Vetëm mos harro t’i ndërrosh rregullisht vajin, në çdo katër mijë policë!”

*    *    *

Shpesh, monarkët iknin nga maja e shtetit dhe duke fshehur identitetin, shkonin të bënin punë të rëndomta, si hamej dhe si pjatalarës, që të njihnin jetën poshtë.
Tek ne, në Shqipëri, ndodh e kundërta: njerëz të rëndomtë, duke fshehur identitetin, venë në majë dhe udhëheqin punët e shtetit, që të njohin jetën lart.
E pastaj, aha, nuk kthehen më poshtë!

*    *    *
Ai që zgjidhte kandidatët për kryesinë e dinte mirë kërkesën e Kryetarit: ata duhet të ishin të bindur, besnikë dhe kurrsesi më të mënçur se Kryetari. Me dy cilësitë e para gjendeshin plot. Me cilësinë e tretë nuk gjendej dot asnjë.

*    *    *

Mund të ma marrin edhe për mungesë patriotizmi, por unë e them dhe e përsëris se hajdutët e huaj që vjedhin nëpër vendet e tyre, i dua më shumë se hajdutët shqiptarë që vjedhin në Shqipëri.

*    *    *

Ime shoqe mua më ka kujdesin e saj të parë. Nuk pyet për veten ajo, ngaqë çdo gjë e imja për të është e shënjtë. Ja, përshëmbull: më shumë kujdeset për vjehrrën time, se për vjehrrën e saj.

*    *    *

Sado që nuk ka më të shtrenjtë se nëna, kushuriri i tretë  i nënës, nuk është nëna vetë!

*    *    *

Në dramaturgjinë tonë të realizmit socialist, tekstin e personazhit negativ, ne na e shkruante gjithmonë pozitivi.

*    *    *

Zgjedhjet shqiptare edhe këtë herë patën probleme të shumta, por pa dyshim janë më të mirat e të gjitha zgjedhjeve të zhvilluara deri sot në Shqipëri.
Faqe e parë e gazetës Frankfurter Algemajne e vitit 2049

*    *    *

Një shoku ynë bënte aq shumë gabime në të folur, saqë, pa ç’pa, nisi të mësonte gjuhë të tjera.

*    *    *

E nga të mos e ndjej veten të fyer atje në stadium? Kur skuadrat dalin në fushë të fillojnë ndeshjen, vetëm unë nuk e di rezultatin.

*    *    *

Fatos Nano po boton veprat e plota. Interesante është vepra e tij e 19-të: është një libër i trashë me fletë të bardha, boshe!… Shumë e kanë menduar këtë si defekt të maqinerive të shtypshkronjës. Është e sigurtë që kjo vepër do të blihet brenda ditës, sidomos nga brezi i ri. Shtëpia botuese doli me njoftimin se nuk do ta heqë atë nga tregu. Zëdhënësi i saj tha se vepra e 19-të e shokut Fatos nuk është me fletë të bardha, as si pasojë e gabimeve teknike të shtypshkronjës dhe as e destinuar si bllok shënimesh për shkollarët, por është një botim i plotë, besnik dhe i hollësishëm i heshtjes së Fatos Nanos në gjyq, kur akuzohej për vjedhjen e ndihmave italiane.
Heshtja botohet për herë të parë.

*    *    *

Politikanët e sotëm shqiptarë i shohin milionat e grumbulluara nga kundërshtarët, jo si objekte për t’i hetuar, por si objektiva për t’i tejkaluar.

*    *    *

Edhe komshiu ynë pensionist botoi një libër në këtë fundviti. Në atë libër ai rri e kujton fijepërpe se ç’ ka hequr gjatë diktaturës. Kujton fijepërpe se ç’i kanë bërë dhe si u është përgjigjur ai. I tregon me hollësi dhe është e çuditshme se si ai i mban mend ngjarjet fijepërpe. E kjo nuk ka lidhje, nëse ato që tregon komshiu ynë kanë ndodhur apo jo.

*    *    *
Ju them unë, se kur do të trokasë demokracia në Shqipëri: deklarimet pompoze, përgjërimet se në Shqipëri ka liri, demokraci dhe rend të plotë, janë fishekzare! Demokracia tek ne nis atë ditë, kur ata që marrin pushtetin nuk ndërrojnë doganierët.

*    *    *
Shkrimtari L.M. shkruan e boton pa pushim. Ai me të shkruar e ne me të lexuar, nuk po e arrijmë që nuk po e arrijmë dot.

*    *    *

Njerëzit që flasin shumë janë për të qarë hallin, se nuk kanë fare hapësirë të dëgjojnë të tjerët.

*    *    *

Këta pasanikët e rinj po e kalojnë gjysmën e jetës duke u filmuar ngado që venë dhe gjysmën duke parë filmimet.

*    *    *

Tërë kurvat kanë pasion të veçantë të zbulojnë kurva të tjera: sa më shumë!

*    *    *

Atdheu ynë e flaku komunizmin dhe ka nisur rrugën e gjatë për në Amerikë. E përderisa bota është e rrumbullaktë Shqipëria nuk po kalon nëpër Europë, por po i bie këtej, nëpër Azi.

*    *    *
Njerëzit janë hileqarë kur theksojnë se peshku i madh e ha të voglin e nuk e zenë hiç në gojë që njeriu i ha që të dy këta peshq!

*    *    *

Eh, moj motër, si kanë ardhur kohët! Sot të vjen nusja te burri me veshë të pashpuar e ia shpon e vjehra që t’i varë vëthët. Ato që duhet t’i shponin tek e ëma, i shpojnë te burri, kurse ato që duhet t’i shponin te burri, i kanë të shpuara që tek e ëma!”

*    *    *

Zotrote e ke mirë se kur të fryhet barku, shfryn me bythët e botë!

*    *    *

Shkolla që mban emrin e Naim Frashërit e fton vazhdimisht Mensurin në mbledhje të prindërve. (Mensuri, Naim Frashërin e di drejtor të  shkollës!)

*    *    *

Fjala e urtë thotë “zgjidhi shokët më të mirë se veten”. Kjo e ngatërron shumë botën e njerëzve. Shokët e mi, përshembull, nuk e bëjnë dot. Se nuk mund ta bëjnë edhe ata, kur e kam bërë unë.

*    *    *

Njëherë vaktit, shteti i rripte lëkurën individit për të mirë të përgjithëshme. Sot për të mirë të tij, individët po i rrjepin lëkurën e përgjithëshme shtetit!…

37 komente në “Shënime të fundvitit”

  1. Coronation says:

    Shume, shume e bukur.

    “Po të futeshin akronimet në Shqipëri, Sali Berishës do t’i thoshin SB. Duket si shaka, por a e merrni dot me mend sa tonelata bojë do të kursenin përditë gazetat këtu?!

    Atdheu ynë sot është vendi, ku një turp i kombit jeton me mirë se ai që është

    “Nder i Kombit”

  2. Sokol says:

    Faleminderit PK. Je AR. Mjere AL per ate SoB KTNDR qe mban ne krye.

  3. beqir says:

    IJASHTEZAKONSHMI Pellumb Kulla ,DRAMATURGU ,i perndjekuri politik ,GJIGANDI I TEATRIT DHE ESTRADES SE FIERIT QE DO NGELEN GJATE NE MEMORIEN TONE QE PATEM FATIN TI SHIJONIM ,ISH AMBASADOR I PARE I SHQIPERISE NE SH.B.A AI QE DI NE DETAJE DHE E KA NDIERE CDO TE THOTE LIRI DEMOKRACI SHTET LIGJOR AI SATIRIZON KETE VEND SHQIPERINE E TIJ TE DASHUR QE ESHTE KTHYER NE TURPIN E BOTES ME KETE PSEUDOPOLITIKE 20 VJECARE KU ,KA PSEUDO LIRI ,PSUDODEMOKRACI ,PSEUDO PRONAR PSEUDO ZGJEDHJE ,PSUDO PARTI ,PSEUDO DEPUTET ,PSEUDO SHTET PRA KA RRUMPALL .tE UROJ SHENDET I MADHI PELLUP KULLA NGA VLORA DHE NE PRAG TE ZGJEDHJEVE TE 2009 TI SHKRUAJTE E FOLE PER ATA QE PATEN SY E VESHE .PERSHENDETJE

    1. Miloja says:

      C’hyn kjo ketu?! Kete do te komentojme ne?!

  4. patriot me shume se ty. says:

    Ore Bilbil sa bukur flet per te keqijat tona,mos harro se me te keqijat na vijne nga tipa si puna jote qe na veshin petkun e engjellit dhe kane bere punet e djallit.Mos na trego CIA,CNN apo FBI se edhe ne kemi Shish,SHIK,TCH (top-channel) etj etj.
    Po lodhemi perdite me te lexuar nga ju emigrantet e zgjuar qe na tregoni se sa bukur eshte ne vend te botes te besh pjatalaresin dhe te frymezohesh nga letersia.
    Filsni me pasion duke na share te gjitheve por harroni se kush jeni,cfare keni qene dhe kush do te jeni (nje hic me shume)
    Boll na treguat se sa punon bota jashte por hajde dhe ti te punosh si ne ne Shqiperi ta bejme si USA edhe vendin tone.
    Ka dale ne mode ky stili yt,apo po ndjek ti moden me kete stil.

    1. nuk ka me debil se ty says:

      A mund te na thuash se cfare punojme ne Shqiperi, duke pire kafe tere diten e duke i bere punet me rryshfete, dhe ata qe vijne nga jashte behen edhe me cakej se keta qe kemi ketu duke te perbledh edhe ty “pateriot i preshit”!

    2. inf says:

      O patriot me shume se ty …..
      Jam plotesisht dakort me ty per çfare fole ,keta duan qe ata qe jane ne Albani te ja bejne gati vendin ketyre dhe keta te vine ktu ne Albani dhe te marrin ndonji post dhe te rahatohen pa i hyre ferra te kembet .
      Zoti PK !!Ti je nji dipllomat i mbaruar dhe i caktuar nga Krimineli SB.
      dhe ti ket e di shume mire vetem nji aspekt do te jap une ty kur isha une ne USA.ti mor Ambasador mor dipllomat nuk le gje pa bere me kujtohet qe dhe Dit Lindjen e Babait tend e bere me fondet e Ambasades mor PK.Mos fol kodra mbas bregut po hajde ktu dhe leri Grupet e Tallavase se nuk kane ato neveoje per ty ik nga USA ,dhe hajde shtroju punes ktu dhe mos kujto as ti dhe as ndonjeri si puna jote se do vini ktu si shiu mbas te vjelave dhe do merrni POSTE E OFIQE .
      JO DHE VETEM JO po deshe hajde Kacafytu ti ore dipllomat i berish kriminelit me te ashtu siç po kacafutet Mero Baze me te tjere o derrziu ti .
      Jane mesu keq keta luftoni ju thone me te keqen se ne jemi AMERIKANE NE ,po mos e rruni ju se miletit po i shkerrdhehet plaka ne ALBANI dhe ju vezhgoni nga large me Dylbi .
      Nuk ka per ju dhe disa si ju qe dihen kush jane as nji POST ASNJI OFIQ .JU E KENI BRAKTISE KOMBIN ALBANIA pik .

  5. Sinani says:

    Rrofsh Pellumb Kulla se e fillova diten per se mbari, duke qeshur e duke u kenaqur! Shume faleminderit o gjigandi i humorit!

  6. Nentori Kuq e Zi says:

    Komplimente. I madh si gjithmone..Flm dhe Gezuar

  7. haskoduka says:

    Faleminderit Z.Pëllumb Kulla për humorin.
    I madh je përherë, por thua i lexojnë Mensurët e politikës këto perla?

  8. dymi says:

    Pellumb sa do te donim te ishe ketu ne Shqiperi! Je fantastik. Po me mire ri ne Amerike se ketu do te behesh helaq nga balta e partise, si shume te tjere.

  9. beso says:

    Natyrisht i kemi keto difekte,gjithe bota eshte si fshati yt-thote nje shprehje italiane.Nuk besoj se pjatalaresi i thjeshte te jete me grykes dhe me i keq se nje profesor doktor Tirane,qe eshte mesuar te fuse ne xhep miliona pa bere asgje produktive;s’ka me te demshme se egersia intelektuale-thoshte Popper.Me duket se ne Finlande,ne pushtetin lokal fusin te drejtojne edhe njerez pa arsim te larte,dhe diçka flitet se po i kthehen keshillave te te urteve,duke marre njerez nga te gjitha fushat.Ai miku juaj qe s’mesoi dot shqip dhe iu fut gjuheve te huaja,gati e ka parasysh se kush do jete;mban floke te gjata dhe dekolte dhe kur ia lyp budallalleku te jep”plum ballit”ne mes te parlamentit.

  10. SADIKU says:

    E kam pasur dhe e kam shok MEHMET ELEZIN por me ao qe ka shkruar ne ATE liber ka HUMBUR shume personalitet dhe ta themi shqip E KA DHIER FARE.
    Nuk eshte TURP te kesh qene komunist e aq me shume ne nji detyre te LARE qe gjithkush e ka enderruar atehere.KOMUNISTI ME I MIRE I SHENDERRUAR NE demokrat MBETET NJERIU ME I KEQ NE DEMOKRACI.E KY NUK DUHET TE JENE
    MEHMET ELEZI QE NJOH UNE.AI DUHET TE MBURRET PER TE KALUAREN E TIJ,SE KA QENE NJERI I MIRE, DHE PER TE SOTMEN.

  11. Gjergji says:

    Keta lloj njerezish duhen denoncuar gjithnje e kudo.
    Judet e shoqerise.

  12. Zani Burimi says:

    Eshte kenaqesi per mua qe ta filloj leximin me shkrimin e te madhit Pellumb Kulla. Ia vlen qe te marresh mesazhe jete permes humorit te bukur te ketij shkrimtari te madh. Atyre qe na dalin “te menccurit e dynjase” dhe duan te tallen me ata qe shkruajne nga USA, u them se jane si puna e milingones qe desh te krahasohet me luanin.
    Pershendetje dhe gezuar 2012-n, o i madhi Pellumb!

  13. aleksandri i madh says:

    Per ata qe nuk e dine Pellumb Kulla ka disa vjet qe eshte kthyer ne Shqiperi. Faleminderit Pellumb Kulla per humorin tend…

  14. ish ushtaraku says:

    Z.Pellumb, nje shkrim i gjetur, akoma sot e lexoj me qejf librin “Po martojme Malon”, qe per fat te keq nuk e gjen ne asnje librari, na ka munguar pena juaj, te uroj shendet

  15. Thuhet se kur nje violinist virtuoz u be president i nje vendi koleget qe i shkuan per ta uruar i thane : “Sa poshte paske rene !”. Besoj se humoristi i madh i eshte kthyer “violines” se tij. Suksese dhe gezuar !
    Ju faleminderit !

  16. pirro says:

    O pellumb, faleminderit ! E piva kafen……e mrekullueshme.

  17. MEMEDHETARI says:

    “Kartoline” shume shume e bukur!!!
    GEZUAR VITIN E RI 2012,o I MADHI PELLUMB KULLA!!!!!!

  18. ndreca says:

    E ore do te thoshte ai perssonazh myzeqar i Pellumb Kulles edhe me humorin nuk jane dakort disa ketu ne kete forum.Edhe kur behet humor i marrin gjerat personalisht disa cudi e madhe.
    Falemnderit O Pellumb Kulla na bere per te qeshur me humorin tend cilesor.

  19. sheqerja says:

    pershendete Z.Kulla,jeni dhe keni qene i madh tamam me formim te plote intelektual qei reziatovecdo khe dhe diktature,ne asnje rast dhe asnje rrethane nuk u rreshtove me servilet e pushtetit.Shkrimi i mesiperm shume i goditur.Shme respekt per ju.

  20. Albpoco says:

    Excellent.
    Dhurata me bukur per fillimvitin.
    Jeni pena dhe mendja qe vetem ju dini ti ktheni
    buzeqeshjen popullit.
    Faleminderit

  21. Sali serbi says:

    Nje nga komentuesit e mesiperm shkruan nje thenje mjaft te gjetur “SKA ME TE DEMSHME SE EGERSIA INTELEKTUALE” dhe ja si lidhet PK(jo Partia Komuniste) me kete shprehje: Vitet 90, pasi kish korrur suksese ne lemin e letersise per zhanrin e Estrades por edhe te teatrit, Pk ju pervesh punes krijuese te baltoste e njolloste tere historine e 45 vjeteve te diktatures se proletariatit.Nuk dihet a e beri kete sepse kish akumuluar gjate asaj kohe vetem qelb e vrer apo sepse e kuptoj me ne fund qe ajo kish qene nje kohe e keqe dhe e rende per popullin dhe kombin.Egziston edhe mundesia qe e kuptoj se situata po ndryshonte dhe i duhej te gjente politikan te tjere, ne vend te Pipi Mitrojorgjit, qe ta perkrahnin e mbeshtesnin per te bere karriere si krijues me vlera.E sakte eshte vetem nje gje, gjate asaj periudhe PK bente pjese ne Eliten e krijuesve edhe pse diktatura ishte e pameshireshme ndaj te deklasuareve siç ishin “pasaniket” Kulla.
    Pra ky, Pk ,ju pervesh pikerisht demaskimit te psikologjise socialiste dhe afirmimit te psikologjise kapitaliste, dhe kjo behej pikerisht nga pozitat e nje pinjolli pasanikesh. Ishte vertete ndër me te ashprit kunder ideve socialiste e Komuniste. Punonte me mish e me shpirt per te perkrahur SB ( ky ishte nje fshatar nga Viçidoli ,i jati i se cilit, ne kohen e diktatures, ushtronte zanatin e hoxhes ne menyre ilegale edhe pse diktatura ishte shume vigjelente).Pasi doktori i zemres dhe pacienti i spitalit psiqiatrik ja doli te behej i pari i vendit, PK mori shperblimin e merituar dhe do te perfaqesonte klasen e re politike dhe prirjet e vendit tone ne Kombet e Bashkuara. Me sa duket kesisoj ai gjeti nje tjeter Pipi Mitrojorgji.Mirpo koha tregoj se Banda politike qe po udheheq popullin tone “drejt” demokracise nuk sheh me teper se sa kuleta dhe karrjera per kuleten dhe, per fat te keq, duket qe moralisht eshte shpallur antipopullore deri dhe antishqiptare. Nderkohe Pellumbi, ky perfaqsues i intelektualeve “Pasanik” nuk po merr shperblimin ose siç eshte zakon te quhet demshperblimet e luftes se klasave nga e cila , si libretist i famshem ne teatrin e Fierit ka hequr te zezat e ullirit. Tamam si puna e Fushes se famshem, ai e nuhat qe nje ere tjeter po fryne andej nga Atdheu i tij dhe SB duhet te shpallet armik i demokracise, qofte edhe diktator( Siç ben politika Amerikane kur ja do puna qe ish miqt ti shalli diktator)
    PK pergatitet te gjej nje tjeter Pipi Mitrojorgj (Ky emer nuk e meriton te shkruhet me inicialet sipas praktikes shembullore amerikane qe Pk merr persiper te na i bej te njohur){ah te keqen or Pellumb i mamas, nena po vdes ti e meson si te heqi vetullat}
    Mirpo PK ka edhe nje dert tjeter: pasaniket nuk po vihen ne poziten e tyre sociale por, per fatin e keq te tij, ca hajdute politik reken te behen pasanike dhe tua marrin kete te drejte “Kullave” kesaj race te zgjedhur per te drejtuar popullin, teori tipike kjo e mesuar ne Amerike ku banditen e Europes 200 e kusur vjete me pare, ne lufte me njeri tjetrin ja dolen te seleksionojne nje race njerzish te denje per te bere politike, te mirat e se ciles po duken sidomos ne keto dekadat e fundit ne zonene naftembajtese te Azise.Mirpo edhe ne kete rast punet nuk shkojne sipas regullit qe njeh Pk. Populli shqiptar ka akoma ne kujtes kohen e mesjetes qe kalonte Shqiperia ne mesin e shekullit te kaluar nen drejtimin e Klases politike te pasanikeve, si origjinalet e PK, te cilet e kishin lene popullin ne mjerimin e varferise , malarjes , anlfabetizmit dhe gjakmarrjes keshtuqe nuk i beson dokrave teorike sipas se ciles pasaniket jane te paracaktuar per te drejtuar punet e popullit.Per mua personalisht, ne Shqiperine e para 44 kane drejtuar Kusar dhe kaçak, te shitur ndaj te huajit qe pasuroheshin me krime dhe sherbime te tipit te Esat Toptanit apo te vrionasve dhe meritojne ,te pakten, te lihen te mbulohen nga pluhri i harreses. Personalisht do ti thoshja PK: Pothuajse asgje s’me kujtohet nga ato qe ti ke shkruar gjate ketyre 20 vjeteve por eshte e paharueshme Kenga e Malos( ku ti ke pjesen tende- jo te teren) si dhe ” Dy te shtena ne Paris”. Sikur te kishe vazhduar te krijoje dhe jo te merreshe me gazetari politike(deshmi e shterpesise ne prag te deres) do e kishe nderuar me shume veten tende dhe Kullat. Me sa duket, lavdia jote e merituar mori fund diten qe ra “Pipi” dhe pushtetin e mori i biri i hoxhes se Viçidolit ose siç po quhet se fundi SB – Sali serbi.

  22. tomori beratit says:

    o te jete kenaqesi qe z PELLUMB KULLA te filloj e te shkruaj me stilin e tij BRILANT.Kemi shum nevoj ne si popull per njerez si PELLUMB KULLA.

  23. k.mema ca. says:

    Komentuesi Sali serbi i ka bere nje radioskopi te persosur figures se pellumb kulles ku bie ne sy qe krahas meritave profesinale shikohen me objektivitet anet e errta te tij.
    Si puna e PK eshte pothuaj nje brez i tere intelektualesh pardesybardhe
    apo xhupzinj te cilet sa pane qe ramiz alia ngriti flamurin e kapitullimit keta monstra u turren kafsherisht per te zene vendet bosh qe do linte ai sistem qe u rrezua nga gafat e tij dhe jo nga meritat e PK,SRB apo disidentet jargamane si M.Elezi me B.Mutafajin…
    Kurse poshtersia me e madhe e tyre ishte se nga bythelepires te sistemit qe shkoi keto u bene sherbetore te asaj kryqzate antishqiptare me ne krye arshipipat ,a.mulosmanet,elezbiberajt,nipat e xhaferr deves etj etj.etj.Ketyre hordhive do t’i falej nqs do merreshin vetem ne denimin e diktatures .Por ato shkuan shume me larg;
    Vrasja e shtetit dhe dinjitetit te shqiptareve qe ishte dhe synimi
    shekullor i serbise.Cfare ka bere berisha keto 21 vjet nuk do te beheshin edhe sikur te ishim realisht te pushtuar nga serbi apo greku.

  24. arsen says:

    Te gjithe i vijne rrotull kulacit. Asnje nuk e ka mendjen tek “e verteta”.

  25. philadelphia says:

    ..Z.Kulla.. jo DWI po DUI (driving Under Influence)..Respekte

  26. Kapuci says:

    I kerkuam pergjigje Kulles per te palarat qe i dalin sahere guxon e shkruan ndonje gje neper gazeta. Tha se i pranonte me lote ne sy e nuk kish nga e levizte b….! Ai tha qe te vertetat qe firmosen me pseudonime jane te shenjta. Ishte zene ngushte nga ai qe shkruante me pseudonimin Inf i cili ka zbuluar ate “ditlindjen e babait me fondet e ambasades” E pranoi. Uli koken me turp e tha se Inf-i e ka zbuluar kete abuzim me qe “paska qene ne USA” prej nga kasafortat dhe fondet duken me afer e me mire, pa po te kish qene ne Shqiperi nuk do e kish zbuluar dot. Kulla ish i dermuar qe i jane zbuluar edhe synimet per POSTE dhe OFIQE qe kish kur botoi keto kuota satirike qe sapo lexuam ne TEMA. Dhe tha qe shpreson akoma ta gjeje te shtruar kur te vije ne Albani. “Hajde per poste,po i heq shpresat” tha, “po te pakten ndonje OFIQ!” Ai komentoi dhe te thenat e Sali Serbit dhe te k.mema ca-se qe mbeshtet Serbin dhe tha se ndihej vertet krenar qe i perket nje populli ku bejne pjese edhe keta te tre, te cilet perfaqesojne virtutet me te larta te shqiptareve: nuk shpifin, nuk germojne biografira dhe sidomos- sidomos e shkruajne ne menyre perfekte gjuhen shqipe! Dhe nga mallengjimi e krenaria per kete soj race, Kullen e mbyten lotet.

  27. pelivan says:

    Duke perdorur iniciale dw.a Fbi… u kursyeka boje(!)A se shifni sa boje kini harxhuar ju ne komentet tuaja? Sepse,populli i mencur pergjigjen e jep vetem me nje fjali:”Dyfekut pas dasme,i degjohet krisma sa nje p…..

  28. Saimiri says:

    Te lutem pelivan mos e kurse bojen, i vetmi koment qe arrin te me trasmetoj pak humour dhe alegri.
    Komplimenti ……….

  29. Saimir says:

    – per pelivanin
    Te lutem pelivan mos e kurseni bojen …… komenti me i bukur ha ha ha

  30. pelivan says:

    Te faleminderit Saimir! do perpiqem,do qemtoj nga populli per t’u pergjigjur dhe keshtu do kemi boje plot per t’u’a vene te liqve ne ball,te dukenqe larg qe jane BALASH…

  31. Shqiptar says:

    Jame i bindur qe PK nuk i mbetet qejfi qe nje pjese e komentuesve nuk e kane pelqyer shkrimin e tij.Ajo kuptohet ose jane ne krahun e atyre qe goditen, ose nuk kane arsimin perkates qe te kuptojne humorin e Mjeshtrit te Math te Humorit PK.Nuk ka rendesi fare se si komentojne dashakeqesit,rendesi ka qe ato thenie do te ngelen ne fondin e arte te fjaleve te urta Shqiptare.Te lumte PK je vertete shkrimtari me i math Shqiptar,je njeriu me i math i letrave Shqipe qe godet me precizion te larte si nje snajper i vertete,dhe jo si ca te tjere qe shkruajne letra dhe nuk vendosin asnje emer duke folur ne pergjithesiper te siguruar te nesermen.Trimi duket ne lufte dhe arma jote eshte pena.

  32. Sali Serbi says:

    Natyrisht, ti ke te drejte,sepse me pseudonime, ashtu si dhe ti, mund te shkruash edhe shpifje, por nuk eshte terresisht keshtu, mund te shkruash me pseudonim edhe sepse rezikohesh “te aksidentohesh” nga ata qe jane mbajtur me kapuç ose e perdorin kapuçin kur duan te bejne punet e shtetit.Dua te them qe mund te kete edhe te verteta ashtu siç mund te ket edhe shpifje nen pseudonime po keshtu gabimet ortografike nuk e ulin vleren e argumentit edhe pse mesuesi i gjuhes te ve noten kater.
    Po marr nje rast nga shkrimi i tij , Pellumbi yt shkruan “Eshte me mire kur punet e shtetit i drejtojne te ngopurit, pasaniket” Une nuk dua te merrem shume me analizen logjike te kesaj qe shkruan Pellumbi yt por thjeshte, me ate gjuhe te mprehte qe shprehet edhe Pellumbi(une nuk mund dhe as nuk kam arsye tia ha hakun per kete, perkundrazi)po te pyes a egziston, qofte edhe teorikisht, ndonje pasanik i ngopur, Vet Pellumbi, posa shprehet keshtu a nuk te ben te mendosh se eshte qejfmbetur se nuk i kane dhene ndonje post apo ofiq, siç shprehesh ti me gjuhe te paster shqipe.Eshte e qarte,ai i perket deres se Kullave por edhe sikur te ishte keshtu a nuk do duhej qe ta shtjellonte kete ide pak me trethorazi, ashtu si ti, ne mbrojtjen e holle qe i ke bere.
    Dhe me kryesorja:ishte egersia( dhe jo urtesia) e intelektualeve opozitar te atij regjimi qe i beri te ulerinin me terbim ne mbeshtetje te ujkut te viçidolit, te kesaj mostre qe i vuri 2 here zjarrin Shqiperise ne emer gjoja te luftes kunder Enver Hoxhes dhe Komunizmit.Pellumbi yt ishta avanguar e ketyre intelektualeve qe (pasi kishin fituar lavdi ne ate sistem) e kthyen mesallen ne faqen tjeter.Ne pamje te pare, Pellumbi yt duket opozitar me shtetin por, çuditerisht, ai e merr kete pozicion vetem athere kur perfaqesuesit e shtetit( te cileve ai dikur u ka shkuar nga pas ose qe i ka mbeshtetur drejt rruges per pushtet duke perfituar shperblimet per keto shebime) moralisht jane rezuar nga froni dhe pritet vetem akti real i rezimit te tyre.Nuk te terheq vemendjen kjo, ty zoti Kapuç teksa rekesh te na besh te qeshim apo te na korektosh keto komente te shkuara me nje te shtene.Pellumbat apo ti (pellumb i pellumbit) merrni njehere formen e njeriut me eshtër,peshtyni njehere ato qe keni bere per te na sjelle kete bande ne pushtet dhe pastaj villni sa te doni ato qe perzjen stomaku juaj nga qejfmbetjet dhe shperblimet e pamjaftueshme edhe pse pamjet qe shohim ne skenen e vendit tone, po te kesh edhe pak zemer te therrasin te behesh aktor deri ne vetmohim per zgjidhjen e halleve kapitale qe kane mberthyer per gryke njerzit dhe jo te besh sehir dhe te kenaqesh tek sa gjen momente frymezuese dhe fabula interesante ne to per nje krijimtari qe do te sjelli lavdine e shkrimtarit te famshem
    Te dhashe kete pergjegje, se mu duk qe qorazi ose automatikisht ke shkruar ne mbrojtje te PK pa i lexuar vertet ato qe shkruhen kunder tij.
    Ai per mua shkruan bukur, por nuk e kalon cakun e nje libretisti shembullor estradash dhe kjo nuk eshte pak-ne kemi nevoje per humorin e tij te holl, nderkohe matet me kohen e cila kerkon politikan largpames dhe kete e ben duke i rene gjoksit si pinjoll i Kullave gje qe e ben paksa komik.Une nuk e di mire se kush jane keta Kullat( ashtu si shume pak e dine kush eshte familja ime) por e di mire se ne kohen e tyre edhe pse keta ishin PASANIK dhe siç le te kuptohet Pellumbi, te ngopur per te drejtuar punet e shtetit, njerzit vuanin tmerresisht nga skamja dhe injoranca.
    Uroj te me kuptosh ose ose te pakten pune te mbare ne korektimin e komentit tim.

    1. Kapuci says:

      E c’mesalle te Hoxhes ka kthyer Pellumbi,o Saliiii! Ti qe shfajeson pseudonimet qe thone vertet te vertetat e te vertetave, me friken nga Kapucat e shtetit, pak po thote Kulla kunder Berishes, satrapit, qe ty e mua na ka zene hisen e diellit! Apo Kulla mund t’i thote me emrin e plote kurse zotrote prapa ferres se pseudonimit! Nuk ka frike nga ne, kapucat e shtetit ai?!

  33. smash says:

    Nice read, I just passed this onto a colleague who was doing some research on that. And he just bought me lunch since I found it for him smile Thus let me rephrase that: Thank you for lunch!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje