Adele: Nuk jam në lidhje me një burrë të martuar

19 Janar 2012, 12:31Lifestyle TEMA

Këngëtarja e njohur britanike, Adele, ka reaguar për herë të parë në lidhje me spekulimet e medias, se i dashuri i saj i ri, është i martuar. Ajo i ka mohuar këto zëra, duke thënë se Simon Konecki, i dashuri i saj, është ndarë që prej katër vjetësh.

“Kjo është hera e parë dhe do të jetë e fundit që unë komentoj mbi lidhjen time me Simon. Krejtësisht ndryshe nga lajmet që po përhapin gazetat me titujt e tyre kryesorë, Simon është një djalë i divorcuar prej 4 vitesh. Këto janë faktet”, ka shkruar Adele, e cila vjen pas një lidhje zhgënjyese të mëparshme.

Simon Konecki, 36 vjec, është bosi i ‘Drop4Drop’ dhe ka qenë i martuar me modelen Clary Fisher në 2004-ën, nga e cila ka edhe një vajzë 5 vjeçare.

6 komente në “Adele: Nuk jam në lidhje me një burrë të martuar”

  1. anticensurë says:

    i intereson dikujt ky “lajm”????????????????
    se me kë shkon adele bythë trasha është problem i saj!
    është i martuar apo jo mjkroshi?
    e kujt i krisi?

    1. tropik says:

      A e kupton qe nje gazete mund te kete edhe lajme qe ty nuk te interesojne? Boll bere te indinjuarin por nderro faqe dhe gjej ndonje lajm qe te intereson.
      Jete te gjate Gazeta Tema!!!

      1. anticensurë says:

        falemnderit tropik dhe kafe të mbarë!
        ps:e di që ka dhe faqe të tjera,shpresoj që ti lexosh!apo fillon nga faqja e fundit,sporti dhe e mbaron kafenë e gjatë tek “lifestyle”!??kështu që stë del koha për të shkuar më tej!
        e bëjmë kështu!kërko një kafe të dytë,të tretë deri sa të mbarosh gazetën!vëri në llogarinë time!po stë la krenaria,atëherë fillo e lexogazetën nga lajmet e rëndësishme!
        janë në faqen e parë!

        1. tropik says:

          Gezuar (edhe pse me kafe nuk behet) Shihemi tek ndonje lajm per ciljeten!

    2. Ramy says:

      te pyeta nje here a i ke pire ilacet?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje