Rolls- Royce shënon rekord shitjesh në vitin 2011

10 Janar 2012, 14:06Lifestyle TEMA

Rolls- Royce ka shënuar rekord shitjesh gjatë vitit që sapo mbyllëm. Marka prestigjioze britanike ka shitur 3.538 makina gjatë vitit të shkuar- më shumë se asnjëherë tjetër në historinë 107 vjeçare.

Boss-ët e kompanisë thanë se performanca e shkëlqyer ishte një histori suksesi për Britaninë. Megjithatë kompania me bazë në Goodwood është në pronësi të gjermanëve të BMW.

Shitjet më të shumta janë shënuar në Kinë, që është kthyer në tregun më të madh, duke lënë pas SHBA-në për herë të parë që kur në treg doli modeli Phantom në vitin 2003.

Shitjet në rajonin Azi- Paqësor janë rritur me 47 përqind në vitin 2011, kurse në Britani pati një rritje befasuese prej 30 përqind.

 

2 komente në “Rolls- Royce shënon rekord shitjesh në vitin 2011”

  1. Artiles says:

    Kjo tregon verteton aksiomen se sa ne kohe krizash jane shtresat e mesme dhe te varfera qe vuajne, kurse shtresat e pasura jo vetem qe nuk jane ne krize, por nxjerrin fitime me te medha per shkak te polarizimit te skajshm te te ardhurave.

  2. Kanina says:

    Kjo eshte nje makine qe nuk e ka shoqen dhe vertet ka bere histori, Edhe motoret me te mire te avioneve jane te te njejtes marke…..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje