Si mund të merrni edhe asistencën sociale pas kësaj?

6 Shkurt 2012, 13:25Lifestyle TEMA

Kur britanikët Michael dhe Jean O’Shea fituan 10.2 milion sterlina në llotari, premtuan se nuk do ndryshonin kurrë, pavarësisht parave të fituara.

Gjashtë vjet më vonë duket se ata i kanë qëndruar këtij zotimi.

Ata jetojnë akoma në shtëpinë e dhënë nga shteti dhe përfitojnë 6 mijë sterlina asistencë sociale në vit. Përveç këtyre, çdo tri vjet ata marrin një makinë të re si pjesë e skemës për personat me aftësi të kufizuar.

Zoti O’Shea thotë se i meriton këto para. “Kam punuar 40 vite dhe i meritoj. Kam osteoartrit në këmbë dhe artrit reumatik në duar. Makinën e përdorim vetëm për të bërë pazar”.

Deputeti i zonës thotë se është i habitur me vendimin e familjes për të marrë akoma para nga shteti.

Edhe pse çifti e ka marrë shtëpinë nga shteti për 5 mijë sterlina në vitin 1977 dhe jeton akoma aty, ata bëjnë pushime në Australi, Kanada e Alaskë.

5 komente në “Si mund të merrni edhe asistencën sociale pas kësaj?”

  1. Shqip. says:

    Mëse e drejtë.Ka paguar taksa ka dhën kontribut dhe i takon çdo qindarkë që merr nga shteti.Fitimi llotaris ishte fati tij kjo nuk do të thot se shteti duhet ti ndërpres atë që i takon me ligj.

  2. Enough is Enough says:

    Aty ku ligji eshte ligj,po te ishe ne albanistan do mallkoje veten qe te ra llotaria , sdo te ndaheshin gjobat e te forteve te (Pd)-se

  3. Adi says:

    Eshte pafytyresi e vertete. Ndihma socjale jept duke marre parasysh gjendjen tende socjale. Ne Suedi psh kane nje ligj i cili e detyron aplikantin e ndihmes socjale te tregoje dhe qindarken e fundit perpara se te perfitoje kete ndihme. Nqs se ke prona apo makine atehere duhet ti shesesh keto(shteti te siguro abone autobuzi,shtepi dhe nje shume minimale per jetese). Eshte idiotesi te kerkosh ndihme socjale ne nje kohe kur ke miliona ne llogari bankare. Taksat paguhen per sigurimet shendetesore dhe jo te perfitosh leket nga shteti si parazit ne nje kohe kur ke miliona ne banke.

    1. Edor says:

      “Kam punuar 40 vite dhe i meritoj. Kam osteoartrit në këmbë dhe artrit reumatik në duar. Makinën e përdorim vetëm për të bërë pazar”.

      Adi – qe di te lexosh dhe te shkruash e pasqyron, por qe te kuptosh se cfare shkruhet kete mungese e pasqyron po ashtu nga pergjigja qe shkruan duke bere krahasim me Suedin.

      cdo shtet ka ligjet e veta, dhe ne kete rast nuk behet fjale per ate kategori njerzisht (qe ti e njeh shum mire ne Suedi, qe ta njohesh duhet te kesh qene ose je nga ata qe nuk punojne dhe rrojne me ndihma Sociale)
      por per 1 – Pensionist, 2 – Invalid (panvaresisht grades se invaliditetit)

      Pra ka nje ndryshim shum te madh te jesh Pensionist (dhe invalid) dhe te fitosh nje llotari, nga nje njeri qe merr dhe jeton me asistencën sociale kur nuk do te punoj.

      Ligji eshte ligj, pensioni eshte pension, invaliditeti eshte invaliditet, ashtu si dhe nje ndryshim eshte se cfare eshte dhe kush perfshihet ne Asistencën sociale

      me Respekt

      1. Adi says:

        Erdor, Britania ka ligje skandaloze per ndihmen socjale dhe kete e kane theksuar te gjithe.Abuzohet ne menyre skandaloze. Une kam jetuar per shume vite ne Britani dhe e di fare mire si si abuzohet: Psh, nje mikja ime e cila punonte ne council services, beri kerkese dhe mori nje makine te re nga shteti(dhe karburant te paguar). U quajt si imvalide sepse ndenjja per kohe te gjate ne karrige i kishte sjelle dhembje ne shpine. Problemi eshte qe ndihma socjale dhe invaliditetit te veje tek familjet qe kane nevoje.

        Pershendetje

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje