Aty ku sundojnë gratë e burrat kërkojnë të drejtat e tyre

20 Janar 2012, 12:14Lifestyle TEMA

Në shtetin e vogël kodrinor të Indisë, Meghalaya, një sistem matriarkal është në fuqi me mbiemrat dhe pasurinë që kalon nga nëna tek bija dhe jo nga babai tek biri- por disa burra janë ngritur dhe kërkojnë ndryshim.

Kështu e nis një reportazh të sajin BBC, që flet për një rast shumë interesant për Indi. Gazetari ka pyetur një intelektual që udhëheq lëvizjen për të drejtat e burrave, një lëvizje që ishte ngjallur një herë në vitet ’60 dhe po ringjallet tani.

Ai e siguron gazetarin e BBC se nuk kanë ndërmend që të rrëzojnë autoritetin e femrave, por të ngrihen meshkujt aty ku janë femrat. Keith Pariat, që udhëheq lëvizjen për të drejtat e meshkujve, ka dalë kundër traditave dhe ka ruajtur mbiemrin e babait.

“Shko në spital, thotë ai, dhe do shohësh që kur lind një femër, shpërthen gëzimi nga familja jashtë. Nëse lind një djalë, nëna thotë: ‘E pranojmë si të drejtë atë që na jep Zoti’.”

Pariat numëron shumë rast të superioritetit femëror. Për shembull me gjuhën që përdoret aty. “Fjala pemë është mashkullore, kur bëhet pyll, ajo bëhet femërore në gjini. Çdo gjë që është e vlefshme, bëhet femërore në gjini.”

Vetë gazetari viziton një familje për të parë si është realiteti. Aty takon 42 vjeçaren Mary, që jeton në shtëpinë e saj me prindërit. Burri i saj, 36 vjeçari Alfred, jeton me ta.

Mary thotë se gratë nuk u besojnë dot meshkujve që tu lënë paratë, ndaj i kontrollojnë vetë. Alfredi gjatë gjithë kohës thjesht buzëqesh në mënyrë të turpshme. Mary mendon se sistemi nuk do ndryshojë kurrë. Alfredi vijon të ruajë buzëqeshjen e tij prej Mona Lize.

Në fund gazetari i BBC e pyet Alfredin se si i duket sistemi matriarkal.

“I pëlqen,” thotë … Mary.

1 komente në “Aty ku sundojnë gratë e burrat kërkojnë të drejtat e tyre”

  1. bubbu says:

    hahahahah jo po ka lezet ndonjehere

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje