INTERVISTA E PLOTE/ Ambasadori danez: Shkalla e lirisë për Shqipërinë po zvogëlohet me shpejtësi

7 Janar 2012, 18:03Politika TEMA
INTERVISTA E PLOTE/ Ambasadori danez: Shkalla e lirisë për

“Shqipëria ka shumë pak kohë të mbledhë mendjen, nëse e do një të ardhme europiane, apo, për të qenë shumë i drejtpërdrejtë, nëse do që të kthehet në një lloj forme izolimi si më parë. Populli shqiptar duhet të jetë jashtëzakonisht i papërmbajtur në favor të së parës. Nëse edhe pushtetet e duan këtë, mbetet për t’u parë”

Nga Skënder Minxhozi

 

Zoti ambasador, ritakohemi pas dy intervistave të para në revistën Mapo, në faqet e revistës Java. Kemi pasur mjaft reagime pas botimit të atyre intervistave, të cilat janë rimarrë edhe nga mediat e tjera në vend. Cili ka qenë, sipas jush, motivi i kësaj jehone?

Përveçse u thanë nga një ambasador, nuk e besoj se përmbajtja e intervistave çuditi ndonjë, por, ndonjëherë, ta shprehësh me fjalë dhe ta thuash me zë të lartë atë, që shumë e mendojnë, apo bisedojnë privatisht, mund të jetë një “zbulim”. Dhe jam i gëzuar që pati jehonë. E ndjeva se të flasësh hapur është e rëndësishme për të ndihmuar politikën të kthehet në udhën e duhur. Shqipëria është një vend Europian. Shqiptarët janë Europianë. Europa nuk mund të jetë kurrë e plotë pa Shqipërinë dhe popullin shqiptar.
Nga sa thashë, Shqipëria, është sigurisht e lirë të zgjedhë kursin e saj, sikurse e ka bërë në të kaluarën. Siç e kam theksuar shumë herë më parë, kam besimin e patundur, që populli shqiptar, punëtor dhe i palodhur, në fund të fundit ka atë që i duhet, për të arritur begatinë, aq më tepër me potencialin e vet të fuqishëm. Por dora e ndihmës së BE-së, e shteteve të saj anëtare dhe e të tjerëve, mund ta vendosë Shqipërinë në një rrugë të shpejtë drejt një të ardhmeje më të mirë. Mendoj se kjo është ajo çka populli shqiptar dëshiron, dhe e meriton.

Vendi juaj sapo ka marrë presidencën e radhës të Bashkimit Europian. Cilat janë prioritetet e Danimarkës gjatë kësaj presidence?

Përpara së gjithash, t’i paraprijë nxjerrjes së Europës nga kriza financiare; të gjejë  zgjidhje; të gjejë mënyrat për të  shmangur një krizë tjetër, duke promovuar një Europë ekonomikisht më të përgjegjëshme dhe më dinamike. Do të fokusohemi në bërjen e Europës një vend më të gjelbëruar dhe më të sigurtë për të jetuar. Mendoj se këto do të jenë shumica e titujve kryesorë në media. Por, kjo është vetëm në sipërfaqe, se pas skenës ka shumë elemente të thjeshtë, që janë të domosdoshëm për t’u plotësuar e që në fakt, përbëjnë të shumtën e punës. Shumë do të bëhet për të siguruar që Traktati i ri i Lisbonës të marrë jetë në punën e përditshme të BE-së.  Presidenca Daneze, nuk do të jetë një ekspozim blic dhe ndjekje e interesave daneze. Do të jetë relativisht modeste, por e pandalshme, duke u fokusuar në përkujdesjen ndaj interesit të përbashkët për të ardhmen e Europës dhe brezave që vijnë. Ashtu siç tha Ministri im kohët e fundit, ndërsa i referohej një titulli të një kënge të vjetër: “Danimarka dëshiron të jetë Ura mbi Ujërat e Trazuara”

Çfarë Europe gjen sot presidenca juaj? A përbën kriza e thellë financiare e Unionit një faktor nxitës apo pengues për presidencën daneze?

Në danisht kemi një  thënie të vjetër: “Është e vështirë të parashikosh, veçanërisht, të ardhmen”. Përveç krizës financiare, mendoj se kemi një sfidë të madhe fiziologjike, për të ndihmuar në kapërcimin e krizës së ekzistencës dhe të ndarjes brenda BE-së. Askush nuk duhet të nënvleftësojë ndarjet e krijuara nga pakujdesia në financa e disave dhe efektet anësore të kufizuara, por shumë të dukshme, të zgjerimit të bërë së fundmi, të paktën jo për popullsitë Europiane që ndeshin vështirësi ekonomike dhe krime në rritje.

Nga ana tjetër askush nuk duhet të nënvleftësojë ngjitësin që e mban Europën të bashkuar. Mendoj se shumë e kuptojnë që ne do të ishim të gjithë në gjendje shumë më të keqe pa BE-në. Zgjidhja e problemeve nuk është të heqim dorë apo të shkatërrojmë atë që është arritur në të shkuarën. Por ta rregullojmë atë. Të ndërtojmë mbi të. Ky është programi ynë.

Ku qëndron Shqipëria dhe procesi i saj i integrimit, në presidencën daneze? Si e parashihni rolin tuaj diplomatik në Tiranë, në “kostumin” e ri të krye-europianit?

Roli i Presidencës, në BE ka ndryshuar rrënjësisht me Traktatin ende të ri të Lisbonës. Nga pikëpamja operative, tani, Presidenca luan një rol shumë më pak të spikatur. Megjithatë, procesi i zgjerimit është një fushë ku Presidenca vazhdon të luaj një rol kryesor. Kjo përgjegjësi është sigurisht e një rëndësie të veçantë për mua si Ambasador në Shqipëri, duke qenë se ky është një vend aplikant, dhe zgjerimin e kemi për zemër.
Danimarka ka qenë mes ithtarëve të parë të zgjerimit të NATO-s dhe të BE-së, si dhe një nga arkitektët e perspektivës së BE-së për Ballkanin. E di qysh në ato fillime, sepse edhe unë kam luajtur një rol në të. Që nga fillimi i viteve ’90 Danimarka vazhdimisht ka vijuar të mbështesë dhe investojë jashtëzakonisht për ta bërë Europën e Re një vend më të sigurtë për brezat e ardhshëm dhe për veten tonë.

Por, ashtu si Shqipëria, edhe Danimarka është një vend i vogël. Ne mund të mos jemi kurrë në gjendje të mburremi me shifra absolute. Megjithatë, kontributi danez për paqen, stabilitetin dhe zhvillimin në Ballkan – në financime, burime, jetë njerëzish të humbura – është mes më të lartave të cilitdo komb. Pra, ne kemi një interes konkret për ta bërë perspektivën e BE-së një realitet, për Shqipërinë, për Kosovën e për gjithë Ballkanin.
Për ta përmbledhur, përgjigjja ndaj pyetjes tuaj se cila do të jetë detyra ime kryesore gjatë Presidencës tonë është shumë e thjeshtë. Do të bëja çfarëdo që të mundesha për të ndihmuar shqiptarët në Shqipëri e Kosovë të përparojnë më tej drejt anëtarësimit në BE.

Fatkeqësisht, politika në Shqipëri është njollosur nga kaq shumë keqinformim dhe propagandë politike, saqë është vështirë të çuditesh me ata të cilët ngatërrohen se çfarë është lart a poshtë, përpara a prapa, e vërtetë apo e gënjeshtërt. Besoj që ndërkombëtarët duhet të ndihmojnë të shpërndajnë mjegullën, dhe shpjegojnë sfidat sa më qartë dhe sinqerisht që të jetë e mundur. Kjo është ajo çka unë përpiqem të bëj, edhe me këtë intervistë.

Në fund të presidencës daneze do të zgjidhet kreu i ri i shtetit shqiptar. Mandati i presidentit ka qenë i turbulluar nga një konflikt i gjatë dhe i ashpër me institucionet e tjera, përkatësisht qeverinë dhe parlamentin. Sa e ka dëmtuar kjo në sytë e Brukselit, imazhin dhe perspektivën e Shqipërisë në BE?

Ju ngrini një pyetje thelbësore. Ajo çka është me të vërtetë në rrezik, anashkalohet në shumë debate politike.

Unë mendoj se vetëm zgjedhjet demokratike nuk e sigurojnë demokracinë, sepse shumë nga diktatorët erdhën në pushtet nga kutia e votimit. Ja përse institucionet janë kaq jetësore për një shoqëri demokratike. Institucionet, jo politikanët, janë mburoja të demokracisë nga etja e politikanëve për pushtet. Kjo është natyra e politikës. Institucionet ekzistojnë për të kufizuar dhe ekuilibruar atë. Shëndeti dhe pavarësia e tyre duhet të ndriçojnë vërtet mendjet e njerëzve. Kultivimi i institucioneve të pavarura dhe drejtpeshuese si Presidenca, Gjyqësori, Parlamenti dhe Ekzekutivi është tregues se vendi është në rrugën demokratike. Nëse ato nuk janë reciprocikisht të pavarura, nëse institucionet e shtetit janë servile ndaj cilitdo që është në qeveri apo që ka para dhe pushtet, atëherë vendi e humb pretendimin e tij se është një demokraci moderne. Kaq e thjeshtë është.
Megjithatë jam i ndjeshëm ndaj faktit se reagimi instinktiv i shumë shqiptarëve është të shohin me skepticizëm të pafund institucionet. Për breza me radhë, institucionet me emra të ngjashëm me të sotmit, u përdorën për të shtypur shqiptarët në mënyrat më brutale. Por ato institucione ishin ngritur nga një diktator i pamëshirshëm për të ruajtur pushtetin e vet. Ato nuk ishin krijuar për të siguruar demokracinë, shtetin e së drejtës dhe një të ardhme të begatë për popullin shqiptar.

Me keqardhje, them se, pikërisht ato institucione që duhet të ruajnë dhe mbështesin demokracinë e brishtë në Shqipëri, janë nënvleftësuar në mënyrë të konsiderueshme, vitet e fundit. Kjo, pjesërisht me qëllim, pjesërisht nga lufta e brendshme politike dhe pjesërisht nga korrupsioni i përhapur gjerësisht. Pavarësisht zhvillimeve pozitive politike së fundmi, prirja drejt tatëpjetës nuk është ndalur dhe, për të qenë i sinqertë, kjo është për t’u shqetësuar. Shumica e ndërkombëtarëve, besoj se supozuan që anëtarësia e Shqipërisë në NATO, do ta shtynte në mënyrë të konsiderueshme vendin drejt një demokracie të plotë dhe kështu, indirekt, të shpejtonte integrimin e Shqipërisë në BE. Realiteti ka treguar që ne ishim më shumë se optimistë dhe u gabuam.
Përkundrejt këtij sfondi, zgjedhjet e ardhshme presidenciale janë veçanërisht të rëndësishme.
Fatkeqësisht, të dy partitë e mëdha politike kanë rënë dakord të zvogëlojnë autoritetin dhe pavarësinë e institucionit të Presidencës, duke e ekspozuar atë në favor të cilitdo që është në pushtet. Duke patur parasysh rolin e Presidencës në ndërtimin konsitucional të Shqipërisë dhe në sigurimin e pavarësisë së institucioneve të tjera, përfshirë Gjyqësorin dhe SHISH-in, zgjedhjet presidenciale do të jenë një test lakmusi i demokracisë shqiptare dhe qëndrimit të Shqipërisë si e tillë.

Prandaj, besoj fort se ka rëndësi shumë të madhe që Shqipëria të zgjedhë një president të pavarur, të fortë, të panjollosur nga e kaluara apo e tashmja, i pranuar nga të gjithë. Një president i cili të mund të vazhdojë të bashkojë e të sigurojë popullin shqiptar dhe botën jashtë që vendi juaj është i palëkundur në rrugën demokratike.

Ndoshta, një shqetësim më i drejtpërdrejtë, nga ai që bota jashtë, ndërkombëtarët dhe unë mund të kemi, është se në çfarë lloj shoqërie shqiptarët vetë duan të jetojnë. Do të çuditesha shumë nëse, ata, jo të gjithë, po t’u ofrohej një zgjidhje, nuk do të preferonin të jetonin në një shoqëri ku të kishin një fushë të barabartë dhe të drejtë loje, në të cilën një punë në sektorin publik të varet nga sa mirë ti e bën atë; ku ju mund të besoni se për arsimimin e fëmijëve tuaj kujdesen mësues, të cilët janë punësuar sepse janë edukatorë të mirë; ku rezultati i një çështjeje gjyqësore është i bazuar në ligj dhe në meritat e çështjes; ku ju mund të jeni i sigurt se vota juaj ka rëndësi e kështu me radhë. Kjo është ajo që institucionet e një shoqërie demokratike mbrojnë.

Danezët nuk do të pranonin asgjë më pak, dhe vras mendjen, përse shqiptarët vazhdojnë  të tolerojnë dhe durojnë një realitet tjetër. Kam përshtypjen se një pjesë e shpjegimit është  mungesa e një shkëputjeje të pastër me të kaluarën, që mjegullon perceptimin e demokracisë për shumë, duke turbulluar kështu vizionin se çfarë mund të bëjë për begatinë e popullit shqiptar demokracia e vërtetë. E kaluara po errëson premtimin e të ardhmes, duke kufizuar potencialin tuaj.

Sikurse e kam përmendur në  një nga intervistat tek MAPO, besoj se Shqipëria është  e vetmja ish diktaturë në Europë, e cila duhet të  ballafaqohet dhe ta pranojë të shkuarën e saj. Arkivat e SHISH-it vazhdojnë të jenë të kyçura me dryn. Kurdoherë që ligji i lustracionit është përmendur, ka qenë një simbolikë e pastër apo një përpjekje aq e maskuar dobët për të përfituar përparësi politike, sa vështirë të mos kuptohej nga të gjithë. Me keqardhje them se duhet ende që të shohim një përpjekje të fuqishme për të përballuar të shkuarën, ta pranosh si të tillë, e kështu të vazhdohet me të ardhmen.

Hijet e të shkuarës i shikoj si një pengesë shumë reale për një  të ardhme të begatë të popullit shqiptar. Ato janë si një zinxhir që ia vë vetes, i cili e pengon popullin shqiptar, sado punëtor i jashtëzakonshëm të jetë nga hedhja e hapave të nevojshëm përpara. Shkëputja jo e plotë me të kaluarën, gjithashtu, është shkak për rritjen e dyshimeve të zgjatura tek të huajt mbi cilësinë e demokracisë Shqiptare.
E njëjta gjë vlen për hijet e së tashmes. Por, ndërsa hijet e të kaluarës po zbehen, hijet e të tashmes janë të zeza. Katastrofa e Gërdecit, qetësia shurdhuese që pasoi zbulimet e Wikileaks, dështimet “teknike” të atyre pak çështjeve të korrupsionit të nivelit të lartë që arritën të dalin përpara gjyqit, dhe mospërfundimi i çështjes së vrasjeve të 21 janarit, edhe pse po i afrohemi përvjetorit të parë të këtyre ngjarjeve tragjike, por edhe të ngjarjeve dhe veprimeve që i pasuan, i hodhën benzinë dyshimeve rreth drejtësisë dhe demokracisë në Shqipëri.

Ju e shihni që nuk po mbaj një qëndrim për atë se kush është fajtor e kush i pafajshëm. Po konstatoj një model shqetësues. Drejtësia dhe demokracia shqiptare duket se dështojnë vazhdimisht kur u duhet të përballen me interesa të pushtetit, dhe pikërisht këto momente duhet të jenë ora e tyre ndritshme.

E di që edhe shumë  shqiptarë e vëne re këtë model dhe zhgënjehen nga heshtja e ndërkombëtarëve. Por nuk janë ndërkombëtarët që  e qeverisin vendin tuaj. Janë politikanët tuaj.
Megjithatë, ndryshe nga sa duket se besojnë disa, ndërkombëtarët nuk janë të shurdhër, memecë apo të verbër. Nuk ka gjasa që Shqipëria të jetë në gjendje të avancojë shumë më tej në drejtim të Europës me këtë bagazh. Për ta çuar Shqipërinë përpara duhen duar të pastra. Ajo çka duhet pastruar është e ditur publikisht dhe rubineti e sapuni ndodhen këtu.

Pra, t’i kthehem pyetjes tuaj: po, ngërçi politik i viteve të fundit dhe disa ngjarje të  tjera qartësisht e kanë dëmtuar reputacionin e Shqipërisë  si dhe perspektivat tuaja për një rrugë të shpejtë drejt anëtarësimit në BE. Veprimet e klasës politike, paaftësia e saj për të gjetur kompromisin dhe zgjidhjet, dështimet e saj në ngritjen dhe fortifikimin e institucioneve, sikurse dhe papjekuria e politikës në përgjithësi, e kanë përjashtuar Shqipërinë nga hedhja e hapit vendimtar drejt BE-së për të fituar statusin e kandidatit, pavarësisht përparimeve të pamohueshme ekonomike.

Kjo nuk do të thotë  që të dy partitë kanë domosdoshmërisht përgjegjësi të barabartë. Megjithatë, se kush duhet fajësuar më shumë, është një çështje e diskutueshme për BE-në dhe kryeqyetetet e saj. BE dhe anëtarët e saj, realisht, nuk kanë ndonjë interes në lojën e fajit mes partive apo politikanëve. Shqetësimi ynë i vetëm është nëse Shqipëria është gati apo jo, nëse Shqipëria është në rrugën e duhur. Për ta, është Shqipëria, vetë ajo, anëtare perspektive e BE-së dhe jo kjo apo ajo parti politike, jo ky apo ai lider.

Korrupsioni dhe qeverisja defektoze, pa harruar edhe bojkotin e shkaktuar nga tensioni politik, e kanë rrëzuar dy herë rresht Shqipërinë në testin europian. Si e shihni dinamikën e përmbushjes së kërkesave që BE ka formuluar për vendin tonë? A po ecet me ritmin e duhur?

Së pari, për bojkotin: Shumë sinqerisht, nuk mendoj se ai pati pasoja të prekshme vendimtare, për perspektivën e Shqipërisë për anëtarësim në BE, apo si rrjedhojë edhe për statusin e kandidatit. Dekadat e mundësive të humbura ishin shkaku kryesor. Megjithatë ajo çka bojkoti bëri, ishte të alarmonte botën e jashtme rreth problemeve të fshehura dhe aktuale politike të Shqipërisë. Bëri që Brukseli dhe kryeqytetet e tjera të vëzhgonin më nga afër se çfarë po ndodhte në Shqipëri dhe tendencat. Në këtë kuptim, shërbeu për t’ia hapur sytë, si një këmbanë alarmi.

Kjo nuk duhet interpretuar sikur unë në njëfarë mënyre po shfajësoj bojkotin. Karakteristikë në një demokraci moderne është që fushëbeteja kryesore politike është Parlamenti. Përpjekja për të ndrequr një gabim duke bërë një tjetër, vetëm sa rëndon imazhin negativ të Shqipërisë dhe skepticizmin e përhapur, tashmë, gjerësisht rreth pjekurisë se klasës tuaj politike. Dhe kjo, fatkeqësisht, në një kohë të historisë së Shqipërisë kur bërja e gjësë së duhur ishte absolutisht vendimtare për të ardhmen e saj. As maxhoranca as opozita, nuk kanë bërë ndonjë gjë që të justifikojnë vetëmburrjen apo fajësimin e tjetrit. Besoj fuqimisht, se do të ishte më e mira për reputacionin e çdonjërës parti që ta konsideronte këtë periudhë të keqe në politikën shqiptare si uji nën urë dhe të ecë përpara.

Në fund të fundit, ajo që vlen për perspektivat e Shqiperisë në BE dhe dhënien e statusit të kandidatit është ajo se çfarë ka arritur Shqipëria. Ajo që vlen është gatishmëria e Shqipërisë, nëse Shqipëria është në rrugën e duhur.

Komisioni i BE-së, bëri një vlerësim gjithpërfshirës në vitin 2010 mbi arritjet e Shqipërisë, në përgjigje të kërkesës së saj për statusin e kandidatit të BE-së. Raporti e bëri mjaft të qartë se politikanët shqiptarë nuk i kishin shfrytëzuar dekadat e fundit po aq efektivisht sa shumë nga homologët e tyre në rajon. Qeveritë e njëpasnjëshme shqiptare dështuan në kryerjen mirë të punës së tyre. Raporti i Komisionit mbi Progresin Vjetor 2011 e konfirmoi këtë tendencë.

Asnjë nuk dëshiron të  mohojë se Shqipëria ka pësuar ndryshime të mëdha, veçanërisht gjatë dekadës së fundit, por këto arritje, vërtet impresionuese, kanë qenë së pari në sektorin ekonomik dhe, më së shumti, rezultat i zellit të popullit shqiptar dhe punës së madhe, të pabesueshme të tij. Gjatë tre viteve e gjysmë që jam këtu, jam habitur sinqerisht nga ajo që shqiptarët kanë qenë në gjendje të arrijnë. Dhe kjo është për t’u përgëzuar. Ndërsa politika, e mbërthyer te mentaliteti i të kaluarës, ka ngelur prapa, gjithnjë e më shumë.
Sektori publik, i cili është absolutisht themelor për aftësinë e Shqipërisë në

përballimin e sfidave të  anëtarësisë në BE, sikurse të qenit një kusht paraprak për zgjatjen e rritjes ekonomike, është lënë i pazhvilluar dhe është përkeqësuar në përmasa shqetësuese. BE dhe të tjerët kanë këshilluar, nxitur dhe i janë lutur klasës politike shqiptare ta ndërtojë dhe jo ta keqpërdorë sektorin publik për qëllime private apo politike, por në të shumtën e rasteve pa dobi. Pavarësisht se shqetësimet tona janë bërë publike, pasojat e zgjedhjeve të fundit treguan edhe një herë elemente të klasës politike që e përçmojnë këshillën, ligjin shqiptar, si edhe ndihmën e mbështetjen e dhënë nga ndërkombëtarët. Njerëzit u pushuan nga puna duke e zbatuar pak ose aspak ligjin, për të hapur vend për militantët politikë. Në disa raste ka ndodhur fare hapur, ditën për diell.
Si një ndërkombëtar që e përjeton këtë, pyes veten nëse ndihma dhe këshilla jonë ia vlen? Nëse klasa politike shqiptare me të vërtetë dëshiron t’i sjellë bashkëqytetarët e saj në BE? Ka gjithmonë një boshllëk të madh midis retorikës dhe veprimit, që nuk arrin të kuptohet nga ndërkombëtarët, të cilët, gjithashtu, shumë shpesh shohin investimin e tyre tek populli shqiptar të shkojë dëm, për t’i hapur vend militantëve politikë apo përfitimeve personale.
I kam ngritur këto çështje më parë, ashtu si kolegët e tjerë, të cilët mbase e kanë bërë edhe në terma më diplomatikë se unë. Ajo që duhet të kuptojë populli shqiptar, është se ndihma dhe mbështetja ndërkombëtare nuk do të zgjasë përgjithmonë. Shqipëria ka qenë në të ashtëquajturin tranzicion për më shumë se 20 vjet. Gjatë kësaj periudhe vende të tjera me të kaluar të ngjashme kanë ditur të shfrytëzojnë dorën tonë të ndihmës për të arritur anëtarësi të plotë në BE dhe të rrisin standardin e jetesës në mënyrë dramatike për të gjithë popullsinë e tyre. Jam i bindur se shqiptarët mund të kishin arritur të njëjtën gjë, nëse liderët e tyre do të kishin zgjedhur me zgjuarsi, në të mirë të vendit dhe qytetarëve të tyre.

T’i quash dy dekadat e fundit “dekadat e mundësisë së humbur” është pak e tepruar, por, më vjen keq ta them se ajo mbart një të vërtetë të madhe. Duke qenë se të gjithë vendet Europiane, në fakt të gjithë vendet donatore, janë duke u ndeshur me sfida të jashtëzakonshme ekonomike për veten e tyre, Shqipëria duhet të kuptojë që sasia e parave të mbetura dhe ndihma sfidohen gjithnjë e më tepër nga taksapaguesit e vendeve të cilat shërbejnë si bamirësit tuaj. Për arsye të kuptueshme dhe bindëse, si t’ua shpjegojnë qeveritë tona taksapaguesve të tyre se pjesë të konsiderueshme të parave të fituara me mund prej tyre, në të vërtetë vazhdojnë të shpërdorohen dhe të mosvlerësohen siç duhet?!
Trishtuese është se paratë e ndihmës po e lënë jashtë Shqipërinë. Dhe kjo tendencë ka të ngjarë të përshpejtohet, duke parë kufizimet financiare në rritje të shoqërive donatore. Me sa di unë, Danimarka, është i vetmi vend në botë që e ka rritur ndihmën e saj të jashtme gjatë periudhës së krizës, përveçse, para së gjithash, është mes tre donatorëve më të mëdhenj në shkallë botërore sipas PKB-së (Produktit Kombëtar Bruto). Shumica e donatorëve të tjerë e kanë shkurtuar buxhetin e tyre të ndihmës, disa madje shumë ashpër.
Kam frikë, se Shqipëria, sipas mendimit të shumë prej atyre jashtë saj, e pati shansin e vet. Sasi të konsiderueshme të ndihmës dhe burimeve të huaja u derdhën në Shqipëri që në fillim të viteve ’90.

Shumë u harxhua jo me zgjuarsi dhe tani burimi po shterron. Por fatmirësisht Shqipëria ka një shans të dytë. Nëse Shqipëria bën atë që duhet për të marrë statusin e kandidatit në BE, do të ndryshonte në mënyrë të dukshme dhe rindizte marrëdhënien e saj me BE-në edhe në terma ekonomik.

Kam vënë re që  disa argumentojnë se Shqipëria nuk humbi ndonjë para duke mos marrë statusin e kandidatit në vitin 2011. Kjo mund të jetë e vërtetë, nga perspektiva e një buxheti statik. Por çështja është se Shqipëria humbi mbi fitimin. Atyre që në të vërtetë do të përfitonin nga marrja e statusit, shqiptarëve, iu mohua një mundësi e jashtëzakonshme për të përfituar nga përfundimi i procesit të integrimit Europian. Sepse nga fluksi i shtuar i parave dhe investimeve që pasojnë statusin e kandidati, ata do të përfitonin drejpërsëdrejti në një shkallë të gjerë.  Kjo është vetëm një nga arsyet e shumta se përse statusi i kandidatit është një hap kaq i rëndësishëm përpara.

Kjo mundësi e humbur ishte në vetvete një tërheqje serioze për momentin në  perspektivën e Shqipërisë në BE, por edhe një fatkeqësi, në dritën e përparimeve të vendeve e tjera Ballkanike. Duke mos arritur ende që mezi të përmbushë kriterin e Kopenhagenit pas 20 viteve, ndërsa të tjerët kanë përfunduar pak a shumë detyrat e tyre, Shqipëria mund të humbasë trenin për në Europë, duke rrezikuar një kthim në pozitën e njeriut të çuditshëm të Ballkanit. Populli shqiptar nuk e meriton këtë fat. E vetmja mënyrë për ta shmangur atë është që, me shpejtësi dhe me vullnet, të fokusoni të tërë – dhe e përsëris, të tërë – energjinë tuaj për të kapur trenin e Brukselit përpara se ai të ikë. Kushedi se kur apo nëse do të ketë ndonjë tjetër në këto kohëra. Anëtarësimi në BE nuk është një e drejtë, është një mundësi, dhe kam frikë se Shqipëria po e lë atë mundësi t’i rrëshqasë nga duart.

Sigurisht, zhbllokimi i ngërçit politik më ka inkurajuar mua, kolegët e mi, sikurse edhe kryeqytetet tona. Por, për të qenë shumë i qartë, fakti që politikanët tani po flasin me njëri-tjetrin, vetëm e kthen politikën shqiptare, në njëfarë normaliteti, e kjo nuk është një biletë për në BE apo për statusin e kandidatit, janë rezultatet ato të cilat duhet të shohim. Të miratosh një ligj mbi trafikun dhe të zgjedhësh Avokatin e Popullit, megjithëse kanë rëndësi, dhe sigurisht që janë hapa pozitiv, por janë ende larg hapave që bëhet thirrje se duhen hedhur.

Më pëlqen të jem optimist, sepse çdo udhëtim fillon më një hap të parë, i cili sado i vogël, shpesh është më i vështiri.

Komisioni i BE-së rreshtoi për Shqipërinë 12 çështje që duhen ndjekur, me qëllim që ajo të merret në konsideratë për statusin e kandidatit në vlerësimin e tij gjithëpërfshirës në vitin 2010. Trau nuk është i vendosur jashtëzakonisht lart. Nuk është një detyrë e paarritshme që të përfundosh një punë, madje brenda një kohe të shkurtër. Do të dëshiroja të shihja hapa vendimtarë të marrë gjatë Presidencës Daneze, me qëllim që Shqipëria ta kurorëzonte 100 vjetorin e saj duke u bërë një anëtar kandidat i BE-së. E shumta që kërkohet është zbatimi i angazhimeve dhe ligjeve të mëparshme, pra një ndryshim i qasjes dhe sjelljes. Objektivisht, ka mjaft vend për optimizëm.

Por përsëri, trajtimi i zgjedhjeve të ardhshme presidenciale, sipas mendimit tim, do të jetë testi i ardhshëm më i rëndësishëm, që do të tregojë nëse politikanët shqiptarë duan ta çojnë Shqipërinë përpara apo prapa. Pa themelimin e institucioneve të forta e të pavarura, si Presidenca, nuk kanë ku të mbështeten ligjet e mira dhe njerëzit e ndershëm, duke i lënë ata të ekspozuar ndaj cilitdo pushteti. Problemi kryesor i Shqipërisë nuk janë ligjet e këqia. Problemi është se ligjet janë injoruar dhe zbatuar në mënyrë selektive; se një telefonatë mund të jetë më urdhëruese sesa fleta e ligjit; se një emër, një lidhje partiake apo një kuletë vendos rezultatin, dhe jo meritat e shtetit të së drejtës.

Nëse institucionet funksionojnë si duhet në një shoqëri demokratike, kjo nuk duhet të ndodhte. Ja pra, pse rritja e institucioneve të shoqërisë është mbase detyra më e rëndësishme prej të gjithave, që Shqipëria të vazhdojë në rrugën e demokracisë. Ja pra përse zgjedhja e Presidentit është një test lakmusi.

 

Në intervistën tuaj të fundit jeni shprehur edhe për aspekte urbane të jetës në Tiranë, siç ishte dhe Piramida. Asokohe ju u shprehët kundër shembjes së saj, sot ajo vazhdon të jetë aty ku ishte? Si ndjeheni për këtë?

Padyshim që jam i kënaqur, por mendoj se shqiptarët janë ata që duhet të gëzohen që pika e referimit e Tiranës qëndron ende në këmbë. Në intervistën time në verë, tek Mapo, paraqita disa argumenta se përse do të ishte një gabim i rëndë dhe ndoshta i kushtueshëm po të shkatërrohej piramida, por më lejoni të shtjelloj më shumë një pikë, pikërisht për faktin se Piramida duhet prishur meqë është simbol i të kaluarës.

Ky ilustron një element thellësisht shqetësues të politikës shqiptare: se ju duhet të shkatërroni për të fituar apo ecur përpara. Është  ai lloj të menduari, rrënues, që i kushtoi Shqipërisë statusin e kandidatit. Fatkeqësisht, Shqipëria ka dëmtuar apo shkatërruar shumë nga ato që e bënin vendin të vlefshëm për t’u vizituar dhe shumë gjëra mbi të cilat vendi duhet të kishte ndërtuar të ardhmen e tij ekonomike. Dyshoj që Shqipëria mundet të përballojë gabime të tjera. Ju duhet të filloni të ndërtoni mbi të shkuarën, nëse dëshironi të hidhni hapin drejt së ardhmes. Nëse fantazma e Hoxhës duhet zhdukur, dhe unë mendoj se duhet zhdukur, ndoshta do ishte më mirë të fokusoheni te arkivat e SHISH-it dhe Komitetit Qëndror, atje ku shpirti i vërtetë i Hoxhës qëndron i groposur deri më sot.

Në tërësi mendoj se ka arsye bindëse të bollshme se përse parlamenti duhet ta rikonsiderojë  vendimin e tij, dhe të fillojë të përqëndrohet mbi atë që vendi dhe populli i tij ka nevojë me të vërtetë.

Nga ana tjetër, administrata e re e Bashkisë së Tiranës ka nxitur një konflikt tjetër mbi sheshin e ri në qendër të kryeqytetit. Meqë ra fjala, si ju duket ai?

Tirana ka qenë jashtëzakonisht me fat që disa studio të vlerësuara ndërkombëtarisht i kanë kushtuar kohën dhe përpjekjet e tyre për të marrë pjesë në konkurset e projekteve për të ndërtuar përreth sheshit. Kjo përfshin dy studio arkitekture daneze të famshme në botë, të cilat i fituan konkurset përkatëse. Nëse do të realizohen, këto projekte do ta vendosnin Tiranën të patundur në hartën e arkitekturës botërore. Njerëz nga anembanë botës do të udhëtonin në Tiranë me qëllimin e vetëm për të admiruar ato ndërtesa. Projekti i fundit i Xhamisë dhe Qendrës Kulturore, i hartuar nga një nga emrat më të shquar në arkitekturën ndërkombëtare Bjarke Ingels, BIG, në veçanti, do të ndërgjegjësonte shumë për Tiranën si një destinacion udhëtimi, sikurse do të ishte një gëzim për shqiptarët, për ta soditur e shfrytëzuar.
Tirana gjithashtu ishte me fat që pati arkitektë të njohur ndërkombëtarë të skiconin vetë sheshin. Nuk kam mendim për projektin si të tillë, meqë nuk e kam studiuar atë. Por ajo që do të komentoja është procesi, i cili, shumë sinqerisht, është i padëgjuar, të paktën në ato lloj shoqërish me të cilat Shqipëria aspiron të krahasohet.

Të ndryshosh një  projekt në mënyrë të njëanëshme, në minutën e fundit, kam frikë se do t’i bëjë studiot e nivelit botëror dhe të tjerat të shmangin angazhimet në projekte shqiptare. T’i ndryshosh buzëqeshjen Mona Lizës, sepse preferon një ngërdheshje, do të siguroje që Leonardo da Vinçi dhe figura të tjera të këtij kalibri të mendoheshin më shumë se dy herë përpara se t’ju dhuronin talentin e tyre.
Duke e thënë këtë, e di që do të shihem, nga disa, sikur hyj në përleshjen politike për pushtetin në Tiranë. Nëse e bëni këtë, domethënë që nuk më keni kuptuar. Si kryeqytet i vendit, Tirana është vitrina kryesore e Shqipërisë. Nëse dëshira e shprehur e Shqipërisë për t’u bërë një vend turistik dhe një vatër e investitorëve të huaj, të jetë më tepër se një ëndërr në diell, Tirana ka nevojë për një ndihmë të madhe, sikurse e di çdo shqiptar që ka patur shansin të vizitojë kryeqytetet në Europë dhe jashtë saj.

Ju keni nevojë të tërhiqni, jo të dëboni. Kjo është arsyeja pse çfarë ndodhi në sheshin Skënderbej është trishtuese. Kjo është një nga arsyet se përse shkatërrimi i pikës së referimit të Tiranës, Piramidës, do të ishte gjithashtu një gabim i madh. Kjo është arsyeja që, reduktimi i zonave të këmbësorëve dhe korsive të autobuzëve në favor të më shumë makinave dhe madje të një ndotjeje më të madhe – kjo e fundit tashmë është në nivele aq të rrezikshme për shëndetin publik, saqë makinat private mbase do të ndaloheshin në shumicën e qyteteve të tjera Europiane – varros ëndrrat e qytetit për të tërhequr turistë dhe investime të huaja.

Përsëri, nuk po e them këtë  për të nxitur interesa të veçantë politik. E them, sepse dëshiroj vërtetë që Shqipëria t’ia dalë mbanë  dhe Tirana, duke qenë vitrina dhe kryeqyteti, luan një rol vendimtar në suksesin e të gjithë vendit. Por, kam frikë se ajo çka ndodh këtu, sikurse në shumë destinacione të tjera perspektive për turizmin dhe investimet, po i zhduk me shpejtësi shanset që këto dëshira të bëhen realitet.

Sidoqoftë, ka pak dritë  shprese në gjithë Shqipërinë. Bashkia e Korçës, për shembull, duket se po vepron si duhet për t’u bërë tërheqëse për turistët dhe investitorët, sikurse për njerëzit që jetojnë atje. Bashkitë e tjera do të bënin mirë të mësonin nga shembulli i Korçës. Por ka edhe disa bashki më të vogla që po veprojnë shumë mirë, si ajo e Ulëzës.

Si e prisni vitin 2012 për Europën? Po për Shqipërinë cila është prognoza juaj?

Nga e gjitha sa thuhet, 2012-ta, do të jetë një vit vendimtar për Europën. Europa po përballet me dy kriza së bashku, me atë financiare dhe atë të ekzistencës. Nëse Europa do të dalë më e fortë apo më e dobët është ende herët për t’u thënë. Ne si Presidencë, do bëjmë më të mirën për të siguruar të parën.

Shqipëria nuk është më një ishull i izoluar brenda Europës. Çfarëdo që ndodh në BE do të ndikojë thellësisht Shqipërinë, Kosovën, në të vërtetë, të gjithë shqiptarët në rajon. Efektet tashmë janë ndier. Kështu, jetesa dhe e ardhmja juaj, në pjesën më të madhe të tyre, varen nga se si Europa do ta kalojë këtë krizë të dyfishtë. Për mua ka qenë e çuditshme se sa, relativisht pak, fokusohet media shqiptare tek pasojat e ndryshimeve të trazuara që ndodhin në vendet fqinjë apo diku tjetër në Europë.
Që Shqipëria të bëjë zgjedhjet e duhura, është e rëndësishme të kuptojë se çfarë shkalle lirie i jep jeta. Dhe shkalla e lirisë për Shqipërinë po zvogëlohet me shpejtësi.  Shqipëria ka shumë pak kohë të mbledhë mendjen, nëse e do një të ardhme europiane, apo, për të qenë shumë i drejtpërdrejtë, nëse do që të kthehet në një lloj forme izolimi si më parë. Populli shqiptar duhet të jetë jashtëzakonisht i papërmbajtur në favor të së parës. Nëse edhe pushtetet e duan këtë, mbetet për t’u parë. Megjithatë, ajo që unë nuk e shoh si mundësi, është një Shqipëri që shijon frutet e Europës pa i plotësuar kërkesat e saj. Kjo nuk është më e pranueshme për taksapaguesit e Europës.

Sikurse e kam prekur në  intervista të tjera, politikës shqiptare i mungon vlerësimi për interesin e përbashkët, kaq i domosdoshëm për Shqipërinë që të ketë sukses si komb. Politika ështe e fokusuar mbi interesa individuale dhe vetjake. Mendoni pak! Sa shpesh e dëgjoni një politikan shqiptar të flasë rreth interesit kombëtar, dhe për të mirën e vendit?! Politika shqiptare është rreth PD-së, PS-së, LSI-së dhe shumë shkurtimeve të tjera, që përbëjnë panoramën e politikës shqiptare, si dhe më shpesh rreth atyre që personifikojnë këto shkurtime. Rallë dëgjoni politikanë shqiptarë të shprehin me zë mendimet dhe vizionet e tyre për Shqipërinë si një komb dhe çfarë mund të përfitojnë të gjithë shqiptarët apo brezat e ardhshëm.

Kjo nuk është një  sëmundje e trashëguar e politikës shqiptare. Kosova, e cila ndesh sfida edhe më të mëdha se vetë Shqipëria, shfaq më pak nga këto tipare. Pavarësisht diferencave dhe interesave vetjake të tyre, politikanët kosovarë, duket të kenë një kuptim shumë më të thellë për atë se çfarë është e rëndësishme për mbijetesën dhe të ardhmen e shtetit të tyre. Në këtë kuptim, mund të thuhet se perspektivat Kosovës për anëtarësim në BE janë në fakt më të mira se të Shqipërisë. Qëndrimi, të paktën, është më konstruktiv, më i pjekur, ndonëse Kosova është e pavarur prej vetëm pak vitesh.
Megjithatë, mbase po dëshmojmë nisjen e ndryshimit për mirë. Në dy vitet e fundit kam vënë re një rritje të shpejtë të ndërgjegjësimit të kulturës dhe identitetit shqiptar. Disa e shohin këtë si një shenjë shqetësuese. Unë jo. Nacionalizmi nuk është natyrshmërisht i keq, është një element i domosdoshëm për ndërtimin e kombit, dhe ndoshta ajo çfarë duhet për ta bërë politikën shqiptare të fillojë të fokusohet në të mirën e vendit, kombit dhe popullit, sesa në mirëqenien e pushteteve që ekzistojnë.

Një vetëdije kombëtare shqiptare më e madhe në rajon, mund të jetë  një forcë shtytëse për ndryshim pozitiv në rajon. Historiku i Shqipërisë është i lavdërueshëm dhe i pashoq. Shqiptarët vazhdimisht kanë nxitur paqen rajonale dhe të kuptuarin e të kaluarës. Dhe vazhdojnë ta bëjnë këtë. Nuk shoh arsye se përse mentaliteti shqiptar duhet të ndryshojë me rritjen e ndërgjegjësimit për të kuptuar se shqiptarët janë një popull dhe një komb. E thënë kjo, mendoj se gjithashtu është e qartë për cilindo, me më të voglën njohje të dinamikës së rajonit, se një komb shqiptar mund të realizohet vetëm nën çadrën e Bashkimit Europian.

Nëse rezultati i gjithë  kësaj do të jetë pozitiv apo negativ, nuk mund ta them. Me të gjitha gjasat, 2012-ta do të jetë një  vit vendimtar për Shqipërinë. Pavarësisht gjithçkaje, është në dorë të Shqipërisë të bëjë zgjedhjet e veta të duhura, sipas rrethanave, por edhe të qenit inaktiv, në vetevete, është një zgjedhje. Koha po ecën, madje shpejt.

Ekziston një  fokus ekskluziv e i dukshëm i debatit publik mbi çështjet që shqetësojnë kryesisht zhvillimet në Tiranë, pavarësisht faktit se Shqipëria ekziston edhe ne zonat e neglizhuara të vendit. Mendoni se ekziston ndonjë shkëputje nga realiteti i shtresës së mesme, në diskutimin e sotëm?

Besoj se indirekt i jam përgjigjur pyetjes tuaj duke treguar pasojat e zgjedhjeve të bëra nga politikanët shqiptarë gjatë dekadës së fundit. Ata që paguan çmimin më të lart për mundësitë e shkuara dëm, janë ata që janë më shumë në nevojë. Shumica jetojnë jashtë Tiranës.

Por mendoj se keni të  drejtë që e vini re se ndarja mes jetesës së kryeqytetit dhe periferisë, është ndoshta më e madhe në Shqipëri sesa në shumicën e vendeve të tjera.

Tashmë kjo nuk të  çudit. Unë nuk di ndonjë politikan që aktualisht jeton mes komunitetit i cili e ka zgjedhur, përveçse nëse është zgjedhur në kryeqytet. Nuk do përjashtoja që disa e bëjnë, por me siguri që kjo nuk është normë. Gjë e cila, në vetvete nxit shkëputjen. E njëjta gjë vlen për analistët dhe median, meqë ra fjala.
Problemi mund të jetë më i thellë, sesa vetëm një çështje e klasës politike dhe medias që shkëputen për shkaqe interesash dhe gjeografike. Kam frikë se mund të jetë një tregues i diçkaje më shqetësuese dhe fondamentale, pikërisht mungesës së besimit të elitës te populli shqiptar dhe Shqipëria.

Edhe pse shpresoj që  jo, duket që politikanët shqiptarë dhe të tjerë njerëz me rëndësi, vazhdimisht preferojnë spitalet e huaja, shkollat e huaja, etj, për veten dhe familjet e tyre. Kjo mund të mos jetë shumë e habitshme, duke parë kushtet në sektorin publik shqiptar, edhe pse ju tashmë keni disa institucione shumë të mira, kryesisht private në Tiranë.

Por prapambetja e sektorit publik shëndetësor dhe arsimor, është pikërisht ajo që  të bën të reflektosh, se pse është bërë relativisht pak për të investuar dhe përmirësuar këto shërbime kaq jetësore për të tashmen dhe të ardhmen e Shqipërisë dhe popullit të saj. Madje, do të mjaftonin shuma modeste për t’i ndrequr ato. Reflektimet kthehen në zhgënjime, kur parlamenti zgjedh, të paktën në parim, të alokojë shuma të jashtëzakonshme parash publike për të ndërtuar një parlament të ri, dhe ta bëjë atë fill pas rinovimit të ambjenteve të tanishme me një kosto të lartë. Ky është një shembull mes tërë atyre zgjedhjeve që tregojnë drejtimin e gabuar.
Si donator, them se zgjedhje të tilla, qartësisht ngrenë shqetësime të rënda, nëse përpjekjet tona ia vlejnë me të vërtetë. Nëse liderët tuaj nuk kanë besim të investojnë në të ardhmen e vendit dhe popullit të tyre, pse duhet të kenë ndërkombëtarët?!
Ajo që është më e çuditshme është fakti se përse elektorati shqiptar vazhdon të zgjedhë përfaqësues të cilët nuk e kanë Shqipërinë dhe shqiptarët në qendër të vëmendjes së tyre?!

Mendoj se pjesërisht duhet fajësuar media. Shumica jashtë Tiranës kanë Televizionin Publik (TVSH-në) si burimin e tyre kryesor të informacionit. Përveçse i financuar nga taksapaguesit, ai nuk e përmbush emrin e tij. Ky është një problem i madh në demokraci, i cili nuk e ka vëmendjen e duhur nga ndërkombëtarët. Kujtoj që vetëm Ambasadori amerikan e ka ngritur këtë çështje. Mbase kjo nuk është vënë re nga fakti se edhe vetë ne jemi të vendosur në Tiranë.

Në të njëjtën mënyrë, mbase ndërkombëtarët nuk kanë qenë shumë  të suksesshëm në shpjegimin se çfarë është  BE-ja në të vërtetë. Po të kthehemi pas, mendoj se nuk kemi bërë një punë të mirë në  vizualizimin se çfarë do të sillte konkretisht, për qytetarët shqiptarë dhe brezat që vijnë, zgjedhja e rrugës së BE-së. Ajo është shumë më tepër se liberalizimi i vizave. Ky është një vaakum që Ambasadori i BE-së tani po përpiqet shumë ta korrigjojë me ndihmën e kolegëve të tjerë të BE-së.

Të moskuptuarit se ç’është BE-ja, është edhe rezultat i një kulture politike e cila redukton çështjet e rendësishme sociale, përfshirë BE-në, në luftëra të brendshme personale, përbaltje apo propagandë të pastër. BE është e komplikuar. Është të marrësh e të japësh, por, për Shqipërinë, të marrësh, është gjithnjë më tepër sesa të japësh, sigurisht nga pikëpamja e shqiptarëve të ndershëm e të palodhur. Fatmirësisht, ata janë shumica e shëndetshme. Por, sikurse çdokush e di, edhe fare pak mollë të krimbura në kosh, e prishin të tërin.

Nëse do të  ftoheshit të formulonit një urim për shqiptarët, cili do të ishte ai?

Kapeni mundësinë, ndërsa e keni këtu. Përmbushni potencialin e madh të Shqipërisë. Kurorëzoni 100 vjetorin tuaj me marrjen e statusit të kandidatit në BE. Mos pranoni asgjë më pak nga liderët!  Revista JAVA

 

 

33 komente në “INTERVISTA E PLOTE/ Ambasadori danez: Shkalla e lirisë për Shqipërinë po zvogëlohet me shpejtësi”

  1. fule says:

    lol dakort… po me sa po shihet keto dite duke mos paguar akoma rrogat kete muaj nuk i kane mire punet

    Shpellaret sot po marrin borxh per te paguar rrogat, nderkohe kriza si ajo e Greqise quhet pikerisht krize e borxheve. Cfare mrekullie ekonomike mund te presesh nga Ministri dhe Kryeministri i piramidave te 90s

  2. Vlora says:

    jemi popull idjot prandaj votojme ke na vene para………..

    1. Zgjohuni says:

      Populli voton apo nuk voton,perfundimin e zgjedhjeve e vendosin bandat e krim-korrupsionit blu-roze,ashtu sic dhe kane vendosur gjithmone duke ricikluar e ruajtur ne vite vetem boten e krim-korrupsionit ne te tre pushtetet.Boll me,me lojra fjalesh te paguara nendore.Pa u denuar krimet makabre te diktatures komuniste dhe persekutoret ne to,askush te mos mendoje e shpresoje,qe ne shqiperi do te kete zgjedhje te lira e te drejta,por vetem zgjedhje ne mes xhaketave te kthyera te diktatures dhe bijve e mostrave te tyre,qe per interesa personale e familjare,kane dekada qe Kushtetuten Shqiptare e kane kthyer ne nje leter higjenike,duke grabitur pronat pronareve,pasurine shteterore e falur teritore.Ambasadori i Danimarkes me shume te drejte ka thene:Shqiptareve i duhet nje president i pa perlyer me te shkuaren dhe te sotmen,e kjo eshte mese e vertete,nese Ne duhet te kontribuojme per nje pamvaresi pushtetesh,duhet nga sot te fillojme protestat paqesore per t’i diktuar politikes gangstere nje president te zgjedhur nga populli,e me nje KQZ te emeruar nga shoqeria civile dhe kandidatet qe do garojne,dhe e gjtha kjo nen vezhgimin e nderkombetareve.Shqiperia per te shpetuar e flakur tej boten e krim-korrupsionit blu-roze,te ricikluar ne te tre pushtetet,i duhet vetem nje president i zgjedhur direk nga populli,e jo nga politika gangstere e Tiranes zyrtare.Populli duhet ta kuptoje se nuk ka c’te prese me nga keto palo politikane gangstere qe nuk kane te ngopur me para e pushtet dhe ne format e menyrat me kriminale,korruptive e bastarde,duke vazhduar e lene viktima nga pas.Prof.Sami Repishti me shume te drejte ka thene:
      “nje krim i pa ndeshkuar eshte nje krim qe vazhdon”dhe kete e ka vertetuar koha qe shokje dhe kjo qe po jetojme.Te gjithe nga sot te fillojem protestat tona paqesore ne brojtje te dinjiteti e moralit tone te neperkembur nga politikat e dites dhe te kerkojme nje President nga POPULLI.ZOTI eshte me NE.Besoni e binduni,kete e ka thene me qarte dhe bindeshem Ambasadori i Nderuar Danez.Politikanet arrestohen dhe vdesin, kurse popujt rrojne dhe do te rrojne ne jete te jeteve si krijesa te Zotit ne kete bote te paperkryer.

  3. Argita_B says:

    Danezet kane nje nga sistemet me mirqenjen me te mire ne bote e kjo jo vetem per sa i perket te ardhurave per fryme te popullsise.
    Keshtu qe nese ai sistem i afrohet me shume komunizmit se sa kapitalizmit ndofta eshte me efikas se pseudokapitalizmi qe kerkon ti shese maloku jan popullit.

  4. Stef Staku says:

    ANALIZE : Po vjen 21.janari dhe rreziku se Berisha do largohet me dhune i ka vune levizje te gjithe … Kane fillu me dale te gjithe neper intervista …. Topi do me ba parti … Kreshniku do me ba parti … Gjykata ben sikur denon Meten …
    Populli Shqiptare duhet ta rrezoje me dhune Berishen per dy arsye te thjeshta :
    1.- Kjo eshte e vetmja rruge me heke Berishen.
    2.- Kushdo qe do vije pas Berishes duhet ta kete te qarte se do perfondoje si Berisha e si Gedafi nese kerkon te vendose diktature ne Shqiperi.

  5. tironci Lugano says:

    Ambasador keni te drejte me keto qe thoni ndonese sjeni i pari ju qe thoni kete gje.Eshte theen e sterthene kjo gje.Por me thuaj dicka ke te votoje Populli kur vetem keto lloj plerash dalin kandidate?.E te dy krahet nuk lejojne asnje qe tju dali jashte kontrollit me spastrimet eleminimet etj.Laj thaj keto kandidate kemi se keto kujdesin ti “djegin” qe ne embrion ndonje figure te re qe premton.

  6. Edi Detroit says:

    Ha ha,Ramy sinqerisht ke filluar te me pelqesh.Lol.

  7. SHKODER LOCJA says:

    Shyqyr qe doli nje dipllomat te thote te verteten ,pse votoni ate qenuk mendon fare per ju ,vetem per veten e vet .Por ai duhet te thote edhe kete tjetren,perse nuk beni me shume per te mos jua vjedhi votat ,berisha.Se ne te vertete ai nuk eshte votuar nga populli,sikurse dhe z basha qe mori bashkine me hajni dhe force.Ju si dipllomat jeni i rrespektuar nga shumica dermuse e popullit shqiptar,nuk eshte hera e pare qe ngritni zerin per gjerat e padrejta qe ndollin ne vendin tone.Por ju duhet te bindni edhe z Arvizu qe i del ne mbrojtje sales,madje ne kohen qe vrau 4 persona ai e quajti burre-shteti,prandaj z arvizu eshte nje dipllomat i padeshiruar nga shumica dermuse e popullit shqiptar.Ju falenderoj shume per intervisten e dhene ,me shprese qe edhe dipllomatet e tjere te ngrijne zerin kur shohin padrejtesite qe ndollin ne vendin tone

  8. demokrati says:

    politika eshte tek bankat.dritan prifti tha.ekonomia o budalla.me thoni kush do ti paguaj borxhet qe mer saliu.kur te iki do te thote per ju i mora. bashk i engrem

  9. raimondi says:

    Po ke te votojne shqiptaret ??? ………..Ke …..?????? Opoziten ? hahahahahahahahahahah—–

    ——Po opozita shqiptare eshte e mbushur plot e perplot me politkane te deklaruar antishqiptare dhe me mungese te theksuar luajaliteti ndaj interesave te kombit shqiptar,

    Ja psh .ne PS jane te gjithe ata qe ishin ne qeverine e Nanos —Po a ka pasur ndonjehere Shqiperia ndonje qeveri me ANTISHQIPTARE se qeveria e NANOS ?

    –Qeveria Nano jo vetem qe ishte e koruptuar ne maksimum–(Ata vidhnin si hajdute te neveriteshem),por ata ishin Antishqiptare ne kulm duke filluar nga Nano, Malaj, Angjeli ,Blushi etj qe jane me plot gojen Armiq ,per shkak te aktivitetit te tyre politik Diversionist kunder interesave shqiptare , .—Ata hariten dhe shiten AMC- celulare shqiptare per 93 milione dollare tek greku ,biles gjysmen ja shiten shtetit grek–(Skandal!!!) ,kur Maqedonia qe ka nje siperfaqe pakez me te vogelse ne , e shiti 1/3 e telefonise se saj celulare per 600 Milion dollare—-

    ———-Pra shiko se cfare Demtimi skandaloz Gjigant i kane bere Ekonimise Shqiptare ekipi i PS-se NANO, MALAJ ,ANGJELI, BLUSHI e Co.— dhe kete e kane bere me qellim,jo aksidentalisht -Dhe pastaj ky Ekip polikanesh neneshkroi nje kontrate qe vetemkompanite greke te punoninne Shqiperi per 10vjet ,pa lejuar asnje lloj konkurence ne kete fushe —

    -Kjo ishte nje Poshtersi mesjetare kunder popullit shqiptar e ketyre mendjeve djallezore Antishqiptare qe drejtonin me Qeverine Nano

    –Mirpo keta _politkane –Gjarperinj , ku jane tani ?–Perjashto Nanon ,keta jane prape ne kryesi te PS-se…..dhe presin te vijne ne pushtet …..

    —Po a eshte normale te drejtohesh perseri nga nje ekip ANDARTESH te ketij lloji ?– Keta edhe policine e mbushen me kriminelet me te rrezikshem

    te Shqiperise

    –Keta ishin politkanet DEMONE te se keqes –Gjithe kriminelet e Shqiperise ishin bere shefa Komisariatesh dhe kryepolice –Keta politkane poe shkateronin shtetin shqiptar ne cdo qelize tetij ,me qellimin e vetem per te diskretituar kombin shqiptar

    —Mirpo ja erdhi Rama –Ky genjen ne menyren me te rendomte qe mundet kur justifikon marjen e Angjelit ne krye te PS-se ,se gjasme Angjeli do hartoje strategjine efitores ..looooooooooooooooooooooooooool—Angjeli nje kokeqyp qe dinte vetem te vidhte ekonomine shqiptare ,dhe qe mundohej ta shkateronte ate — na behet prape i pari i vendit ne PS——–Pse ?

    Se Edi eshte i mberthyer per gryke nga politka greke ———-Saqe ai harriti vajti edhe ne Selanik se gjasme do takonte emigrantet,vetem ee vetem qe te qetesonte politken greke per vizitat e tij ne Kosove dhe Maqedoni….-

    ———–Keto justifkime bajate qe i ben Edi levizjeve te tija politke pro politkes greke , tregojne nje mungese respekti per intelektin e elektoratit te tij dhe nga ana tjeter tregbojne neneshtrimin e tij toal para interesave greke

    -Pra ,kur kemi nje Opozite te tille –SKANALOZE ,qe edhe ne opozite nuk thote asnje fjale kunder favoreve te tejskajshme qe Sala ju ben grekeve ne Shqiperi –atehere njerezit mendojne ,me mire te rije Saliu ne krye se te vijne keta skllever te bindur te Greqise –

    –Ketyre te opozites ju doli boja fare ne kete aspekt –Se sa here Sala i benleshime politkes greke ,eshte opozita qe diskretitohet ,joSala

    Saliu e justifkon me qneien ne pushtet, ndersa opozita qe nuk flet aspak kunder ketyre rasteve flagrante ,tregon se eshte TOTALISHT EMBERTHYER NGA KTHETRAT E POLITKES GREKE——–Saqe eshte gati me mire te qendroje gjithe jeten ne opzite dhe te mos flasi asnje fjale kunder Leshimve qei behen Greqise nga Sala

    –Le pastaj qe kane edhe nje nivel shume te ulet ne te berit e politkes ne opozite =–Keta nuk kane as konceptet me elemntare te luftes politkene opozite-

    -Keta nuk dijne te hartojne nje shkerese sipas ligjeve ne fuqi ,
    –Nuk harrijune dot te kuptojne cfare eshte ceshtje kryesore ne ne politken e vendit per te bere per vete shumicen e elektorati tshqiptar
    dhe i genjen Sala i kerdis hahahahaahahahaha

    –Gjithmone Sala eshte dy hapa para tyre ne politke dhe ne kapjne e konceptit kryesor ne berjen e politkes …..

    –Keshtu qe shqiptaret nuk kane faj qe ja japin voten Sales, se sikur te gjithe
    politkanet e PD-se ,ti mbledhesh bashke nuk behen aq te felliqur
    sac jane Angjeli, Blushi Malaj, etj

    1. dymi says:

      Ore mondi-raja, po ata qe ti permend ketu,Nano,Malaj,Blushi etj se bashku me Meten jane tani miq te Sal-iut tend e ndajne fitimet e felliqura financiare e te influences.

    2. Miri says:

      Erdhi gjeniu te na mesoj. E ka fajin greku pse nuk dime ne c’far eshte byreku.
      Agjentet e armikut te jashtem e kane fajin , jo maskarenjte qe shesin detin, qe vjedhin fukarenjte, qe vrasin protestuesit, qe kane biznese me Prudentinon, qe shesin diploma te rreme,qe hedhin ne ere nje fshat te tere, qe permbysin shkodren . Qe drejtesia e qiellit nos i falte, kjo e tokes ka shku per lesh.

      1. raimondi says:

        Ikni ore trapat e PS-se se late nam–

        Ju jeni nje Elektorat bajat qe mbani ne krye te Partise suaj politkane Absolutisht antishqiptare-

        -Pa personalitet nepolitken e jashtemve dhe me mungese koncepti total per krahun politk ne te cile nndodhen

        –Keta ne politken ekonomike jane nje shtojce qesharake e mendimit te djathte ekonomik-

        ——–Keta s’kane azgje te perbashket me te majten ne ekonomi

        –Kryetari juaj pershendeste ne greqisht Papandreun duke treguar nje servil;izem te peshtire
        te koheve te Lashtesise—kur skllaveria ishte dicka normale

        I merni ore ata spiunet e grekut qe keni ne Parti dhe ju thoni te krijojne
        Partine Socialiste te Grekevete Shqiperiswe

        —Por jo te bejne politken e grekut dhe kerkojne votat e socialisteve shqiptare

        1. Miri says:

          Na i trego raimondi, cili eshte mendimi dhe koncepti ekonomik i Saliut e Bodes.
          Ok , i leme piramidat, te shkuara te paharruara. I sistemi cili eshte. Ku bazohet ekonomia
          Shqiptare,cili eshte modeli, i ciles se djathte ne bote. Kush eshte modelli i arsimit, i shendetesise publike.
          Edhe, kur te shkon shtepia per lesh nuk eshte faji i komshiut, l’erede grekun e gjermanin, ti je i djathte, ca jane keto logjika komuniste.Lol
          Pare se te voto ne njerezve duhet me i bo testin e inteligjeces.

        2. dymi says:

          Kush me shpiegon se c’eshte ky raja-mondi i fal Shqiperine 1 euro. A mund te behet njeriu me trap se ky? Me siguri po ti behet analiza e ADN del fare shkoqur se eshte ndertuar me qeliza gomari.

    3. Arsen says:

      Shume e drejte.

    4. maloku me kal says:

      Ke te drejte daku!
      Duhet te votojme Saliun dhe horrat e tij!
      Duhet te votojme keta kriminela qe shiten gjithe rivjeren me 1 euro metri katror (vlore, orikum, llogara, jal dhermi, himar e sarande) , qe shkaktuan gerdecin, qe vrasin demostruesit, qe me korrupsionin e tyre po vrasin dita dites minatoret qe punojn per buken e gojes, ata qe shkelin kushtetun sic ua do qejfi.
      Ne qofte se ka ndo nje antishqiptar athere mjafton ti ktheni syt drejt “lartmadheris se tij” Sali B.
      Ishte qeveria e tij qe ja shiti detin e sarandes grekut
      ishte po kjo qeveri qe shiti ia shiti zvernecin italianit
      ishte po kjo qeveri qe njohu pakicen kombetare serbe ne shkoder edhe pse shkodranet betohen qe ne qytetin e tyre nuk ka asnje serb.
      Ishte po ky Sali qe i shiste nafte serbit per te vrare kosovaret.
      Ishte po ky Sali qe ne 97 i vuri flaken shqiperise.
      Ishte po ky Sali qe ne 98 me tanke e autoblinda beri grusht shteti.
      etj etj etj.

  10. Hodo Kabello says:

    I nderuari Ambasador Danes
    Duke marre shkas nga intervista Juaj Shpreh kenaqesinper analizen qe i beniecurise se vendit tone dhe deshirojme t’Ju veme ne dijeni:
    Duke marre shkase nga planifikimi strategjik, dhe I qendrushem qe po behet per qarkun e Vlores drejt nje zhvillimi te qendrueshem dhe vleresimin e drejte te pasojave te ndryshimeve klimatike, ne si intelektual te Aleances per Mbrojtjen dhe Zhvillimit te Gjirit te Vlores dhe te 100 Vjetorit te Shpalljes Pavaresise se Atdheut qysh ne fillimvitin”2009 shtruam opsioni ”PER PARAQITJEN SA ME DINJITOZE TE QYTETIT TE VLORES ME RASTIN E JUBILEUT TE MADHE TE 100 VJETORIT TE SHPALLJES SE PAVARESISE KOMBETARE SI DHE NISMEN” VLORA KARBON NEUTRAL,100% EKOLOGJIK ,TURISTIKE” NE SHEMBULLIN E NISMES SE KOPENHAGIT DHE TE KERKOJME PER TE SHPALLUR VLOREN TRASHEGIMI KULTURORE NEN MBROJTJEN E UNESKO-S . “ dhe ne bashkeveprim me pushtetin vendor dhe qendror Po planifikojme realizimin e ketyre detyrave
    Me respekt Hodo kabello

  11. demokrati says:

    ekonomi per tu mar shembull.mer borxh per te lar borxh.ky eshte bixhoz jo ekonomi.kjo eshte cmenduri

  12. dymi says:

    Ambasadori thote se “shumë nga diktatorët erdhën në pushtet nga kutia e votimit.” Dhe ka shume te drejte. Keshtu erdhi Enveri, Sal-iu i pare, Sal-iu i dyte. Danimarka e tij eshte, sipas Shekspirit, arana e veprimit te vellavrasesve te medhenj( Makbethi, Hamleti). Ai, Ambasadori, e sheh shume paster se si vjen rrotull, pa gjetur prehje, neper Shqiperi, fantazma e demokracise se vrare e te masakruar, ndersa vrasasi i saj Sal-i ferkon duart e perlyera me gjakun e saj. Ku eshte Shekspiri i koheve moderne qe te shkruaj tragjedine e demokracise shqiptare, qe ajo te mos perseritet me? A duhet te behen Ambasadoret e tjere, te BE dhe SHBA, kronikanet e kesaj tragjedie, qe po rrenon nga kreu ne fund Shqiperine kockedale?

    1. Tironci Lugano says:

      dymi
      Po pse o burre ja fut tani qe enveri paska ardhur me vote ne pushtet?

  13. demokrati says:

    hani pini e kendoni sa te jete lala gjoni.kur te vdes lala gjoni……

  14. deni says:

    Fajtoret kryesore jemi ne si popull,por: nje pjese te fajit e kane te gjithe ato politikane europiane; dhe amerikane qe, e kane mbeshtetur dhe vazhdojne ta mbeshtesin kete klase te qelbur politike.

  15. Miri says:

    Ja, eshte kaq e thjeshte. Ambasadoi thot : Keni ne krye nje bande mafiozesh. Mendojne per gjithcka , pervec popullit.
    Por ne kemi confidence me sherdhatat, jane 500 plus 100 vjet qe i veme ne krye. Na eshte bere shtylla e kurrizit llastik.

  16. migena aleksi says:

    kur i mbaron mandati ketij? qe te sjelli berisha nje Arvizu nga Danimarka

  17. Mira says:

    Interviste e gjate por Jo keq, se pari me ben te krijoj pershtypjen se ky burre ndihet mire me vehten, dhe se Nuk eshte I akullt a gjysem ( si nje Danez qe eshte!!) Nuk kam Lexu dy te parat, po dicka si nje pershtypje kam se eshte nje kasnec I Se Mires, e kam fjalen per Shqiperine, sikur t’i beja nje kompliment, edhe se s’me vjen per mbare per kete, do thosha nje duke perdorur fjalet e Arvizse: meriton 2 ‘rrota’ (te qerres se Fixit; kur e tha Arvizu pata pershtypjen qe qe nje mesazh pozitiv; SOT e besoj nje a dy grade mbi aty ku jam: -100*C!! bah!, tee shohim a do ta meritoni Qerren zoterinj!!.( Hidherimin e kemi deri ne fyt e s’e di a do mund tua apim (me zemer)) Po mundohem te permbledh ate qe thote Danezi. Se pari thote se nuk shurdh e qorr por se shohin dhe veprojne (thote edhe se e kane kuptu tani se fundmi, (s ‘e dij a e dine , Te TERE , Sa vone; dhe C’DOtth kjo!!!), Mendojne e veprojne ne interest te shqiptareve, qe shohin qe e TERE politika ka axhende Tjeter nga ajo e Shqiperise, Kosoves, shqiptareve. E thote Shqip se KETA kane qene te deshtuar te bejne punen mire!! Sepse jane te mberthy ne llumin e se kaluares (do hyjne deri mbi koke I dashur mik, e sigurte, Nuk ka vend & Kohe per t’i pritur ende e akoma, do qe Sehir nga ana juaj), Nuk flet nje pulitikanHolle, thote, per interesin kombetar, kete e kuptoj keshtu: sado qe gramafonosin per Liri e democracy e integrime e gjelberime e …sikur I cahet zemra per Kosove e komb e lloqe pafund, sa mbarojne llogon I kthehen e firmosin a premtojne pikerisht te kunderten e interesave kombetare, bejne ate Agenden Tjeter, me ndyresisht se cdo armik I shqiptareve. Edhe kete s’kam dyshim qe e dine teper mire nderkombetaret. Puna eshte se a mos si Pilati, na beni pergjegjes te vetem ( ne detyren: o popull, mos lejoni asnje gisht me poshte se…Danimarke!!!); une po I lejoj vehtes I nderuar ambasador Danimarkes-BE, kete pyetjen miqesore (te perkore gjithashtu): A mundet te niseshin ….ta ‘canin DETIN’ judejte pa Moisiun?!. Une them qe Ne edhe perpiqemi te bejme, po kaq…J’u lutem vetem mos na merrni per qaramane te papergjegjshem, kaq J’u kerkoj. I dashur ambasador, sa per testin e synergies se presidentit, kjo eshte per mua….humbje kohe, (edhe se jam dakord me ju qe Kohe Nuk ka ), une per hir te se vertetes kesaj I them ‘Sehir’, po gjithsesi besoj qe JU nuk mund ta thoni edhe nese e mendoni po keshtu, (une jam ne position komod kesaj here). Po ashtu Mendojne qe 12 kushtet qe thoni qe prisni, eshte po ne kete kuader(te Sehirit me 12 bishtra), edhe kjo vetebie ne fakt, nga ago qe ju vete thate, e
    edhe kete. Me ne fund, J’u komplimentoj per ate mendje-hapesi lidhur me vetedijen e identitetin kombetar te shqiptareve (qe e shikoni Jo te rrezikeshme, per me teper se rritja e vetedijes komb. Shq. eshte force shtytese per ndryshime positive ne rajon). Me ne fund, duke J’u uruar nje vit te mbare per ju dhe familjen e miqte tuaj, mbetem me shpresen(edhe se te vaket fare), e asaj qe shprehni se viti 201 do jete nje vit vendimtar (per te mire) per Shq.; se si Tersi Pojanit, me ma nxihet edhe kjo dritez qe xixelloi ne fund te tunelit, sidomos kur theksoni se …. Fati I SHQIPTAREVE varet nga shqiptaret!!. Me duket me interesante kjo qetrra, qe varet nga zgjidhja e kkkrizes se Europes, Greqi-Itali vecanerisht, sikur te thoni qe Nuk Kane me dhembe…. Po e kom nji pytje ketu: Po borxhi I Shqiperise qe ka dale nga binaret, a thu nuk bon nderkohe zarar?!…Mendja ta do se per Tw Mire do kismet qenw t’i kishit detyru me Tangoja ta bojshin ate ligjin (per nivelin max te borxhit; se na del per dreq shokuenver mo I nderu, qe ja kishit vu ne kushtetute qe… borxh nuku!!!) Aq me teper qe ina ne nyjen qe, borxh merret psh per Topall- Sheik Piramidhe (mangut ferexheja), per Mafiozlliqe…..Festime, Blindime….rroga. Pershendetje, Shqiptaria

  18. GAZETA SHKENDIJA DEMOKRATIKE says:

    TUSIND, TUSIND TAK, HERRE AMBASSADØR.
    DE ER GJORT DEN DYREBARE VEN FOR ALBANERNE.
    DE ER DEN RIGTIGE STEMME, DER ALBANERNE VIL GERNE HØRE.
    EN GANG TIL – MANGE TAK.
    Faleminderit ,Zoti Ambasador.
    Fjala juaj eshte zeri i se vertetes,eshte zeri i OPOZITES se VERTETE Shqiptare,i asaj opozite qe beri jehone te madhe ne vitin 1989, qe u censurua dhe u sulmua me te gjitha menyrat nga me mafiozet si dje ne monizem ashtu dhe ne demokraci.
    Ishte ajo opozite qe shume pak shqiptare paten fatin ta degjojne dhe ta njohin ne demokraci,pasi Mafia gangstere korruptive e kriminale Politike shqiptare e kryesuar nga PS e PD,e perndoqi dhe e persekutoi ate dhe nuk e lejoi te jape kontributin e saj ne ndertimin e demokracise se vertete shqiptare ,ashtu sic e keni ndertuar Ju ketu ne DANIMARKE.
    Ajo opozite JU eshte shume mirenjohes shtetit tuaj , qe i strehuat ato ,duke i shpetuar jeten.
    Jemi te lumtur,qe Ju keni thene dhe trasmetuar fjalen tone nepermjet intervistave TUAJA te her pas hershme,duke i hapur syte dhe mendjen dhe duke i ringjallur shpresen NJE POPULLI TE SHUMEVUAJTUR, TE RRASKAPITUR , TE SHPERFYTYRUAR DHE TE KTHYER NE SKLLAV PADREJTESISHT nga nje grup banditesh kriminale politikanesh shqiptar, qe nuk dine te ndalen ne rrugen e tyre te krim -korrupsionit, qe nuk ngopen me gjak te paster shqiptari,POR QE ZGJEDHIN NE KRYE VEMJET E TYRE, VETEM E VETEM PER TE mbajtur e ZGJATUR PUSHTETIN E TYRE TE KRIMIT.
    ZOTI AMBASADOR,Mafia politike shqiptare qe ka mberthyer te kater pushtetet ne Shqiperi,duke perfshire dhe mediat,ku krimi dhe korrupsioni eshte kthyer ne institucion, eshte teper e rrezikeshme, sepse ajo i vret kundershtaret e vet me metodat me te sofistikuar,ajo vetem kete gjuhe njeh, prandaj Ne ju lutemi juve te veproni Ju dhe i gjithe KOMUNITETI NDERKOMBETAR, per ta demaskuar ate dhe per ta cliruar ate popull fisnik e bujar EUROPIAN.
    NESE BASHKESIA NDERKOMBETARE NUK DO VEPRONI NE KOHE, PER TA NDESHKUAR MAFIEN POLITIKE SHQIPTARE, ATEHERE DO TE JETE SHUME VONE,SEPSE SHQIPERIA DHE SHQIPTARET DO TE VUAJNE PERSERI NGA NJE DIKTATURE ME E EGER DHE MIZORE.BOLL JANE VRARE SHQIPTARE TE PAFAJSHEM.
    SHQIPERIA ESHTE E SHQIPTAREVE DHE JO E NJE GRUPI POLITIKANESH GANGSTERE. AJO KA BIJ DHE BIJA TE AFTE PER TA DREJTUAR DHE NDERTUAR ATE.
    JU UROJME PUNE TE MBARE DHE SUKSESE NE PUNEN TUAJ AQ TE VYESHME PER POPULLIN SHQIPTAR.

  19. maloku mekal says:

    Ke te drejte daku!
    Duhet te votojme Saliun dhe horrat e tij!
    Duhet te votojme keta kriminela qe shiten gjithe rivjeren me 1 euro metri katror (vlore, orikum, llogara, jal dhermi, himar e sarande) , qe shkaktuan gerdecin, qe vrasin demostruesit, qe me korrupsionin e tyre po vrasin dita dites minatoret qe punojn per buken e gojes, ata qe shkelin kushtetun sic ua do qejfi.
    Ne qofte se ka ndo nje antishqiptar athere mjafton ti ktheni syt drejt “lartmadheris se tij” Sali B.
    Ishte qeveria e tij qe ja shiti detin e sarandes grekut
    ishte po kjo qeveri qe shiti ia shiti zvernecin italianit
    ishte po kjo qeveri qe njohu pakicen kombetare serbe ne shkoder edhe pse shkodranet betohen qe ne qytetin e tyre nuk ka asnje serb.
    Ishte po ky Sali qe i shiste nafte serbit per te vrare kosovaret.
    Ishte po ky Sali qe ne 97 i vuri flaken shqiperise.
    Ishte po ky Sali qe ne 98 me tanke e autoblinda beri grusht shteti.
    etj etj etj.

  20. Fred.Dibrani.Hamburg says:

    Un nuk kam lexuar ndonje politikan shqiptar qe te flase me kaq dashuri,me kaq dhembshuri,kaq qarte dhe me nje kompetence te admirueshme per shqiptaret dhe te ardhmen e tyre,sa shkelqesia e tij,i nderuari Ambasadori danez.Dhe une kurre nuk kam then FALEMINDERIT,sic po ia them me gjithe mendje,shpirt dhe zemer,ketij personaliteti te shquar.Le te bashkohemi te gjithe dhe “Ti Falemi Nderit” qe po na ben ky burre i shquar, duke u perpjekur te ndryshojme atdheun tone.

  21. godfather says:

    Nga ka ardhur nje fare komentuesi me emrin Raimondi sepse ne komentet e tija me ngjan tamam si Bin Ladeni Gadafi dhe te tjere arabo turkoshak.
    Ik o pjelle bastarde ti qe na flet per patriotizem ku ne fakt ti njeh vetem gjysem henen islamike.
    Eh se shume kopila paska lene turku more aman ne kete toke.
    Pyeti ato femrat e tua shtepiake se si ishin turqit ne shtrat,se prej fares se tyre ke dale more spurdhjak i qelbur.

  22. Zoteria meriton vetem respekt per ate qe thote dhe kaq. E verteta duhet pranuar per ate qe eshte, te permiresohemi dhe te ecim perpara..
    shqiptaret votojne njerez qe nuk mendojne per ta, eshte mese e vertete..
    tani te gjitha keto i dime, nuk eshte se erdhi zoteria nga danimarka dhe i shpiku per ne, por menyra sesi i tha dhe sidomos ndershmeria e tij meritojne te vleresohen..

  23. ivani i madh says:

    BRAVO ambasadori danes qe i dha nje leksion te bukur opozites dhe kryetarit te saj se si behet opozita e ku duhet te ishte kapur opozita per rezimin e kesaj qeverie te koruptuar e ecjen perpara drejt europes , kete ambasador te kishte amerika e jo nje qe sdiet se ceshte as mish e as peshk qe ti thoshte drejt e pa doreza fjale. Ambasadori danes te tregon rugen se forcen se ka sa ai i amerikes se po ta kishte i kish dhene drejtim politike shqiptare.,Rugen ja tregoi opozita te mare ne dore situaten ne do ne sdo le te prese deri sa te na lere shendene sala ,

  24. Albann says:

    Sa nevoje ka ky vend per ambasadore te tille,kaq objektive dhe dashamires!
    Mr Arvizu open your eyes and you mind as well!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje