Braçe: E pafalshme që prokuroria kërkoi vetëm 2 vite për Metën, po favorizon korrupsionin

6 Janar 2012, 13:57Politika TEMA

Deputeti socialist, Erion Braçe, nëpërmjet faqes së tij në Facebook, e ka cilësuar si të papranueshme kërkesën e prokurorisë për dënimin e Ilir Metës me vetëm dy vite burg. Sipas Braçes, prokuroria po favorizon korrupsionin me këtë kërkesë, duke qenë se Meta ka kryer një krim të rëndë.

“Ç’është kjo kërkesë, prokuror? Korrupsioni aktiv, në nivelin më të lartë politik, është krim i rëndë. Korrupsioni aktiv, në ushtrim të detyrës shtetërore, duke siguruar favore të pamerituara për biznese kliente, sjell pasurim të paligjshëm dhe ky është krim! Kërkesa jote, prokuror, favorizon këtë korrupsion! Kërkesa jote, prokuror e bën edhe më pis politikën!”, shkruan Braçe.

18 komente në “Braçe: E pafalshme që prokuroria kërkoi vetëm 2 vite për Metën, po favorizon korrupsionin”

  1. altin says:

    Tani u kujtuan Socialistet me fol, se kur gjykata shkatronte çeshtjen me urdher te Edi Rames rrinin urte, se mbase Meta mund te behet perseri aleat.

    1. Pesimisti says:

      Sa e cuditshme e?? Njerezit qe justifikonin Kostandin Xhuvanin te denuar 2 vjet sepse futi nje te ri, bir nene ne dhe, tani na irritohen per 2 vjetet e kerkuar per Meten. Dhe mbi te gjitha bejne ironi se kjo dihej e sterdihej dhe se gjoja eshte nje gje normale sepse gjykatat dhe prokurorite jane te lidhura me pushtetin.
      Une do te indinjohesha nese Xhuvani do te denohej me10 vjete burg dhe ky tjetri me dy. Por ne kete rast me kap nje pesimizem i thelle sepse tashme eshte e qarte qe kushdo qe te vije ne pushtet do te na e nxije jeten dhe kjo eshte gjeja me e tmerrshme e jo kto lajme te pavlera, sidomos pseudo indinjimi i Braceziut.

      1. fule says:

        Pse ore njelloj qeka nje rrugac adoleshent me korrupsion miliarda lekesh te ish-zvendeskryeministrit. Kuptoni o milet se edhe ai qe vrau nuk ishte me i mre se ky. Tamam tamam nder na ka bere qe hoqi qafe nje si vetja dhe vet zhduket ca kohe nga qarkullimi.

        Pastaj mos harro se ke anetar te bandes she lushnjes qe ja kane cuar denimin ne 0 vjet. Edhe ketu Edi Rama e ka fajin?
        Jo mer jo fajin e kane ata qe kane skalitur kete sistem drejtesie keto 20 vjet, treshja famekeqe Sali_Ilir_Fatos.

    2. ismet says:

      altin kan quajtur muzatet e tredhur.ti me shoket tuj e run meten se jeni njesoi e un te njoh krejt mir kush je more spiun por ne syt e njerzimit meta esht hajdut e si i till ka me mbewt t6an jeten me ty e me shoket e tuj

  2. Vlora says:

    e more brace ti ke te drejte po kujt i flet…

    ato jane kopsitur me pare me prokuror,,,, avokate,,,,e gjyqtare.

  3. Edhe shiun qe po bie sot Edi Rama e urdheroi. Ai i ben te gjitha. says:

    Te shajme vetem per tu dukur qe po shajme. Po te pirdhnin Gjykatat e Tiranes per Edi Ramen (sipas teje Rama edhe i urdheroka ate se cfare te bejne) Rama nuk do kishte shku per lesh ne zgjedhjet e 2009 dhe 2011.

    Socialistet folen jo pak (gjithsesi duhet jo te flisnin por te bertisnin) qe Gjykata po tallej me Prokurorine dhe po e kthente gjyqin ne qesharak. Ka kohe qe socilaistet po thone qe me Meten nuk behet fjale per koalicion pasi eshte bere pjese e pandare e Berishes dhe shkaterrimit te shtetit. Keshtu qe ajo qe thua ti anon shume nga sajimi.

    Surpriza e sotme eshte jo Gjykata por Prokuroria qe deri dy jave perpara dukej shume e zellshme ti jepte nje denim te mire Metes, kurse sot e paska ngrene qesen me pare edhe ajo.

  4. bracja nga parlamenti says:

    Jo mo jo, po cuditet Bracja. Vazhdo cuditu edhe nja 20 vjet te tjera o Brace se keshtu eshte opozita e forte sipas teje. Ku je mo Brace se do beje opozite te forte duke u kthyer ne parlament zotrote?
    Jo jo, u ktheve ne parlament per te mbajtur saliun rehat dhe 2 vjet te tjera se s’mjaftonin 6 vjet skandale. Ju po coni opoziten ne gremine. Dil nga parlamenti pastaj na bej si opozitar o Brace se s’ti ha njeri keto. Skeni goje te ankoheni per saliun duke e mbajtur saliun. Dilni nga parlamenti, ndryshe pranoni kastriotin kryetar se ai e kishte merak fundin e bojkotit.

  5. ALBAN DEGA says:

    VJEDH NJE CENT PERFUNDON NE BURG … VJEDH MILIONA PERFUNDON NE MILIONER

    Hajde pretence prokurori hajde… Edhe prokuroret ia dine kimetin parase po aq sa edhe gjyqtaret e korruptuar, po aq sa edhe qeveritaret e korruptuar . Ia dine kimene parase do te thoshte Hasan Zyko Kamberi po te ishte gjalle !
    Ky eshte shteti ligjor ne Shqiperine e Sali Metes… e kusareve dhe vrastareve !

  6. p - Berat says:

    “Nje hap i vogel per njeriun por nje hap i madh per njerezimin” nje thenie e njohur e njeriut qe shkeli per here te pare ne Hene.I nderuar Erjon, nese dhe Gjykata do te bente te njejten gje si dhe Prokurori, pavaresisht se ti nga ana ligjore nuk e shikon te drejte . Une do te thosha :”Nje hap i vogel i Prokurorit por nje hap i madh per Drejtesine Shqiptare”. Por ne fakt c”do gje do te dale nje fjasko , sepse Gjykata nuk e hedh dot ate hapin e vogel qe do te na dukej sikur vertet njeriu shqiptar zbriti ne hene.

  7. Poliksenos says:

    Braçe ke te drejte!
    -Kodi penal i republikes se Shqiperise eshte i shprehur qartesisht,por ka lene dhe dritare nga te cilat mund te dalin vetem qelbesira qe i pine gjakun ketij populli.Atje thuhet qe per korupsionin aktiv masa e denimit shkon nga gjobe deri ne 7 vjet heqje lirie.Prokurori,si nje qenie prej mishi dhe gjaku,gjeti rrugen e mesme per dhenien e pretences.Me kete nuk dua te them se ka bere kerkesen me te mire,pasi ne raste te tilla te korupsionit aktiv,te tjere jane denuar ne maksimum te ligjit dhe per vlera qe as nuk mund te krahasohen me rastin konkret,qe vertet te tremb kur e degjon shifren 700 mije Euro.Por te jesh i bindur se edhe maksimumin te kerkonte prokuroria,Likja as edhe NJE ditew nuk do te denohet. Ligji eshte PARAJA. Dhe kete tani per tani e ka vetem junta qeverisese.

  8. Easter.Island says:

    Brace, teorikisht jam dakort me ty; praktikisht do t’a shohim kur te marrin PS pushtetin. Kur te vije koha voten time do t’ua jap; jo sepse jeni burra te mire ju te PS-se,pisa jeni edhe ju, por ngaqe kuterboni me pak se Kopili i Vicidolit & CO.

  9. sillo says:

    Iko plaku Meta me gjithe tespihet ,e coj Sala per te kullotur dhite,eshte e kopsitur ,iku per lesh vetem 20 5 deshi >e morren me qafe te”ZIUN”ishte i lindur per udheheqes Zoti ta ndjeje por na la….

  10. Ndoc sukaj says:

    Me vjen keq z.Brace tju them se e keni gabim.Prokuroria ka te drejte pasi korrupsioni i zyrtareve te larte dhe te ulet eshte me se i zakonshem dhe ndonjeri prej tyre kur ,,kapet aksidentalisht,,nuk eshte e drejte te denohet ,,rende,,pasi do te shkelej ,,barazia e Shtetit,,per zyrtaret e tije.Nese prokuroria arrin te binde gjykaten per fajesine e z.Meta i cili po ,,shet vendin per punet e veta,, do te ishte nje sukses i vertete i drejtesise shqiptare te 20 viteve te fundit.

  11. Ligji says:

    Z.Braçe! Si ligjberes i vjeter qe je duhet te dishe se Kodi Penal i RSH ne nenin 245 korrupsioni aktiv i zyrtareve te larte parashikon denim nga 1 deri ne 5 vjet burg dhe gjobe nga 500 mije deri ne 2 miljon lek. Ne qofte se sipas teje perben krim shume te rende shteror bej nje ligj tjeter bashke me koleget e tu te partise. Ne qofte se doni te dukeni se beni politike ne mbeshtetje te ligjit dhe drejtesise, flisnit kur i pandehurit kercenonte publikisht se do te bente reforme ne prokurori, kur prokuroria e çoi ne gjyqe, flisnit kur gjykata shkelte procedurat dhe rrezonte cdo kerkese te prokurorise, apo atehere mendonit te benit aleanca dhe tani jeni penduar.Para se te kritikoni gjeni nje rast tjeter jo ne Shqiperise por dhe ne shtetet ku shetisni per qef e per pune, qe te jete derguar ne gjyqe dhe te jete kerkuar denim me burg per ndonje zyrtar te larte duke qene ne pushtet. Do te benit figure me te mire po gjykonit me drejte e me thelle se pretendoni te vini dhe ne pushtet por keshtu friksoni njeresit se do te mendojne se do te ikin nje pale e do te vijne nje pale tjeter qe bejne specialistin ,bejne prokurorin juristin, mjekun ing. etj.Beni detyren tuaj dhe lerini i te tjeret te bejne te tyren.KUSH FLET SHUME DEGJOHET E BESOHET PAK.

  12. LORA says:

    Erjon,vendi eshte ne humnere,nuk e shpeton vecse ngritja e popullit opozitar me kembe ne 21 janarin qe e kemi tek pragu.Pas perzenies se dr.krimit me te tijte fillojne zgjidhjet edhe te hesapit me kusarin e kriminelin meta.Fjalet qe thua ti jane te drejta por mua nuk me hyjne ne qese.

  13. Dasareti says:

    A more zoti Brace,po juve te gjithe duhet te merrni denimin 2 me dy zero mbrapa(200)vjet qe te mos kini mundesi qe te ketheheni perseri ne politiken tuaj te piste dhe anti-shqiptare,sic kini ndjekur dhe zbatuar ate deri tani.Kush me shume dhe kush me pak,juve te gjithe jeni te korruptuar,ajdute,anti-kombetare si te pozites dhe te pozites.Mjerr Shqiperia dhe Shqiptaret me juve!Kur njeri nga juve(sic eshte rasi i Ilir Metes),denohet 2 vjet burg(edhe nqs,do t’i beje ato)dhe nje shume prej nje milion lekesh(kur ai/ajo ka vjedhur nje miliard)eshte dicka qesharake!Mirpo,ai nuk mundet te denohet rrende,masi edhe ata qe e denojne ate,jane po aqe te korruptuar dhe ajdute sa edhe ai,dhe i tremben te ardheshmes te tyre,qe edhe per ata te kene meshire shoket(bashke-ajdutet) e tyre.

  14. Kalciani. says:

    Si zakonisht,Brace bene shume zhurme,kur kerkohet mbeshtetje,kujdes dhe mbi te gjitha kurajo,e cila i nevoitet kaq shume institucionit te Prokurorise.Nga ky amplifikator i Ps-se,ngelet gjithnje nje pako gje ose ne shumten e rasteve…nje hic.Merre shtruar Brace,edhe nje muaj burg per Meten,eshte per t’u pershendetur ne Shqiperi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje