Wikipedia anglisht del offline në shenjë proteste

18 Janar 2012, 10:43Lifestyle TEMA

Wikipedia ka nxjerrë offline shërbimin e saj në anglisht në shenjë proteste kundër ligjeve anti- pirateri që janë propozuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Përdoruesit që do tentojnë të hyjnë në faqe do shohin një ekran të zi dhe një deklaratë politike: “Imagjinoni një botë pa dije të lirë”.

Wikipedia, e cila tërheq miliona lexues çdo ditë, kundërshton dy ligje kundër piraterisë. Legjislacioni do i lejojë Departamentit të Drejtësisë që të kërkojnë me vendim gjykate që motorët kërkues të bllokojnë rezultatet që kanë lidhje me piraterinë, raporton BBC

Themeluesi i Wikipedia, Jimmy Wales, i tha BBC se “këto ligje janë kaq të gjerë dhe kaq keq të shkruar sa do ndikojnë të gjitha llojet e gjërave, që nuk kanë lidhje me ndikimin e piraterisë”.

2 komente në “Wikipedia anglisht del offline në shenjë proteste”

  1. misionari says:

    Edhe mua me doli sot ky bllokim. Departamenti i shtetit nuk ka pune me te dhenat e vlefshme te Wikipedise dhe Wikipedia s’ka pse shqetesohet nga kerkimi i materialeve pirateske nga Departmenti i Shtetit.

  2. endi says:

    Mendoj qe nese ky ligj eshte ven ne fuqi , ska njeri qe ta ktheje mbrapsht. politikat qe po ndiqen nga wikiepedia dhe po ashtu nga google duke protestuar ne keto moment jane te domosdoshme.impaktet qe do kene keto ligje ne biznesin online do jene shkaterrure per nje pjese te mire te gjigandeve online si google.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje