Aktorët që realizojnë filma pornografikë në Los Angeles të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, do të detyrohen të mbajnë prezervativë gjatë xhirimeve. Një ligj i ri për këtë qëllim është firmosur nga kryebashkiaku.
Zyrtarët e shëndetësisë e kanë mirëpritur këtë ligj, por drejtuesit e industrisë pornografike thonë se ata do detyrohen të braktisin qytetin.
Lugina San Fernando në LA cilësohet si kryeqyteti i industrisë multi-miliardëshe të filmave për të rritur.
BBC thotë se megjithatë nuk është e qartë se si do të zbatohet ligji.
Ekspertët e fushës thonë se 90 përqind e të gjithë filmave pornografikë që prodhohen në SHBA, bëhen në Los Angeles.
Informacion i tepert, nuk ka pse jepet.