Të dashur bashkëkombas, të dashur motra e vëllezër shqiptarë kudo ku ndodheni, në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi dhe në mbarë botën!
Me një ndjenjë shumë të veçantë dëshiroj të ndaj me të gjithë ju urimet e mia më të ngrohta në këtë festë tradicionale të shkëmbimit të viteve!
Së bashku me këtë urim, kam privilegjin e madh të ndaj me ju, bashkëqytetarët e mi, mendimet për çfarë po lemë mbrapa dhe dëshirat për vitin që po vjen.
U uroj të gjithë shqiptarëve, familjeve të tyre, të moshuarve dhe fëmijëve më shumë dashuri, më shumë ngrohtësi, më shumë respekt, më shumë besim për të ecur së bashku drejt një shoqërie dhe një jetë më të begatë dhe më të qetë në vitin 2012!
Në këto çaste të veçanta të jetës sonë, mendimi im shkon tek të gjithë ata, të cilët nuk mund të jenë më afër nesh, por që mungesa e tyre na e shton më shumë përgjegjësinë për një të ardhme më të mirë për fëmijët tanë. Me shumë respekt dhe mirënjohje ju ftoj të gjithëve të ndajmë urimin me ushtarakët tanë, të cilët ndodhen larg familjeve të tyre për të mbajtur lart flamurin shqiptar në misionin e tyre për paqe dhe demokraci si anëtarë të denjë të NATO-s!
Urimi im shkon në këto çaste të ndryshimit të viteve për të gjithë qytetarët shqiptarë, për të gjithë brezat, për të moshuarit, për fëmijët, për të rinjtë, për nënat, për prindërit, për të gjithë ata të cilët sot më shumë se kurrë hapin zemrën e tyre për të ndarë urimin e sinqertë: Gëzuar Vitin e Ri 2012! Por në mënyrë të veçantë unë dëshiroj të ndodhem sot pranë atyre, të cilët kanë nevojë të mos jenë vetëm ose nuk kanë mundësi të festojnë, pranë atyre, të cilët padrejtësisht janë në nevojë për një familje, për fëmijë, për prindër, për një jetë më të mirë e për një të ardhme të qartë!
Viti 2012, të dashur shqiptarë, është viti më i bukur historik. 100-vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë na bën sa krenarë, aq edhe përgjegjës përpara njëri-tjetrit. Urimi im për vitin jubilar të Pavarësisë sonë është një reflektim i thellë për të gjitha detyrimet që duhet të përmbushim për të ndërtuar, ashtu siç e meritojmë, një Shqipëri të fortë, demokratike dhe të drejtë.
Viti 2012 është viti i përgjegjësive të mëdha. Ashtu si edhe unë, të gjithë shqiptarët urojnë sot që shoqëria shqiptare të shndërrohet në një shoqëri që udhëhiqet nga vlerat dhe virtytet, në një mjedis ku qytetari ta ndiejë veten të lirë dhe të barabartë, në një hapësirë ku demokracia dhe ligji të kenë peshën dhe rëndësinë që kërkon koha dhe e ardhmja! Në vitin 2012, gjithë shqiptarët urojnë, ashtu si edhe unë, që të gjitha arritjet e deritanishme në procesin e afrimit me Evropën e Bashkuar të na nxisin të përballojmë së bashku sfidën dhe detyrimin madhor për të fituar statusin e vendit kandidat dhe përcaktimin e hapave të mëtejshme të anëtarësimit.
Historia dhe populli shqiptar pret shumë më tepër nga të gjithë ne në vitin 2012. Shqipëria, të dashur motra dhe vëllezër, nuk duhet të vonohet asnjë çast në procesin e demokratizimit të saj. Situata e përkeqësuar politike me pasojat e saj tepër negative për integrimin e vendit kërkon një analizë të thellë. Le të mbetet pjesë e padëshiruar dhe kujtim i keq i vitit që po lemë pas. Ecja përpara e vendit dhe përmirësimi i jetesës së qytetarëve nuk duhet të ndihen të rrezikuara në vitin e njëqindtë të formimit të shtetit shqiptar.
Viti i ri që po vjen është viti ynë, të dashur motra e vëllezër shqiptarë.
Të gjithë bashkë dhe vetëm duke punuar së bashku 100-vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë mund të na bëjë të jemi krenarë për të tashmen dhe të ardhmen. Vetëm duke qenë të bashkuar në qëllimin tonë, do të mund t’u sigurojmë shqiptarëve një jetë më të mirë dhe një të ardhme të sigurt. Vetëm duke bashkuar energjitë tona rreth vlerave të trashëguara nga ata, të cilët hodhën themelet e para të shtetit shqiptar do të mund të festojmë një njëqindvjetor të lavdishëm. Vetëm duke i qëndruar më afër njëri-tjetrit do të mund të ndiejmë e të provojmë se forca jonë për të ecur përpara është shumë herë më e madhe se çdo tundim tjetër. Unë dua të besoj tek ju dhe tek forca juaj, të dashur qytetarë! Unë besoj tek ju!
Gëzuar! Rroftë Shqipëria dhe populli shqiptar! Rroftë 100-vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë!
Faleminderit o President pèr Urimin. E lexova dy herè por nuk tè ngjiste fare. Pse? Sepse èshtè i thjeshtè. Pa kuptim shprehjet dhe konfuz. Ata keshilltaret qè ta kanè pergatitur nuk i paske tè afte. Fjalimi pèrshendetès Juaj duhet tè pèrmbante shpprehje letrare, tè formuara mirè. Duhet tè ishin edhe nè anen juridike dhe duhet ti pèrmbahesh shumè edhe tradicionit urues qè pèrdor populli nè urimin e tij nè gezime. Gjuha shqipe eshte shum e pasur. Por eshte edhe e bukur, por kur dine ta shkruajnè e sistemojnè.
Aleksander, e ke shume gabim per mendimin tim.
Lexoje deri ne fund , nese ke durim, urimin e Sales per vitin e ri dhe do te shikosh po nuk shkove me vrap te fusish koken tek uji i ftohte ne lavaman. Idioti Sali edhe ne kete urim pershendetje te vitit te ri e ka fiksim sharjen per opoziten duke harruar qe ajo eshte shpresa e me shume se gjysmes se popullsise qe ai i drejtohet per urim dhe me kete rast na a ka ngrire ne buze gezimin e vitit te ri, maskarai Sali.
Ndersa per pershendetjen e Presidentit, Zotit Bamir Topi, pershendetja ishte nje urim qe nuk cenonte, prekte apo merziste ,asnje!
Urim i ngrohte i Presidentit per popullin e tij.
Shpellar shpellash Sala.
Burre shteti Bamiri.
Agim jam nje mendje me ty si bamiri Ska per te bere Nena kaq Patriot dhe zemer gjere ky eshte njeriu qe i mungon shqiprise dhe jam krenar per te respekte dhe pershendetje nga gjermania Lorenc hasa
Gezuar President !!
dhe mos harro bej partine urgjent ….
Shume mire e ka bere urimin ,se nuk do rije e te beje fjalim programatik
Urimi per vit te RI ,ashtu behet : i thjeshte dhe me zemer duke permendur te ardhmen ne terma te pergjitheshme .Nuk mbingarkohet me figura sic thote ky ” novelisti ” Alksander .
by the way –Uleni zerin se mos degjon Sala loooooooooool hahahahahaha
GEZUAR 2012 TE GJITHE SHQIPTAREVE!
GEZUAR Z.PRESIDENT…JU GJITHASHTU,1 VIT TE MBARE KETE 100 VJETOR..
GEZUAR VITIN E RI Zoti Topi dhe qente qe vit i mbare per shqipetaret dhe i prapet per renegatet dhe hajdutet ketij kombi.
nuk me duhen urimet e tua dhe te birishes
O RAIMONDI
Do ishte mirè qè tè mbash Topin fort tè pèrfitosh neser kur tè bèhet Kryetar Partie. Un nuk shpresoj dhe as i kerkoj Topit dhe Saliut tènd. Tè dy janè njèlloj nè sojin e tyre. Por un nuk shpresoj as te Edi Rama. Un besoj te aftesite e mia intelektuale e fizike.
Kalofsh nje dark tè mirè tè vitit tè Ri Dhe Topi tè gjej nje vend pune nè parlament pèr Ty.
hahahahahahahaha — Degjo ti Sandri !
Une kam qene me Salen kur Sala ishte ne opozite dhe biles i kamm mbrojtur votat Sales ne zgjedhjet e vtitit 2000 ne Vlore duke mos i lejaur aspak ata rrugacet e PS-se te vidhnin votat ku une isha pergjegjes
–Biles edhe ata te OSBE-se atehere ishin pro vjedhejs se votes qe bente PS-ja ne Vlore, por edhe ata i detyrova qe te raportonin per vjedhjen e votes qe bente PS-ja
–kam vene edhe jeten ne rrezik per PD-ne ,
por tani s’jam me te ,as me kete presidentin -se keta bejne lufte klasash ne demokraci
—–Dhe meqe keta bejne lufte klasash –atehere une totalisht jame me PS-ne ,
nuk me lidh azgje me ata idiote te se djathtes. Absolutisht kam neveri per ta
——Absolutisht une dua te fitoj EDI RAMA,–por nuk jam aspak dakort me menyren e tij te te berit politike
-Ndersa ato qe thua ti per kete fjalim te presidentit jane mendjemadhesi e jotja
–Ky president mua s’me pelqen aspak . Nuk eshte tipi i poltikanit qe me pelqen mua,dhe nuk eshte i krahut tim
por kete fjalim e ka bere brenda regullave.
–Hajde Gezuar dhe qofsh i lumtur aty ku militon ne jeten e perditeshme !
E ckrenare o zt President? Per cfare te ndihemi krenare?..Qe jemi zaptuar nga nje bande kleptokratesh dhe kemi deshtuar ne cdo fushe? Qe shqiptareve ju ka vajtur thika gjer ne palce nga varferia?…Qe jemi te fundit ne Evrope dhe Ballkan? Ku ta gjej une kete krenarine?..Mjaft me keto fjalime boshe,bajate .