Mediat e qeverisë ‘fshehin’ lajmin për Metën

7 Janar 2012, 11:26Politika TEMA

Ndërsa mediat e huaja i kanë kushtuar vëmendje faktit se prokuroria po kërkon burgosjen e ish- kryeministrit shqiptar, Ilir Meta, mediat në Shqipëri janë munduar që ta fshehin një lajm të tillë sa më shumë, duke u bërë edhe qesharakë. Kështu, gazetat e qeverisë si Panorama dhe Gazeta Shqiptare nuk e kanë lajm të parë, por kanë preferuar të merren më mirë me historinë e tre adoleshenteve që kanë vjedhur dajën, sesa me atë që është lajmi i vitit për shqiptarët. Po kështu kanë bërë edhe televizionet e qeverisë, që e rendisin lajmin për pretencën e Metës mes lajmeve të kronikës së zezë. Ndërkohë lajm kryesor për ta është vizita e kryeministrit Sali Berisha në Francë, ku ka folur në një seminar. Berisha, qeveria e të cilit është damkosuar si simbol i pandëshkueshmërisë nga Bashkimi Europian, foli për modelin e ri ekonomik të Shqipërisë, për konkurrencën që po i bën Kinës, por edhe për korrupsionin, për të cilin tha se është armiku më i madh në vend. Shpresojmë që Meta të mos e ketë keqkuptuar këtë deklaratë të Berishës pikërisht ditën kur jepej pretenca e tij. “Dy fjalë tani për korrupsionin. Sipas mendimit tim, përfundimisht  është  Mater-Matrix e të gjitha të këqijave të një vendi të lirë.  Prandaj luftimi i tij në mënyrë të përhershme  është kushti  “sine qua non” për konsolidimin e të drejtave të njeriut,  sepse nuk ka asnjë faktor tjetër që i prek të drejtat e njeriut në një shoqëri të lirë përveçse korrupsioni,” tha Berisha në Francë.

11 komente në “Mediat e qeverisë ‘fshehin’ lajmin për Metën”

  1. aj.vlora says:

    kur shikoj kta te dyne kte foto ,shikoj nje byth te ndare ne dy pjese.

    1. shqiptar guximtari says:

      Shumeeeeeeeeeeeeeeeeeeee likeeeeeeeeeeeeeeeeee

      1. armand says:

        Mua me duket si nje k. me nje bole.Dhe po ta shikosh me vemendje eshte bolja e majte.Verini ju emrin te djathtes qe ne fotografi s’duket se eshte akoma e vogel.

  2. nd-ih-ma says:

    No-koment.shih emos shkruaj

  3. Endri says:

    Panorama dhe Gazeta Shqiptare jane direkt te Meta-Saliut,sepse ata dy te ashtuquajturit biznesmene Fane -Santo qe me letra dalin si pronare nuk jane gje tjeter vecse administratore te pareve dhe bizneseve te dy familjeve kryemafioze te Shqiperise.

  4. VLADIMIR MEZINI says:

    NJE FJALE E URTE POPULLORE THOTE:NUK MBULOHET MUTI ME SHURRE KESHTU ESHTE EDHE PUNA E MEDIAS PRO QEVERISE TASHME ESHTE SHUME VONE KANE MARRE ERE KETA FELLIQESIRA TE MEDIAS TE SALIUT POR NUK DO TE JETE E LARGET DITA QE DHE KETA SERVILA TE SALES TA GJEJNE VENDIN E DUHUR.

  5. sherifi says:

    Qe te shkruash per Saliun do nje nate dimri thote nje fjale popullore. prandai une edhe per te mos harxhuar nje nate dimri me keta te pacipe po them vetem me dy rreshta qe Saliu eshte e keqja me e madhe e ketij vendi qysh 500 vjete te shkuara , ndersa Iliri eshte turpi me i madh i ketij vendi qysh 500 vjete te shkuara.

  6. Leka says:

    Saliu, Likes, dy hajdute profesioniste shume dimensional :Ja vodhem dhe kete rradhe paq, votat Rames dhe e kemi mbyllur brenda godines se PS-es.HA;HA;HA;HA,HI,HI,HI,HI.

  7. Erjola says:

    Une kete lajmin e pashe te News 24.

  8. Mallakastrioti says:

    ..Njeri me i Peshtire se Tjetri..te Dy jane “bekuar” nga UDB-ja…por per Pushtet, ILIR METOVICI, duket sikur i thote:NJe dite “Do ta fuse” edhe ty.. Berisha…Une jam ai qe duhet te isha kr.Minister…

  9. luis says:

    Ne kete foto Sala duket sikur i thote Ilirit e di qe je nje rrote k…por cte bej duhet ta ha kete mut se me duhet pushteti.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje