Peshkaqeni masakron të riun në Afrikën e Jugut

17 Janar 2012, 12:48Lifestyle TEMA
Peshkaqeni masakron të riun në Afrikën e Jugut

PARALAJMERIM: FOTO ME PERMBAJTJE SHQETESUESE

Një i ri që po bënte sërf është vrarë nga një peshkaqen në një plazh të Afrikës së Jugut, që po konsiderohet si më vdekjeprurësi pas një seri sulmesh.

Ngisi Msungubana, 25 vjeç, vdiq pasi u kafshua disa herë ndërsa po bënte sërf mbi dallgë në Second Beach në Port St. Johns.

Dëshmitarët thanë se ai u përlesh me peshkaqenin për pesë minuta derisa uji rreth tij nisi të bëhej i kuq.

Incidenti është i gjashtë sulm fatal në pesë vite në këtë plazh. Një zyrtar i policisë lokale tha se uji ku po bënte sërf i riu ishte 1.5 metër i thellë.

Në plazh rastisi të ishte edhe një mjek, por i riu ishte kafshuar shumë keq në stomak dhe në krah dhe vdiq rrugës për në spital.

Ekspertët thonë se ai është sulmuar nga një peshkaqen- dem, që gjuan i vetëm dhe është i njohur për agresivitetin e tij.

Në mbarë botën një nga gjashtë sulme peshkaqenësh është fatal. Por këtu të gjitha sulmet e peshkaqenëve kanë qenë fatale.

3 komente në “Peshkaqeni masakron të riun në Afrikën e Jugut”

  1. monaSali says:

    ska faj peshkaqeni se ju ka dukur si foke !!! Hajde o dem te hash cjapin e vicidollit te behesh me fame

  2. ray says:

    njeriu eshte bere per ne toke jo ne uje. cudi do ishte sikur peshkaqeni te .dilte ne toke dhe ta hante…

  3. tomori says:

    Ku je o peshkaqen i dashur.ISHALLAHHHHH mendon edhe per serfistin ton nga viçitoli.ISHALLAHHHHHHHHHHH

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje