Nje mandat i tret kryeministri per Berishen?

30 Dhjetor 2011, 14:46Politika TEMA
Nje mandat i tret kryeministri per Berishen?

Eduard Zaloshnja

Para tre javësh, kur gjatë një interviste dhënë televizionit francez TV5MONDE, u pyet nëse do të kandidojë përsëri për postin e kryeministrit në zgjedhjet e ardhshme, Berisha u përgjigj se do të vazhdojë të kandidojë deri sa elektorati shqiptar t’i thotë lamtumirë. Kjo përgjigje e tij duket se ka ngacmuar Henri Çilin për të shkruar një artikull në gazetën MAPO (Pse e do më tej pushtetin Sali Berisha?), në të cilin ai, praktikisht, i sugjeron Berishës që të mos kandidojë për një mandat të tretë kryeministror.

Jo më kot përdora fjalën “duket” në fjalinë paraardhëse, sepse Çili ka qenë një nga njerëzit kyç të fushatës mediatike të koalicionit qeveritar në zgjedhjet e fundit lokale. Pra, ngacmimi për të shkruar artikullin mund t’i ketë ardhur vërtet nga brenda vetes (siç më siguroi në një bisedë telefonike), por mund t’i ketë ardhur edhe nga njerëzit rreth Berishës, sidomos pas problemit shëndetsor që ky i fundit shfaqi publikisht kur u kthye nga Franca .

Disa nga argumentet që përdor Çili në artikullin e tij: “Sali Berisha ka hyrë që tani ndër 3 figurat politike më të rëndësishme për historinë e shtetit shqiptar, së bashku me Ahmet Zogun dhe Enver Hoxhën”; “Ka qenë autor kryesor në integrimin e Shqipërisë në NATO, në lëvizjen e lirë të shqiptarëve në BE etj”; “Në fund të fundit, çfarë është ajo diçka historike që do ta përligjte një mandat të tretë për Sali Berishën në pushtet? Pa një gjë të tillë që ende nuk dihet se çfarë forme a përmbajtjeje ka, të paktën për momentin, është ndoshta i pakuptimtë vijimi i kësaj inercie. Për Sali Berishën vetë të parin, pastaj për shoqërinë shqiptare”.

Ndërkohë që praktikisht i ka sugjeruar Berishës të mos kandidojë për një mandat të tretë kryeministror, Çili, nga ana tjetër, nuk i sugjeron atij se me ç’duhet të merret po u tërhoq nga gara elektorale. Dikush tjetër pranë mazhorancës, i ndjeri Sabri Godo, e ka bërë këtë gjë – para se të vdiste, ai i sugjeroi publikisht Berishës që të bëhej President i Republikës. Këtë gjë të ketë patur në mendje edhe Çili kur shkruajti artikullin e sipërpërmendur? Ndoshta.

Por le të mos zgjatemi me hamendje rreth arsyeve pse ka shkruajtur Çili atë që ka shkruajtur – le ta quajmë të mirëqënë këtë skenar hipotetik dhe le ta analizojmë atë nga këndvështrimi i interesit politik të Berishës.

Le të supozojmë që, edhe pse pakënaqësia e votuesve nga vështirësitë ekonomike dhe korrupsioni galopant duket se është në rritje, partitë e koalicionit qeveritar do të marrin po aq vota sa morrën në vitin 2009 dhe partitë e koalicionit opozitar nuk do të kenë rritje të kuotave elektorale. Me sistemin aktual zgjedhor (që PD-së i intereson fort të mos e ndryshojë), koalicioni qeveritar do të siguronte 74 mandate parlamentare në një skenar të tillë optimist. Por LSI-ja dhe PDIU-ja do të merrnin respektivisht 6 dhe 2 mandate në koalicion me PD-në. Dhe udhëheqësit e këtyre dy partive kanë demonstruar se mund të marrin vota nga njëri krah dhe pastaj ta krijojnë qeverinë me partitë e krahut tjetër. Në qoftë se marrin një ofertë më të mirë nga i dëshpëruari Rama dhe/ose nxiten nga kanceleritë euroatlantike, ata mund ta kapërcejnë përsëri ylberin – kësaj radhe nga djathtas majtas. Dhe Berishës do t’i duhet të fillojë nga e para luftën e gjatë opozitare…

Por Berisha mund ta kërcënojë Metën me një rihapje të procesit gjyqësor për videon e Priftit, sepse do të ketë marrë deri atëherë në kontroll prokurorinë dhe KLD-në. Duket një armë e fortë kjo, por që mund të bëhet nul në qoftë se Berisha nuk ka 71 vota në Kuvend për t’i rihequr imunitetin parlamentar Metës. Me pak fjalë, ashtu siç Meta ishte një bekim për të në 2009-ën, mund t’i kthehet në një mallkim në 2013-ën…

Nga ana tjetër, në qoftë se Berisha vendos të bëhet President i Republikës në korrik (pas ndonjë interpretimi të Gjykatës Kushtetuese rreth mandatit presidencial të ndërprerë në 1997-ën), PD-ja përsëri do të ketë të njëjtin problem me LSI-në dhe PDIU-në, por ai vetë do të siguronte mbylljen e karrierës politike nga posti më i lartë i shtetit. Ndërkohë, në qoftë se PD-ja do të dalë në opozitë, ai do të jetë ende në Presidencë kur ajo të garojë për pushtetin qendror në 2017-ën. Dhe ky mund të jetë një plus i madh si për Berishën edhe për PD-në.

Analiza e mësipërme është bërë nga këndvështrimi i interesit politik të Berishës. Po për interesin e Shqipërisë çfarë duhet të bëjë Berisha? Mendja ime më thotë se duhet të tërhiqet në jetën e vet private në 2013-ën. Sepse, në fund të fundit, siç thotë dhe Çili, çfarë është ajo diçka historike që do ta përligjte një mandat të tretë për Sali Berishën në pushtet? Pa një gjë të tillë, është i pakuptimtë vijimi i kësaj inercie. Për Sali Berishën vetë të parin, pastaj për shoqërinë shqiptare.

7 komente në “Nje mandat i tret kryeministri per Berishen?”

  1. Shebeniku says:

    Po Ti EDUARD ZALOSHNJA. Edhe skrapardhi edhe servil, ku do hysh? Nè treshen e plehrave tè plehrave tè servilizmit. Se JU skrapar…. propozuat Zogun Mbret, I shervyet Enver Hoxhes, dhe tani po i sherbeni Sali Berishes. Ju nuk dini tè punoni, tè krijoni, tè civilizoni dhe tè zhvilloni. O me armè o me uniform ose me servilizem.

  2. BERISHA LARGOHU SEPSE JE KRIMINEL DHE I PABESE! says:

    Me Edi Ramen, Berisha mund te rivotohet me gjysen e votes dhe me gjysen e vjedhjes se votes per te treten here si kryeminister i Edi Rames dhe jo si i shqiptareve.

  3. Vlora says:

    me ate paragrafin e fundit e ben berishen sikur e ka te sigurt pushtetin sa te jet gjalle dhe ai te terhiqet se do,,,,,ta dorezoje qeverine se i bjen keq per shqiptaret………….

    si i ka sajdisur punet berisha duke i mare te gjitha institucionet ska per te ikur ndonjehere edhe pse nuk e voton njeri……….

    prandaj puna kryesore ketu i takon opozites dhe rames ne vecanti vetem nje revolucion e shpeton kete vend nga kapja mafjoze qe i kan bere…..

  4. Bardhi Tolabi says:

    Mire more Zoti Zaloshnja,keto variante qendrojne sipas teje.
    Po ky varianti im a qendron?
    Sali Berisha sipas teje behet President,por PD nuk fiton zgjedhjet dhe mbetet ne opozite me me pak se 70 vota dhe PS-ja ka mbi 71 vota.Partia Socialiste,me te marre pushtetin ngre akuze kunder Sali Berishes per tradheti te larte kombetare,(shitjen e 355 km2 det Greqise).E dergon ceshtjen ne prokurori dhe kjo kerkon heqjen e imunitetit dhe ndjekjen penale ndaj tij.Parlamenti,ne keto kushte ka te drejten Kushtetuese te shkarkimit te Presidentit per tradheti te larte kombetare dhe dhenien e tij per ndjekje penale.
    Rruga e ardhme e Sali Berishes,nuk eshte as zgjedhja per here te 3-te,as zgjedhja e tij President.Rruga e tij dhe e klanit te tij eshte burgu dhe vetem burgu.

  5. BARO CORROGJAFI says:

    KOHA E KA VERTETUAR KATERCIPERISHT SE SALI BERISHA NE KETO 20 VJET TE TRANZICIONIT,NUK KA PUNUAR PER INTERESAT E SHQIPERISE E TE POPULLIT SHQIPTAR.QENDRIMI I TIJ NE KRYE TE SHTETIT,QOFTE SI PRESIDENT,QOFTE SI KRYEMINISTER,KA QENE NJE PENGESE DHE KA SJELLE GJITHMONE FATKEQSI PER KETE POPULL.QENDRIMI I TIJ I METEJSHEM DO TE JETE ME PASOJA AKOMA ME TE PASHEMBULLTA PER POPULLIN TONE.AI GJITHMONE KA QEVERISUR MES ZHURMASH ,SHARJESH, OFEZASH,HIPOKRIZISH E MASHTRIMESH .ME TE GJITHA KETO AI KA FITUAR NJE URREJTJE NGA SHQIPTARET,PAVARSISHT SE ATE E GENJEN MENDJA KUR THOTE: -MUA ME DUAN SHQIPTARET(!!!). ZOTI CILI ,NDOFTA TANI PO KTHJELLOHET .ME MIRE VONE SE KURRE.

  6. gjon says:

    Z. EDUART ME PELQEN ANALIZA JUAJ.SALIUT QE TI MBETET SADOPAK BURRERI DUHET TE TERHIQET NGA JETA AKTIVE POLITIKE. AI ME POSHTERSITE QE KA TREGUAR NE VOTIME KETO VITET E FUNDIT MUNDE TE MARRE EDHE NJE MANDAT TE TRETE, NE BASHKEPUNIM ME KRYEHAJDUTIN E LSI-se MUNDE TE BEHET EDHE PRESIDENT,KJO DO TE ISHTE FATKEQESI KOMBETARE PSE JO EDHE PER ATE VETE.

  7. lolo qorri says:

    Sala mundet te behet dhe te sterbehet krieminister sa here t’i doje rr..a se perballe ka nje opozite qe dhitet gjak dhe nje popull frikacak.Me keq ardhje,lolo qorri

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje