Ricky Gervais
Komediani britanik, Ricky Gervais, që ka prezantuar ceremoninë e ndarjes së çmimeve Golden Globes, ka bërë një seri batutash, më të ndyra se ndonjëherë. Gervais është përzgjedhur për herë të tretë për të drejtuar këtë spektakël madhështor.
Në nisje Gervais tha se “çmimet Golden Globes janë në krahasim me çmimet Oscar njësoj si Kim Kardashian me Kate Middleton”.
Duke hedhur një thumb edhe ndaj rrjetit NBC, që transmeton ndarjen e çmimeve, Gervais tha: “Sot përpara jush është komediani britanik numër një, për të shpërndarë çmimet numër dy në botën e spektaklit, në rrjetin numër tre në Amerikë”.
Aktori ka rezervuar një batutë pikante edhe për Mel Gibson, aktorin që së fundmi ka pasur disa probleme, dhe Jodie Foster, që ka drejtuar një film ku luan Gibson. Duke përmendur një listë fjalësh që nuk duhet të përmendë, Gervais tha: “Më kanë thënë që mos flas për nuditetin. Sa keq sepse unë kam një fjalor gjigant… por një penis të vogël. Megjithatë punon. Nuk shqetësohem. Është në rregull. Më thonë të mos them asnjë fyerje. Por gjithashtu më thanë të mos përmend Mel Gibsonin këtë vit. As jetën e tij private, as angazhimin politik, as filmat e tij, dhe veçanërisht as filmin e Jodie Foster ‘Beaver’,” tha Gervais.
Duke thirrur në skenë këngëtaren Madonna, për të prezantuar një çmim, ai tha: “prezantuesja e radhës është Mbretëresha e Popit. Jo, jo, nuk është Elton John. Është komplet grua. Është gjithmonë në modë, është gjithmonë vajza materiale dhe është virgjëreshë”. Kur Madonna hyri në skenë, iu drejtua atij: “Nëse jam e virgjër akoma Ricky, pse nuk vjen e bën diçka për këtë punë? Nuk kam puthur një vajzë prej kohësh… Në TV”.
Ky eshte shume shkerhat–Epashe kete ndarjen e cmimeveOscar dije
Ai dobci tha per Madoenen : She is still like a virgin …
Po ky eshte shume shkerdhat –Tregonte njehere ne nje tv per jeten e tij kur ishte femije
qe kishin qene familje shume e varfer dhe ne shtepine e tyre haje fruta vetem ne dite festash hhahahhahahahaaha
Po ky qenka shqiptar.
Shume i papare per batuta, edhe pse te ndyra. Ka 3 vjet qe prezanton Golden Globe edhe pse pas cdo spektakli ai kritikohet pa mase per fjalorin dhe kalimin e kufijve te shakase.
Bo bo sa moralist qe jane dhe keta te Temes me keto artikujt e kopjuar fjale per fjale, thua se jetojme ne ndonje nga ato shoqerite e mbyllura te mormonve apo ne Arabine Saudite !!
Ky eshte alamet prezantusi humorist qe ben humor e sarkazem bashke duke goditur ke ti dale para e duke mos iu trembur qofte vip-ave (aktore e princesha me gjak blu bashke) e qofte pushtetareve e lobeve televizive !
Nje rebel,antikonformist e antiservil i vertet ! Bravo !!