Pronat, një grua kërcënon se do të hidhet nga pallati

7 Janar 2012, 13:33Politika TEMA

Pak minuta më parë, një grua ka kërcënuar se do të hidhet nga ballkoni i pallatit të vet. Gruaja, e identifikuar si Dëshira Qoku, ndodhej në katin e pestë të një pallati pranë maternitetit “Kiço Glozheni”, kur ka kërcënuar se do të hidhej.

Në vendin e ngjarjes kanë shkuar forca të shumta policie, të cilat kanë arritur ta bindin që të zbresë. Burime pranë policisë bënë me dije se gruaja ka probleme me disa çështje pronësie, të cilat nuk janë zgjidhur dhe për këtë arsye ka kërcënuar se do hidhet nga pallati.

Dëshira Qoku, 39 vjeç, nënë e dy fëmijëve,  e divorcuar nga bashkëshorti i saj dyshohet se vuan nga depresioni. Mësohet se ky depresion është rezultat i mosgjidhjes së çështjes së pronave pas përfundimit të proçesit të ndarjes nga bashkëshorti i saj.

Ky është rasti i disatë në Tiranë, që persona të ndryshëm, kanë bërë gjeste të tilla, duke tentuar edhe vetëvrasjen, pas problemeve të pazgjidhura për pronat.

15 komente në “Pronat, një grua kërcënon se do të hidhet nga pallati”

  1. Ledi says:

    Per kete ka faijn Luli se rama nuk kishte kohe te zgjidhete punen e prones se saj per 12 vjete ne Bashki

    1. armand says:

      ç’lidhje mund te kete nje kryetar bashkie me zgjidhjen e nje çeshtje pronesie? Ky eshte nje problem qe i takon gjyqesorit qe per fat te keq eshte i mberthyer nga politika ( edhe nga korrupsioni,nga paaftesia e gjykimit,nga frika etj. ) çeshtja e pronave eshte dhe ka per te mbetur nje plage per shoqerine tone.Ketu faji eshte vetem i politikes se djathte e te majte qe s’kane guximin o deshiren per te vepruar.Prandaj ju lutem lini menjane ngjyrat politike dhe beni nje koment qe ja vlen te lexohet.

      1. fule says:

        Nuk hajne pyke shpellaret jo. Nuk duan argumenta, rregulla e ligje, duan vetem Baben dhe kelyshin e tij Lul, pike.

        Faktikisht Luli i ketyre, na e ka dhene ilacin per problemet qe la Rama, – futini disa qofte te rruga Kunatit. Me e bukura se keta tallavista edhe per kaq e rivotojne si te sukseshem.

    2. Epirioti II says:

      Zoti i ruajt atyre qe u ka ikur mendja, sidomos atyre qe mendjen ja u kane fut ne kullat e Vicidolit.

  2. Iliriani says:

    Kush i ka faj qe i ka rreshkit mendja kesaj

  3. Trust_no1 says:

    Hajde gallate hajde! Se c’lidhje ka Bashkia me kthimin e pronave vetem nje si ty mund te na sqaroje.

  4. emigranti says:

    zoti mero ju e dini qe se ka fajin as saliu as edi por sistem.i.ju lexoi dhe jam dakort per c,fare shkruani.nuk ka rendesi c,fare ngjure ka macia rendesi ka te kap miun.shpjegou lexuesve cjan ideolgjite+fete.si loz saliu me injoranxen tone. nuk durohet saliu kur thot mora borxh. ate borxh do ta lajn e demokrat+komunistady fjale qe nuk egzistjne.ti e di saliu edi, edhe edi rama edis.shkruani ju lutem mbi keto

  5. Lirim says:

    Pronat i rrembeu komunisti Berisha se ashtu e porositi R. Alia. Berisha e beri remuje Shqiperine, shkaterroi bujqesine dhe blegtorine, Berisha eshte shkaktari qe Shqiperia nuk merr statusin e kandidatit, sepse kthimi i prones dhe te drejtat e njeriut jane nder kerkesa kryesore te Evropes. Brerisha duhet te pergjigjet per krimin ndaj Shqiperise dhe shqiptareve.

  6. elinor bahiti says:

    Dyshohet se vuan nga depresioni thojne!! Haha, ku ka shqiptar te thjeshte qe nuk vuan nga depresioni sot?! Ah, po, vetem disa tipa ketu me siper qe e gjykojne kete grua te pafat per ate qe beri dhe ndokush tjeter qe me absurditetin me te madh insinuon se fajin e ka ish-bashkiaku Rama, nuk vuajne nga depresioni ngaqe nuk kane tru! Thone se cdo e keqe e ka nje te mire dhe anasjelltas; p.sh., kur s’ke dy fije mend ne koke, nuk kane cfare te bejne as depresionet dhe as migrenat!

  7. TEFTA ALIKAJ says:

    Gazetari i pa afte “MATERNITETI “KOCO GLOZHENI”

  8. bariu says:

    Une mendoi se gjyqet ne te ardhmen duhen te behen neper taracat e pallateve, kush humb atehere te hidhet nga taraca ose nga ballkoni.

  9. Horri i bulevardit says:

    Nuk e di se ka probleme psiqike apo ska, kjo grua me dy kalamoj dhe e ndame prej burri, por di qe ligji komunist fashist 7501, eshte nje ligj antidemokratik, biles me i keq se ligjet e shpronesimit ne kohen e Enverit, PSE: Se rregjimi komunist e mori token dhe pronen, por sja shiti tjetrit, ndersa ky ligj famekeq i bere nga neokomunistet, i kalon limitet e cdo diktature.
    Prona ka sjelle dhe do sjelli shume fatkeqsi, ndoshta eshte ky programi i ri i eliminimit sistematikisht i shqiptareve.
    Ata qe kane votuar ligjin e vjedhjes 7501, duhet ti jepen drejtesise, se kane masakruar demokracine qysh ne embrion.
    E mirkuptoj kete grua me dy femije, por une ne qofte se do te kisha ne mendje dicka te tille, sdo ta coja vehten dem kaq lire, do ta kisha ber nje heroizem, qe tu kujtojsha te pakten per nja nji vit, se ishte trim, por edhe hajvan se doli ne balle.
    Prandej i them atyre qe jane ne prag te ekzekutimit te vehtes, le ta bejne fora para se ti japin fund shpirtit.

  10. fatkeqesi says:

    @horri i bulevardit,

    eshte fatkeqesi te nxitesh viktima ose njerez te depresuar te kryejne akte qe i vene me shume ne rrezik.

    po te jete per t’ia bere forra shko po ta mbAjti dhe beje vete dhe mos shfrytezo njerez qe nuk kane mendjen te kthjellet.TURP!

    1. Horri i bulevardit says:

      Falimners qe mpaske marr kaq seriozisht.

  11. tourkofagos says:

    ……vuan nga depresioni!!!!!
    nuk vuan,por eshte viktime e jetes makabre turkomesjetare shqiptare,ku femra shikohet si nje kafshe,pa te drejt fjale,pa te drejt prone,pa te drejt jete,pa te drejt oxigjeni…….thjesht mish me dy sy.
    ZGJOHUNI,se nuk ka cudi qe tu vije radha cupave,motrave,nenave tuaja…..fatale!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje