Presidenti Topi dhe Prokuroria e Përgjithshme, mesazhe ngushëllimi për vdekjen e prokurorit Hana

6 Janar 2012, 13:25Politika TEMA
Presidenti Topi dhe Prokuroria e Përgjithshme, mesazhe ngushëllimi

(E PERDITESUAR)- Presidenti Bamir Topi i ka dërguar një mesazh ngushëllimi familjes së prokurorit Xhevat Hana, i cili u nda dje nga jeta. Në mesazh, Topi vlerëson punën e prokurorit dhe kontributin e tij të rrallë.

Të nderuar familjarë të të ndjerit Xhevat Hana,

Me hidhërim dhe dhimbje mësova për lajmin e ndarjes nga jeta në mënyrë të parakohshme të njeriut tuaj të dashur! Më lejoni që në emër të shtetit shqiptar dhe në emrin tim personal, t’ju shpreh ju ngushëllimet e thella dhe të sinqerta! Ndarja nga jeta e Xhevatit përbën një humbje të madhe e të pazëvendësueshme për familjen, për kolegët, për vetë shtetin shqiptar, por edhe për të gjithë ata që kanë pasur fatin të bashkëpunojnë e ta njohin atë nga afër, duke i çmuar gjithmonë përkushtimin ndaj detyrës së vështirë të prokurorit, integritetin e profesionalizmin si dhe cilësitë e tij të spikatura qytetare e njerëzore. Në këto çaste të rënda, duke ndarë me ju dhimbjen e humbjes dhe duke ju gjendur pranë shpirtërisht, dëshiroj të vlerësoj edhe njëherë Xhevatin e ndjerë për punën dhe kontributin e tij të rrallë profesional në shërbim të ligjit dhe mbrojtjes së të drejtave të qytetarëve. I përjetshëm qoftë kujtimi i tij!” – theksohet në mesazhin e ngushëllimit të Presidentit Topi.

Mesazh ngushëllimi ka dërguar edhe Prokuroria e Përgjithshme, e cila ka vlerësuar lart figurën e prokurorit.

Me hidhërim të madh njoftojmë se u nda nga jeta, pas një sëmundjeje të rëndë, prokurori pranë Prokurorisë Për Krimet e Rënda Tiranë, Z. Xhevat Hana. Ndarja e parakohshme është një humbje e madhe për familjen e tij por dhe për kolegët dhe miqtë e tij të shumtë të cilët kanë parë tek ai familjarin e mirë, njeriun korrekt e të përkushtuar ndaj punës, dinjitoz dhe i papërkulur. Xhevat Hana ishte imazhi më i mirë i prokurorit këmbëngulës që ka si mision ruajtjen e fuqizimin e shtetit, fanatik i zbatimit të ligjit gjatë gjithë karrierës së tij të gjatë, çka e kish shndërruar atë në një shembull të devotshmërisë  tek kolegët. Xhevat Hana, i lindur në Librazhd më  28.03.1953, e nisi karrierën e tij në organet e hetimit në Mat, në Sarandë në Prokurorinë e Rrethit Tiranë, e më pas në Prokurorinë e Përgjithshme, ndërsa vitet e fundit si prokuror pranë Prokurorisë Për Krimet e Rënda Tiranë.

Gjithshtu Z. Xhevat Hana në periudhën 2003–2005 ka qenë Këshilltar Juridik i Presidentit të Republikës, si dhe Ndihmes/komisioner ne Institucionin e Avokatit te Popullit. Ndarja me Xhevat Hanën, përveç pikëllimit të thellë për këtë mik e koleg të paharruar, përbën dhe një humbje dhe boshllëk edhe për Prokurorinë Shqiptare që do ta kujtojë këtë figurë të spikatur të drejtësisë me respekt të thellë. Në nderim të tij, Prokuroria Shqiptare do të organizojë ceremoninë e varrimit të Z. Xhevat Hana, në ambientet e Shtëpisë së Oficerëve, Tiranë. Shpenzimet për përcjelljen e kolegut Hana do të bëhen nga institucioni i Prokurorisë,” thuhet në njoftimin e prokurorisë.

18 komente në “Presidenti Topi dhe Prokuroria e Përgjithshme, mesazhe ngushëllimi për vdekjen e prokurorit Hana”

  1. komentusi says:

    A mundet te klete lidhje midis vdekjes se prokurorit Hana dhe zhdukjes se Ilir Kumbaros ne Londer?! A vepron ndoshta e njejta dore…

  2. Lirim says:

    Eshte e cudtitshme, pasi u zhduk Ilir Kumbaro, u zhduk edhe prokurori Hana, te dy te lidhur me ceshtjen Remzi Hoxha, a mundet te jete rastesi, nje koincidence, apo eshte dora e mjeshtrit …

  3. armand says:

    I nderuar president i Shqiperise.Ne emer te shtetit Shqiptar ju s’duhet te shprehni vetem ngushellime por edhe duhet te luftoni qe te sbardhet e verteta.Per rolin qe Z.Hana mbulonte dhe per hetimet qe ai mund te kete kryer ku jane perfshire figura te politikes se kalbur dhe kriminale Shqiptare eshte mese e natyrshme qe nje humbje e papritur e jetes mbetet shume e dyshimte.Ngushellime familjes per humbjen e njeriut te dashur.

  4. paskuqani says:

    Politikanet qe drejtojn sot shtetin SHqiptar,njerzit me te mir dhe te ndershem te kombit, i luftojn me ç do lloj mjeti,kta jan antishteti, nugushellime families,se te ndierit ti prehet shpirti ne paqe.

  5. Sali Bala says:

    Mar pjese ne hidherimin tuaj.

  6. xhuxhi says:

    Duhet hetuar vdekja e zotit Hana,ketu mund te kete dore SHISH ose ndonje agensi e huaj.Vdekja e tij eshte mbajtur shume sekret nga autoritetet shqiptare,zoti Hana ka hetuar disa ceshtje me rendesi,si Lul Bashen,Remzi Hoxhen,dhe disa vrasje te viteve 97.Ngushullime Familjes.

  7. haskoduka says:

    Ngushëllime familjarve të të ndjerit Xhevat HANA.
    Marr pjesë në hidhërimin tuaj.

  8. niki says:

    ngushellime familjes per humbjen e parakohshme te njeriut te dashur e prokuririt te ndershem Hana ky eshte realiteti shqiptar lufta e klasave vazhdon po te ishte deputet i pd sot do ishte mes nesh po zoti sali paret e shtetit i perdor si te tijat ii mbajti me shprese se do ju hiqte shpenzimet deri sa gjendja rendohej e iken vete ne itali turp e faqja e zeze ngushellime familjes e njerzve te dashur

  9. Claus says:

    E cuditshme qe brenda muajit te nderrosh jete!
    Nje autopsi e mjekesise ligjore italiane do te ishte me teper vlere, mendoj une.
    I shkofte shpirti ne parajse!

    1. LORA says:

      Besoj se te afermit e tij jane ne gjendje psikologjike te mjaftueshme per ta marre ne konsiderate keshillen tuaj dashamirese.

  10. dimri says:

    Zoti i prefte shpirtin ne paqe, do them dicka dhe zoti te me ndjej n.q.se jam gabim. Dikush nga familjaret e tij ka gisht ne vdekjen e tij, perderisa nuk i eshte gjetur diagnoza, e kane helmuar ngadale, ngadale, dhe kete gje mund ta bejne njerezit qe te rrine afer dhe te cileve u beson me shume ne jete, ( Enver Hoxha ndau dhe prishi kaq familje, arriti deri aty sa pjestaret e familjeve akuzonin njeri tjetrin dhe spiunonin njeri tjetrin),eshte shume e dhimbshme dhe e pabesueshme, por historia po perseritet.

  11. koli says:

    dora e djallit te vicidolit dhe agjentures serbe eshte shume e gjate, te kafshon ne erresire.
    Posht tradhetaret.

  12. Tomor hoxha says:

    O PRESIDENTI TOPI.Kemi pas e kemi respekt per ju por per vdekjen e prokurorit te ndjere DUHET TE KERKOSH HETIME.Ne qoftese se je burre beje,nese jo ri e degjo qyfyret e sales per personin tuaj.BEHU NJE ORE BURRRRRRR o z.BAMIR.

  13. drini says:

    Prekuroria paralel me ngushellimin drejtuar familjes se te ndjerit Hana le te hapi nje dosje e te hetoje nese i ndjeri iku nga ndonje semundje apo u largua nga kjo bote si njeriu i radhes se listes qe tashme me te drejte te gjithe pyesim se kush e ka radhen!Shpresoj qe te mos na prentohet ndonje ekspertize nga “miqte” se perfundimin e dime si ne çeshtjet e tjera .Ngushellime te dy familjeve Hana e Hoxha pasi rrethi per gjetjen e autoreve per zdukjen e R.Hoxhes sa vjen e zmadhohet ne vend te zvogelohet.Uroje qe mos te kete te njejtin fate edhe i zhdukuri “Kumbaro”!

  14. misionari says:

    Familja Hana e Librazhdit humbi birin dhe babain e dashur te saj; shqiptaret humben Marathonomakun e Drejtesise Shqiptare. Pëkohesisht ka fituar Krimi i Rëndë në Shqipëri…qajeni o shqiptare ju ne Tirane, e bashke me ju te gjithe ku jemi, Heroin e Drejtesise se Humbur ne Shqiperi – Xhevat Hanen!

  15. Horri i bulevardit says:

    Si fillim ngushellime familjes, por jo drejtesise, se z, Hana ishte nje antikap per drejtesine. Drejtesise shqiptare ja jap ngushellime me vone, kur te shoh se sdo ti kaloje ndonji politikan perhunesh, se deri tani e kan bo rruge, u ka bo drejtesia si stacion sate, ku kaiher e shofin te arsyshme dhe ikin se skan durim me prit saten drejtesi, se kan pun mo trandsishme.
    Fillojm tani: Kan pas thon pjeqt, para zjerrmit, para ujtit dhe para qeverrise, mos dil se te merr perpara vala dhe shko per lesh.
    Kur mthojshin ata armiqt e popllit atere, hajde ta bojm nji grup dhe ta rrexojm diktatorin, un u thojsha, rrini mre rahat se o kok ai dhe ata shkun ke tshumtit si agjenta dhe poliagjenta, une prita dhe zoti ma shperblehu, e hoqi qafe tamom me 9-prill 85, partija u munu me e mcef, por me dat 11, sikishin ka me ja majt, e nxorren xhenozen me e pa poplli.
    Ene sot, nfillim ju bashkova Edit, dola ne nbulevard, hora ne dajak pa hesap, mlan pa pun, qesh tu ngordh per copen e bukes dhe i thirra menjes, shko or budalla mas Lulit, se ke per tja pa hajrin, ne shkova.
    Car tju thomi une, pune tmir po, autoritet po, polici sa mshef mnero, kom hap biznes si bicim sekseri, u kenoqa, vetem se e kom pak bezdi me hudh livando, se kena qen katunar, ku dijshim ne se co livandja.
    Me tet klas shkoll, mka bo shef, se mkan thon se ti di me lexu rrjedhshem, se ata qe i kom perfun, dhiesh tu qesh, sja u merr vesh llafin.
    Qe ta merrni vesh ju o bashkatdhetare e tironas, kom vu nzbatim fjalen e urt popullore se: Qingji urt pi dy nona dhe ja kom pa hajrin.
    Rahmet past prokurori Hana, po te ishte bashku me shoqaten qe kryeso ai kokzbathmi qe o avokat i F. Mediut, ma merr menja se sot do te ishte gjall si kokra e molles, por jo, dojte o me gjet vorrin e R. Hoxhes o ska, sikur se dijte rahmetliu qe kta jan eksperta per mcefje, jan rreth 4000 te pushkatu prej udheheqsit te tyne dhe ska burr none me i gjet.
    Kaq kisha: Ngushellime familjes, por te mbajn koken lart se i dashuri i tyre, si la vulen e turpit, por i la emrin e mire, te nje nenpunesi qe punoi per shtetin e se drejtes.

  16. ivani i madh says:

    Z .president mire bere qe ngushellove familjen e te ndjerit Hana po jep urdher si Kryetar i kd te fillojne me nje here hetimet mbi vdekjen e tija se ai ishte pjestar i atij institucioni qe drejtoni ju e po si mbrojtet ju kush mund ti mbroje qeveria e koruptuar qe une mendoj se mund te jete pjesmarese ne krim.Familjes Hana edhe pse si njoh i shpreh ngushellimet e mia per humbjen e njeriut te tyre te dashur.

  17. Vlora says:

    Ngushellime familjes!
    Po dora e zeze vrasese qe te vret naten e te qan diten nuk ka shprehur akoma ngushellime?
    Do kete dicka ne kete mes besoj. Probabiliteti qe te vdesin njerez te implikuar, si deshmitar apo hetues, ne aferat e krimineleve eshte jashtzakonisht i vogel por ja qe ne Shqiperi edhe statistika vete ne krize. Ne themi pse nuk hetohet vdekja? Po kush do e bej? Nje prokuror tjeter do thoni ju. Por ja qe rrethi vicjoz do vazhdoj ne pafundesi me vdekje te tjera te mistershme. Prandaj me nje popull spurdhjak si shqiptaret nuk mund te pritet drejtesi vetem me individ. Ketu jemi te gjithe te zote te japim mendje po pse nuk ngriheni ne revolta si i vetmi mjet demokratik per ndryshim. Ah harrova qe dhe kete e beme dhe u cilesua grusht shteti dhe 4 te pafajshem u vrane. GJUNJEZOHU O POPULL PA DINJITET ASHTU SIC DI VETE!!!!!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje