Ambasadori danez: Ndryshimi i projektit të Sheshit Skënderbej? Njësoj sikur buzëqeshja e Mona Lizës të kthehej në ngërdheshje

6 Janar 2012, 19:14Politika TEMA

Ambasadori danez sërish me deklarata të forta: Nuk e kuptoj se si shqiptarët votojnë këta njerëz që nuk interesohen për Shqipërinë. Për presidentin e ri: Shqipërisë i duhet një president i pavarur, i fortë dhe i panjollosur. Për bojkotin e opozitës: Nuk pengoi statusin, por shpluhurosi disa probleme të rënda

Në një intervistë dhënë për revistën më të re, që do të dalë në treg ditën e shtunë “Java”, ambasadori danez Karsten Jensen ka analizuar situatën politike në vend, nga këndvështrimi edhe i marrjes nga ana e Danimarkës e presidencës së radhës së Bashkimit Europian.

Persa i perket rolit te Shqiperise ne procesin e integrimit, ambasadori danez ka dhene pikepamjet pozitive, qe vendi i tij ka persa i perket zgjerimit dhe afrimit te metejshem ne BE jo vetem te Shqiperise, por edhe te Kosoves, e gjithe Ballkanit. Por ne kete pike zoti Jensen ndalet duke ravijezuar ate qe ai e quan keqinformim dhe propagande politike, qe ka ndikuar ne krijimin ne vend te nje situate te mjegullt, persa i perket arritjes se disa objektivave si sfida te domosdoshme per t’u arritur nga Shqiperia. Për ambasadorin danez, zgjedhja e presidentit të ri, do të jetë prova kyce.

“Duke patur parasysh rolin e Presidencës në ndërtimin konsitucional të Shqipërisë dhe në sigurimin e pavarësisë së institucioneve të tjera, përfshirë Gjyqësorin dhe SHISH-in, zgjedhjet presidenciale do të jenë një test lakmusi i demokracisë shqiptare dhe qëndrimit të Shqipërisë si e tillë.  Prandaj, besoj fort se ka rëndësi shumë të madhe që Shqipëria të zgjedhë një president të pavarur, të fortë, të panjollosur nga e kaluara apo e tashmja, i pranuar nga të gjithë. Një president i cili të mund të vazhdojë të bashkojë e të sigurojë popullin shqiptar dhe botën jashtë që vendi juaj është i palëkundur në rrugën demokratike”, tha Jensen.

Ne kendveshtrimin e ambasadorit danez objektivi i vetem qe shqiptaret duhet te kerkojne nga politika duhet te jete me domosdoshmeri marrja e statusit kandidat ne Bashkimin Europian.

“Ajo që është më e çuditshme është fakti se përse elektorati shqiptar, vazhdon të zgjedhë përfaqësues, të cilët nuk e kanë Shqipërinë dhe shqiptarët në qendër të vëmendjes së tyre?!”, thotë ambasdori.

Ambasadori i Danimarkes eshte ndalur edhe tek debatet qe perfshijne, sic thote ai, ndryshimin e projekteve per ndertimin e disa veprave ne kryeqytet, cka sipas tij eshte e patolerueshme, si projekti për xhaminë, deri te ndryshimi i projektit për sheshin “Skënderbej”.

“Të ndryshosh një projekt në mënyrë të njëanshme në minutën e fundit, kam frikë se do t’i bëjë studiot e nivelit botëror dhe të tjerat të shmangin angazhimet në projekte shqiptare. T’i ndryshosh buzëqeshjen Mona Lizës, sepse preferon një ngërdheshje, do të siguroje që Leonardo da Vinçi dhe figura të tjera të këtij kalibri të mendoheshin më shumë se dy herë përpara se t’ju dhuronin talentin e tyre”, thotë ambasadori.

Nje tjeter pike kyce, ku zoti Jensen eshte ndalur ka qene edhe bojkoti i opozites i cili sipas tij nuk ndikoi ne mosmarrjen e statusit te vendit kandidat nga ana e Shqiperise por perkundrazi, sic thote ai, ndikoi ne shpluhurosjen e disa problemeve te medha e te fshehura prej kohesh. Nderkohe qe ambasadori danez duke ju referuar dica ngjarjeve e ceshtjeve te ndryshme hodhi hije te forta dyshimi mbi nivelin e drejtesise dhe demokracise ne vend.

“Katastrofa e Gërdecit, qetësia shurdhuese që pasoi zbulimet e Ëikileaks, dështimet “teknike” të atyre pak çështjeve të korrupsionit të nivelit të lartë që arritën të dalin përpara gjyqit dhe mospërfundimi i çështjes së vrasjeve të 21 janarit, edhe pse po i afrohemi përvjetorit të parë të këtyre ngjarjeve tragjike, por edhe të ngjarjeve dhe veprimeve që i pasuan, i hodhën benzinë dyshimeve rreth drejtësisë dhe demokracisë në Shqipëri”, thotë ambasadori.

65 komente në “Ambasadori danez: Ndryshimi i projektit të Sheshit Skënderbej? Njësoj sikur buzëqeshja e Mona Lizës të kthehej në ngërdheshje”

  1. elinor bahiti says:

    I vetmi ambasador qe e ka koken ne vendin e duhur…

    1. N.VJOSA says:

      Te lumte AMBASADOR,
      NUK KA PATUR NDONJEHERE SHQIPERIA NJE AMBASADOR KAQ OBJEKTIV SA KY DANEZI I NDERUAR!

      1. V-E says:

        NE RADHE TE PARE I BEN NDER VEHTES SE TIJ DHE VENDIT QE E KA DERGUAR.FLET QARTE DHE PA DOREZA.POR A MARIN VESH SHQIPETARET?U VRANE KATER -PESE VETA DHE ASKUSH NUK ESHTE PARA DREJTESISE,NE NJE KOHE QE VETEM KRIJUESI KA TE DREJTEN HYJNORE QE TE TA MARE ATE QE PO AI VETE TA DHA:JETEN.

      2. alban says:

        Danimarka nuk eshte e vogel por nje vend gjigand per nga vlerat qe mbart. Liria e fjales dhe te thenit cfare mendon ne menyre direkte dhe te pa kompleksuar eshte nje nga virtytet me te shquara te danezve. Dhe ky ambasador nuk ben gje tjeter vecse nderon popullin dhe vendin e vet.

    2. kashi says:

      bravo ke te drejt.

  2. england says:

    Per fatin tone te keq eshte i vetem!
    kur koleget e tij i bejne elozhe krye(mafiozit)ministrit duke
    i thene burre shteti,apo qoftexhiu Volfart eshte ne pritje
    te ndonje panairi birre apo vere, ambasadori Danez ben detyren
    e tij asnjanjes me palet,dhe ne harmoni me deshirat e popullit

    1. paolo says:

      per ju ambasador i mire eshte nje qe kritikon qeverine,te tjeret qe nuk e bejne jane te korruptuar..jeni bere shume qesharak..nuk vijet ne pushtet keshtu mo..amerika eshte me e rendesishme per ne..ajo vendos gjithcka ne shqiperi..kujdes opozitare mos luani me zjarrin

      1. Shqiptari says:

        Ti Paolo tingellon si nga Fushe-Kruja. E vertete?

      2. fule says:

        E ke bere edhe nje here kete koment o shpellar, kur foli per here te fundit ky Ambasador. Epo kur ju rre dhe mendja se Amerika preokupohet per fatin e liderit plak tuaj, jeni me te vertete qesharak.

        1. Eri says:

          Nuk eshte i vetem ky ambasador jo, eshte edhe ai i Norvegjise qe shpesh ka folur pa doreza. Gjithesesi ambasadori danez gezon nje respekt te vecante, eshte teper i drejtperderejt.
          I them Paolos se dhe ambasadori i SHBA-ve duket se ka reflektuar me se miri qe kur dolen ne shesh kabllogramat e Wikileaks. Ne nje prononcim te para pak diteve la te kuptohej qe ne te mire te Shqiperise dhe shqiptareve do ishte qe zgjedhjet e ardhshme t’i fitonte opozita.
          Me Gedafet mund te behet ndonje qoke, por askush qe ka 2 pare mend s’mund te flirtoje per nje kohe te gjate me ta (perjashto Volfarth).

  3. brazili says:

    Ke shume te drejte dhe jeni shume i qarte z.Ambasador por kujdes se po nuk ike vete nga Albanistani, te bejne aksident edhe tek bulevardi kryesor,d.m.th. aksident automobilstik pa autore.Keto duan ambasadore si Wolfarth,Etore Sequi edhe si Arvizu e kane qejf,nuk eshte i keq,te gjithe keto ambasadore e njohin mire sperdredhjen.

  4. Albann says:

    Ky ambasador vecohet nga te tjeret.Ia ka thene troc ate qe mendon,popullit shqipetar dhe Berishes…Per fat te keq si degjohet zeri…Sikur te ishte Arvizu keshtu Shqiperia s do ishte me ne “tranzicion”.Kaluan 20 vjet e akoma trnzicion…dmth ne krize identiteti,adolishente akoma.Do piqemi ndonjehere apo kunguj pa fara do ngelim gjithe jeten ?.

  5. filip says:

    Ju faleminderit zoti ambasador .

  6. xhemal says:

    keta njerezduhet degjuar flasin hapur pa dorashka ky eshte mik jo ambasador. per fatin e keq ne shqipetaret u besojme genjeshtrave e dyta kenaqemi me nje cope buke thate

  7. Albania says:

    Konstruktive,dhe te admirueshme konkluzionet e z.Jensen.
    Qarte dhe paster,ku sundon e verteta e realitetit.
    Keshtu shkelqen misioni fisnik i Diplomacise.
    Te fshikulloje ku lypet dhe te cpluheros atje ku ka zene Myk.
    Kjo eshte Diplomaci;-Te arbitrosh dhe jo
    te anosh nga rryshfeti i zi.
    Ju faleminderit z.Karsten Jensen

  8. Easter.Island says:

    Z. Karsten Jensen po tregon si edhe shume here te tjera se eshte shqiptar shume me shume se te pakten 50% e shqiptareve dhe 100% e pusht-etareve.

    Arvizu te lutem lexoje nr. e se shtundes te “JAVA”-s, dhe merr vesh ( leksione ne te njejten kohe) se per c’fare niveli ambasadoresh ka nevoje Shqiperia sot. Pasi ta lexosh, pyete vehten se a do te ishe i denje qe t’i lustroje kepucet ketij gentleman-i.
    Pa dyshim z.Jensen duhet te jete ambasadori me pak i preferuar ne mos me i urryeri edhe per Kopilin e Vicidolit.

  9. e verteta says:

    Plotesisht dakort, po kujt ja thua. Degjojne keta tanet nga ai vesh.
    Duhen shkundur mire se na moren shpirtin te pangopurit.

  10. Ramy says:

    KUr ambasadoret tjere mbeshtesin Qeverine e Berishes , nga militantet e PS es ketu tek tema thuhet qe i ka bler Berisha , po tani qe ky mbane anen e opozites a duhet te them qe e ka blere Rama?

    1. fule says:

      Vetem nje cecen te parise mund ti duket se Ambasadoret e tjere mbajne anen e turi-qenit te Vicidolit. Se ata te tjeret thjesht kalojne radhen dhe shtyjne ditet komode me deklaratat e tyre nuk dmth qe mbeshtesin Mos-qoftin. Emancipou shpellar

    2. tak fak says:

      Teknike e perseritur, bajate, e ndyre, e cila tenton te hedhe balte mbi te tjeret per te krijuar turbullire dhe zhgenjim. Nese ze vend me Ramen, i provuar ne pushtetin krye-lokal, danezit ti rruash topet mor pusht berishian. S’ju mjafton qe vidhni, vrisni, na nxini faqen…por kerkoni te felliqni edhe Jansen Rustemin (stil 2012) qe ja numeron ne balle Sales plake, me fjale, ashtu sic flasin burrat.
      Urime ambasador, ja do ta shohim presidencen, puno fort e beja fora!

  11. arber says:

    Zoti Ambasador a ka mundesi me e ba Leader i Opozites sone te Vertete dhe jo asaj mjerane e cila HESHTI per Gerdeca 21 janari dhe vjedhje kolosale?? SHQIPTARET MERITOJNE VETEM EUROPIANE FLM

  12. VERONIKA says:

    po te jete se i cenohet pushteti berisha nuk pyet per ameriken dhe jo me per ambasadorin e nderuar te danimarkes

  13. victory says:

    Respekt dhe mirenjohje maksimale per zotin Ambasador te Danimarkes, qe parim te vetem te punes se tij si kryediplomat ka vetem te verteten.

  14. Koz says:

    Per te tilla prononcime pa ekuivok ka nevoje shqiperia dhe shqiptaret dhe ambassadori Danez po I Ben sherbimin me te mire democracise se vendit tim dhe si rrjedhoje edhe vendit te tij. Rroli I tij do te vleresohet padyshim tejet pozitivisht ne historine e Shqiperise normale dhe europiane, per turpin e arvizut, wolfarthit, daulit, fratinit dhe sherbetoreve te tjere te regjimit kriminal e jolegjitim te Berishes.

  15. hamide says:

    Mirenjohje dhe respekt per ambasadorin e Danimarkes. Me troc dhe qarte gjerat nuk mund te thuhen. Plotesisht dakort me perfundimet e nxjerra. Keto presim edhe ne shqiptaret e thjeshte qe gjerat te thuhen ashtu sic jane pa i bere elozhe asnje individi apo partie. Ky eshte realiteti i vertete shqiptar. Respekt

  16. Trust_no1 says:

    Faleminderit z.Ambasador. Qendrimi juaj jep shprese se jo te gjithe te atashuarit e BE-se ne kete vend kane gelltitur lugen e corbes se prishur.

  17. ela says:

    Bravo, qendrim i pakompromis me qeveritaret tane. Vetem skandinavet jane kaq te drejtperdrejte, gjithe te tjeret e dredhin. ata vertet besojne te parimet demokratike. nuk mund te thuhet e njejta gje per amerikanet qe edhe sot mbajne standarte dyfishe ne shume ceshtje globale. flm ambasador edhe nga une. ishalla zerit tend i bashkohen dhe perfaqesite e tjera te huaja ketu, qe mesa duket vegjetojne, ose jane bere me keq se vendasit.

  18. BERISHA LARGOHU. KUR DO TE NGRITEN SHQIPTARET KUNDER BERISHES??? says:

    Eshte nje fat i mre per shqiptaret sepse Danimarka ka marre kryesine e bashkimit evropian, me kete tregon qe shqiptaret do te kene nje president te pavarur, pra ashtu sic e kerkon ambasadori i Danimarkes per te mos lejuar Berishen qe te mbaje pushtetin me nji president partijak. Ambasadori i Danimarkes ka bere shume per te ruajtur demokracine e shqiptareve qe po mohohet nga Berisha dhe nga injorantet qe e rrethojne babziun Berisha. Ramy, je shume manipolues me pyetjen qe i ben komentuesve! Ne Shqiperi jane vetem 2 ambasador qe kundershtojne politiken Berishjane, ato jane, ambasadori i Danimarkes dhe ajo e Anglise. Kurse te tjeret ambasador presin taksat e shqiptareve per tu shperblyer nga Berisha. Pra, ambsadoret qe mbeshtesin Berishen po shperblehen nga taksat e shqiptareve, por ky eshte nje krim qe ben Berisha duke paguar mbeshtetesit e Berishes me taksat e shqiptareve. Ju Ramy, jeni shume mbrapa me te verteten.

  19. donika says:

    po te na thoshte dikush ne vitin 91 se edhe pas 21 vjetesh sdo guxonim te flisnim hapur per menyren e drejtimit te shtetit do ta quanim te marre.Fiks pas kaq vitesh flitet njesoj nen ze neper zyra me pseudonime neper forume ,me elozhe per qeverine dhe “prijesit “neper gazeat me emer te plote nga ish sigurimsat qe kane ngelur pakez te menjanuar ne kerkim te ndonje privilegji apo sekserlleku.
    Po ,dhe cudia vazhdon edhe me te shumtet ambasadoret demokracia e vendeve e te cileve eshte si drita e syve per ne qorrat te cilet shtiren si te kenaqur me arritjet tona indiferente ose sthone asgje ne takimet rutine ose intervistat e tyre duke u fshehur pas gjuhes diplomatike.
    Seshte e para here qe degjoj te nderuarin zotin Ambasador te Danimarkes dhe uroj qe edhe Te tjere zoterinj Ambasador te thone te Verteten dhe vetem ate.

    1. InterPoli says:

      bashkohem plotesisht me komentin tuaj….per fat te keq – InterPoli

  20. kunder Saliut says:

    Kete artikull e lexoj me qef dhe i jame shume mirnjohes ketij Ambasadori qe i thot gjerat ashtu si jane.

  21. katarakti says:

    Degjoni ketu te gjithe. E kam degjuar nga goje e sigurt, (prane qeverise) se ky ambasadori danez eshte pjesa e fshehur e ajsbergut te grushtit te shtetit me te tmerrshem qe ka pare Shqiperia deri me sot. Pra te 21 janarit. Se bashku me armiqte e brendshem Horrin dhe Laviren e Bulevardit, ky ambasador eshte armiku i jashtem i demokracise sone famemadhe i kamufluar si mik. Zoterinj demokrate hapini syte mire. Demokracia eshte ne rrezik nga nje komplot i bashkerenduar dhe teper i rrezikshem i forcave te errta te brendshme dhe te jashtme. Dhe kur ndodh kjo?! Tani qe jemi kthyer ne fuqine e dyte ekonomike ne Europe, fill pas Gjermanise! Dhe kur pritet siç ka thene kryeministri yni i lavdishem qe te kthehemi ne nje superfuqi rajonale, boterore dhe galaktike e energjise elektrike?! Te vazhdoje keshtu ky ambasadori, po do ia tregoje mire qefin kryeministri yne zulmemadh edhe ketij, siç ja tregoi ish ambasadorit amerikan Widhers. Deri sa erdhi nje si duhet. Edhe Danimarka duhet ta nderroje ambasadorin e saj. Te sjelle nje tjeter qe ta vleresoje Berishen siç eshte ne te vertete: “burre shteti”. Ndryshe e ka keq me ne.

    1. tak fak says:

      Hahaha…ti s’di me te forten, po mos ia thuaj njeriu: ky dyshohet edhe per organizimin e permbytjeve te dhunshme (1/100 vite) ne Shkoder dhe thone se e kane pare te peshtyje mbi rrugen e kombit :-). Zakonisht ecen ne kembe i vetem dhe eshte i armatosur me thika me helm…

  22. Shefqet Cela says:

    Na lehtesoi pak dhimbjet e shkaktuara nga mafja shqiptare dhe nderkombetare. Zullumet jane kaq te thella sa qe gjithmone e me shume njerez po formojne bindjen se rregjimi i kaluar ka qene shume me lart se dinastija mbreterore e pa shpallur e Saliut dhe intelektualuceve te paguar prej tije, per ti bere tam tame e fresk te parfumuar.
    Fatkeqesija me e madhe qendron edhe ne faktin se ky monster ka arritur te bleje edhe shume perfaqesues te huaj si bf Gollsruk e te derguarin e OSBE ne Shqiperi e te tjere, te cilet kane merituar urrejtjen tone.
    Nje thike ne plaget e sapo hapura ka qene edhe “burre shteti” i Arvizut.
    NJe mirenjohje te thelle per zotin AMBASADOR qe flet me humanizem dhe drejtesi.

  23. InterPoli says:

    ambasadori vjen nga vendi me korrupsion 0!!! prandaj dhe i ka vend fjala… prandaj edhe nuk blihet nga shumica (se c’i hyn ne pune te blihet nga opozita!? @Ramy)

  24. drita bashaj says:

    Shume faleminderit i nderuari Z. Ambasodor. Eshte nje rreze drite ne erresiren e llahtarshme jo vetem ne Shqiperi, por edhe ne rrethet e politikaneve evropiane dhe amerikane. Me duket se akoma ka disa njerez te ndershem idealiste. Sidoqofte eshte nje sfide per Arvizin, i cili mendon se mund t’u hedhe hi syve shqiptareve dhe nganjehere edhe perpiqet te na mbushe mendjen se per shembull “po te biesh ne uje edhe mund te lagesh!”Sa here lexoj emrin e tij me vjen per te vjelle.

  25. demokrati says:

    Sa vjet ka qe jeton ne Shqiperi ky zoteri fisnik,ky diplomat qe i ben nder vendit dhe kombit te tij? Nese ploteson kushtet bejeni qytetar shqiptar dhe me vone president.
    Asnje politikan shqiptar, qofte i opozites se tanishme, qofte i asaj te meparshme nuk artikulon dot ne menyre kaq te qarte ate qe opinioni publik shqiptar ndjen prej kohesh.
    Zoteria thote, duajeni Shqiperine dhe mos votoni ata politikane qe nuk kane paresore Shqiperine. Ky eshte patriotizem i kulluar, por si t’ja bejne shqiptaret qe degjojne lukunin jubonja&co, si t’ja bejne shqiptaret qe akoma qeverisen nga Berisha, dhe jane qeverisur nga monstra kriminale si Meta, dhe mund te perfundojne me nje president monster si Fatos Nano.

  26. gjon says:

    Z AMBASADOR I DANIMARKES JU EDHE PARA ZGJEDHJEVE VENDORE KENI MBAJTUR QENDRIM KORREKT PARIMORE TE DREJTE PER TE MIREN TONE,POR SALIU NUK DO TJA DIJE PER KESHILLA. JU PO VAZHDONI TI THONI GJERAT NE SY SHQIPTARVE DHE NE DUHET TE JEMI MIRENJOHES,SINQERISHTE FALEMINDERIT.

  27. martin says:

    Nuk kam cte them me shume se : KY ESHTE MIK ME TE VERTETE I SHQIPTAREVE.Jam i sigurte qe Ai do te kujtohet per shekuj nga populli yne.

  28. nyc says:

    vetem respekte per kete njeri te mire dhe diplomat te denje nga nje vend qe e respektoj shume dhe pse vetem nje jave kam qene aty si turist po ai nuk kupton qe ka te beje me njerez qe jane rritur ne shpella

  29. koli says:

    Thank you very much Mr Jensen. Albania right now is going through crap times, a country suffocated by mafia. You are brave and honest, a quality that seems to be too hard to come along nowadays. I admire you. Many thanks.

  30. pergjigja says:

    pergjigjet i gjeni tek ambasada ke rruga e ebasanit ku jane majmur aq shume nga rryshfetet e saliut sa cilesojne nje kryeminister-burre shteti kur ne shek. 21 ne mes te europes qellon per diten me diell mbi popullin e tij protestues te pa armatosur!

    keta jane njerezit qe kontrollojne politiken shqiptare sot!

  31. NAIMI says:

    Fort i nderuar dhe i respektuar zoti Ambasador i Danimarkes, Jam shume i impresionuar prej gjykimeve tuaja per njohjen reale te Shqiperise dhe njekohesisht te politikaneve.Edhe pse perfaqesues i nje vendi te “VOGEL” ju jepni shembullin e nje diplomati te sakte e perfaqesues i nje vendi me demokraci te zhvilluar.Kene c’te mesojne edhe “me te medhenjte” prej jush.Korektesia juaj eshte shume mbreselenese.Ju zoti Ambasador i keni bere skanerin gjendies ne Shqiperi pavaresisht nese disave u vjen tharte.Vleresimet Tuaja ne mbushin me shprese pasi do te vije nje dite qe komuniteti nderkobetar do te jape vleresimin korekt e objektiv.Le te mare shembull edhe Ambasdori i OSCE-se ddhe jo te jape vleresimet mbi goten e bires dhe mbi aromen e kernackave. Edhe nje here te faleminderit i nderuar. Me shume respekt NAIMI.

  32. Arsen says:

    Respekte ketij mentaliteti te hapur e dashamires.

  33. Leone-53 says:

    I nderuar ambasador! Politicanve shqiptar do tu “pelqenin” tipa ambasadoresh si ata 2 zotrinjet ambasadora perendimor qe “renden” me vrap ne mitingjet e Lezhes per bythen e Kledit a Klodit (si quhet), ndersa ne popullit te thjesht na duhen AMBASADOR si ju. FALEMINDERIT!

  34. dritani says:

    NJe i huaj si shume te tjere qe e do Shqiperine me shume se shume palo shqiptare te cilet e trajtojne si ata qyqaret qe nxjerrin gruan ne semafor te prostituoje duke i thene: “Zemra vogel une te dua si asnje tjeter por ti bej nje sakrifice te vogel per familjen”. Nese heziton e rrahin per vdekje por pa i lene shenja se nuk afrohet klienti…

  35. MistrecBerati says:

    Nuk e kuptoj se si shqiptarët votojnë këta njerëz që nuk interesohen për Shqipërinë.

    O zoti ambasador ne Shqiptaret kemi faj se jemi komb skllav. Durojme shtypjen e perbuzjen si nga shqiptaret ashtu dhe te huajt. Na qeveris Llumi, qe pasi na vjedh buken,voten, na fut dhe plumbin ne balle. Te faleminderit per perkushtimin qe tregon ndaj vendit tone por kjo eshte gjendja qe ne meritojme.Pasi na vdiq nje diktator nuk jetonim dot pa tjeter dhe e zevendesuam menjehere. Kur ne shqiptaret te ngrihemi e ti fusim tubin ne bythe Berishes ashtu si bene Libianet me Kadafin atehere kemi te drejte te kerkojme demokraci.

  36. AY says:

    Zoti Ambasador dhe une si nje komentues me lart mendoj se ju jeni me shume shqiptar se 50% e popullsise. Shqiperia ka nevoje per njerez si ju. Un propozoj qe ju te jeni presidenti i ardhshem i shqiperise. Ndoshta per here te pare ne krye te shtetit do te vije dikush qe i do te miren ketij vendi.
    Respektet e mia Zoti Ambasador.

  37. Lenci says:

    Bravo, i vetmi diplomat i huaj pas Withers qe po flet troç e jo me zbukurime. Sa mire do ishte te benim danezin president te Shqiperise se plehrat tona as qe e kan ne mendje Shqiperine.

  38. Drenica e Kuqe says:

    Te lumte, z. AMBASADOR!Ne, ketej, themi: Ç’di dhia ç’eshte tagjia!… Po, ç’di populli i shkret ç’eshte udheheqesia, o, Zoti Ambasador?!…

    Drenica e Kuqe

    1. klodi says:

      Duhet te na mesoje Drenica se c’eshte udheheqja. Se me Thacin e tyre e po lulezon Kosova.

  39. Mallakastrioti says:

    …jame plotesishte ne nje mendje me Komentuesit e mesiperm, vec do te shtoja..ashtu ne menyren me te shtruar , dhe gjuhen Popullore..se Ambasadori Danez, ja ka “Futur” kesaj radhe edhe me shume atij Majmunit Aziato-Amerikane, si dhe atij Ambasadorit Hollamndez..qe me te vertet jane me te “Shqetsuar” per Bythen e Klodit, se sa per Demokracine Shqipetare..Si munde te Quhet nje vrases “Burre shteti”??
    FLM i Nderuari Ambasador, kjo qe thoni eshte nje “Shuplake” e radhes per Banden e Sali Vicidollovicit..dhe ILir Metovicit….Respekt…

  40. tomori beratit says:

    Komplimente Ambasadorir Danez por ai nuk ka kuptuar thelbesoren ne Shqipei: Populli nuk e voton vrasesin por ai -saliu- I KA VJEDH,PO VJEDH,dhe DO TE VJEDH gjithmon VOTAT sepse edhe EUROPA eshte me shum se KURVE.

  41. xhino says:

    RAMY-Po cte duhet mo vlla te ngaterohesh me gazeta Ti nuk di as shkrim as kendim dmth PYKE i themi ne ketej nga TROPOJA .IK O njeri ne shpelle se per atje je ti me ate ngritje qe ke Cte duhen ty gazetat

  42. ed says:

    Nuk me mbetet tjeter vetem te bashkoj zerin tim me te gjithe ata qe shprehin falenderimet e tyre per Ju shume i Nderuar Zoti ambasador , Ju nje dite do te largoheni nga vendi yne por me vete do te merni urimin dhe mirenjohjen e nje popullli te tere per ate qe bete ne kete vend> JU FALEMINDERIT MIKU I MADH I POPULLIT SHQIPETAR !

  43. Kam ven re nje gje tek ne shqiptaretqe sic thot nje thenie e vjeter ne vend tjter ha ne vend tjeter pi ne vend tjeter qi,,,,sh,pra e lidha kete thenie me faktin se ne shqiptaret jetojme ne europe dum te futemi ne europe dhe temena i bejme amerikes,e them i bejme temena amerikes per arsye se cdo gje qe do ndodhi ketu ne shqiperi i mbajme syte nga ambasadori amerikan duke e ditur qe amerika nuk e can koken shum per ne kete e vertetoj edhe 97 edhe gerdeci edhe 21 janari,me thoni ju lutem po qe se jam ne gabim,ne qfs keto gjera do te ndodhnin ne amerike sa kohe do te zgjaste koha e te inkriminuarve per tu futur brenda,jo me shum se koha e bisnesmenit amerikan Efraim Diverollit qe u akuzua dhe denua per trafik armesh ne lidhje me gerdecin,pra nqs amerika do ta rru,,,,te per ne sot 1- lulzim basha do te ishte brenda per rrugen durres kukes per akuzen e vjedhjes se 220 miljon dollareve, 2-fatmir mediu gjithashtu do te ishte brenda per tragjedin e gerdecit,3-sali berisha sot do te ishte brenda per vrasjen e 4 njerezve te pa fajshem mu ne mes te sheshit ne tr,dhe e fundit ai kok lopa e kam fjalen per lilin do ti bente shoqeri te sapo permendurve me lart,pra me nje fjal amerika po te na donte te miren do ta vinte demokracin ne vendin ton te funksiononte,dhe evropa si plakl e vjeter qe eshte nuk e merr mundimin te merret me ne kur e shef se ne nuk merremi me te.FLM per mirkuptimin

  44. drita says:

    Z.ambasador
    Ju admirojme per gjykimin tuaj te paster, te drejte pa nuanca politike.
    ju jeni nje mik , nje dashamires i mathe dhe i vertet per shqipetaret dhe per shqiperine, nje vend i vogel por me problema te medha sepse ne shqiperi eshte e rezikuar demokracia
    Ju jetoni ne shqiperi,jo vetem i ndigjoni por i shikoni me sy dhe e ndjeni rezikun qe e kenos demokracin ne shqiperi
    Prandaj, ju jeni me te drejt i shqetesua,si mik i vertet pa interesa
    Ju i nderuar Ambasador ndihmojeni shqiperin dhe shqipetaret se kane nevoj per ndihmen tuaj te sinqerte
    I vetmi jeni ju zoti ambasador qe keni folur paster dhe troc per problemet e medha qe kane shqipetaret.
    Ju lutem ngrini zerin tuaj akoma me larte per te mbrojtur drejte dhe paster, demokracin e shumepritur te ketij populli te shume vuajtur
    Ju urojme shendet dhe suksese ne detyren tuaj dipllomatike
    me respekt te math
    drita

  45. beso says:

    Duhet te na vije turp qe nje diplomat i huaj te sforcohet dhe te dale nga korniza e funksionit te tij,e te na kujtoje se njerezit qe jane ne pushtet sillen per te rregulluar punet e vendit.Shume i bukur krahasimi i sheshit me Mona Lizen,keshtu qeshte dhe luli basha kur hyri ne koluben e sali berishes,pastaj mesoi te qeshe veshe me veshe dhe te kafshoje si qen kufiri.Mos po prisni qe ambasadori te organizoje nje proteste ne 21 janar,se ate s’e vret dot salul berisha,se ka status diplomati!

  46. qytetar says:

    Ambasadorit danez, Ju falenderoj për objektivitetin që keni çfaqur në çdo rast.
    Çudija juaj se përse elektorati shqiptar, vazhdon të zgjedhë përfaqësues, të cilët nuk e kanë Shqipërinë dhe shqiptarët në qendër të vëmendjes së tyre.
    Është shpjeguar faktikisht dhe juridikisht se shqiptarët nuk bëjnë këtë zgjedhje, por ato vidhen, blihen me para korrupsjoni, në sy të mbarë botës perëndimore.
    Dhe askush deri tani nuk ka pasur mirësinë që keni ju i nderuar ambasador të flasë hapur dhe drejtë.
    Ju thoni se bojkoti i opozitës shpluhurosi problemet e mëdha e të fshehura, keni plotësisht të drejtë por ato probleme janë vetëm maja e aizbergut.
    Mjafton të shohësh në analet e drejtësisë, dhe ideologjine e të zbatimit të demokracisë në Shqipëri. Drejtësia vazdon të konsideroj pronarin me termin komunist ish pronar. Politika zbaton një ideologji hibride midis komunizmit të shkuar, dhe disa parimeve spontane të demokracisë.
    Sa për Mona Lizën ju siguroj se nuk e njohin, e jo më të njohin buzqeshjen apo buzqeshje. Të gjith vëndit I është kthyet ngërdheshja e dikurshme.
    Ju me të drejte flisni për dryshimin e projektit të Sheshit Skënderbej, pa tender, pa projekt, pa vizjon.
    Realizuesi i keti ndryshimi po kështu ndërhyri dhe në projektin e “zogut të zi” që gjykata Kushtetuese e gjeti të gabuar dhe ai nuk mbajti asnjë përgjegjësi, kjo po ndodh edhe me Sheshin Skënderbej.
    Duhet që edhe të tjerët të flasin si ju i nderuar ambassador. Duhet drejtësi.

  47. Mondi says:

    Gjithmone ketu ne Angli eshte nje shprehje qe thote kur te shaje dhe qortoj gjygjtari i ke punet mire por po te lavderoj dhe te mori me te mire dihet se ta ka fute sa krahu edhe po qe se je i pafajshem. Mos valle ja ndie shume atij Ambasadorit Danez per projektin e Rames qe donte ta kthente Qendren e Tiranes ne nje Piramide duke zvarritur punimet pa mbarim? Pervec Amerikes te gjithe shtetet e Europes kane nje ndjene shume armiqsore dhe fetarofobe kundrejte Shqiperise dhe se kurre nuk e duan perparimin e Shqiperise. Luajne rolin histeric se gjoja jam shoku jot dhe pastaj ta rrase ne befasi. Kane kaluar nje shekull dhe prap atyre ju shkojne shtate pale djerse kur degjojne emrin Shqiperi apo Shqipetare. Me kete pershkrim une nuk dua te mbroje Berishe mashtruesin por as Rame fatkesine se qe te dy jane me keq se njeri tjetri. Njeri mashtrues dhe tjetri rracist krahinor dhe se ka injektuar ne mase te gjere levizje fashiste dhe se ju drejtohet shpesh here te ardhurve ne Tirane si ilegale e.t.c qe ne asnje shtet te Europes nuk bejne dallime mes popullsise se tyre por mundohen tju mundesojne jete normale popullit te tyre.Ne asnje vend te Europes nuk mund te ndeshkohet nje pjese e popullsise me etiketa bindjesh te nje grupi tjeter ne te njejtin shtet. Ky fole per rilindje kombetare qe ne parim jemi te gjithe pro per rilindje kombetare por ne anen tjeter vepron me deklarime percarse. Keshtu eshte edhe Sala qe me eshte bezdisur neper televizjone dhe flet per rritje te punesimit kur njerzit jane te gjithe te pa pune dhe ju servilet Grekve si semaforgji dhe se me ka mbledhur rreth tij disa ministra dhe zevendes ministra si puna e atij Pollos dhe Ajazit qe duhet tju referohesh atyre si naltmadhni se nuk e konsiderojne veten njesoj si populli thjeshte dhe ne anen tjeter japin leksione popullit te shkrete dhe hallegji se si duhet tju referohemi atyre me etike. Te gjithe poletikanet tone jane maskarenje dhe mashtruse dhe se per popullin e thjeshte sja u hane palla

  48. Horri i bulevardit says:

    Sikur ti japesh Monalizes ngerdheshjen: Me bukur dhe me qarte ska si thuhet.
    Esht i pari ambasador qe e thote troc, se shume ambasadore apo delegacione, na bejn lemsh, sa smerren vesh se kush esht fajtor dhe kush ka te drejte dhe si pasoje, si qeveria dhe opozita, e nxjerrin me germa te medha neper gazetat e tyre partiake, ne faqe te pare, si mbeshtetje europiane, sipas interesave qe u perkasin.
    Vetem se do te jap nje lajm jo te mire zoti ambasador, keta qeveritaret tane jane aq dallkauke, sa reagojne ashper, kur nje ambasador, nuk i shko mbas fijes.
    Keshtu i ndodhi ish ambasadorit amerikan, ku nga zoteria nen hetim zevendeskryeminister, u dergua nje note proteste zonjes Hillari Klinton.
    Nuk eshte cudi qe edhe ty, qeveria e duarve te papastra te dergoje nje note proteste, si i padeshiruar.

  49. paskuqani says:

    Ambasadri danez esht i vetmi ambasador qe meriton dekoraten me te lart nga populli shqiptar per mirnjohje dhe per dashurin dhe rrespektin qe tregon per ne shqiptaret,te mari shembull dhe ambasadori Amerikan nga ky dipllomat i rrespektuar,dhe mos bej harakiri mes popullit shqiptar dhe qeveris se sali berishes,ky e ndimon me te vertet demokracin dhe shqiptaret,jo ata dipllomat qe kriminelin pa kaluar njizetekater or nga akti e quajn burr shteti,ky i dyti esht,dipllomat ne minjatyr, qe ate pak rrespekt e fiton vetem se esht qytetar amerikan,se per sa i perket detyres esht i nivelit zero,i uroj nga zemra suksese kti dipllomati qe e rrespekton pa rrezerva shqiprin shqiptaret dhe demokracin ne shqipri,

  50. luis says:

    Burre dhe pike.
    Keta nordiket prandaj i kane punet ne rregull ore vella sepse nuk jane hipokrite por te drejtperdrejt.
    Inkurajim real per punen e opozites kur thote se ajo nuk pengoj hyrjen ne europe por pekundrazi shkundi disa pluhra qe ishin te akumuluara.
    Do ishte mire qe Edi Rama ta falenderonte ne menyre te vecante kete ambasador vertet fisnik dhe jo kurven Arvizu qe po na sillet si breket neper kembe.

  51. emigranti says:

    mos u merni me ambasadoret.mendoni si do ti shlyjme borxhet qe mer salia.cfare do shesim.greqia ka shum ishuj.ne vetem sazanin kemi.apo do shesim shpellen e tropojes

  52. Toni says:

    Si duket kti Danezit i pelqen Edi lakuriq eshte HOMO edhe ky si Edi mos keni merak edhe ky do ta ket fatin e ambasadorit Withers.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje