Filmi bardh e zi pa zë “Artisti” ka fituar tre çmime Golden Globe në ceremoninë që u zhvillua mbrëmë në Los Angelos.
Filmi ka hyrë në garën për të fituar edhe çmimin Oscar, raporton BBC. Filmi mori çmimin si komedia më e mirë.
“Pasardhësit” u cilësua si drama më e mirë dhe fitoi edhe një çmim për aktorin më të mirë, që shkoi për George Clooney.
Meryl Streep fitoi çmimin si aktorja më e mirë për “Zonja e hekurt”.
Aktorja Streep, e cila luan rolin e Margaret Thatcher falënderoi ‘të gjithë në Angli që e lejuan të shkonte aty dhe të shkelte historinë e tyre’.
Martin Scorsese u shpall regjisori më i mirë për filmin familjar “Hugo”. Kurse Steven Spielberg fitoi çmimin për filmin më të mirë të animuar me “Aventurat e Tintin”.
Aktori veteran Christopher Plummer fitoi çmimin si aktori më i mirë në role dytësore. Ekuivalenti femëror shkoi për Octavia Spencer.
Madonna fitoi çmimin për këngën më të mirë, me titull “Kryevepra”, të cilën e kishte shkruar për dramën historike W.E.
Filmi iranian “Ndarja” fitoi çmimin për filmin më të mirë në gjuhë të huaj. Skenarin më të mirë e fitoi Woody Allen me “Mesnatë në Paris”