Shpëtim Gjikës, këshilla të vyera për 2012

5 Janar 2012, 21:24Politika TEMA

Bledi Mane- ‘Public Enemy’

facebook.com/bledi.mane

 

Si je kryebashkiak, me festat si mu gëzove?

Pive Norga të kuqe apo raki Sevasteri? Vitin e ri si ma filluat andej nga Vlora apo ende jeni të dremitur nga pushimet?

Të të pyes për rrugën Levan-Vlorë e di që do të më justifikohesh e do të më tregosh me gisht nga Olldashi dhe Fahro Balliu duke mos marrë asnjë përgjegjësi stërzgjatjeje mbi veten.

Të të pyes për gjendjen skandaloze të portit, doganës dhe tragetit të Brindizit përsëri do të ngresh supet e do hedhësh vështrimin nga Tirana.

Universiteti publik “Ismail Qemali”, pavarësisht se mbetet një nga më primitivët në kurikula, mësimdhënie dhe nivel studentësh, ti i dashur Shpëtim përsëri do të bërtasësh fort duke më thënë: Bashkia ime nuk ka lidhje me institucionet arsimore universitare!

Spitalin e qytetit ua ka kërkuar Hollywood-i ku do të xhirojë disa sekuenca të një filmi horror me pamje nga Lashkar -gah-u i Afganistanit, e ti Shpëtim sërish do të më këshillosh të flas me Tit Vasilin e shëndetësisë së Lësëisë.

Të të pyes çfarë po bën policia në zbulimin e vrasësve të gjykatësit Skerdilajd Konomi, reagimi yt do të jetë rrufe: Jo policia bashkiake, por policia kriminale e shtetit merret me të.

Në rregull i dashur kryebashkiak mustaqelli, qetësohu e merre shtruar.

Si qytetar i kësaj republike, si taksapagues, gazetar e votues gëzoj të drejtën të të këshilloj pakëz në këtë vit jubilar:

Vlora jote ka mbetur ende oazi i vetëm bregdetar ku natyra nuk është përdhosur makutërisht. Pas shkërdhimit dhe shpartallimit të Durrësit dhe Sarandës ku qenia humane ka jashtëqitur jo vetëm analisht, por edhe mendërisht, Vlora po reziston me vështirësi. Të takon ty dhe vetëm ty t’i rezistosh edhe halabakërisë së pushtetit edhe parave të ndyra që po gërryejnë bregdet e pyll. Jepi fund kongolëzimit dhe burundëzimit të qytetit tënd se ndryshe nga nevojtoret e tjera buzë Adriatikut e Jonit, Vlora nuk u përket vetëm lebërve, çamëve, lalucëve…

Vlora është qyteti ku bashkohen majtas a djathtas ideali dhe krenaria e një kombi dhe sa më e shëmtuar që bëhet Vlora, aq më i shëmtuar katandiset Atdheu në sy të planetit.

Të fillosh qysh tani përgatitjet për sezonin e ri turistik nuk është as snobizëm e as mendjelehtësi. Nuk është as harxhim kohe, por u bën parapritë edhe ujërave të bardha edhe atyre të zeza, edhe plazheve private edhe aty publike. Oriento e programo jetën e natës dhe axhenda e argëtimeve do të jetë më joshëse dhe njerëzia do e rezervojnë qytetit në advancë. Nxire Vlorën nga lokalizmat apo aldobumçizmat e turizmit primitiv dhe ndërkombëtarizo edhe folklorin, edhe kuzhinën, edhe ushqimin fantastik të detit, edhe ekzagjerimet shtesë që ka vetë turizmi.

Sistemo blloqet e banimeve dhe mësohu qytetarëve dhe bizneseve të lustrojnë më bukur mikpritjen. Njëkohësisht tregohu njerëzisë se ironinë tipike dhe ngacmimet pa shkak nuk janë më në axhendën e turizmit evropian dhe “dëtin le ta shajë kushdo” pa gajle se aty do të vinë çdo vit.

Çmimet e produkteve dhe paketave turistike publikoi dhe mbaji nën kontroll se abuzimet e përvitshme do të ta sarandizojnë Vlorën e kur të bëheni pishman as kosovarët e Durrësit nuk do të vijnë me suxhuk me vete prej Podujeve a Medvegji.

Lëre, varja politikës këtë vit se përsëri sherre kurvërore do të ketë. Bën mirë t’i përkushtohesh qytetit dhe komunitetit se pa ua bërë qejfin jeni i vetmi qytet ku ende merret frymë dhe ende betonizimi nuk ka mbytur blunë e detit dhe gjelbërimin mesdhetar.

Pasi të ketë përfunduar sezoni, andej nga fundi i shtatorit i dashur Shpëtim të sugjeroj të marrësh pushime të gjata e të relaksohesh për qejfin tënd. Kthehu nga fundi i tetorit në Vlorë dhe fillo përgatitjet titanike për festimit e përvjetorit të 100 të indipendencës.

Zbukuroma dhe gëzoma Vlorën se ky Shekull Pavarësie do të na mbledhë nga çdo cep i Shqipërisë së madhe. Të mërkurën e 28 Nëntorit 2012 valëvite flamurin kuqezi në emër të të gjithë neve dhe në Sheshin legjendar të Flamurit tregohu i vëmendshëm.

Ka vendosur të na deformojë historinë, ka vendosur të vjedhë vëmendjen dhe piedestalet e heronjve. Kujdes se në Vlorë do tu vijë me Jozefinën dhe Presidentin më të ri kukull Astrit Patoz Kavajsin. Kujdes Shpëtim, po të paralajmëroj. Kur gjatë fjalimit do të fillojë të shajë e mallkojë kundërshtarët, ti mos hezito por tërhiqe zvarrë e largoje nga podiumi.

Mos hezito, por bëja si më 1997 dhe përplasja në fytyrë:

-Të qifja udhët, larg nga Vlora se je bërë bajat. Nuk e bën dot vezën e Isa Boletinit!…

Do e shikosh- edhe vetë heronjtë e mermerosur të pavarësisë do të të përulen me respekt.

52 komente në “Shpëtim Gjikës, këshilla të vyera për 2012”

  1. martin says:

    Po te kisha gje ne dore une Juve o Bledi Mane,Mero Baze do tu jepja dekoraten me te ndritur : “Bir i Kombit Shqiptar”

    1. Vlora says:

      ha ha ha sa i madh qe je o Bledi Mane…………….

      po ate “dëtin ” ku e gjete mor derbardh ne i themi deti me plot gojen……

      te pergezojme nga VLORA per artikullin dhe te jesh i sigurt se Shpetim Gjiken nuk e ben me nena………….eshte njeriu qe i duhet jo vetem vlores por edhe shum bashkive te tjera ne shqiperi……..

      ai vertet do te dali ne pension si kryetar bashkie i vlores…………

      1. Antitalebani says:

        O VLORA, qe Bledi Mane eshte i madh e dime,

        po qe te na mburresh se Shpetim Gjiken nuk e ben me nena, zoti na ruajt. Zoti na ruajt nese do mendonim se Edi Ramen nuk e ben me nena. Se me doli me sllogan varri leshte “E vetmja zgjidhje”. Mire e tha Mustafa Nano (edhe pse eshte nje toc i tere, sipas mendimit tim) “Nese PS shikon Edi Ramen si te vetmen zgjidhje, Zoti na ruajt” Nese eshte keshtu, zoti na ruajt se cfare tocash paska Vlora qe mendoka keshtu per Shpetim Gjiken. Jetojme ketu ne Tirane dhe e dime kush eshte Shpetim Gjika.

        Po leter leter seshte per te sharre qeverine, por per ti terhequr veshin Shpetim Gjikes, sepse ka ne dore nje nga qytetet me te rendesishme turistike dhe ka fatin te organizoje nje eveniment kombetar qe vjen nje here ne 100 vjet. Eshte nje eveniment qe skalon me nje dite, apo nje jave pergatitje, po duhet te kishte filluar qe tani. Duhet te bente nje mbledhje ku te vendoste prioritete.

        E nje sygjerim e kam per Shpetim Gjiken, se sma mban goja.

        Mos e shkaterro VLOREN, kujdes me ndertimet. KAq se me fol me shume smbarojme.

        1. ani says:

          Tung Antitaleban, dua te te them qe, po te lexosh neper rreshta, do ta kuptosh qe letra eshte vertet kunder qeverise, ndersa Shpetim Gjiken ai e pergezon qe e ka ruajtur Vloren te paprekur dhe e keshillon qe keshtu te vazhdoje dhe me tej.
          Pershendetje Ani.

          1. raimondi says:

            Shpetim Gjika eshte nje trapush qe s’e ka shokun

            –Shpetimi do kishte humbur zgjedhjet por ate te PD-se e sabotuan ballistet,
            ndaj fitoi Shpetim fenda

            — Sa per Salen,ne Vlore Saliu ka me shume tifoza se ne cdo vend tjeter

            1. Vasil Gjika says:

              Ik or pirdhu mut, servil i qelbur i Sales,
              ne Vlore Saliu ka me shume tifoza se ne cdo vend tjeter…
              te dhjefsha ty dhe Saline.

    2. pisi says:

      pse apo se flasin kto traplliqe kot me kot

    3. shqiperia says:

      O moj Vlore.O moj Vlore balle ndritura
      Qe kurre s’ke ndenjur e krusur neper Prita
      Me kenge ne goje per Petrita
      Sot ne krye Shpetim Gjika.

      Burrat e saj jane me Cika
      Nuk pjerdhin as per Sali dhe as per Zogista
      Nje Flamur qe kane amanet
      Do ta mbajne sic ka lezet.

  2. shkodrani says:

    Je gazetari ma simpatike qe lexoj.Nji artikull i mrekullushem.Te lumte o Bledi………

  3. valbona says:

    hahahaha te lumte Bledi,nje artikull i mbrekullushem ja fillove perseri me shkrime fantastike kete vite ,te uroj sukses,ishin te tjere burra Isa Bultini,Ismail Qemali,Avni Rustemi e me rradhe,keta jane bur te veshur me fustane,haram buka qe hane.

  4. saimiri says:

    I ke rene pikes or Blend!Me pelqen shume veçanerish pjesa e fundit ku nga te qeshurat me detyron tre here te shkoje ne banjo pa vuajtur as nga prostati e as nga ndonje semundje tjeter por veçese i provokuar nga treshja qe kerkon te veje ne Vlore!Haber te madh na ke dhene per Patozin ,Sala e do shume se i ngjane plakes se vet e shpesh e therret “Drane”!Xhozi thote per te qe ai eshte aq trap sa po te vendoset ne vendin e Topes s’ka mund me e kuptue kerkush e jo ma institucioni qe ka me drejtue,e keshtu qe dal vet e para.Nuk me thua per A.Patozin kusht ta ka thene Aùmbasadori apo Luli?Te fala e mireutakofshim per 100 vjetore n.q.se deri ne nentore shqiperia nuk ndahet sipas planit te miqeve.

  5. Miri says:

    Ironik e prekes. I vertete,
    Te qifja udhet…lapidare.

  6. shume thelbesore keto rreshta! vlora eshte histori e gjalle qe do di ta shkruaj dhe faqen e 100-te.

  7. doktori says:

    mire e ke more Blendi po ja qe dhe Vlora po bhet afersisht si Durresi….bej 1 xhiro ta shohesh…kunati i Lulit po ben 8 kate ne det brenda dhe lejen nk ja dha Saliu,e mori ne Vlore…..

    1. LORA says:

      ,,,e kjo pune ka nisur menjehere pas kuserimit transparent te Bashkise se Tiranes.
      Cudi me duket qe Bledi nuk e ditka e nuk e paska marre vesh ne mjaft artikuj te “antenes brenda familjes”.Po ta shohesh me syte e tu,Bledi djali,dhe te mesosh qe ka marre lejen e ndertimit nga Shpetim Gjika besoj qe do ta rishikosh adresimin ne kete artikull.Per mua kreu i Bashkise se Vlores eshte pjese e krimit politik qe po i merr shpirtin shqiptareve e qe po shemton perbindshem Shqiperine.

  8. LILOLABJA says:

    Fantastik!!!!!!!!!!!!!Kjo ishte hapja me e bukur kete fillim viti.
    Te uroj suksese,”mos hezito por beja si ne 97″, te hengert goja mjalte more bire, mos qofte me large se 21 Janari kjo dite do jete dita e rilindjes kombetare dhe festa e 1000 vjetorit do te na shkonte me shume pa te .Se shpejti me nje Shqiperi te lire dhe demokratike !

  9. labivl says:

    Bledi Mane ne rathe te pare te falenderoj si vlonjat dhe si shqipetare per kete artikull ,se normalishte kemi dhe 100-vjetorin e pavaresise.Po jo cdo gje varet na SHpetim GJika dhe populli i vlores ,duhet pak dhe seriozitet kombetare dhe politik,si na ana e SHqipetarve kudo qe jane ,po ashtu dhe na (hallemadhja) Politik.VLORA e ka bere pjesen e saj per nje shqiperi te lire dhe te begate si cdo patriot Shqipetare i ndershem.1912 – u shpall pavaresia ne vlore,1920 vlora dhe e gjith shqiperia ben luften heroike, italanet direkt dhe ne det te hapure,1939 prap vlonjatet moren pjes ne luftimet e duresit me okupatorin italian-ZOGU, ne 1997 prap populli i vlores e morri inisittiven per nje qetesim total te rremujes se krijuar na maskarenjte e sorem,dhe ne fund Vlora e pagoi ne kurrize ,,anija e mbyture ne dete se do iknin na kauzi ne shqiperi,2 avionet mik-21 u nisen per te qelluar popullin e vlores ne 97 zoti na ndimoji dhe aviatoret qe kan atdhedashuri kundershtuan urdherin dhe u ulen ne brindesi itali,u vra i ndjeri SKERDILAND IKONOMI per te gjitha keto te zeza qe pesoji vlora cfare beri drejtesia ,ja ma thuaj ti zoti Mane, qe ishe nder te paktet qe shkruajte per icidentin e fundit dhe ta dim per flm dhe pse jemi ne emigrim,ne vlonjatet shikojm dhe analizojm cdo detaj se e duam atdheun ne cdo sek.Sa per pavaresin mos u merakos dhe ju zoti Mane dhe as SHqipetaret se eshte nje kenge qe kendohet na populli, dhe tregon dhe njeher qe jemi nje komb me dinjitet
    SHQIPERI O SHKEMB E GURE ;VTITESH PRITESH PER FLAMURE
    ARMIQTE HIQE ;E TI VURE KESHTU KE LUFTUAR QEKURE (1912)
    DHE TANI MBI VLOREN TENE ;NUK NGRIHEN FLAMURE TE TJERE
    SE KY VEND QE KEMI LERE;NJEF SHQIPONJEN ME DY KRER
    QE ESHTE NGRITURE NJE HERE 1912,DO VALVITET NE VLORE PERHER.
    Me kete raste ju uroj gjithe shqipetarve dhe stafit te gazetes Tema gezuar na zemra vitin 1912 ,zoti ju bekofte, ju dhe 100-vjetorin e pavaresise.RROFTE SHQIPERIA NDER SHEKUJE NJE KOMB NJE FLAMURE NJE ATDHE:

  10. Boboku Vlore says:

    ky Gjika eshte me i korruptuar se berisha vete ….ska figure me mashtruse si ky… dhe hajdut..ky eshte dora e djathete e Saliut ne Vlore..paret e vjedhura i pastron diku ne Amerike

  11. murati says:

    un jetoj ne miami usa po me pelqen vlora bravo peshtim
    kur ka budallenj qe jan te verber te lumt peshtim
    e ke ber vloren si syt e tu
    vetem fshataret te bejn qejfin se aq din aq kan par
    se kuptoj 100vjetorin me barkun bosh i lumt politikanve qe kan nje tuf me dele
    te fala nga peshtimit

  12. Verteti says:

    QARTE,SHKURT dhe SAKTE.Me te mire Keshille nuk ka.Faleminderit.

  13. Landi- Sverige says:

    Mire e ke o Bledi, por cfar te besh, paraja eshte e poshter. Edhe Shpetimi njeri eshte, nuk do ri gjith jeten ne bashki. Nejse vari trapin, eshte perpjekur te bej pune te mire, por puna eshte se dhe plazhet na i bllokuan me gardistat per te rruajtur Xhozin me kompani dhe i kan kthyer me keq se ne kohen e Enverit. Pale trafiku ne periudhen e plazhit, me shpejt do shkosh me kembe nga Kali ne Uji i Ftohte se sa me makine. E di ti, po su mburem ne nje cik me makinat me targa amerikane dhe me shapka plazhi ne kembe, me radion ne qiell, eh cfar te bejme, na i ka falur dhe zoti bukurine e Vlores aq sa na e kan lakmuar dhe bota. Ndaj dhe ai “rekordmeni” do qe te na sjelli plehrat, te na zhduki pyllin, qe mos ta marrin ne sy.
    Megjithate ata shkerdhatat qe duan te ndryshojne historine nuk na i merr mendja se do rezistojne deri ne 100 vjetorin dhe te vine te qelbin Vloren. 21 janari po afron. Tregoheni dhe ju nje here veten o te “perkedhelurit” e Tiranes duke bertitur:- Sali, Sali, te qifja motren. Vlora eshte gati. Le te festojme 100 vjetorin e pavaresise me shporrjen e kesaj diktature.

  14. Baca says:

    O Blendi je i madh apo si thone vlonjatet je figure te falenderojme per kurajon qe ke ne te mire jo vetem te vlores por gjithe shqiperise Shpetimi te mbaj shenim dhe te realizoj nje 100 vjetor madheshtor( nje keshille ja jap edhe une 100 vjet pavarsi pa tradhetare ne kete pervjetor te lavdishem sepse heronjte e pavarsise nuk i durojne dot palacot qesharake dhe tradhetare qe vijne te zvendesojne martiret )

  15. fane mirdite says:

    po isa boletini pse nuk erdhi ne vlore ne ngritjen e flamurit, c’è qualcosa che non va, viqidoli ,tre gishtat ,97 mi rroktoni pak keto shkencetare ……………………….

    1. ardi says:

      o fane, me mire fol gjuhe te huaj, se shqip nuk ja thua!

  16. labforever says:

    Qe ti i dashur z.Mane nuk e njeh Vloren eshte krejt e dukshme,se po ta kishe dijen me elementare ,nuk do te shkruaje ato rreshta.Flet per gjelberim qe paska mbetur ne Vlore.Nuk te paskan thene i dashur qe para stadiumit ”Flamurtar” kane qene disa lulishte,tani jane ngrehina betoni 13 kate,para pallatit te sportit ishte nje lulishte, tanime dy kulla 12 kate ,sheshi ne Skele ka qene i gjithe lulishte,tashme vetem ngrehina betoni ,hidhi nje sy rruges Uji i Ftohte -Aksionistja dhe shih c’eshte bere.Pyete te lutem z.Gjika ,sa eshte metri katror per gjelberim qe i takon nje qytetari vlonjat,pyete te lutem se c’u be me lagjen muzeale ”Muradie”,c’u be me zonen e ndertimeve perreth Kuzum Baba,pyete si ndihet ne ndertesen 4-5 kateshe te bashkise te ndertuar me aq sqime nga italianet ne vitet 30 ,kur shikon perbri saj nje fantazme 18 kate te lejuar nga ai vete,pyete si ndihet kur lejoi te prishej shtepi monumentale muze e ”Mitaq e Lef Sallates”ne mes te Vlores per t’i zene vendi nje bunkeri te stermadh me beton,pyete per ndodhine me familjen Meta,pyete ku eshte vila ”Diplomati” pyete…pyete,,, pyete te lutem,ne aspektin e tij financiar a ka ndryshuar dicka nga koha kur ishte mesues, me kohen pasi u be kryetar bashkie.Te pershendes

  17. alidemsi says:

    Me siguri ju qe e komentoni pozitivisht kete Manen nuk keni pare vloren ne lemerine qeeshte katandisur.Kjo me habit sepse qe Mane shkruan pa i ditur gjerat nuk habitem fare.Ai zakonisht nuk e di cfare shkruan.Shikoni masakren urbane qe ka bere gjika gjate gjithe bregut deri te kalaja dhe do lebetiteni.Beton,beton dhe vetem beton.Tani ka filluar te jape lejet nga ana e detit sepse ana tjeter u masakrua.Hajdeni nje dite ne vlore (nuk i them manes sepse ai edhe po te vije e ka te veshtire per te kuptuar)per te pare krimin makaber qe gjika i ka bere dhe vijon si nje killer urban t’i beje vlores. Labforever rendit nje therrime nga gjurmet e krimit te gjikes sepse permasat e tij jane te tmerrshme,te pasherueshme tashme.Kenaquni qe mane shan berishen (dhe as na kercet fare per berishen) po vloren e futi ne dhe gjika me lejet e tij te betonizimit dhe jo berisha.Berisha ka derte te tjera sa te duash por me vloren s’ka lidhje fare. Po nga ti di keto mania i shkrete. Ai keshillon gjiken kurse ne duhet te keshillojme manen: “mane djali,mos shkruaj me per vloren.Nuk ke as njohurite dhe as intelektin qe kerkon niveli i saj”. (Mero botoje aman.Ti je i nderuar po ky mania ka disa probleme serioze me shendetin mendor)

  18. Enka says:

    Qe je sensibel per 100 vjetorin e pavaresise ben shume mire o bledi. Qe qeveria mesa duket do beje ndonje festim pervjetori cope-cope dihet. Ja te shikojme cdo na beje z.Gjika…mire qe qytetin e ka lene ibret. Dine vetem te pispillosen xhaketa firmato e te bredhin me makina luksoze kapot e bashkise. e ka mendjen vetem te stadiumi ku hedh gjithe leket e Vlores. Pale kur thote qe jane te tijat. Po pse o Gjika ku i gjete ti?!!!!! apo kursen nga rroga ?!!!!! Turp. Ja e fresket fare mire qe po bejne ca punime vari trapin nga cilesia, po nuk na bene asnje aktivitet per krishtlindje apo vitin e ri.Gjithe kjo vlore fle gjume. Le qe edhe per 100 vjetor do na nxjerrin prape te kendoje ludmilla e te bejne gallate parodistet.Obobobobobooooooo

  19. Jorgji says:

    vetem 1 servil i shpetim gjikes mund ta mbure ate per punen. vlores i ka humbur vizioni. gjikes i ka humbur vula. e di dhe vet e nuk del me ne televizor. nxjerr ata 2 zevendesat e tij qe nuk dine te lidhin 2 fjale merhumat mire pune qe nuk bejn.

    1. Ilir says:

      Qente le te lehin …..karvani shkon perpara?! Zoti Gjika je i modh!

  20. beso says:

    Folklor labçe.Prit kur te pergjigjet me kenge labe Gjika,qe te thote se çfare i shkrove ti do behet.Pastaj talleni shume me kosovaret qe vijne me buke me vete,duke harruar se plazhi,me nje pale breke 500 lekeshe(ah harrova une se edhe breket e plazhit shqipot e”familjeve te medha”i kane firmato),pra plazhi eshte sporti me popullues,tamam sepse kushton me pak.Provo te shkasesh me ski,ku vetem te vishesh pa shkare as edhe nje meter i do ndonje milion leke.Ti ofroji te tera,se do kete nga ata qe do hane buke me vete,nga ata qe do hane nje panine dhe nga ata qe do prenotojne restorantin per dy vete.Dhe mos te bejne,si me dnodhi mua ne Tirane,qe porosita nje risotto ne nje restorant”italian”te Tiranes dhe ma solli per dy minuta,e pasi i bera komplimentin per shefin me te shpejte ne bote(se risotto do 20 minuta te behet,minimalisht),erdhi shefi dhe me kerkoi te falur,se ne fakt ky ishte pilaf grek.Mos qeshni e talluni me familjet e varfera,qe ua do trupi ndonjeçike jod,dhe mundohen me mundesite qe kane.Kam pare une pasanike,qe hane mire dhe ne fund marerin me vete ato qe s’kane ngrene,dhe s’ka asnje gje te keqe,biles ua mbeshtjellim dhe i falenderojme akoma,se tek e fundit i kane paguar.Mendon ti Bledi se Shpetim Gjika do ti beje keto apo vete vlonjatet dhe investuesit e tjere,ne funksion te turizmit?

  21. O Vlor e bukur ne grop,
    Te kuqt te ben cop cop

  22. Tori says:

    gjika e filloi mire dhe e bitisi keq. parate e vena ja mbyllne mendjen.molla na dual e kalbur nga brenda. mire eshte se ne krimba e larva mbeshtetet ka ca kohe.po cdreqne pata une qe e votova thuaj.

  23. bobi says:

    o mane pse boletini bente veze? fjalia (urdheri) e parafundit eshte me e bukura e shkrimit. po ky mustaku i vogel s’e ben dot. ky ka q… udhet e vlores, te gjitha bashke, dhe bashke me bashken, po q… ne dhe detin. ah i hengert ndonje gje e eger nga deti (dhe para se t’i haje t’i q… njehere), te gjithe bashke.

  24. dane dyfeku says:

    Shpetimi i lan mustaqet me shuren e saliut,prandaj kunati i lulit po nderton me parat e VEFES brenda ne det.

  25. Teuta Z. says:

    Une jam nje mesuese vlonjate. Jam ne fakt shume e zhgenjyer me z Gjika per me teper qe e votova ne maj. Tani jam e bindur se ai nuk ka me se c’ti jape Vlores. Duhet te kishte mbledhur rreth vetes shume vajza e djem te zote qe ka Vlora dhe te merrte me te miren prej tyre e t’a kishte per nder. Jo vetem ne bashki qe nuk e ka bere ( me ndonje perjashtim te rralle), po ka kohe qe zullumoi edhe ps.Vlora po renkon kur duhet te hidhte valle. Vlora po fle kur duhet te kendonte. Sa zhgenjim…

  26. edlira says:

    Te lumte Bledi!

  27. tomori beratit says:

    Je YYYYYYYLLLLLL o BLED TRIMI.

  28. vlonjati i vertete says:

    Shpetim Gjika eshte nje njeri i mrekullueshem. Kete gje e thote vetem ai njeri qe e njeh me te vertete. Para se te jete nje politikan a administrator ai eshte nje njeri me shpirt te madh, nje njeri me zemer te jashtezakonshme, nje shok i mire e per mua keto jane vlera njerezore qe kane me shume rendesi. Vetem po te kesh cilesi te tilla, mund te jesh dhe kryebashkiak i mire. Me ato pak fonde qe arrin te nxjerre nje qytet si Vlora, ai ka bere, dhe shume madje. Por natyrisht, si ne nje familje ku gjithcka e duam ideale por qe nuk e realizojme dot per mungese mjetesh financiare, edhe ne qytetin tone te dashur ka gjera qe nuk jane bere, ashtu sic ka dhe plote te tjera te permbushura. Le t’i shtrijme kembet sa kemi jorganin dhe per qytetin tone. Deri tani punen e Sh. Gjikes shumica e kane vleresuar pozitivisht dhe kete e kane treguar zgjedhjet lokale. A ka me vend per diskutim?

  29. Ana says:

    Te lumte pena, o Bledi. Je nje i madh qe shkruan per nje te madh.

  30. Lori says:

    Floriri nuk ndotet nga balta. Le te shkruajne duart e liga, Shpetimi eshte deli djale dhe meriton te flitet, shkruhet e thuhen vetem gjera te mira sic eshte ai vete.

  31. entela says:

    @ vlonjati i vertete : na mbushe mendjen. Mos punon gje n bashki ti ? na tregon edhe q qenka i mire se fitoi per her te 3. i bie q edhe saliu qenka yll se fitoi prape. Le q vet thua qe e ke shok prandaj ti nuk duhet te flasesh. ka shkruar mire dikush lart qe Vlora po perfaqesohet nga kapadainj me kostume firmato e benza te shtrenjte si 2 kokat e bashkis.Shpetua ka haruar dhe te flase rjedhshem si dikur pa mire pun qe nuk ben me.Se ai koka tjeter qull belbacuk ka qene q kur ka lind.Per 100 vjetorin ? E sigurt q do jet atmosfer varja. Do thot prap nuk me dha lek qeveria.

    1. vlonjati i vertete says:

      1. Entela, behet fjale per nje ndryshim kapital midis zgjedhjeve te vjedhura ( Saliu ) dhe zgjedhjeve te fituara ( Shpetimi ). 2. Sa per kostumet firmato, hallall. Jo po mos do qe njeriu i pare i qytetit te jete nje lyrash pa shije e prezence?

    2. Lili says:

      entela, jam Shkodrane dhe me vjen shume keq per mendimet e tua mjerane. Nqs nuk ke sy ti shikosh …eshte nje Shqiperi e tere qe e vlereson punen e zotit Gjika. A jeton ti me kohen, c’po ndodh ne bote..??? A e kupton c’eshte……….. KRIZA? Lere boten e CUDIRAVE dhe kthehu ne………… realitet!

    3. Goni says:

      entela, nuk ta ka varur Shpetua ty a si e ke hallin? Boll me keto llomotitjet banale te tua. Nje Vlore e tere e respekton z Gjika.

  32. Idriz Tafa says:

    Ata qe ironizojne Manen apo Gjiken, nuk shohin thelbin e shkrimit: te mbrohet Vlora si kryeqyteti i pare i Pavaresise.
    Vlora eshte simbol per Shqiperine, brenda dhe jashte kufijve qe vendosen ndrekombetaret e Londres.
    Perpjekja per te çmitizuar Vloren, çon uje ne mullirin e armiqve te kombit mbareshqiptar.
    Ithtareve te Berishes dhe Xhaferrit u kujtojme se varri i Ismail Qemalit, vepra e Ise Boletinit me shoke jane te perjetesuar ne Vlore. Esat Toptanin ia kemi lene Sales dhe Fevziut.

  33. Rita Hasi says:

    Idriz, ke shume te drejt ashtu eshte! Ca nuk kuptojne thelbit por vjedhin vrerin qe kane perbrenda.
    Zotit Gjika i uroj pune te mbare, jo vetem ne kete vit jubile por edhe ne vazhdim. Pershendetje!

  34. k says:

    DONI NJE POEZI REALISTE PER VLOREN. E SHKRUAR ME REALIZEM DHE ME PEZM POR E VERTETE . LEXOJENI.

    vlora.
    qytet i bukur te thone.
    me bukurine tende luajne gjithmone.
    mbi floket e tu te gjelber
    kodoshet hedhin perzervativet,
    dhe ti me naivitet pas cdo here
    i heq nga floket e pakrehur.

    VO po keni kundershtime me shkruani por me argumenta
    tung.

    1. Inisi says:

      K, ju doni argumente por deri tani nuk ju kane mjaftuar arguemtentet qe kane shkruajtur te tjeret? Dhe tjetra pastaj, si mund te kerkoni argumente kur vete nuk jepni te tilla por flisni per condoms.

  35. Adria says:

    Po ça keshilla i jep Gjikes a t’qifja?
    Gjika s’pjerdh me per njeri tani…do pjerdhi per Vloren !
    Gjika duhet pushkatuar se e denoi Vloren me shkaterrim

    1. nardi says:

      shpetimi eshte nje administrator i mire dhe i afte,ka bere dicka, por vlora ka edhe shume mangesi,nese deri tani shpetimi ka ecur tani duhet te vrapoje sepse vlora meriton me shume meriton te radhitet nder qytetet e para europiane,kjo eshte deshira e cdo qytetari vlonjat,dhe jo vetem,dhe detyrimi i cilitdo administratori vlonjat eshte te vrapoje per te permbushur detyrat qe populli i vlores i ka besuar,nuk ka kohe per te humbur 100 vjetori i pavaresise erdhi, vlora dhe vlonjatet duhet te jene ne lartesine e duhur,atje ku e meritojne te jene,dhe per kete nuk mendoj se shpetim gjika do ti zhgenjeje vlonjatet dhe do ti ule dinjitetin vlores.

  36. vlonjati says:

    Nese ka nje Qytet nje bashki ne shqiperi qe ben diferencen nga te tjerat ajo esht Vlora ! Sa do qeverria e poshter berishiane po e sulmon qytetin tone ne jemi akoma me te forte ,jemi zote vatani!Shpetim Gjika je Kryebashkiaku me i mir ne Republik !Rrofte kombi Shqiptar !Rrofte Vlore Heroike ! FORCA FLAMURTARI !!!!!!!!!!!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje