Berisha flet dhe qesh në seminar, ilaritet e habi në sallë e panel

5 Janar 2012, 22:06Politika TEMA

Kryeministri u shpjegon të pranishmëve se si mendon të konkurrojë Shqipëria me vende si Kina

AMA NEWS

Kryeministri Sali Berisha ka marrë pjesë në seminarin “Bota e Re 2012, Risi dhe Ndryshim”. Ka qenë një seminar me tematikë ekonomike ku pjesa më e madhe ishin ekonomistë dhe inxhinierë dhe i vetmi ndryshim ishte kryeministri ynë, një mjek.

Madje edhe presidenti francez nuk ka qenë i pranishëm, por vetëm as ka organizuar këtë seminar duke ndihmuar Ministrinë e Financave, Industrisë dhe Ekonomisë. Por ashtu siç pritej dhe ishte njoftuar nga Kryeministria, Sali Berisha ka folur për shumë pak, as 5 minuta fjalim, në këtë seminar. Por ajo që ra së tepërmi në sy ishte karakteri depresiv i fjalimit, kontradiktor në sjellje, mimikë dhe ato ç’ka transmetonte kryeministri. Bënte përshtypje fakti se pas çdo fjalie Berisha lëshonte një buzëqeshje karakteristike të shtirur prej aparatçiku, teksa të pranishmit në panel jo vetme kanë dëgjuar me gojën hapur, por e kanë shoqëruar fjalimin e Berishës edhe me kruajtje koke, mbajtje balli, fërkim syzesh e sysh dhe deri tek mosbesimi. Secili prej tyre ka pritur me shumë padurim që ai të mbaronte fjalinë, në të cilat përmendi faktet se në 1990 shqiptarët ishin më të varfrit në botë me pak të ardhura, kurse tani janë më të pasurit dhe ekonomitë më të zhvilluara! Pikërisht kjo fjali ka shkaktuar ilaritet në sallë dhe çudi tek të pranishmit që kanë nisur madje edhe të nënqeshin. Një tjetër deklaratë e kryeministrit ishte edhe se “Shqipëria është vendi me taksat më të ulëta në Evropë”. Por në fakt këtu zbatohet taksa e sheshtë e njëllojtë si për ata që kanë dhe për ata që nuk kanë. Por kush ishin pjesëmarrësit për të kuptuar edhe përse gjendej Berisha në këtë seminar, kur në fakt ishte ftuar vetëm Ridvan Bode ?!.

“Të pranishëm ekspertë ekonomistë, gazetarë të fushës ndërkombëtarë, kryeministri francez François Fillon, që ishte dhe organizator i seminarit, Rubens Barbosa, ambasador dhe president i Këshillit të Tregtisë së Jashtme të Federatës së Brazilit, Khaldoun Al-Mubarak, president i autoritetit ekzekutiv të Abu Dhabi, në Emiratet e Bsshkuara Arabe, Christophe de Margerie, presidenti i përgjithshëm i “Total”, Valérie Pécresse, ministre e Buxhetit, Punëve Publike dhe Reformës Shtetërore dhe zëdhënëse e qeverisë franceze”, shkruajnë mediat franceze dhe agjencite e lajmeve per kete seminar.

Më poshtë janë pyetjet e drejtuar ndaj kryeministrit Sali Berisha në këtë seminar dhe përgjigjet që ka dhënë ai.

 

Si mendoni se mund të konkurroni me vende si Kina?

Kryeministri Berisha: Nëse i shikoni këto vende të sapoardhura, vendet e mëdha, ata kanë arritur aty ku janë sot, sepse kanë ndryshuar qëndrimin e tyre kundrejt lirive. Gjithashtu, nuk duhet të përjashtojmë se qëndrimi ndaj lirive ekonomike mund të jetë ndoshta më i lehtë se sa në vendet e zhvilluara. Në shumicën e vendeve të zhvilluara liritë ekonomike janë përballur me probleme shumë të mëdha, me faturat sociale, janë përballuar me taksa të larta, por sot zgjerimi më i madh i sistemit kapitalist është kriza që po vazhdon, një krizë që, padyshim, do të kërkojë reforma.

Vendi im, njëzet vjet më parë, erdhi si një nga vendet më të rrënuar në Evropë. Të ardhurat tona për frymë ishin të njëjta me Angolën, 204 dollarë amerikanë për frymë. Unë isha një kardiolog pa njohuri për sa i përket sistemeve ekonomikë socialistë dhe për sistemet kapitaliste, por isha një ndjekës i Ronald Reagan, i cili fliste gjatë gjithë kohës për të drejtat e njeriut. Me të ardhur në pushtet në zgjodha modelin e tij. Së pari, taksat e ulëta. Vendosa në vendin tim barrën më të ulët fiskale në Evropë, privatizim i shpejt, liberalizim i plotë. Vendi im kaloi në një rritje dyshifrore. Pastaj humba pushtetin. Pasi erdha sërish në pushtet iu riktheva modelit tim, modelit të Reagan. Reagan thotë se ‘paratë në llogaritë e personave privatë janë më të vlefshme për shoqëritë se në llogaritë publike’. Ky është besimi im. Vendosa taksën e sheshtë 10 përqind, 15 përqind kontributin e sigurimeve shoqërore.

Më lejoni t’ju paraqes shkurtimisht çfarë ndodhi në Shqipëri. Nga viti 2006 në vitin 2011 të ardhurat u rritën të gjitha së bashku, në mënyrë akumulative, 6 miliardë dollarë amerikanë. Zvogëlova më shumë se gjysmën e taksave. Eksportet në vitet 2007 – 2011 u trefishuan, në 2009 – 2011 u dyfishuan. Ndërkohë që liritë ekonomikë në botë vitin e kaluar pësuan një frenim, në Shqipëri u rritën me 16 përqind dhe investimet e huaja direkte u rritën me 316 përqind, sipas UNCTAD. Ato ishin 37 përqind më të ulëta në vitin 2010 sesa në vitin 2007.

Kështu, unë mbetem optimist. Jam thellësisht i bindur se të gjitha këto arritje dhe sidomos arritjet që ka bërë Kina janë veçanërisht për sa i takon kërkimit. Dhe kjo është një gjë e mirë. Kina ka kaluar në krye sa i përket kërkimit dhe kjo është në interes të të gjithë njerëzimit. Ku ndodhet fuqia? Fuqia ndodhet tek liria. Unë besoj ende se bota është njëpolare. Modeli i vjetër duhet të reformohet, por edhe duhet të ndiqet, nuk duhet kundërshtuar. Modeli i vjetër ka fytyrën njerëzore dhe fytyra njerëzore është vitale. Ai është më tepër se disa ekzagjerime, fatura të shtrenjta dhe disa reforma, por nuk është kurrë për tu kundërshtuar.

 

Çfarë do të thotë lindja e fuqive të reja për vendet e vogla me rritje të shpejtë? A shihen këto fuqi të reja si një model rritje nga ata? Si i shkojnë vendet më të vogla me rritje të shpejtë fuqitë e reja në rritje?

Kryeministri Berisha: Për sa i përket vendit tim, qëllimi më madhor është të bëhet i gjelbër. Duke shpresuar që kjo do të jetë mënyra më e mirë e zhvillimit për këtë vend. Potencialet për t’u bërë të gjelbër janë të jashtëzakonshme, jo vetëm në Shqipëri, por në të gjithë botën. Ndoshta nuk janë të lehta për t’u arritur, por janë jetësore dhe vendimtare. Shikoni Shqipërinë, një nga vendet më të vogla në Evropë, ka një potencial të pamasë të energjisë hidrike. Mund të ndërtojë më shumë se 443 hidrocentrale dhe ambicia ime është ta shoh atë si një superfuqi të vogël të energjisë së rinovueshme në rajon.

Të bëhemi të gjelbër. Ne po punojmë, gjithashtu, në fusha të tjera. Po punojmë në pyllëzimin e vendit nëpërmjet drurëve frutorë. Vendi im ka shumë pak tokë bujqësore, për momentin ka 1800 m për frymë, më e ulëta në Evropë, por potenciali është shumë i madh nëse zbatojmë pyllëzimin nëpërmjet drurëve frutorë, sepse vendi im është një vend ideal për arrorët. Prandaj ne kemi vendosur  të mbjellim 250 milionë drurë arrorë të të gjitha llojeve. Po mbjellim 50 milionë ullinj. Unë besoj se duke ndjekur këtë mënyrë pyllëzimi, nëpërmjet drurëve frutorë, është mënyra për të rritur prodhimin, është një mënyrë për të luftuar varfërinë, por, gjithashtu, është një mënyrë për të rritur sipërfaqet e gjelbra dhe të shkosh më shumë drejt zhvillimit të qëndrueshëm.

Ne po punojmë në burime të tjera të energjisë. Prandaj unë besoj se rruga e gjelbër është e ardhmja dhe mënyra më e mirë për vendin tim.

Në këtë kontekst mund të behët shumë edhe në planin ndërkombëtar. Unë ndjek me interes të madh negociatat në Durban dhe kudo tjetër. Por vendimtar është krijimi i një fondi për të ndihmuar sektorin privat, jo sektorin publik. Të ndihmojmë sektorin privat për prodhimin dhe sistemet e energjisë së rinovueshme do të jetë shumë e dobishme në këtë rrugë zhvillimi. Ndoshta, së shpejti këto kompani të energjisë së gjelbër, por edhe kompani të tjera mund të jenë kontribues të mëdhenj në këto fonde për zhvillimin e energjisë së rinovueshme. Shpresoj se nuk do ta shohin si konkurrencë. Shpresoj se do ta shohin si një zhvillim vendimtar për të gjithë botën.

 

Si e shihni të ardhmen, vitin 2012, ju vendet me ekonomi të reja që keni njohur rritje?

Kryeministri Berisha: Jam plotësisht dakord me ministrin që gjeja më e mirë është forcimi i institucioneve aktuale financiare, reformimi dhe forcimi  i rolit të FMN-së e i Bankës Botërore. Konsultimet janë të domosdoshme. Nga ana tjetër, unë jam shume i bindur që në këtë krizë solidariteti mes qeverive është i nevojshëm. Por qeveria e çdo vendi duhet të bëjë gjithçka për të dalë nga kjo krizë. Një vend nuk mund të dalë nga kriza vetëm me solidaritet. Gjithsecili duhet të bëj më të mirën. Prandaj unë besoj që duhet forcuar fibra kombëtare e reformave  të çdo vendi dhe duhet proceduar me reforma te thelluara. Kjo është rruga e vetme e përballimit të krizës dhe e zhvillimit. Duke përfunduar, edhe diçka tjetër. Në Shqipëri janë duke u ndërtuar 63 hidrocentrale. Në vendin tonë ka kompani ndërkombëtare si Statkraft që po investon në energji. Janë duke punuar dhjetëra kompani nga Izraeli deri në Norvegji.

Ju ftoj të shihni dhe të ndiqni shumë seriozisht privatizimin e afërt të Albpetrolit, që ka nisur.

25 komente në “Berisha flet dhe qesh në seminar, ilaritet e habi në sallë e panel”

  1. gjethi i thate says:

    Rahmet paste,nuk e prisnim kaq shpejt…

    1. Ramy says:

      Pse cuditni mer kamunista. Ket radhe per hater te juj nuk ka thene se jemi Zvicer me det, apo Norvegji e vogel. Jo per gje po do ket pas frike mos i vinin kemishen e forces aty per aty

      1. Ramy says:

        Gabeli fule , po pse ore injorant shkruan me nick timin , apo tregon kulturen familjare, ik rrefehuu

        1. fule says:

          Ramy paske personalitet te dyzuar, o pederke i Lulit. Nuk eshte faji im qe krijon ilaritet dhe ti ne popull si druvari juaj ?

        2. Dean says:

          Ramy?!,a din gjo ti kush e ka len te zgjidhun ket QEN malesh??????
          Lidheni dhe futeni brenda,se na nxorri bojen shkerdhata e vucidolit.
          Ja ku e ke edhe linkun si me e lidh:

          http://www.youtube.com/watch?v=He82NBjJqf8

  2. megi says:

    sjelle prej narkomani me narcissistic mental disorder

  3. aleksandri i madh says:

    Lum si ne per kokeministrin tone!
    Nuk ju thashe une qe kokeministrin qe kemi ne nuk e ka bota. ky jo vetem rregulloi shqiperine dhe beri te gjithe shqiptaret te lumtur tani do te beje edhe Kinen te lumtur sepse pas Shqiperise beri edhe europen te lumtur. Tani vetem kur te vine kinezet dhe te na e marrin kokeminstrin.

  4. TA says:

    Waaau, doze elefandi

  5. interisti says:

    SA ARRA KE TI SHOKU QEMAL NE BASHTENET TANE? SE SIPAS KETIJ GOMARIT I TAKON ME PAS MBI 100 ARRA E MANA PER SHPI.DRURI I ARRES E I MANIT JAN SHUME TE MIRE PER QIFTELINE DHE LAHUTEN. A U KUJTOHET ZOTERINJ SE PARA DISA VITESH SALA DESH ME I FUT NE BURG DY DEPUTETE TE PD.SE SHITEN DRUTE E ARRES DHE TE MANIT QE KISHTE AKUMULUE ENVERI NE KOHEN E VET.

  6. L. Gusha says:

    Ky Sali gomari e ka humbur fare. Po e ndjen vdekjen dhe do te nxitoje ta shpalle Shqiperine vendin me te liumtur dhe me te perparuar te botes. A nuk ju kujton pak dike tjeter? Mesuesin e tij xhaxhin Enver!

    Nga na gjejne ne shqiptaret psikopate te tille?

  7. interisti says:

    sa arra ke ti shoku xhemal ne baqen tane .
    Sepse sipas ketij gomarit i takon me pas cdo shqiptar
    mbi 100 arra e mana.druni i arres e manit jan njesh per ndreqjen e çiftelis e lahutès a u kujtohet zotèri se
    para disa vitesh… sala desht me i fut ne burg 2 deputetet e PD
    Qe shiten drunin e arres dhe te manit… qe pat lan enveri i pa fati.
    Sala e din se sa vlere ka druni i arres e manit… qe dun 30 deri ne 40 vjet me u shit.

  8. sillo says:

    Kinen e ka amanet nga baba Sala .Ai i ka folur per te ndihmuar Kinen se e kishim moter te madhe ne Azi ne kohen e baba ENVERIT.

  9. Kalciani. says:

    Kujton se po flete para grupit te deputeteve te Pd-se,ka rrjedhur fare trushkuluri.

  10. ARVANITIS says:

    Une habitem si kane goje allvanite te flasin per probleme te tjera nderkombetare, e sidomos kur me nje zell prej figurash horrori merren me “problemet” e fqinjeve!!
    Si kane goje e tru e cipe te flasin kur rrine e degjojne e mbajne per kryeminister nje halucinacion te frikshem si ky i sipermi!!
    Kam bindjen e plote se ky vicidols qe ju shqiptaret nga Shkumbini e siper mbani ne pushtet do jete arsyeja kryesore perse te tjeret te ndershmit do te heqin dore nga kombesia me deshire te papare!!
    Por ju ama do te mblidheni njehere mbi Shkumbin e siper, e do trajtoheni nga shkencetare antropologe!!

    1. ardi says:

      Gojori cke, e paske gojen bosh keshtu, pse mundohesh te hiqesh si i fisem! Ti e di sado te vndosesh pseudonime si “Arvanitis” qe te dukesh si i fisem prape tregon evgjiterine tende e cila kundermon ere kudo! Endaksi re gajdhuri.

      http://www.youtube.com/watch?v=ZioOGd-tVcg&feature

  11. xhino says:

    EJ O NJEREZ -MBLIDHENI KETE BUDALLANE SE LA NAM -BO BO BO

  12. olti says:

    Kryeministri yne i nderuar eshte ne gjendje kritike. Sigurisht qe kontrollohet nga njerez shume afer tij sepse perserit si papagall gjera te mesuara permendsh dhe bie ne konflikte logjike:

    I. Ronald Reganin kot e perzjen me vend e pa vend, dhe gjate qeverisjes se pare nuk respektove parimet e Reganit per paprekshmerine e prones private apo shteterore por ligjin bolshevik 7501.

    II. Ronald Reganin e ke lexuar 2-3 vitet e fundit fale biografive apo permbledhjeve te kujtimeve te shkruara nga historian, permbledhje qe ti kane dhene nga administrata dikush qe ka kulture perendimore. Vdo gje eshte marre jashte kontekstit prandaj natyrshem qeshin njerezit me ju.

    III. Kur rierdhet ne pushtet u mburret qe sdo te lejonit te pasurohen ne menyre ekstreme njerezit qe lahen ne vaska floriri e me pak fjale se kishit lexuar as atehere Reganin.

    IV. Per cfare lirije ne Kine flet zotrote??? Liri ekonomike???? Kina eshte nje genjeshter e madhe dhe ne ate konference mikepritesit tuaj e dine fare mire.

    Shko o burre i dheut tek familja dhe gezo ato dite qe te kane mbetur se ste ka mbetur gje nga Salija i 1990, vec po te levizin si burratin ato interesa e njerez qe ke afer.

  13. ismeti says:

    o shkerdhatat e shqipris ju jeni populli ma budall ne bot kur lejoni nji gomar te ju qeveris

  14. Leka says:

    Cudi!Prallat fakir-Saliu, i tregon jashte shume me bukur, se ketu.

  15. qytetar says:

    OHH Ç’NA KA GJET

    NUK JAN KATUNAR FRANCEZET

    Ne kemi vendosur të mbjellim 250 milionë drurë arrorë
    Po mbjellim 50 milionë ullinj.

    Baraz me = 300,000,000 cop arrore e ulinj,

    Po i pjestojme me 28000km2 qe ka vendi yne
    I takon te mbillen =10,714 cope per km2.

    Ose nje peme ne cdo 93m2

    Pra praktikisht edhe ne dhomen time te gjumit do te kem nje arror.

    Kete histori do ta kish zili edhe lefeni i famshem kinez.

    Turp per kete nivel fshataresk qe eshte katandisur Shqiperia

    1. bujku says:

      Qytetar, ka nje gabim ne llogarine tuaj po te maresh parasysh se Shqiperia ka 696000 hektar toke te mundeshme per tu mare me bujqesi, une spo llogarit me tutje, por parashikoj qe aq e medhe do te jete dendesia e arrave saqe ne do te na bjere te kthehemi ne derra te eger e te jetojme ne pyje me ara dhe ullinj.

  16. sheqerja says:

    obobooooooooooooooooooooooooooo na nxorri bojen

  17. lirimi says:

    A nuk duhet qe nje grup deputetesh te kerkojne qe nje konsulte mjekesh psikiater t’a kontrollojne xhaxhin tone ?

  18. dane dyfeku says:

    Ramy.Nuk i largohesh tradites injorante,si nga here… bajat[shpellar].

  19. xhino says:

    Ramy Ne baze te llogarise se idiotit kryeminister qe ke -bie qe dhe ne tajaren tende te mbjellesh nje aror ose halor [peme]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje