Ishulli i Kontit të Montekristos pushtohet nga minjtë

16 Janar 2012, 13:50Lifestyle TEMA

Ishulli i vogël i Montekristos- i bërë i famshëm në mbarë botën nga Aleksandër Dyma si vendi i thesarit gjigant, është pushtuar nga minjtë.

Ishulli i pabanuar, pranë Toskanës në Itali, vizitohet nga rreth 1 mijë turistë në vit. Mendohet se varkat që çojnë vizitorët kanë sjellë aty edhe minjtë e zinj. Ishulli mund të vizitohet vetëm duke marrë një leje nën rregulla të rrepta.

Ishulli, i bërë i famshëm nga Konti i Montekristos, tani do bombardohet nga ajrit me 26 ton helm, për të zhdukur minjtë. Këta të fundit rrezikojnë jo vetëm turistët, por edhe rezervën ekologjike në zonë. Megjithatë ekziston rreziku se helmi do përfundojë në ujë dhe do dëmtojë jetën aty.

Ekspertët thonë se metoda të tilla janë përdorur efektivisht edhe më parë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje