Rokadë në drejtorinë e policisë, Kuliçaj sërish ‘i paprekshëm’

5 Janar 2012, 19:51Politika TEMA

Drejtoria e përgjithshme e Policisë së Shtetit është përfshirë në disa ndryshime emrash në kupolën e saj. Por ndryshimet në drejtorinë e përgjithshme të Policisë së Shtetit nuk kanë prekur Agron Kuliçajn, tashmë të deklaruarin “i paprekshmi” për shkak të “imunitetit” që ai ka si ish-badigard i Berishës dhe njeri i besuar i tij. Emri i Agron Kuliçajt, zv/drejtor i policisë së shtetit, përmendet disa herë në kabllogramet e ambasadës amerikane të publikuara së fundmi nga Wikileaks, si një person i korruptuar, për të cilin dyshohet madje se ka ndihmuar dhe kriminelin Dritan Dajti të fshihet nga policia. Ambasada amerikane madje citonte vetë drejtorin aktual të policisë Hysni Burgaj të thoshte se Kuliçaj ishte i besuari i Berishës dhe askush s’mund ta largonte atë nga detyra apo t’i jepte urdhra pasi ai i merrte urdhrat direkt nga lart. Në këtë kuadër Kuliçaj ka marrë dhe një mandat 3-vjeçar në detyrën që mban, ndërkohë që kolegët e tij kanë ndërruar detyrë. Siç bëhet e ditur nga burime zyrtare, ndryshimet ndodhën në ditët e para të këtij viti me urdhër të ministrit të Brendshëm Bujar Nishani. Kështu Rasim Boriçi, zv/drejtor i Policisë së Shtetit për shërbimet mbështetëse kalon në drejtorinë e administratës së kufirit, duke u emëruar drejtor i kësaj drejtorie. Dashamir Maçi, drejtor i burimeve njerëzore zëvendëson në detyrë Rasim Boriçin. Po kështu dhe zv/drejtori tjetër, Ahmet Haxhia, lë këtë detyrë për t’u emëruar drejtor policie në qarkun e Gjirokastrës. Anila Hoxha ish-këshilltare, zëvendëson Haxhinë dhe emërohet zv/drejtoreshë për trajnimin policor. Emri Vata, drejtor i policisë së Gjirokastrës, merr detyrën e drejtorit të policisë së Elbasanit. Jashar Vreka, drejtor i policisë së Elbasanit kalon në drejtorinë e përgjithshme të policisë si drejtor i burimeve njerëzore. Ajet Ibro emërohet këshilltar pranë drejtorisë së përgjithshme. Ndërkohë burimet e policisë bëjnë të qartë se i rinovohet mandati dy zv/drejtorëve të tjerë Agron Kuliçaj dhe drejtorit të kufirit Pëllumb Nako. Rinovimi i mandatit të tyre bëhet edhe për tre vjet të tjera.

5 komente në “Rokadë në drejtorinë e policisë, Kuliçaj sërish ‘i paprekshëm’”

  1. Kujtim Biqiri says:

    Ambasada Amerikane në kobllogramet ka thënë se Agron Kuliçi mbronte Dritan Dajtin i cili vrau katër polic i bije që Kuliçi i ka borxh familjarve të policëve.

  2. ARJAN says:

    PREGATITET LARGIMI I HYSNI BURGAJT. SALIU NUK MUND TE DUROJ NJE DREJTOR TE PERGJITHSHEM TE POLICISE SHTETIT, QE TE MOS JETE TROPOJAN. UNE PERSONALISHT, DESHIROJ QE SALIU KETE TA BEJE SA ME SHPEJTE, SE DO TJA SHOHI HAJRIN SIC JA PA AGIM SHEHUT NE 1997.

  3. fule says:

    Ne foto: Krimi & Krimi

  4. veton says:

    si qenka nga fytyra ky Kulishi ,,si Shvejku..nuk bejne maloket per keto pune ..jepu vetem spaten te bejne dru

  5. peci luku says:

    DIPLOME PER TE BERE MUTIN NE TE O MASHTRUSE O KRIMINELE MOS U BENI MERAK JENI TE FUNDIT QE KINI VRARE E JETONI AKOMA E MORET VESH PER MUBARAKUN E 6 OFICERE DENIM ME VDEKJE KINI HYRE SHUME THELLE NE KRIME O DITEZINJ VRISNI VETEN VETE SA TJU VRASI LIGJI I POPULLIT QE DO VIJE SE NUK DUROHENI ME

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje