Mbyllet faqja Megaupload, hakersat hidhen në sulm

20 Janar 2012, 11:55Lifestyle TEMA
Mbyllet faqja Megaupload, hakersat hidhen në sulm

Kim Dotcom

Grupi i hakersave Anonymous ka nisur një sulm masiv kundër faqeve të qeverisë amerikane dhe faqeve kundër piraterisë- në përgjigje të mbylljes së njërës prej faqeve më të mëdha në botë për file- sharing. Megaupload.com u nxor offline dhe themeluesi i saj dhe disa zyrtarë të kompanisë u arrestuan. Njoftimi vjen në një kohë kur edhe Wikipedia, WordPress, Craiglist dhe faqe të tjera kanë nisur një protestë kundër ligjeve anti-pirateri në SHBA. Disa personazhe të famshëm si Kim Kardashian, Kanye West apo P.Diddy kanë bërë një video në mbrojtje të faqes Megaupload. Por qeveria amerikane duket e vendosur. Ajo ka arrestuar themeluesin e faqes, Kim Dotcom në Zelandën e Re.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje