Drejtësia rivret prokurorin, Qeveria s’jep lekët për Xhevat Hanën

28 Janar 2012, 11:53Politika TEMA

Prokuroria e Përgjithshme, i kërkon qeverisë 15 milion lekë të vjetra, me qëllim dhënien si fond financiar familjes së prokurorit të ndjerë Xhevat Hana që humbi jetën në 5 janar të këtij viti në një spital në Bergamo të Italisë. Kërkesa e organit të Akuzës mësohet se është bërë që pas vdekjes së prokurorit Hana, por edhe pse ka kaluar gati dy javë, kjo shumë financiare ende nuk është marë nga anëtarët e familjes, por as nga Prokuroria e Përgjithshme. Siç mësohet nga burime pranë Prokurorisë së Përgjithshme kërkesa i është dërguar sekretarit të përgjithshëm të Ministrisë së Drejtësisë, Gerdjan Xhanari si dhe sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Financave Dorian Teliti. Mirëpo pas njohjes me kërkesën e organit të Akuzës për përpilimin e një project-vendimi për dhënien e 15 milionë lekë të vjetra, dy institucionet e përmendura kanë hequr topin nga fusha e tyre, duke ia pasuar atë Ministrisë së Transporteve, për ndjekjen e procedurës. Tashmë,
kjo procedurë ka mbetur në ministrinë e Transporteve, e cila siç mësohet u ka garantuar përfaqësuesve të Prokurorisë së Përgjithshme se shumë shpejt do fillojë përpilimin e një projekt-vendimi, të cilin do ia paraqesë Këshillit të Ministrave për miratimin ose jo të fondit financiar prej 15 milionë lekë të vjetra.
Momentalisht zyrtarët e organit të akuzës kanë shpresa se shumë shpejt kjo kërkesë do miratohet, për shkak se dhe prokurori i ndjerë Xhevat Hana është dalluar për punë dhe kontribut të çmuar në sistemin e drejtësisë shqiptare.
Nga sa mësohet Prokuroria e Përgjithshme është duke mbledhur të gjitha faturat financiare, me qëllim paraqitjeje si prova të asaj që ka ndodhur me prokurorin e ndjerë Hana, i cili humbi jetën nga një sëmundje e rëndë. Tashmë i mbetet organeve të qeverisë për marrjen e masave, me qëllim çeljen e shumës së parave të kërkuara nga prokuroria./shqiptarja

24 komente në “Drejtësia rivret prokurorin, Qeveria s’jep lekët për Xhevat Hanën”

  1. Mike says:

    Po ky cfare ka bere qe te meritoje shperblim, apo ka qene prokuror ne kohen e diktatures dhe ka marre ne qafe njerez.Sa zyrtare ka shteti nuk mund qe ti shperbleje te gjithe pas vdekjes.Keto para mund ti shkojne nje familje te varfer, dhe jo ish hetusve komunist, dhe prokuroreve hajdut.

    1. Shefqet Cela says:

      Zoteri! A e dini kush ishte Xhevat Hana?
      Sa per dijeni: nuk ishte nga ato kuadrot plazhiste.
      Nuk kapardisej neper makina te shtrenjta super lluksoze si te tjeret.
      ISHTE NJE NJERI I PERKUSHTUAR NE PROFESION, MODEST. JETONTE NE NJE APARTAMENT TE THJESHTE. UDHETONTE ME KEMBE NGA SHTEPIJA NE PUNE DHE ANASJELLTAS.
      A ta rrok mendja se ishte i korruptuar si te tjeret?
      Te tillet jane teper te rralle sot. Kemi humbur nje njeri te madh!
      Shuma 15 mije leke eshte teper modeste. Duhej te ishte dhene ndihme edhe per mjekimin nga ajo semundje teper misterioze fillin se ciles ndoshta e di vetem arkitekti Sali!?
      Ketu nuk behet fjale per shperblim por per shpenzime varrimi dhe transport te arkivolit sepse vdiq ne Itali. Me vjen keq qe nuk i kupton keto gjera elementare njerezore!
      Ngushellime familjes! jemi shpirterisht prane tyre!

      1. Argita_B says:

        Se pari ngushellimet e mija familjes se Hanes, nuk e njoh e nuk kam asnje lloj ideje per punen e tij, ndaj dhe nuk kam mendim per te dhene ne kete fushe.
        Ajo qe mua me duket e egzagjeruar, eshte fakti qe Hana eshte nje nenshtetas shqiptar, qe fatkeqesisht i semura, u detyrua te kurohej jashte vendit dhe mjeket nuk arriten ta shpetojne.
        Dhe pse nga ana humane eshte mese llogjike qe Prokuroria Shqiptare dhe koleget e tij duan ta ndojmojne, por kjo nuk mund te justifikoje kerkesen qe me parate e taksapagueseve shqiptare te paguhet familja e Hanes!
        Ka me qindra, me mijera shtetas shqiptare te cilet jane te semure, apo do semuren ne te ardhmen dhe fatkqesisht do te kene te njetin fat, kush do te kerkoje parate per familjet e tyre, dhe kush do ti paguaje, nga xhepat e kujt!
        Prindit e mij kane punur gjithe jeten per ate vend, me ndershmeri, dhe kur u kuruan jashte, kete e bene me parate e tyre dhe te femijeve te tyre, pra nuk kerkuan nje fond te posaçem.
        Mos perzjeme anen sentimentale me ligjin, pasi jane dy gjera te ndryshme.

        1. Shefqet Cela says:

          Zonje! E kuptoj qe nuk jeni ne brendi te ngjarjeve. Ky u shtrua urgjent ne spitalin Nene Tereza. Mjeket u perpoqen me sa munden. Dhane konkluzion se semundja eshte e pa njohur.
          Simbas rregullit, per gjithe nenshtetasit, ne rraste te tilla dergohen jashte, siç kishin vendosur mjeket.
          Ketu hyri burokracija qeveritare gje qe shkaktoi vonesa fatale.
          Kur gjendja u be teper emergjente, familja me disa ndihma shokesh dhe te kolegeve te punes u dergua ne Padova. Ishte teper vone. Ata nuk arriten ta shpetonin. Vone erdhen vendimet e qeverise. Ka mjaft pikpyetje per semendjen “misterioze”. Interesohet edhe antimafja ne Itali.
          Si person i dalluar ne pune, i takonin edhe shperblim familjes. Keto praktika perseri kane hyre ne hulli burokratike dhe do ti jepen mbas pilafit, kur familje me sforcot e veta te kete bere gjithe ceremonite mortore.
          Besoj u kuptuam! Faleminderit!

          1. Argita_B says:

            Qellimi im nuk ishte te beja polemika, aq me teper me dike qe ka nderruar jete dhe ka lenduar te afermit e vet.
            Nuk u interesova per prokurorin Hana si emer, pra thelbi i asaj qe shkruaj me siper ka te bej me barazine e te gjithe shqiptareve perpara ligjeve dhe privilegjeve.
            Qe te jem e qarte, do te kisha deshiren qe te gjithe shqiptaret te kurohen ne klinikat me te mira, dhe keto shpenzime te mbuloheshin krejtesisht nga shteti, por aktualisht mos harrojme se jemi shteti me i varfer ne Evrope, ndaj dhe kjo eshte paksa e veshtire.

        2. Balua says:

          Mjere ti per mend qe ke. Pse prokurore i ke pase prinderit ?
          Kush eshte nepunes civil ne ate lloj pune si Xhevat Hana, per shkak te llojit te punes qe ka e KA ME LIGJ !!!!! te shkruar ne te zeze dhe te bardhe qe merr trajtim special ne keto raste. Atij nuk po i japin cfare i takon me ligj !!! Prandaj mos ja fut kot.

        3. drejtesi says:

          cfar thua moj Argita? ti si taksepaguese sa leke ke paguar deri tani? i ke mbledhur? ai ka 35 vjet qe i jep ketij shteti, pa thene qe eshte vetem nje rast qe po ta them, para shume vitesh i dha ketij shteti 1 milion dollare te mara atyre njerezeve te koruptuar qe jane ne majat e ketij shteti, mirpo ti aq din aq flet, por me mire eshte te mos flasesh kur nun din…

    2. plaku says:

      Mike,
      Jam plotesisht dakord me ty.Ne se prokuroria do te ndihmoje familjen e te ndjerit pse te mos organizojne ne menyre te tille qe cdo punonjes i prokurorise te jepi leke nga xhepi i tij privat. Edhe ketu ne Zvicer nuk kam degjuar qe ne se nje prokuror vdes, familja e tij te marri leke nga shteti. Si i behet ne se vdes ndonje murator ose punetor i thjeshte. Mos valle qeveria shqiptare duhet te japi leke ?
      Nuk kuptoj faktin qe Tema jep kete lajm.

      1. zefi says:

        Ti,plaku MATUF ne Zvicer,duhet ta kuptosh se nuk po behet fjale per ta diskutuar ne se duhen apo nuk duhet t’i jepet ky shperblim ish prokurorit te nderuar,se ate e ka parashikuar ligji!!!!Regjimi i Berishes SHKEL LIGJET,KUSHTETUTEN sa here i intereson,ndersa vrapoi per t’i dhene shperblim GARDISTEVE qe VRANE PROTESTUESIT!!!A e di ti,zullap,se deputetet tane pas mbarimit te mandatit te deputetit,MARRIN PRAP RROGEN DERI NE 4 VJET te tjere???Ti flet si injorant apo militant partie i SHPELLLAREVE BERISHISTE,ndaj me mire qepe gojen dhe leri specialiste te bejne punen!!!

      2. drejtesia says:

        o zvicra ketu ne itali nje puntor qe ka vdekur ne ndertim ka marr 1 milion euro, po prokurori si XHOVANI FALCONE apo PAOLO BORSELINO e din sa kan marr? prandaj informohu me teper per keto qe shkruan….

  2. Dija says:

    mirdita te gjithe dashamirsve te temes.Edhe nji here ngushllime familjes Hana,qofte i xhenetit.Te lutem me fal plaku ti mund te kesh te drejte por me sa kam lexu sot jane shume te rralle njerzit si Xhevat Hana dhe sic tha nji komentus kto jane shenzime per transport nga italia per arkivol dhe shpenzime varrimi qe ne kete rast po i bojne nji ndihme kesaj familje te ndershme.Po te kishte qene miku i kryemafiozkriminel skizofrenit sali berisha ti dhe une skishim me marre vesh kush do i kishte me pagu leket.Ne te vertete vendi yne eshte shume halle madh,eshte si nji cope e arnume nuk ke nga ta kapesh.Le te jete ky sherbimi i fundit qekjo qeveri hajdute ti beje ketij njeriu te ndershem qe me punen e tij ka hap telashe krimineleve.Ngushellime familjes.

  3. tomori i beratit says:

    Ngushellime per familjen e te ndjerit.NUK ka shperblim per prokurorin qe nuk u perkul perpara berish psikopatit por shperblim ka mare gjith llumi i gjykatesve qe i bejne veri vrasesve ,shpresa,sashenka,tomi,ristani,dizdari,fullani,keta te ashtuquajtur gjyqtar qe sjan gje tjeter vegla te felliqura qe neser DO JAPIN LLOGARI.E SIGURT:

  4. alushi says:

    Nuk e di nese gaboem,ky Xhevat Hana,a ka qene prokuror i Zani Caushit,dhe mesa di ai ne vitin 1999 doli i pafajshem, dhe u lirua nga burgu per tu arestuar me pas,per nje vrasje dhe peng marje,nese dikush ka me teper informacion,te na informoje me teper.Pastaj edhe kjo tjetra ne Shqipni gjithmon eshte punuar me dy standarte,per Gazideden shteti i dhjere pagoi nje fature maramendese,apo se ai kishte bere veze te kuqe,kur diet roli ketij Dibrani kriminel ne ngjarjet e vitit 1997,apo pse ky ishte nga Dibra,dhe ky Hana nga Rrajca e Librazhdit

  5. fule says:

    E vrane me Procedure, ata qe dosjen per korrupsionin e Lulzim Bashes ja mbyllen me Procedure.

  6. zeco says:

    po kush i jep me leke prokurorise… ata po duan te arrestojne ceveritaret e berishes… e jo tu japin leke. qeveritaret ate donin qe ai te mos ekzistonte me, akoma se keni kuptuar ju… po kjo eshte qeveria me mafioze e botes…

  7. sofra says:

    -ALUSHO!ke te drejte dreri diku..vertet doli por,por per fat te keq nuk ka info on line per kete histori ,se eshte ngjarje e hershme…ai doli sepse asnje familjar viktime,ose asnje viktime nuk e dha deshmine e tij per zanin.
    -me sa di une,te gjithe benin ose sikur s’manin mend ose sikur s’e kishin parre kurre me pare zanin…ndaj pas nje historie me deshmitar te trrembur nga pushteti i Tos nanos, ktij burrit ja mbylli gjykata ceshtjen,sepse prokurori nuk kish prova ose deshmi per te faktuar krimet e zani caushit…
    -kam pas fatin ti mbuloj deri diku infot me gjyqet e asaj kohe dhe kjo me esht fiksuar mire…
    -PS-sa per info,kur gjykata dha vendimin final(lirimin e tij) familjaret ju turren prokurorit(nga injoranca) se u ishte fiksuar qe do denohej me burgim te perjetshem.

  8. ARBEN says:

    Ngushellime familjes. Me vjen keq qe diskutohet ne kete menyre. I takon apo nuk i takon kjo shume parash familjes. Kur nuk i njihni ligjet eshte me mire te mos diskutoni. Me ligj sipas statusit qe ka prokurori i takojne shpenzimet e kurimit dhe te transportit nese eshte derguar per kurim ne rruge shteterore. Nese eshte derguar privatisht jo. Mesa di une eshte derguar nga shteti. Ligji percakton kategorite e personave qe perfitojne trajtim pa pagese(Shpenzime te mbuluara nga shteti) per kurim jashte. Edhe njehere ngushellime familjes.

  9. mergim tari says:

    Z. Xhevat hana eshte prokurori qe po zbardhte
    ceshtjen e z. Remzi Hoxha. Te gjitha faktet te
    cojne ne perfundimin se Z. Remzi Hoxha e ka vrare
    dora e gajkatareve te Barbarit.

    A ka llogjike qe Barbari te jape para per ate
    qe e ka vrare me doren e tij…

    Barbari edhe mund te jape pare per tu hedhur uje duarve,
    por ato jane te lyera me gjak dhe nuk lahen dot me uje.
    Mekati i duarve te Barbarit lahet vetem nese ato duar
    priten, qe shprti i z. Hana, i z.Hoxha, i z.Trebicka
    i 21 Janarit, i Gerdecit, i 1997, 1998, e pambarim te
    prehet ne paqe….

  10. ERI says:

    PO CESHTE KJO PROKURORE QE DASHKA LEK PAS VDEKJES SE HANES,I VARFER I VARFER POR VAJTI NE ITALI PER KURIM,PO ATA QE NUK SHKOJN DOT AS NE SPITALIN RRETHIT SE NUK KAN AS BUK TE HANE E JO ME TE KUROHEN,KUSH I NDIHMON?????MOS I BENI PUBLIKE KETO LLOJ MARRINASH SE U BETE GAZI I BOTES,AI VDIQ,E VARROSEN,MBAROI KJO PUNE.NE KORCE VDIQ FOSHNJA PER NGROHJE NUK DEGJOVA TE JEPTE KUSH PARA.PO I VJEN FUNDI PROKURORES I DO CA LEK TANI.

  11. ibro says:

    nuk e kuptoj pse shteti duhet ti japi 15 milion leke xhevat hanes atehere edhe une dua per babajin tim 15 milion per kurim prandaj cdo shtetas eshte i barabarte dhe duhen trajtuar njesoj me vjen keq qe vdiq dhe ai ishte nje prokuror punoi dhe u pagua si gjithe te tjeret dhe me kaq mori fund jeta e tij dhe mos i lidhni gjerat politikisht se nuk i takojne ajo shume parash .

  12. NJE NJERI I NDERSHEM MERITON VEMENDJE SE DHE PAK NJERZ SI AI MUND TE JEN PO DHE ATA PO PAN QE SI SHPERBLEHEN MBAS VDEKJES DO BEJN SI SHUMICA
    PROKURORIN UN SE NJOH PO JAM I BINDUR QE KA QEN BURR I MIR VETEM NGA ARSYEJA QE E SULMON SALI GOMARI

  13. Nebi Halipaj says:

    Sinqerisht kush e ka njohur personalisht te ndjerin XHevat Hana ndjen dhimbje,me vjen mire qe zoterinjte qe e kane njohur shprehin konsideraten per te,por une ne radhe te pare ngushelloj shpirterisht familjen per humbjen e njeriut tyre me te dashur, vdekja e tij i ka ndershkuare shume familjen miqte shoket si dhe shtetin qe te tille njerez numerohen me gishta ne shqiperi,ishte njeriu qe per mua ka lene nje shembull te gjalle dhe vepra dhe mundi i tij le te ngelet si nje pike referimi i nje njeriu ideal te mbrojtjes se ligjit me ndershmerine me te madhe. ne lidhje me shperblimin mbas vdekjes shteti dhe organi i akuzes kjo qe bejne per te eshte me minimumiqe behet per kete figure te ligjit,i ndjeri ishte punonjes buxhetor i shtetit dhe shteti duhet ti kete te mbrojtur me siguracion shendeti dhe jete qe shpresoj ta kete mbuluare siguracioni,por deri sa flitet per nje shperblim minimal mbas vdekjes per te mbuluare shpenzimet e varrimit duket qe shteti nuk i ka te siguruar njerzit e vete ,i perdor si mish per top dhe tani u dashka vendim i kshillit ministrave te miratohet kerkesa e prekurorise. ketu kei te bejme me nje turp te radhes qe ben ekzekutivi shqipetar, perfitoj nga ky rast ti kujtoj ekzekutivit te shqiperise po per te ndjerin Bashkim Gazidede nuk dua te gabohem po u levrine me urgjence rreth 45 000 000 dhe mos gaboj nje njeri i perfolur per veprimtari kriminale dhe i denuare nga drejtesija shqipetare qe kushdo e di se si punoi ish militanti i qeverise se sotmene vitet 96, nuk desha te prek as nje ne keto momente se ka edhe me keq se kjo ku me reabilitimin e Agim SHehut nga qeverija e sotme ju dha amnisti per denimin qe kish marre nga drejtesija dhe po drejtesija sot i dha page dhe grada jo pak por nja 250 000 000 ,e bera kete krahesim per te pare vleresimin qe i ben shteti sot njerzeve te ndershem dhe vetem qe nuk mund ti kete bere dot militantet e tiji zvarrit, ivonon duke ja bene te veshtire ndihmen urgjente per te mos thene qe ndo njeri ferkon edhe barkun per humbjen e jetes ne menyren me tragjike njeriu i hekurt ,i ndershem ,qe ja kushtoi jeten mbrojtjes se ligjit. Ju kujtoj se per familjaret e tij i ndjeri ju ka dhene shperblimin me te madh qe do i shoqeroje ata ne breza te gjitha vetite me te mira te nje njeriu ideal, le te ngelet vepra e te ndjerit XHevat si pike referimi i nje njeriu gjieni per te gjithe brezat e ardhshem qe do te kene nderin te punojne me ligjet e shtetit. i pa harruare kujtimi i te ndjerit XHevat,perzemersisht ngushulloj vamiljen per humbjen e madhe te nje jneriu te madh.shpresoj qe kshilli i ministrave te shpreh sado pak humanizem ne ndime te njeriut te ligjit qe ja kushtoi jeten atij.

  14. h says:

    Ngushllime famijlers se Hanes . Argita per shtetin tone nje shume prej 15 milion s’eshte gje fare ,ti gabon kur thua se jemi me te varferit ne Europe .z Sale ka thene qe ekonomia jon njeh vetem rritje ,sfidoi ekonomine boterore . Pse nuk e ftuan Saklen ne Davos se ekonomistet e bote u xhelozepsen se Shqiperia eshte akoma fanar ndricues ne Europe .
    Me duket se te lodha, por me nje fjale ndryshojme qe ta kuptosh mire ne dryshojme nga Uganda vetem se ne jemi te bardhe dhe ata te zes

    1. Ardi says:

      per fat te keq i ndjeri Hana nuk eshte as i pari e rrezik as i fundit ne fatin e zi qe kane ata qe tere jeten e tyre punojne me ndershmeri…
      Nje fatkeqsi te tille e kam kaluar personalisht ne familje. Jo qe nuk kerkoi njeri lek po edhe ato qe me ligj i takonin tim eti si kurimi ne nje spital te njohur ku kishin te drejte te shkonin te gjithe ata qe gezonin statusin e ushtarakut si ai ja mohuan. Privatisht e me lek te mbledhura sa andej kendej e derguam diku tjeter. Rastesisht kam udhetuar me te ne te njejtin avion me shume persona qe vetem si te afert e miq te dikujt qe sja vlen tja permend emrin shkonin per operacione qesharake qe beheshin brenda ores ne Shqiperi. Shkonin te derguar nga shteti Shqiptar atje ku duhej te viziohej im ate (sipas rregullave e jo sipas qefit tim). Ne qofte se dikush eshte kurioz per shumen qe u hodh ne llogarine bankare te tim eti pas vdekjes se tij…ishte 30.000 leke te reja…nuk di as per cfare u hodhen ato e as jam interesuar ndonjehere ta di se nuk prisnim qe te na e paguante njeri qirane e shtepise ku vdiq im ate pas 35 vjetesh pune vetmohuse…kur s’kujtohet njeri per njerezit sa jane gjalle, c’te presesh mbas…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje