Shumëkush në të shihte presidentin e ardhshëm të Francës. Fati i tij mori tatëpjetën e madhe më 14 maj 2011, në një dhomë të hotelit në Nju-Jork. Aktualisht, shumica e francezëve dëshirojnë që Dominique Strauss-Kahn të zhduket nga skena politike.
Ka pasur gjithfarë tezash për ta shpjeguar këtë aferë të pazakontë.
Disa medie e quanin komplot politik, synimi i të cilit ishte ta largonin nga gara për zgjedhjet presidenciale. “Le Perv”, “Rënia”… ishin kryetitujt e gazetave të nesërmen e asaj dite: ish-drejtori i përgjithshëm i Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), i konsideruar si kampion i Partisë Socialiste për zgjedhjet presidenciale të vitit 2012, ishte në qendër të një afere që u mbulua si asgjë tjetër nga mediet botërore, aferë që pati efekte sizmike në skenën politike franceze.
Më 14 maj, klasa politike franceze mëson, e befasuar, se Dominique Strauss-Kahn është arrestuar nga policët njujorkezë në aeroportin “JFK” në një avion që po nisej për Paris. Ai akuzohej për sulm seksual ndaj një shërbëtoreje të hotelit “Sofitel” në Menheten, ku ai e kishte zakon të qëndronte.
Pamjet me “DSK”-në, me duar të lidhura prapa shpine, i parruar, me fytyrë të lodhur, i rrethuar nga policë pas daljes nga komisariati i Harlemit, qarkullojnë në tërë botën.
Në Francë, miqtë e tij zemërohen dhe thonë se kjo është një kurthë për ta shkatërruar rivalin e fuqishëm të presidentit aktual Nicolas Sarkozy. Bernard-Henri Lévy shkruan se “kurrgjë në botë nuk lejon që një njeri t’u hidhet kështu qenve”.
Mirëpo, gjuha prej tuli ishte zgjidhur. Bëheshin gjithëfarë akuzash. Deputeti i UMP-së (partia e presidentit Sarkozy) Bernard Debré stigmatizon “delikuentin seksual”, i cili “vdes për seks” dhe “e poshtëron Francën”.
Të nesërmen, zyra e prokurorit të Menhetenit ngre aktakuzë prej shtatë pikash kundër Dominique Strauss-Kahnit, në mesin e tyre për akt seksual kriminal, përpjekje për dhunim e abuzim seksual ndaj Nafissatou Diallos, një guinease 32-vjeçe. Ai rrezikon të dënohet me 15 deri 74 vjet burgim. Bashkëshortja e tij, Anne Sinclair, shkon pranë tij në Nju-Jork, dhe përkrah tij luftojnë kundër furtunës.
62-vjeçari Dominique Strauss-Kahn paraburgoset më 16 maj në ishullin-burg Rikers Island. Më 18 maj, nëpërmjet një letre dërguar nga qelia, ai jep dorëheqje nga posti i drejtorit të përgjithshëm të FMN-së. “I hedh poshtë me forcën më të madhe të gjitha atë për të cilat më akuzojnë“, shkruan ai.
Paditësja, gënjeshtrat dhe zonat e errëta biografike të së cilës shumë shpejtë do t’ia heqin profilin “ideal” të viktimës, mohon para dhomës së akuzës se ka pasur marrëdhënie seksuale me dëshirë ndërmjet asaj dhe të akuzuarit, tezë që ishte “rrahur” fort nga avokatët e “DSK”-së, të famshmit William Taylor dhe Benjamin Brafman.
Formalisht i akuzuar, Dominique Strauss-Kahn lirohet më 19 maj pas një kaucioni prej një milion dollarësh dhe pesë milionë dollarësh garanci. Ai do të qëndrojë në rezidencën e tij në Nju-Jork, nën kontroll elektronik.
Në fillim të majit, Dominique Strauss-Kahn kishte ardhur në Paris për ta përgatitur hyrjen në garën e Partisë Socialiste, e paraparë për në tetor, dhe gazetarëve do t’u thoshte se kishte frikë nga grackat. Gjatë këtij qëndrimi, ai fotografohet duke hipur në një “Porsche Panamera” luksoze me bashkëshorten e tij. Pesimistët këtu shohin hapat e parë të gabuar të njeriut “providencial” të së majtës. Kamerat e botës mbarë do të përcjellin paraqitjet e çiftit.
Në një seancë të shkurtë në gjykatën e Nju Jorkut, Dominique Strauss-Kahn, pamja e të cilit tani është krejt e kundërt me ato të ditës së parë, deklarohet i pafajshëm, më 6 qershor. Mediet franceze dhe amerikane raportojnë se ADN-ja e tij është gjetur në rrobat e Nafissatou Diallos, e cila jeton e vetmuar.
Më 28 qershor, Martine Aubry deklaron kandidaturën e saj në garën socialiste dhe “strauss-kahnët” dorëzohen.
Më 1 korrik ndodhë kthesa. Dominique Strauss-Kah lirohet në besë për shkak të dyshimeve në besueshmërinë e ankueses, e cila kishte gënjyer shumë herë, rreth sulmit të dyshuar, rreth jetës së saj, në deklaratat e saj në polici dhe para jurisë së madhe. Megjithatë, padia nuk është tërhequr dhe “DSK” ende e ka pasaportën në polici.
Megjithatë, gëzimi i të afërmëve të tij është afatshkurtër. Një front i ri gjyqësor hapet në Francë. Gazetarja dhe romancierja Tristane Banon, 32-vjeçe, ngre padi në Paris për agresion seksual. Faktet, për të cilat ajo ka treguar në një emission televiziv më 2007, datojnë nga viti 2003. Ajo kishte shkuar ta intervistonte Dominique Strauss-Kahnin dhe për pak i kishte shpëtuar dhunimit. Në shkrimet e saj, ajo e përshkruan ish-shefin e FMN-së si “një shimpanzë e eksituar”.
Nafissatou Diallo kundërsulmon më 25 korrik në “Newsweek”, pastaj në “ABC”. Shërbëtorja e hotelit, e paraqitur një kohë nga mediet amerikane si prostitutë, megjithatë ka një fytyrë dhe zë. Në dukje e frikësuar, gati e përlotur, ajo me ndihmën e gjestikulimeve e rrëfen versionin e asaj që ka ndodhur.
“Ai erdhi drejt meje dhe më mbërtheu për gjinj”, Dominique Strauss-Kahn, i zhveshur, po dilte nga banjo. Më 8 gusht, ajo ngre padi pranë një gjykate civile për “sulm të dhunshëm dhe sadist” dhe kërkon dëmshpërblim e interesa.
Më 22 gusht përfundon shfaqja. Prokurori Cyrus Vance kërkon pezullimin e ndjekjes ndaj Dominique Strauss-Kahnit. Elementet dëshmojnë se Nafissatou Dialli kishte një “marrëdhënie të përshpejtuar seksuale”, mirëpo gënjeshtrat e dëmtojnë “seriozisht besueshmërinë“ e saj. Kështu që “DSK” mund të dalë nga burgu.
Pas një ndalese në Uashington, ku Dominique Strauss-Kahn i shpreh keqardhje personelit të FMN-së, çifti Strauss-Kahn më 4 shtator aterron në aeroportin “Roissy”, ku e pret një det fotografësh e kameramanësh dhe përfundon në shtëpinë e tij në Paris.
Më 18 shtator, në një emision televiziv, i ndjekur nga më shumë se 13 milionë telespektatorë, ai e pranon se ka bërë një “gabim moral” pasi ka pasur “një marrëdhënie të pavend”, por mohon se këtë e ka bërë me zor. Me këtë rast, Dominique Strauss-Kahn përmend idenë e një konspiracioni. “A ishte një kurthë? Është e mundur. Një komplot? Do ta shohim”. Mbrojtësit e tij do të gjurmojnë në zona të errëta të hetimeve njujorkeze për të ushqyer teorinë e komplotit.
Afera “DSK” do të marrë fund pasi që prokuroria e Parisit do ta mbyllë padinë e Tristane Banon më 13 tetor 2011, pasi që afati i parashkrimit kishte skaduar. Drejtësia megjithatë do të njoftojë se kishte fakte për një sulm seksual. Dhe, zbulimi i informacioneve për dyshime rreth sjelljeve të pavend të DSK-së nuk do të ndalet. (Reuters)
Viktimat e tjera
Silvio Berlusconi. I akuzuar shumë herë për afera seksuale, ndaj kryeministrit italian prokuroria e Milanos nis hetimet më 14 janar. Më herët ai kishte pasur marrëdhënie seksuale me pagesë me një marokene, e njohur me emrin “Ruby”, e cila ishte e mitur në kohën kur ishte gjetur në “krahët” e “il Cavalieres”. Më 15 shkurt është urdhëruar gjykim i menjëhershëm i Berlusconit, i cili do të japë dorëqje nga posti i kryeministrit më 16 nëntor jo për shkak “të ushkurit”, por për shkak të krizës ekonomike në të cilën ndodhej vendi.
Arnold Schwarzenegger. Aktori amerikan, i cili ishte guvernator i Kalifornisë nga 2005 deri më 2011 dhe bashkëshortja e tij Maria Shriver njoftojnë për ndarjen më 9 maj, pas 25 vjet martese. Sebep ishte një lidhje jashtëmartesore e guvernatorit, i cili do ta pranojë se kishte një djalë të fshehur me njëren prej shtëpiakeve të tij, Mildred Baena. Më 1 korrik, Maria Shriver kërkon shkurorëzim.
Herman Cain. Fillimisht ishte një, pastaj u bënë dy e tri gra që e akuzuan për ngacmime seksuale. Kandidati i garës republikane për zgjedhjet presidenciale të SHBA-së do të marrë një goditje fatale për karrierën e tij politike, pasi që në skenë shfaqet një grua e katërt, e cila thotë, e mbështetur në fakte, se për 13 vjet ka qenë në lidhje me z. Cain, i cili detyrohet të tërhiqet nga gara më 3 dhjetor./zeri
Ene baca Saliiuuuu i Sheqeres asht kap tuj u masturbue me foton e nje lope hollandeze ne dore. E ka pas zanat te vjeter, qe nga koha kur nuk linte dhi pa pallu ne Vicidol. Hahahahahahah Lola, a te pelqen?