Britania spiunonte Rusinë me një “shtatore të falsifikuar"

19 Janar 2012, 18:23Lifestyle TEMA

Një ish-zyrtar britanik ka pranuar për herë të parë se Britania ka përdorur një “shtatore të falsifikuar”, të mbushur me pajisje elektronike, për të spiunuar Rusinë.

Rusia nga ana e saj ka akuzuar diplomatët britanikë në janar të 2006-ës për përdorimin e transmetuesit të fshehur në një park të Moskës, por qeveria britanike ka refuzuar të diskutojë incidentin.

Xhonatan Pauell, shef i personelit të kryeministrit të atëhershëm britanik, Toni Bler, ka thënë për BBC-në se Rusia ka qenë në dijeni për transmetuesin e fshehur dhe e ka përdorur atë për qëllime politike.

Menjëherë pas bërjes publik të incidentit, Vladimir Putin, në atë kohë president i Rusisë, ka fuqizuar ligjin që ndalon të gjitha financimet e huaja për OJQ-të.

1 komente në “Britania spiunonte Rusinë me një “shtatore të falsifikuar””

  1. Colombo says:

    Mire kishte me qen edhe per OJQ-TE Shqipetare qe te ju ndalohet financimi sepse jan bere qerdhe te Spiunimit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje