Zyra e shtypit pranë Ambasadës Amerikane ka zbardhur një intervistë të ambasadorit Aleksandër Arvizu, dhënë për televizionin Ora News para pak ditësh dhe e ka nisur sot për mediat. Në intervistë ambasadori flet për akuzat që i bëhen si mbështetës i PD. Ai thotë se do që vendi të ketë një opozitë të fortë, dhe nëse ajo fiton zgjedhjet, kjo gjë do ishte shumë e mirë për vendin. Gjeni më poshtë pjesë nga kjo intervistë.
Pa dyshim ju shiheni si Ambasadori më karizmatik në sytë e shqiptarëve dhe kjo ju ka bërë që të jeni gjithmonë në qendër të vëmendjes. Si ju bën të ndiheni që shqiptarët gjithmonë presin një opinion nga ju, përfshirë politikën? Prej jush dhe kolegëve tuaj ambasadorë?
Si zakonisht mendoj se jeni tepër bujar mbi mënyrën se si ndihen njerëzit, por e vlerësoj mendimin. Nuk e di që njerëzit të jenë të interesuar se si ndihem mbi disa çështje dhe përpiqemi t’i themi gjërat në një mënyrë që është konstruktive, që është ndihmuese. Stili im vetjak është që të jem ndoshta pak më shumë i drejtpërdrejtë. Përpiqem që të mos i vë në siklet njerëzit, pasi nuk mendoj se kjo është fare konstruktive. Nuk mendoj aspak se ky është roli im si përfaqësues i Shteteve të Bashkuara. Përpiqem të jem shumë i sinqertë, por pjesa më e madhe e sinqeritetit tim shfaqet privatisht. Mendoj se ndonjëherë aktorë të ndryshëm shqiptarë shohin drejt aktorëve të huaj dhe ata duan që dikush të jetë në anën e tyre, dhe nëse ata nuk janë në anën e tyre, atëherë janë me palën tjetër. E dini, u përket atyre të vendosin se çfarë duan të bëjnë, por stili im është… Nuk mendoj se është e dobishme të jesh dikush që ndihmon të tjerët të arrijnë qëllimin e tyre, një ‘lehtësues’. Dhe nuk përpiqem të jem lehtësues për qeverinë, nuk përpiqem të jem lehtësues për opozitën. Nuk mendoj se do t’i bëja favor dikujt nëse do të isha mbështetës i tyre.
Do të jem i sinqertë. Disa njerëz më kanë thënë “ju mbështesni PD-në”. Mendoj se është një thënie qesharake, është plotësisht qesharake. Është detyra ime që të kem një marrëdhënie të mirë dhe konstruktive me qeverinë dhe mendoj kjo është ajo që unë kam bërë. Dhe kam punuar shumë për ta bërë këtë; jam krenar për këtë. Nuk ndihem aspak i sikletosur ose i turpshëm për këtë. Kemi pasur disa mosmarrëveshje, përfshirë procesin e numërimit të votave më 8 maj. Mendoj se kam një marrëdhënie të mirë me opozitën, gjithashtu. Jam kritikuar nga disa të shtypit që priren të kenë një pikëpamje opozitare. Dhe e dini, kjo është në rregull, nuk më vjen keq për pak kriticizëm. Por, ndonjëherë, nuk jam dakord me bazën e atij kriticizmi.
Meqenëse ma bëtë pyetjen, mund të përfitoj nga kjo intervistë e drejtpërdrejtë për të thënë se unë dua që opozita e këtij vendi të jetë e fortë. Dua që opozita në këtë vend të jetë konkurruese, kështu që kur të jenë zgjedhjet e ardhshme të përgjithshme të planifikuara për 2013, platforma e opozitës t’i prezantohet popullit shqiptar, dhe nëse është bindëse, dhe ne punojmë me partnerët e tjerë ndërkombëtarë për të forcuar kodin në mënyrë që votat të përllogariten saktësisht; nëse është vullneti i popullit shqiptar dhe opozita fiton, mendoj se kjo do të ishte shumë mirë për vendin. Por, ata duhet ta fitojnë këtë dhe duhet të jenë të mençur mbi atë se si do ta bëjnë këtë. Pra, ideja ime është “mos prisni nga unë që të jem lehtësuesi”. E dini, mund të shihni gjetkë për ta bërë këtë. Unë nuk do ta bëj këtë. Ndoshta, nëse kjo është ajo që ju doni, duhet të prisni për ambasadorin e ardhshëm. Kjo nuk ka për të ndodhur me mua, por do të punojmë së bashku me ju për t’u siguruar që ju të jeni të fortë, që platforma juaj të dëgjohet, si dhe do të përpiqem shumë për të forcuar kodin zgjedhor dhe mjetet e tjera për t’u siguruar se ka transparencë në procesin e votimit dhe procesin e fushatës.
Z. Ambasador, për t’iu rikthyer ngjarjve të 2011. Ato nisën me 21 janarin dhe më pas zgjedhjet që shtuan tensionin, veçanërisht në Tiranë. Diku nga fundi i vitit pati konsensus për t’u përqendruar mbi axhendën e çmuar të integrimit. A e mundësuan ndërkombëtarët arritjen e kësaj shkrirjeje? Pak shqiptarë besojnë se politikanët shqiptarë janë në gjendje ta gjejnë vetë konsensusin.
E vlerësoj pyetjen. Është pak e vështirë për t’iu përgjigjur. Sigurisht mendoj që bie mbi ne, bashkësinë diplomatike këtu në Tiranë, por edhe në vende si Uashingtoni dhe Brukseli, të përpiqemi të ofrojmë këshilla konstruktive, ide, dhe nëse është e nevojshme kriticizëm. Mendoj se zëri ynë ka qenë shumë i qartë në pasojat e 21 janarit dhe madje përpara 21 janarit. Shtetet e Bashkuara, në veçanti, dhe unë personalisht, e ndjemë se ishte shumë e rëndësishme që zgjedhjet vendore të zhvilloheshin siç ishin planifikuar. Mendoj se ishte diçka e mirë për vendin që ato u zhvilluan. Mendoj se kishte shumë përmasa pozitive ndaj zgjedhjeve vendore. Mendoj se kjo përmbahet në raportin e ODIHR-it. Nëse e lexon me objektivitet, do të gjesh se kishte shumë përmirësime. Fatkeqësisht, sikurse e dimë të gjithë – dhe më kujtohet kur thërrisje emrat në votat e Njësisë Nr. 5 në orët e fundit – kishte shumë debat rreth rezultatit të garës më të madhe se të tjerat. Ishte një lloj gare për të gjithë ne. Më lejoni t’i kthehem pyetjes suaj. Mendoj se zëri i bashkësisë ndërkombëtare ka pasur një rol të rëndësishëm këtu në Shqipëri, ndoshta më të rëndësishëm se në pjesën më të madhe të vendeve. Ia lë njerëzve të vendosin nëse kjo është e mirë, ose e keqe, ose asnjanëse, por mendoj se ky është fakt. Mund t’ju them se nga perspektiva e Shteteve të Bashkuara, për shkak se duam të jemi ndihmues, duam të forcojmë institucionet shqiptare, ne duam të forcojmë demokracinë shqiptare. Por, në fund, nuk do ta mbivlerësoja rolin e ndikimit ndërkombëtar ose të bashkësisë ndërkombëtare. Në fund, mendoj që janë aktorët kryesorë këtu ata që duhet të vendosin. Dhe mendoj kjo është ajo që ata bëjnë. Mendoj se ka pasur një perceptim nga ana e opozitës, por edhe nga ana e koalicionit qeverisës, se “nuk po shkojmë gjëkundi. 2009-2010 kanë qenë një kohë e humbur, ndaj ndoshta duhet të përpiqemi të bëjmë diçka të ndryshme”. Ndoshta kemi ndihmuar paksa, por përfundimisht aktorët kryesorë kanë qenë ata që kanë marrë vendimin kryesor.
Të gjitha ngjarjet e pakëndshme për të cilat fola, a mendoni se ato e kanë dëmtuar imazhin e Shqipërisë?
Mendoj se imazhi i Shqipërisë ka vuajtur në 2011. Sërish, jam shumë i sinqertë, sikurse mendoj se doni që të jem. Së paku për Shtetet e Bashkuara – nuk mund të flas për Europën, ndaj do të flas vetëm për Shtetet e Bashkuara – Shqipëria është një vend shumë i largët. Njerëzit nuk i njohin në të vërtetë lojtarët kryesorë, atyre nuk u intereson – janë shumë të zënë me punë. Shqipëria është një vend i vogël në hartë. Më kujtohet se kur po kaloja përmes seancave shqyrtuese në senat doli një guidë nga Lonely Planet, një guidë kyç udhëtimi, që fliste se si Shqipëria ishte një vend tërheqës për t’u vizituar. Pati disa artikuj në New York Times (lexo: Nju Jork Tajmz). Pati pak gumëzhitje mes bashkësisë të investuesve amerikanë; investimet amerikane në Shqipëri janë shumë të vogla, por pati zhurmë që Shqipëria ishte një treg në rritje. Më kujtohet kjo shumë qartësisht. Dhe më pas patëm një problem shumë të madh me 21 janarin dhe ngërçin politik. Njerëzit e dëgjuan këtë dhe u frikësuan nga paqëndrueshmëria. Kështu, nëse je Edi Rama, thua që është faji i Berishës dhe nëse je Kryeministri thua që është faji i Ramës, ose ndoshta faji i Presidentit Topi. Nuk e di. Kjo është shumë interesante dhe emocionuese në Shqipëri, por jashtë njerëzve nuk u intereson. Atyre nuk u intereson nëse është faji i Berishës apo nëse është faji i Ramës. Ata vetëm dinë që ka një problem në Shqipëri. Ka paqëndrueshmëri ose mjedisi nuk është favorizues për investimet, kështu që ndoshta do të shohim diku tjetër. Kështu, vendi humb. Kur dikush thotë “jo, është faji juaj” e dini çfarë, nga këndvështrimi amerikan është faji i të gjithëve.
Përsa u përket marrëdhënieve Tiranë-Uashington, a ishte 2011-ta një vit pozitiv? A ka ndryshuar ndonjë gjë gjatë 2011-ës?
Për pjesën më të madhe dhe për shumicën e çështjeve, mendoj se kemi punuar shumë, shumë mirë. Ju më keni dëgjuar më parë të them se jemi falenderues se Shqipëria është një forcë stabiliteti për rajonin, Shqipëria është një anëtare krenare e NATO-s, dhe po bën shumë gjëra. Ne bashkëpunojmë në Nju Jork në OKB, brenda rajonit. Ky rajon ka qenë në trazira të mëdha dhe konflikte vetëm pak vite më parë, dymbëdhjetë vite më parë, kështu që Shqipëria është një forcë tejet e madhe për stabilitetin. Qeveria ka ndjekur zhvillimet në Lindjen e Mesme, është në një dialog të mirë me Izraelin dhe me disa prej vendeve Arabe. Kështu, Shqipëria është një lojtar shumë, shumë i përgjegjshëm. Të gjithë jemi të inkurajuar që Shqipëria ka ndërmarrë disa hapa për të shtruar rrugën për integrimin e mundshmën në BE. Por, sigurisht jemi shumë të shqetësuar kur ka problem me korrupsionin, kur reforma gjyqësore ngec. Kam ndarë me ju këndvështrimin personal, por është një këndvështrim që ndahet nga Uashingtoni. Është këndvështrimi zyrtar amerikan. Ndaj, kur nuk ka përparim të njëtrajtshëm me forcimin e respektit për institucionet, për institucionalizimin e demokracisë, atëherë ky është një shqetësim për ne dhe është temë diskutimi mes qeverive, mes meje, përfaqësuesve të qeverisë dhe mendim-formuesve të partisë opozitare. Kështu duhet të jetë.
I lutem te gjithe komentuesve e lexuesve te rregullt te kesaj faqe qe me rastin e 21 janarit ta bojkotojme te gjithe kete pseudodiplomat duke e injoruar me mosbegenisjen tone.Ju faleminderit per mirekuptimin.
NDOSHTA KE TE DREJTE MORE drini, por po me doli perpara emri i ketij krokodili, nuk rri dot pa theksuar se e urrej deri ne kerthize.
Mire e ke. Nqs. ne presim qe ky te na sjelle demokraci dhe institucione normale atehere jemi vertet me keq se vendi ku ky sherbente perpara, me duket Laosi apo dicka aty afer.
Po Arvizu e njeh me mire se Ne politiken shqiptare dhe i din mire te fshehtat e politikes shqiptare, Ai e din mire se ku flen lepuri dhe e din mire se cfare eshte PS dhe PD shqiptare dhe se sa ndryshojne ato nga njera tjetra. Ai e din mire qe ato te dyja jane bythe e breke dhe qe tenxherja ka kapakun e vet. Ai e din mire qe ato te dyja ngjajne si dy pika uji njera me tjetren.
Na mbyten mediat shqiptare te kesaj politike shkerdhate qe e cojne ujin po ne mullirin e kesaj politike shushunje dhe jo tek mulliri i popullit.
Si mjer Ne.
S`ja vlen me qe te besh komente se te mbysin tifozet e semure.
Boll e boll, se lat nam. Trapa!
Per bukuri eshte ambasafori. C’faj ka ai se ne jemi popull gdhe.
Ambasadori Amerikan po tall ate qe nuk mund ta then me shqiptaret!
po e late ju opoziten qe te fitoje………….
populli ate ka votuar dhe ne 2009 dhe ne 2011………
mbeshtes fuqimisht zotin drini
no comment …hipokrizi kozmike
n/a
berisha…Vrases
rama …..Frikacak
arvizu….Perdhoses
Edhe ky si berisha ,ndryshe flet dhe ndryshe vepron,na e kashpifur fare njisoi si sala .Don te na e mbushi mendjen se eshte asnjanes dhe nuk mban krahun e berishes,Opozita i ka fituar edhe ne tirane z arvizu por ishe ti qe e lejove salen ti vjedhi zgjedhjet ,ishe ti qe me 21 janar ne vend qe te kritikoshe saliun,e dekorove me urdherin .Nukte rrespekton njeri ne shqiperi je i padeshiruar
Flm Zoti Ambasador per gjithe punen e mire qe keni berre per vendin tim ,por ne shqiptaret kemi nje fjale te urte “Dyqanxhi mos perdor dy metro kur mat basme,nje per mik e nje per..”
Nuk duhet te jemi hipokrit, e verteta duhet thene sic eshte,pavaresisht se cenohet ambasadori i A merikes.Ne 21 janar 2011 ambasadori Arvizu u rreshtua me pasion ne anen e vrasesit te njerezve te pafajshem Sali Berisha.Kaq besoj mjafton per shqiptaret, qe mos te ushqejne asnje iluzion se ky ambasador eshte perpjekur tu imponojne atyre nje kriminel si Saliu.
Z.AMBASADOR–un qe po bej kete koment jam nje specialist i larte i sukseseshem ne profesionin tim, deri ne vitin 1997 kam punuar ne profesionin tim ne SHQIPERI – Kur BURRI I SHTETIT u cmend ne ate vit e hodhi vendin ne lufte civile,u vran shume bashkombas te mi, u shkaterrua gjithe industria e vendit, un humba punen dhe per te mbijetuar si familje mora rrugen e emigrimit —E bera kete parathenie per bashkombasit e mij oer tu kujtuar atyre se cfar BURR SHTETI-MOSTER ricikluam ne politiken shqiptare.-Ntyrisht kjo kritike nuk eshte per ju eshte per bashkombasit e mi,por per ju me lejoni te permend 21 janaarin. SH,B,A per mua dhe mbi 90 perqind te shqiptareve eshte simboli i demokracise boterore , kombi i yne nuk e harron kurre ate qe Amerika ka bere per ne . Me mire te dalim balle per balle – Ju zoti ambasador bete nje gafe qe po mundoheni te justifikoheni , ne demokraci eshte e drejta e kujtedo te protestoje kunder korrupsionit e vjedhjes se votes edhe se disa hedhin gure kunder policise,qe sic i quajtet ju kishin nje axhende te ndrysheme , natyrishte qe protesta e disave qe nuk kane me se te ushqejne femijet e tyre eshte me e dhuneshme por ta kne thene shpesh edhe te tjeret se ne vendin tende kunder ketyre protestuseve nuk perdoren plumba mishecpus qe te marrin jeten. Ne protestat ne SH.B.A i pame protestuesit edhe me portetin e markesit qe simbolizon jo protestat me axhende te ndryshme por revolucionin e dhunshem dhe nuk i vrane- Ju z. AMBASADOR me sa kam pare ne televizion i doni shume femijet , por si nuk i derguat nje telegram ngushellimi atyre femijeve jetim te 21 janarit. Ju z, Ambasador i respektoni institucionet e pavarura te shtetit dhe nuk i quani HORRA E LAVIRA BULE VARDI —E shikoni cfar BURR SHTETI kemi ne shqiptaret–Pergjegjesia eshte e jona por mos na ofendoni duke e quajtur BURR SHTETI AI ME VRASJET E 21 JANARIT ka nje emer BURRI I KRIMIT–Pavarsisht nga lajthitja juaj dashuria e popullit qe i perkas edhe un per SH.B.A ESHTE E MADHE DHE GAFAT E AMBASADOREVE nuk e zbehin—Ne sot kemi pushtetin e nje klike jo shtetin demokratik eshte detyra jone ta heqim qafe kete KERME, por nga ju desherojme qe kur vidhet vota te mos ta justifikoni hajdutin ose te mos flisni fare—-
Pash zotin kush jua ka mbushur mendjen se Amerika qenka vendi simbol i demokracise dhe aq me teper mik i madh i Shqiperiseß
Te gjitha jane flluska.asnjehere ne histori nuk ka pasur qendrim pro-shqiptar te Amerikes.
diagrama e shqiptarve per ameriken 1991-2011
-1991-96……100% proamerikane
-1996-98……49% proamerikane
-1998-2000….101% proamerikane
-2000-2008….99% proamerikane
-2008-2010….51% proamerikane
-2011……… te prere ne bese nga arvizu
Zoteri! Vetem atyre qe ju dhimbset seriozisht jeta e cdo njeriu te ardhur ne kete bote, mund ta kuptojne dhe ti jene mirenjohes vepres se ambasadorit Arvizu ne ato dite Janari te vitit qe lam pas. Zbutja e situates nga ana e zotit Ambasador ne ato momente fatkeqe, ku ne e kemi bere pothuaj si rregull ta fusim jeten tone shoqerore,ishte nje veper diplomatike e perkryer per te cilen duhet ti jemi mirenjohes perjete ketij burri dhe vendit qe e solli. Dhe nje keshill per ju: Nuk eshte mire te gjykoni per politike, pa bere me pare nje sforcim per ta shkeputur vehten nga ndjenja e urrejtjes.Eshte provuar se dy ndjenja te ndryshme nuk mund te bashkejetojne kurre ne te njejtin cast; edhe urrejtja edhe dashuria.Mendoj se grafiku qe paraqisni,sidomos treguesi per vitin 2011, pasqyron qarte ndjenjen e urrejtjes dhe si e tille ai mund te paraqes me teper gjendjen tuaj shpirterore, se sa ate te shqiptareve. Eshte pikerisht kjo urrejtje qe ju bene te fusni ne te njejtin thes me shkaktaret dhe ata qe u perpoqen, mbi bazen e dashurise per kete popull fatkeq, te benin aq sa mundej per te shuar kete llave urrejtje, qe ne sizakonisht manifestojme ndaj njeri tjetrit.
ha ha ha tallu tallu TEMA
ha ha ha tallu tallu berish se gjygji te denon ede msa von
mire e ke ti zt.ARVIZU,po ktej armata jone e kuqe,ne lufte per lirine e popullit,dhe ne emer te popullit,do luftoje nga fitoria ne fitore,dhe njeriu i ri do reformohet.eeee po si di kto historite tona te vjetra,prandaj lema EDIN rehat,te beje kurban dhe ca te tjere sa te veje njeher SEKRETAR PARTIE,ops jo sdo keshtu do KRYEEMINISTER,me GRRRRAMOZIN ate te sigurimit te brendeshem.eeeee po si di te gjitha ti,prandaj nuk na pelqeni ju imperialistet amerikan….
SHUJ BRE VERONIKA C’KA JE KA BON!
EDI RAMA DHE MOZA RUCI I KA TREDHUR BERISHA ME KOHE DHE NUK KA NEVOJE ME JA FUT NE TI.MA MIRE PA SHQIPERI FARE SE ME NJE VEND HALE KU DHJESIN KUSH TE JETE MA I ZOTI.
Ti znj veronik mos komento me se me vjen per te vjell me ato komentet e tua,nuk e kuptoj ku hyn Edi me Gramozin ketu??ketu behet fjal per nje ambasador qe i thot nje vrasesi sic eshte saliu yt burr shteti,dhe edi ketu nuk dha as urdher qe te vriteshin 4 jet te pa fajshme dhe as perkrahu saliun tend por thjeshte ai u kercenua se nqs do te dilte te nesermen ne shesh i vetmi qe do te vritej do te ishte ai(pra Edi)ti e lexon artikullin apo ja mbyt ashtu kot si agua ti(mjerane ke qene dhe do te mbetesh)mallkimi i atyre femijeve do ju zere edhe ju qe i beni temena sali vrasesit
Dhe sikur shqiperia te ishte pa asnje aleat ne bote pas 90′ nuk do te kishte perfunduar kurre ne nje vend pervers qe poshterohet nga fqinjet dhe vritet nga shteti e vidhet nga qeveria.Pra jemi te pushtuar me mirekuptim duke ndegjuar pordhet e arvizuse dialog,kompromis,reforma bla bla bla.
Ligjevenesit amerikane ne kohen qe u vrane 4 demonstruesit po diskutonin ligjin per homoseksualet ose me e thene me troc nuk e rruajn trapin me per shqiperine.Dhe ne 97′ ata e lane ne balte shqiperine biles sot eshte akoma me keq qe kane pranuar berishen si xhandar gjakatar.
Kur del ne interviste arvizuja them me vehte:SA GJYNAH ESHTE ARVIZUJA
SE ESHTE MIDIS TRE ZJARRESH DHE HIQET SIKUR KA GJE NE DORE.
O Endri, mos ben si budalla se nuk te kuptojne qe te ardheka keq per ps-ne. Kush te tha te shkruash keshtu xha Saliu? Ik atje fshiji ndonje gje qe i ka ngele pa fshire.
Per mendimin tim me i rrezikshem eshte ai qe e mbron me fanatizem krimin se ai qe e ka ber ate,si mund te quash nje vrases burr shteti?dhe aq me keq kjo te thuhet nga goja e nje ambasadori amerikan:nuk mund ta besoj ne nje vend si amerika qe e njeh me mir se kushdo shtet tjeter demokracine si nuk i ben pershtypje vrasjet ne protesteta paqesore:(e them paqesore sepse ata qe dolen te protestonin ishin njerez fukarenj e te ndershem dhe nuk paten arme)nuk e di po ketu vjen ere e keqe,te kete ren kaq poshte amerikanet sa per interesa te ngushta ndershtetrore te mos llogaritet jeta e njerezve te thjesht???megjithate nje gje me jep shprese se ky vend do ndryshoj se edhe Sadami edhe Kadafi keshtu ishin njeher e nje kohe miq te ngushte te amerikaneve dhe e dini se si perfunduan,un e uroj me shpirt qe vicidoli yne te jet mik i amerikaneve sepse e di mir perfundimin
ambasadori ja u tha HAPUR ( ndihmoni veten ) mos u beni qorra.
cfar prisni o njerez qe shkruani komenti dhe mbani an ( ca nga nje ane dhe ca nga tjetra ) ndihmoni veten, mos prisni nga shtete te tjera se jeni ber si lypsat, doni demokraci?? ndertoheni vete. Njerez kot pa shpres pa plan, ne qoftese nuk e doni saliun apo ramen?? ngrihuni ne kembe si nje trup, mos beni nje protest dhe ndaloni si lepuj, sali nuk ju vret dot te gjithve, bllokoni te gjitha rruget paralizoheni vendin sic e ben gjith bota kur i vete thika ne palce. po ju jeni lepuj njerez kot per te ber blahblahblah dhe pastaj ja u ka fajn amerika apo europa,
Haha tamam Usa,besoj se asnje se ka lexuar intervisten, Arvizu thote: do jem i lumtur qe ne zgjedhjet e tjera te fitoje opozita,keta vazhdojne jo 21 janari jo 29 shkurti.Beni nje demonstrate tek ambasada amerikane dhe kerkoni me mire bombardimin e kryeministrise dhe ministrive, vetem keshtu do jeni te kenaqur.Nuk arrijne te kuptojne qe eshte ambasador i huaj, dhe flet me gjuhe diplomatike.
shume talls i modh konke ti prej detroiti.gjithmone po del si profesor doktorr dhe po e ditke qe gjithe komentuesit nuk kane lexuar fare intervisten.Leri zoteri komentuesit te shprehen mendimet e idete e tyre.
Asnje prej tyre nuk ka shprehur fjale fyese e po dilke t’i me mbrojt
arvizune se paska ngele vetem.Vete arvizuja ka thene se i mirepret kritikat dhe ti nuk po i duron dot.Nuk eshte faji i komentuesve
qe ky ambassador eshte bere si nje fallxhor qe gjithmone e gjen ate
qe predikon.no thanks!
Shume kompetentnqenke dhe ti prej Bastonit…
Cfare po thote Edi? Cfare pret ti qe te marre kallashin Arvizu e te vrase Salen?
Ai ben politiken e vendit te tij. Salen t’a rrezojne shqiptaret, jo Arvizu.
Ti “usa all the way” ma avash se po del “one way” qe te con ne “dead end”.
Kam ndjekur me shume perpikmeri levizjet e zotit arvizu fill pas 21 janarit dhe konkluzioni im eshte qe ai nuk eshte treguar aspak i sinqerte kur flitet per nje popull teresisht proamerikan.Le te flasim me hapur:kam obligim te mbroj shqiperine ne te njejten kohe qe jam dhe qytetar amerikan dhe e ndjej veten ne amerike me shqiptar se ne shqiperi.
Nuk po zgjatem ne gradimin banal qe i beri berishes burre shteti pa u thare akoma gjaku i 4 qytetareve ne bulevard.Nje dalje “rastesore”
e A.A.A. prane MPB kur ca protestues paqesore ishin me parrulla “LULI
VRASES” me la shije shume te keqe te nje mashtruesi ordiner i cili ne kete rast beri spotin me te fuqishem elektoral ne favor te bashes duke u thene shqiptareve “rastesisht” qe amerika eshte me lulin.
Ka dhe shume fakte te tjera dhe nuk dua te behem i bezdishem.NUK ESHTE
PUNA QE SHQIPTARET JANE BERE SI LEPUJ DHE TI JEPKE URDHERA NGA AMERIKA PER SULM…SHQIPTARET NDJEHEN TE VRARE NGA BERISHA DHE TE TRADHETUAR
PABESISHT NGA ARVIZU DHE EDI RAMA.DHE KJO DO NJE FARE KOHE PER REFLEKTIM.AI GJAKU QE U DERDH NE 21 JANAR NUK ISHTE GJAK LEPURI…
KOHA DO TREGOJE..
cfare ste ben leku edhe nje half breed meksikano-nipponez e ben te ndihet mahmut
ku eshte treguar z.arvizu jo i sinqerte ne 2011:
1.vrasjen e kater demostruesve arvizu e faturonte si nje perleshje polici-protestues gje qe eshte rrene e madhe.Shkaku i vrasjes se tyre ishte dueli snajperat e gardes -me njerez qe nuk preken gardhin e k/m dhe ishin te pa armatosur.Vete berisha deklaroi me vone se vrava 3-4 veta por do te vras 300 apo 3000 veta po shkelet gardhin.Vetem per kete berisha duhet denuar si mubaraku.
2..Arvizu nuk tregoi asnje xhest humanizmi me jetimet e 21 janarit gje qe te ben te dyshos se ai e ka miratuar ne heshtje kete akt barbar.
3…Paturpesisht pa mbaruar gjyqi deklaron se ceshtja quhet e mbyllur
4….Me 28 janar 2011 doli bllof kur paralajmeroi amerikanet ne shqiperi per trazira te dhuneshme gje qe tregoi se e njeh shqiperine nga prapa perdeve te zyrave apo tulles se blendi vezeziut.
5…..ME DESHTIMIN E TURPSHEM TE PROCESIT GJYQESOR TE 21 JANARIT KY AMBASADOR DUHET TE KERKOJE LARGIMIN PER TE PASTRUAR NDERGJEGJEN.
=cfare ste ben leku edhe nje half breed meksikano-nipponez e ben te ndihet mahmut
Bravo Amerika!
Berisha gjaksor vret njerez dhe fajin e kane te gjithe shqiptaret.
Shqiperia ka bere hapa perpara se po perkrah Izraelin!
Ky mulati aziatik eshte nje qen rrugesh i qenushes kurve Amerike!
Shyqyr qe lehe dhe ti se ti mungoje ketu.
Ka faj qenushja Amerike qe s’e la Milloshevicin t’a shqyente sumen po dergoi “kelyshet” te shpetonte nje plehre mosmirenjohese si ty, qytetari mondan i nje prej vendeve me te “fu qi shme” ne bote.
edhe ky ARVIZUVICI HAJDUT SI KTO TE TJERET ESHT
Aman o redaksia e temes mos e nxirni me kete majmunin e amerikes se eshte bere me keq se kurvat e rrugeve, po tallet me popullin shqipetar si i do bytha, po ska faj derisa ja varni ju gazetaret pse te mos tallet..
Nuk me pelqejne te ashtuquajturit njerez karizmatik se do te thote se nuk gjykohen per ato qe thone apo bejne por per emrin qe kane ose njerezit qe perfaqesojne.
Lider karizmatik eshte sali bisha qe shkaterroi Shqiperine ose Berluskoni qe futi Italine ne krize.
Edhe ambasadori Avziu prishi imazhin e SH.B.A ne syte e mi dhe te shume shqiptareve.
Rama,rri rehat dhe do hash petulla me uje.Po tha Arvizu,Rama mot eshte kryeminister,mos shkoni fare te votoni se nuk pyet kush per voten tone,as ka pyetur ndonjehere.”Demokracia jane dy ujqer dhe nje dele qe do votojne se ç’do hane per dreke..”-thote B.Franklin para dy shekujsh.Ate film qe e kemi pare me rajersonin dhe berishen ne vitet’90 do ta shohim mot me Ramen dhe Arvizun.Pastaj mos te qahemi se miqte e mire mishin na e hane,por kocken(tonen)na e lene!Une per vete nuk dua qe e majta te vije ne pushtet keshtu,me bixhoz tavolinash.
Kjo qe thoni ju, eshte thjesht utopi i dashur Arvziu.Ju i thoni, kryetarit te nje bande, qe sundon,qe te mos vjedhe dhe vrase me, kur perballe ka nje opozite fare inekzistente, te vetvrare nga frika e vet.Por ja ndodhi cudia dhe e morri, pushtetin opozita,por ajo do te vazhdoje te dridhet, para bandes se Saliut ne opozite.Prandaj nuk eshte gje kjo pune, me nje opozite qe e drejton nje njeri i tretur nga frika.
Tung, jam dakord me ata qe e Kane te qarte qe ‘Imperializmi’ zgerdhihet dhe be baste duke suture uret qe djegin Shqiperine; uret jane SOT Vucidolsi dhe ramPalloshPerversiProfeti, dy anet e qerthullit mafioz qe po mbyt ket vend dhe ne buze honit qe bejme sehir ata shqiptare te mire qe bien ne hon!! Sa per Qorrat, Zoti na I farofte!!s’e gundis keta e mbajne te keqen(sepse Jane shumica), hapni syte o njerez, o na marofte Zoti po s’qeme te zot te shohim e te veprojme si duhet.Vetja do na shpetoje!!! E, Arvizu as qe ka gje ne dore, c’lodheni t’i gjeni nentekstin diplomatic, sa per koment m’u duk Jo-koherent e jO me Sfinks!..Tallin b…n burra, kaq!! Ja na thuhet psh thesarin e shtetit e moren katunare me gomar…E e Tallin… Do na bejne Te gjelber, superfuqi, ShqiperiEtnike.. arror e shegore e Plehrore …do i hame me luge florini!!!…aman o milet!!se paku mos beni tifozllik per njerin prej ketyne dy Kucedrave tona Percude, pashi zotin!!…A e kuptoni qe greqi e itali e tere te tjeret pse shkojne ne hon ?? Se shkojne symbyllas e kendojne:: beje zot enderr!! E kemi Fatin perpara!! … Arrore e Plehra o milet; po nje hollesi: ca qese (me pare) greke e serbe dhe…arroret behen flakadan e hi!! C’ Efikasitet tja besh arroret gati …Flakes, ja u be parajs e bir !!! Aaaaa mjer na!!! Delirojne e Tallin b…n, sepse kane ne vathe kopene e gomereve!! Yyyyyysh!!! A e kuptoni c’ behet kur nje shtepi a vend futet deri ne fyt ne borxhe??? ( me paret ben hosana ne fushata e blerje pushteti e …mafiozlliqe … Te Blerta!… Sshihni qe s’e bejne ligjin per nivelin max te borxhit o Milet!!! Hapi gavat!! Ne presim te na shpetoje …Evropa Plake , kjo K…. e motit!!! Po AMA ne jemi xhahilet!!! Eh, kaq Shume xhahile kjo dynja, s’ka si me pas vend per Shpresa!
OR LEKE NUK ESHTE QE KING JONG RAMA ESHTE FRIGACAK DHE KA FRIGE POR AI E DI QE EVROPA 95% ESHTE BLU DHE QEVERISET NGA E DJATHTA MARJEN E PUSHTETIT ME DHUNE EVROPA NUK DO E PRANOJ AI NUK DO PRANOHEJ NE ASNJE SHTET SI KRYEMINISTER PERVEQ NE RUMANI NGA GABELI RUMUN BUSHTINARU,PRANDAJ E VETMJA ZGJIDHJE I MBETET TI FITOJ ZGJEDHJET ME 2013 POR KETO AI NUK AS NJE MUNDESI MINIMALE PER TI FITUAR SEPSE KA SHUME ANMIQ NE PS DHE DESHIRA E TIJ ESHTE TE QEVERISE VETE.
Ore. Mire qe po na ben filozofi qe dhe kuajt e kane zili, por na shpjego pak nga te largohet Edi rama se deri tani ai nuke eshte ne ndonje fare pushteti! Mos e ke fjalen per dashnorin tend, Saliun se ai na cau ”kokrrat” gam-gam si i terbuar dite edhe nate
Dikush nga komentuesit ketu thot se ambasadori eshte i huaj dhe flet me gjuhe dipllomatike,por e verteta eshte se ai nuk foli me gjuhe dipllomatike por me gjuhen e imponimit dhe presionit, duke e quajtur kriminelin Sali burre “shteti”.A ka ne bote njeri normal, qe nje kriminel ta quaj burre shteti.Fatekeqesisht kete e beri ambasadori i USA Aleksander Arvizu, per te keqen tone dhe turpin e Amerikes.