Ajo është vetëm 114 centimetra dhe është e gjatë sa një fëmijë 5 vjeç- por gjatësia nuk ka shumë rëndësi për Silke Schoenfleisch-Backofen, 39 vjeç. Për shkak se një dëshmitar e përqeshi gjatë një gjyqi, prokurorja ka vendosur ta çojë atë para togave të zeza. Mediat thonë se është prokurorja më e vogël në Gjermani, por me shumë gjasë edhe në botë.
Gjatë një gjyqi, Vadim G., një gjermano- rus, ishte thirrur për të dëshmuar. Por kur i hodhi sytë prokurores, ai ia nisi të qeshurës. Juristja nuk u trazua po i përsëriti pyetjen. Por dëshmitari vazhdonte të qeshte- madje i lëshoi edhe një fyerje. Gjithçka në një sallë gjyqi.
Tani prokurorja po i tregon Vadimit se me këtë grua të fuqishme nuk tallet askush. Ai do dalë përpara gjyqit.
Prokurorja thotë se edhe në shkollë i është dashur të tregojë dhëmbët. Në fakt kërkonte të studionte mjekësi, por përfundoi në juridik.
“Madhësia për mua nuk ka lidhje me matjen trupore, por më shumë me madhësinë e brendshme,” deklaron ajo.
Prokurorja me te shoqin
Njerez me komplekse…
Sa i ngjan gjyqtarit xhuxh ma xhuxh Engert Pellumbi
motra e kesaj prokurores ndodhet ne tirane…por pervec se te dalin ne kopertina reviste kjo te thyen edhe brinjte, kurse ina rama mfjaton ti dhurosh nje veshje firmato edhe ta kthen me buzeqeshje