Viti 2012, vit sfidash

1 Janar 2012, 17:16Politika TEMA

Viti i ri erdhi, dhe miliona vetë në mbarë botën e kanë pritur atë me festime fishekzjarrësh. Por krerë shtetesh dhe qeverish kanë paralajmëruar një vit të vështirë.

Shpresa dhe mirëbesimi shoqëruan festimet e Vitit të Ri në mbarë botën. Në Sidnei 1,5 milionë vetë festuan nën moton “Koha për të ëndërruar”. Në Nju Jork mijëra vetë festuan në Sheshin e njohur “Times Square”. Në Berlin festa më e madhe e Vitit të Ri zhvillohet në Portën e Brandenburgut. Në të gjithë Europën pati shpërthime të fuqishme fishekzjarrësh. Para Europës, Vitin e Ri e festuan vendet aziatike në Paqësor. Samoa, Tokelua dhe ishujt përreth ishin vendet e para që pritën Vitin e Ri 2012. Në Pekin viti i Ri u prit me një shou gjigand të projektuar me lazer në tempullin e qiellit, 600 vjet të vjetër.

Por krerët e shteteve dhe qeverive nga e gjithë bota i kanë përgatitur qytetarët e tyre për një vit të vështirë dhe me sfida të reja. Presidenti francez, Nicolas Sarkozy i përgatiti francezët për një vit të mundimshëm. Francezët po hyjnë në krizën më të madhe ekonomike që pas Luftës së II Botërore, tha Sarkozy. Edhe krerët e shteteve dhe qeverive të vendeve të eurozonës të zhytura në borxhe bënë fjalë për sfidat më të madhe.

Fjalime të mbuluara nga kriza e euros

Kryeministri grek, Lukas Papademos dhe presidenti italian, Napolitano shpallën kursimet e reja edhe në fjalimet e vitit të ri. Kancelarja gjermane, Angela Merkel u shpreh me optimizëm të përmbajtur, se kriza ndërkombëtare mund të vihet nën kontroll. Gjermania, sipas Merkelit duhet të përgatitet për përpjekje të mëdha për të shpëtuar euron. “Europa bashkohet më shumë nga kjo krizë. Rruga për ta tejkaluar atë është e gjatë dhe nuk do të jetë pa sakrifica, por në fund të saj Europa do të dalë më e fortë, se më parë. Europa duhet të mësojë nga gabimet e së shkuarës.”

Ndërsa presidenti amerikan, Barack Obama e cilësoi vitin 2012, një vit që do të sjellë ndryshime të mëdha. Osama bin Laden ka vdekur, dhe Al Kaida ka marrë goditje të rëndë, por lufta kundër terrorizmit nuk ka marrë fund, tha Obama. Papa Benedikti i XVI i kërkoi komunitetit të fesë së krishtere të “përhapin me zell të ri besimin e tyre”. Ndërsa kreu i kishës evangjeliste në Gjermani, Nikolaus Schneider theksoi në mesazhin e Vitit të Ri, se Zoti na dhuron në këto kohë lajmesh shqetësuese edhe durim dhe guxim./DW

7 komente në “Viti 2012, vit sfidash”

  1. 1444 says:

    GEZUAR 2012 o popull,SHENDET dhe me mend ne koke ,se te tjerat rregullohen !! GEZUAR GEZUAR GEZUAR !!

  2. BERISHA LARGOHU SEPSE JE KRIMINEL DHE I PABESE! says:

    Per te gjithe popujt e botes, duhet optimizem per te ndaluar krizat.

    1. net says:

      nuk eshte optimizmi qe ndalon krizat, por eshte heqja dore nga kamata, kur ata qe jan te varfer zhyten me thell
      duhet te hiqet dore nga korrupsioni, duhet hequr dore nga ryshfeti, duhet hequr dore nga etja per pushtet, nga etja per te kontrolluar te tjeret, ketu perfshi edhe lufterat te cilat kan pasoja shkaterruese ne ekonomine e kujdo qofte te atij vendi qe sulmon nje tjter me lufte,
      duhet hequr dore nga prostitucioni dhe kurvelleku, duhet hequr dore nga tradhtite bashkeshortore pasi jan shkaterruese familjesh por edhe shoqerish,
      ka shum pika por mjfton me kaq…

  3. pisha flamur says:

    Kush na çliron nga vampiri se edhe krizën do ta përballojmë.

  4. arrori says:

    fara kungulli me telyn e me long gjeli.

  5. E verteta says:

    VITI 2012 FILLON TRANZICIONIN E SHQIPTAREVE.
    Kur shtete te zhvilluara do kene veshtiresi vitet qe vijne,si mos kete allbanistani yne? tani dhe metodat e bimeve narkotike Evropa na i mesoi.
    Jo zoterinj politikane Shqiperia qe kete vit realisht fillon tranzicionin,vitet qe shkuan ishin vite te kodosheve politikane te tiranes,per tu pasuruar,qe u bene bose me nje lloj kapitalizmi nga pozitat e tyre ne pushtet.Kapitalizem alla-allbanezo-komunisto-fanatik.
    Ky lloj kapitalizmi i shtoi indet kanceroze ne allbanistan,nuk i pakesoi.Tjeter pune agjitacion propoganda me media,me kerthizenxjerat,me balete qe s’i kemi fare tradite,me kazinote e futura pyke artificialisht,me spikera si e thote shume qarte Z.Duka EUNKET e saliut,me nje sandri superkodosh,dhe analoget e tij,keto metoda neomoniste nuk e mbulojne dot te verteten.
    E cila thote se kancereve komuniste as nje spice s’u ka hyre,derisa dosjet e tyre ala mbulohen,derisa s’kerkojne te falur,deri sa saliu i mbron me heshtje dhe dhelperi.
    Vitet qe vijne per Shqiperine kane superveshtiresi sepse populli tani i mesoi te gjitha kodoshlleqet qe behen per te mbajtur fronin pa rotacion,edhe kur ne krye kemi kodoshe me gravata ferc kllase e jake bardhe.
    Ballkani si truall pislleqesh dhe Shqiperia qender e ketij pislleku,tani sado te sofistikoje metodat per te mbajtur fronin, keto metoda i mesoi edhe me budallai i allbanistanit,jo pastaj ata qe kane pak ment.Konkluzion:S’ka tranzicion ne allbanistan me metodat e drejtesise se kalbur komuniste qe njehere i mbron saliu tjeter here nanoja apo rama me bishtat e tij.Keta po kerkojne te rikethejne komunizmin ne allbanistan me metoda te sheqerosura ne helm.Populli u vel nga kjo kumbell e krimbur,nga sapuni qe e ja jepni per djathe.
    Shqiptaret kerkone :DREJTESI,PRONAT,LIRI,INSTITUCIONE qe nuk i komandon saliu,nanoja,meta,apo rama.Shqiptaret nuk mashtrohen nga shfaqet qe gatiten sandri kodoshi apo homologet e tij,per te mbajtur ne pushtet ish komunstet gjakatare.

  6. poshte euro! says:

    Natyrisht Zonja Merkel do te shpetoje euron sepse me ate euro rindertoi Gjermanine Lindore ne kurriz te gjithe shteteve te tjera europiane duke i vene lakun ne fyt miliona njerezve dhe qeveive ne europe!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje