Kryebashkiaku lufton krimin me cicërima zogjsh

18 Janar 2012, 11:50Lifestyle TEMA

Një qytet në shkretëtirë në Kaliforni pretendon se krimi është ulur ndejshëm pasi kanë vendosur disa altoparlantë në rrugë, prej nga dëgjohen cicërima zogjsh.

Kryebashkiaku R.Rex Parris pretendon se cicërimat po qetësojnë njerëzit në Lancaster. Prej më shumë se 10 muajsh qytetarët e Lancaster shoqërohen nga cicërima zogjsh, që dalin prej 70 altoparlantëve. Policia thotë se në qytetin më 157 mijë banorë, niveli i krimeve të vogla ka rënë me 15 përqind, kurse ai i krimeve të rënda me 6 përqind.

Cicërimat e zogjve janë regjistruar në rrethinat e Anglisë.

Ekspertët besojnë se këngët e zogjve mund të kenë efekt në reduktimin e kortizolit dhe adrenalinës, dy hormone që prodhohen kur trupi njerëzor reagon ndaj stresit.

1 komente në “Kryebashkiaku lufton krimin me cicërima zogjsh”

  1. Aqifi says:

    T’i vene Salibanit nje altoparlant qe te mos vrase me njerez dhe Kokelopes qe te filloje te vjedhe me karar…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje