Kujdes ku hidhni hapat sot, është e premte 13!

13 Janar 2012, 14:20Lifestyle TEMA

Për ata që janë shumë supersticiozë, kjo e sotmja është një ditë e veçantë. Sot është e premte 13 dhe shumë njerëz mendojnë se është një ditë pa fat. Lajmi i keq është se sivjet ka tre data e premte 13. Por lajmi i mirë është se nëse kalon ky vit (kujtoni paralajmërimin e majave), atëherë ky fenomen do përsëritet vetëm në vitin 2026.

Në mbarë botën ka rreth 60 milion njerëz që vuajnë nga frika prej kësaj dite. Ajo njihet edhe si paraskevidekatriaphobia.

Mendohet se frika vjen nga bashkimi i së premtes dhe datës 13, pasi të dyja rrezatojnë frikë.

Rrënjët vijnë nga teologjia kristiane. Kështu, në të famshmen Darka e Fundit, ishin 13 të pranishëm dhe Juda, që tradhtoi Krishtin, ishte i 13-ti që mbërriti. E premtja ishte edhe dita kur u kryqëzua Krishti.

Kostot e kësaj dite në ekonominë amerikane mendohet të jenë rreth 900 milion dollarë. E premte 13 do ketë edhe në prill dhe korrik.

Dhe nëse vërtet nuk e besoni, një studim i vitit 1993 thotë se në ditët me këtë numër numri i të shtruarve në spital dhe i aksidenteve rritet me 52 përqind. Në Britani njerëzit refuzojnë të blejnë shtëpi me këtë numër dhe Revista Britanike Mjekësore u ka rekomanduar dikur njerëzve që të kenë kujdes në këtë ditë pasi janë më të prirur për aksidente. Kjo edhe për shkak se frika i çon në shpërqendrim.

Disa teologë madje mendojnë se Eva e Adami hëngrën frutin e ndaluar të premten dhe ishte pikërisht e premtja kur nisi Përmbytja e Madhe.

Legjendat janë të pafundme për këtë numër. Kështu në Angli flitet për një anije ushtarake HMS Friday, që u vendos të ndërtohej për të luftuar supersticionin. Ekuipazhi u zgjodh të premten, anija doli në det të premten dhe madje kapiteni quhej James Friday. Por një mëngjes të premteje anija u zhduk përgjithmonë.

Për fat të keq nuk ka të dhëna nëse ka ekzistuar një anije e tillë.

6 komente në “Kujdes ku hidhni hapat sot, është e premte 13!”

  1. paraziti says:

    dhe un nuk do vej mo skedin ne dit te premte! do e boj skedinen qe te enjten. ?

    1. Kanina says:

      Pushim fare do ta besh te premten ???!!!!!

    2. gjyljeta says:

      dita e premte per mua eshte si gjdo dit tjeter si ju mos u frikesoni eshte thjesht nje jav vetem ata qe ponojn e kan te nesermen dit pushimi … MOS U FRIKESONI JAN THJESHT SI DITETT TJERA

  2. beso says:

    Ka qene 13 tetor 1307 kur nisi arrestimi i Templareve,qe e quajne 13 e mallkuar,ka qene e..premte.Po eshte logjike numrash.

  3. genti says:

    pfffff ne sretjemi cdo dite te muajit..bile sme 13 ka mundesi te jet dite fati….

  4. denkoka says:

    dita e premte eshte dita ma e mbare e javes…..
    kto jane prrallla me mbret

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje