PS do i drejtohet Kushtetueses për presidentin

6 Janar 2012, 11:10Politika TEMA

Partia Socialiste do i drejtohet Gjykatës Kushtetuese për të interpretuar nenin 87 të Kushtetutës që flet për zgjedhjen e presidentit. Siç shkruan e përditshmja Panorama, socialistët do të kërkojnë nga Gjykata Kushtetuese të sqarojë se cili do të jetë kuorumi i deputetëve në sallën e Kuvendit në tre raundet e para, kur presidenti zgjidhet me tre të pestat. Në rast se presidenti kërkon 84 vota, atëherë në sallë nuk mund të jenë vetëm 74 deputetët e mazhorancës. Rasti i Kosovës ka sjellë në vëmendje këtë çështje, pasi Gjykata Kushtetuese atje rrëzoi zgjedhjen e presidentit për shkak të mungesës së kuorumit në sallë. Socialistët shpresojnë se një interpretim i Kushtetueses do të sjellë përzgjedhjen e një presidenti konsensual.

10 komente në “PS do i drejtohet Kushtetueses për presidentin”

  1. Vlora says:

    ta shofim kete radhe Gjykaten Kushtetuese………….

    ne interpretimin e saj eshte e ardhmja e shqiperise.

  2. sherifi says:

    Per mendimin tim pergjigjia e gjykates kushtetuese do jete kundra PS dhe kjo tashme dihet qe ne shqiperi nuk ka me gjykata te pamvarura nga Saliu keto jane provuar ne shume raste si ne rastin e kolegjit per zgjedhjet,ne gjykimin e Ilir metes,ne ceshtjen e gerdecit,ne mandatin e deputetit Beqja e shume te tjera.me Saliun tani ka vetem nje rruge qe shqiperia dhe shqiptaret te shpetoin nga kjo e keqe e madhe. organizimi i nje kryengritje te pergjitheshme mbare kombetare.

  3. Endri says:

    Para se ti drejtoheni Kushtetueses,pervishjuni njehere atij kryetar-palles tuaj qe e ndryshoi kushtetuten brenda nje nate me delirin idiot te marrjes te te gjitha pushteteve ne doren e tij e qe tani jane ne doren e Sales.Vone jeni per t’ja kerkuar kete llogari,por sic thote populli me mire vone se kurre.

    1. gentian says:

      patjeter kuur e thua ti duhet bere patjeter

  4. Shtegtari says:

    Ka kohe qe Sala nuk pjerdh me per gjyqsorin e drejtesine. Ai do te “zgjedhe” presidentin kukull me sahanlepiresit e vet deputete dhe me perkrahjen e zagareve te LSI qofte edhe pa kuorumin e duhur, nuk i kercet shume b… per kete kuorum. Kete duhet ta kene kuptuar mire edhe antaret e “Kushtetueses” per te cilet une jam i sigurt se, qe mos ngelen me m… ne goje, do te votojne kunder kerkeses se PS dhe do te bejne nje interpretim qe ti shkoje per shtat sovranit tone SALIU I.
    Kete dhurate Sovrani Yne e ka peshqesh nga marrveshja qe beri per ndryshimin e kushtetutes me kryetarin “vizionar” e “largpames” RAMA te cilin e futi ne kurth me nje mjeshteri qe eshte per tu “admiruar” (ka nje eksperience 20-vjeçare per kete pune.) Rama nuk eshte viktima e tij e pare por ai eshte viktime e arrogances de e vetepelqimit te tij te tepruar.

  5. elinor bahiti says:

    Jo se ka per t’na cudite gjykata kete here se dihet ne cilen ane do anoje, por kjo eshte dicka pozitive sa per te regjistru edhe nje njolle te zeze ne librat e gjykates!

  6. england says:

    Me mire vone se kurre!
    para nja dy ditesh Mero Baze shkruajti per zgjedhjen e presidentit
    dhe keta gjumashet e PS bejne mire qe lexojne artikujt e Temes
    Dhe jo vetem per kete teme,Meros gjithmone i kane dale”parashikimet”

  7. VERONIKA says:

    kete do thoja dhe une
    p.s. te lexoje me vemendje shkrimet e Z.Mero Baze dhe komentet e gazetes TemA
    Per kete radhe ju lumte

  8. star says:

    shkrimi i Meros duket se ishte i njehershem me kete kerkese.Mendoj se ne kete rast PS ishte e para.Me gjithe respektin per z.Mero mendoj se ne kete rast ai ishte prapa, pasi sa mori vesh se cfare do ndodhte i parapriu shkrimit qe gjithsesi duhet pershendetur.

  9. V-E says:

    ESHTE E KOTE .EGERSIRA I VUCIT I KA MARE MASAT ME KOHE.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje