Në një shikim të parë të duket sikur ky njeri është vetëm pak centimetra larg katastrofës.
Por edhe pse i ka krahët e hapur e mezi mban ekuilibrin, në fakt është krejtësisht i sigurt.
Ai është një artist që ka pikturuar këtë skenë tredimensionale në majën e një godine në Londër.
Gjithçka është një iluzion optik.
Pikturat janë bërë në kuadër të publikimit të një filmi të ri të Hollivudit, që ka në qendër një psikolog që tenton të flasë me një ish- polic që kërcënon se do hidhet nga maja e një hoteli në Nju Jork.