Kërkuesit në Sidnej të Australisë kanë mbetur të befasuar kur kanë parë se mbi një proteinë kancerogjene që po zhvillonin në laborator, është shfaqur një fytyrë e buzëqeshur. Shkencëtarët po krijonin proteinën, e cila duke u rritur kthehet në tumor.
Shkencëtarët e kanë krijuar atë 12 vite më parë për të mësuar se si kjo proteinë kanceroze kthehet në tumor në trupin e njeriut.
Por me kalimin e viteve, mbi të nisi të shfaqej një fytyrë e buzëqeshur, që i përshëndet shkencëtarët sa herë e shohin atë. Një nga drejtuesit e eksperimentit thotë se njerëzit në laborator janë entuziazmuar shumë nga diçka e tillë.
Për shkencëtarët, të ndjekësh në mikroskop zhvillimin e këtij tumori është tepër lodhëse dhe stresuese. Por tani kanë gjetur një ‘mik’.
“Të gjithë ne mendojmë se cili është mesazhi i koduar që po na përcjell kjo fytyrë. Ndoshta ju mendoni se ai po na buzëqesh. Por unë mendoj se po na sfidon ne,” thotë një nga shkencëtarët.
Duhet te quhet Sali Berisha.