Edhe mediat e huaja i kanë bërë jehonë lajmit se prokuroria në Shqipëri ka kërkuar dy vite burg për ish- kryeministrin Ilir Meta me akuzën për korrupsion aktiv. Më poshtë gjeni raportimin e agjencisë Associated Press.
Prokurorët shqiptarët kërkuan dy vite burg me akuzën për korrupsion për një ish- kryeministër, dorëheqja e të cilit nga një post tjetër shkaktoi një krizë të rëndë politike vitin e shkuar.
Ilir Meta është akuzuar nga një ish- ministër i Ekonomisë se është përpjekur të ndikojë për një tender shtetëror për një hidrocentral.
Dritan Prifti publikoi një video që sipas tij tregonte incidentin. Meta ka hedhur poshtë çdo akuzë dhe pretendon se video është e fabrikuar, por prokurorët thonë se është origjinale.
Meta, lider i partisë Lëvizja Socialiste për Integrim, ka qenë kryeministër nga viti 1999 deri në vitin 2002 dhe ka qenë zëvendëskryeministër dhe ministër i Jashtëm në kohën kur mendohet se u bë video.
Dorëheqja e tij në janar të vitit të shkuar, pasi video u bë publike nga Prifti, çoi në tensione politike që kulmuan me një protestë antiqeveritare që la katër persona të vdekur.
Koalicioni opozitar i udhëhequr nga Partia Socialiste kërkoi nga kryeministri konservator Sali Berisha zgjedhje të parakohshme dhe dorëheqjen e tij. Të dy kërkesat u rrëzuan.
Shqipëria, një nga vendet më të varfra në Europë dhe tani një vend anëtar i NATO-s, po kërkon të bashkohet me Bashkimin Europian, por blloku me 27 shtete thotë se vendi ballkanik me 3 milion banorë nuk ka bërë sa duhet për të çrrënjosur korrupsionin.
Prokurori Bujar Sheshi po ashtu kërkoi nga Gjykata e Lartë që të gjobisë Metën me 1 milion lekë dhe të paguajë kostot procedurale.
Avokatët e Metës po ashtu paraqitën pretendimet e tyre të premten. Gjykata deklaroi se do e shpallë verdiktin më 16 janar.
“Ne do respektojmë çdo vendim të Gjykatës së Lartë,” tha avokati i Metës, Spartak Braho.
Për shkak të pozicionit të tij të lartë, Meta u gjykua direkt nga Gjykata e Lartë duke shmangur shkallën e parë dhe apelin.
meta e thote ne video qe e ka mikeshe kryetaren e gjykates se larte
sado ka vjedhur me bllok ne dore ai nuk do te shkoje ne burg
1 milion leke gjobe. Besoj jane leke te reja, apo jo? Po ato dy vjetet burg, edhe ato besoj se jane te reja, apo jo?
Populli shqiptar eshte mesurar te vidhet nga Berisha dhe Meta, prandaj nuk protestojne per te larguar hajdutat. Me Berishen, vete Shqiperia cuhet krim duke prodhuar varferi, krim, dhe korropsion, kurse populli heshte duke u bere aksidentalisht mbrojtia e krimit Berishjan!!
……..INTRIGAT E PS-PD……..
1- e dorezoi me ne fund Berisha (METEN)
2- presidenti zgjidhet nga PD
3- zgjedhjet ne 2013 i fiton (gjasme PS)
4-BERISHA del pa lagur njesoj si NANUA.
MJERE POPULLI …..
Mire por po tu rrezua pika 1 me 16 Janar, iku per lesh kjo teoria konspirative jote. Dil duke ketej me 16 Janar.
Hahaha…….
po u rrezua pika 1 ne 16 Janar,s’ka rendesi fare.
Prap fajin e ka/do ta kete EDI RAMA.E shiko ti se si e vuni shenjen e = ,ai djali,midis Xhelatit dhe Viktimes??????
Komb IDIOT mo burri i dheut,c’a pret ti.Ke ne,gjithmone e ka fajin me i ”Dobti” dhe ai qe ka vetem ”celsat e kashtes” ne dore.
Llogjike shpellaresh inferior,qe pa e kuptuar as vete(dhe megjithese mund te jene kunder me ndergjegje),ne menyre te pavetdijshme e kane BARBARIN e Vucidolit Idhull te injektuar ne Subkoshiencen e tyre.Veti e Njerezve/Kombeve INFERIOR/E.
Shpresojme qe drejtesia te shenoje ne dhjeçe dmth te zbatoje drejte vendimet dhe ligjet pa manipuluar me to. Asnjeri nuk duhet te mendoje se ky eshte Ilir Meta dhe nuk duhet denuar, sikurse dhe akuzuesi Dritan Prifti duhet te pergjigjet per pamjet qe zbuloje FBI kundrejt parave te marra. Duhet te denohet çdo abuzues apo hajdut dhe te mos merren me lloqe fjalesh ku ne fund dalin te lare. Ne burg rrezikon te mbetet vetem nje i pa fajshem, apo nje njeri qe ska te paguaj drejtesine e pa qene.
Tani ajo video tjeter s’ka dale dhe ti e paske dhene pretencen per Priftin. E ka saqruar ky vet rastin, madje ka pasur mundesi ta mbylli me procedure dhe se ka bere.
Ne demokracite perndimore eshte nje ligj i pa shkrruar:Ajo qe miraton dhe ben shumica ,ajo eshte e ligjshme,pra shqip edhe ata qe vjedhin ne Shqiperi jane shumica(ose e miraton shumica) pra eshte normale dhe e ligjshme .Keshtu qe Z. Meta ka bere nje gje “brenda” ligjit,pra nuk do te denohet me bllok ne dore,te jap te drejte VERONIKA.
Lir hajduti nesèr mèngjes do tè shkojè te zyra e sali ksizofrenit
dhe do flasè pèr gjèndjen aktuale politike dhe korrupsjonin qè èshtè
vetè deri nè fyt.
Dy janè pikat kryesore per Lir h qè i kèrkon kryeministrit.
1-Do tè largojè deputetèt dhe ministrat nga qeverija .
2-Gjykata tè mè nzjerrè tè pa fajshèm.
Saliu i pèrgjigjet nè sekond do dalèsh pa asnjè ditè burg çdo gjè e rregullojè unè ,filmi vazhdon tè presim pèrfundimin…
Me 21 janarin qe po vjen,aty ne shesh,do jepet edhe pretenca edhe vendimi i gjykates se historise per meten dhe te ngjashmit e tij.
Me terheq vemendjen qe ne lajmin me siper (nese eshte i sakte )nuk cilesohet pozicioni i D.Priftit si minister i partise se metes.Nese eshte harruar perben nje mangesi cilesore informimi.
eshte i mbaruar po nuk e kupton se berisha i dha ofiqe dhe ky kujton se berisha do e leje pa ja shkerdhy nonen ketij kok Metali.
Berisha ja fut me te mirit per punen e vet ,ai vrau Azemin per kolltuk ai shiti detin tone per kolltuk ai po vjedh familjarisht per vehte dhe te tijet dhe nuk po ja rras metes .
Meta ka mbaruar ju mbyll dera dhe nga te vetet dhe tani e pret nji burg i gjate dhe i veshtire .
Vafsh ne djall o meta ti qe le pa buke me mijra njerez qe te dhane voten ne 2009 ti qe u bashkove me kriminelin sali e gjefsh nga mos e pandefsh o rroçke o kok kar.
Meta ka qene, eshte e do te mbetet figura tipike e korrupsionit shteteror shqiptar; si i tille, ai nuk do te futet ne burg, por ne veprat artistike te shkrimtareve, skenaristeve, aktoreve e regjisoreve vendas e te huaj.
S’e shihni qe meta del vetem me gjobe o te milet?! Bravo braho qe thote: do pranojme cdo vendim te GjLarte!! E harrur gocen e kryetareshes becka?!
po po me ket menje te rrije prokuroria se gjasme do fusin meten ne burg..ishalla thuj nuk fusin priftin ene prokurorin e ceshtjes ne burg po meten jo qe jo,,,,dhe mbas nja 2 vjetesh mer dhe meta 1 shperblim nga gjykata per shpifje, se e ka thon vet kur doli kaseta qe un do ta coj deri ne fund ket ceshtje madje edhe do shperblehem se jam i pafajshem gjynof skishte lek me bo pazar per ushqime
Shpresojë që Gjykata e Lartë në vendimin e saj të marr parasysh kërkesën e Prokurorisë dhe pastaj Ilirit i mbetet të zgjedhë një qeli siç e kërkoj vetë më 14 shkurt 2011 “të errët dhe me lagështirë”.
T’a lëshojë njëherë postin e kryetarit të LSI-së, se pastaj të gjitha rregullohen.
Me tere mend thoni se do te denohet ILIRI .Nuk e dini qe po u denua ai bie qeveria. Kush e mban ne kembe qeverine, nuk e mban Iliri?Jo, mor zoterinj, jo, s eshte aq e forte dhe e pavarur gjykata jone te rrezoje Sali Berishen.
ANALIZE : Pese dite perpara 21.janarit. Po keto nuk gjeten xate tjeter per te dhene kete vendim ?!
Kete nuk e bajne per te denu Meten por per te shpetu Berishen !!!!
Keto jane marreveshjet nen tavoline qe ban OSBE me Sali Berishen !
Populli i Tiranes nuk duhet te terhiqet me 21.Janar, perndryshe Berishen perseri ka per ta patur mbi kurriz !
Nuk e denon gjykata se Shpresa Becaj eshte e korroptuar nga META kjo thuhet dhe ne vdeopergjimin .AJO DUHET TE KISHTE DHENE DORHEQJEN.
Mbas burgut Ilir, mberthe prape, krraben e cobanit. Ate ke pjese organike ti dhe Saliu.Te zbresesh nga mali dhe te hiqesh si qytetar stonon dhe behesh qesharak .Por po ti shohesh keta me pas si kryeministra dhe president? Bie dekun ne toke, jo vetem ti si qytetar, por vete Shqiperia, ashtu si prej vitesh ka rene.
Ilir Meta duhet futur në burg patjetër se imazhi i qeveris ka rënë te ndërkombëtarët fare,Dhe z.Berisha e do një gjë të till që ta largoj me turp Metën tani para zgjedhjeve të 2013.