Njihuni me njeriun më të shëndoshë në botë: 368 kilogramë

13 Shkurt 2012, 12:54Lifestyle TEMA
Njihuni me njeriun më të shëndoshë në botë: 368

Një britanik që ha për mëngjes tetë hotdog-ë duket se ka fituar titullin ‘Njeriu më i shëndoshë në botë’.

42 vjeçari Keith Martin peshon 368 kilogramë dhe nuk lëviz dot nga krevati.

Nevojat e tij janë tepër të kushtueshme pasi duhen rreth 18 persona që të kujdesen për të. Të gjitha këto janë para të taksapaguesve pasi për të kujdeset shërbimi shëndetësor.

Britaniku Martin e ka marrë titullin nga një meksikan që peshonte 570 kilogram, por tani është dobësuar dhe mendohet se peshon 200 kilogram.

Mjekët thonë se britaniku duhet të dobësohet gati në gjysmën e peshës që ka, për t’iu nënshtruar një operacioni në stomak.

3 komente në “Njihuni me njeriun më të shëndoshë në botë: 368 kilogramë”

  1. KYC I GJALLESAVE ESHTE ADN-ja E TYRE.
    **********************************************************
    Te gjitha sekretet per te normalizuar mekatet e njeriut,jane ne ADN-inik te tij,qe kur krijohet zigota(bashkim i dy gjysmave te ADN-inike te dy prinderve,qe i mbartin spermatozoidi dhe ovula,keto dy gjysma japin acidin e plote DEZOKSIRIBONUKLEINIK ADN).
    Edhe dhjamosja ketu fshihet ne genet e ADN-se,tjeter pune se njerezimi, tani ka hapur portat e sekreteve te ketij acidi qe eshte ne c’do gjallese,qe nga virusi deri tek njeriu.Ende s’jane zbuluar genet qe nxitin dhjamosjen e njeriut,per ta luftuar semundjen qe ne femini.Acidi ADN vendoset ne berthamen e c’do qelize.Nje qelize eshte nje mrekulli per c’do gjallese,shume e persosur,delikate,tulla themeltare qe nderton krejt gjallesen.Kur bashkohen te gjitha qelizat, formojne nje trup qe eshte trupi i gjalleses.Ne se semuremi si njeres semundja fillon nga nje qelize,ajo infekton fqinjet e saj,qe perhapet semundja.
    Gjenetiken diktatura ne Shqiperi e ndaloi,me tej nuk e fshihte dot sepse ishte gur themeltar ne shkencen e biologjise.
    Tani TV-ioni shqip jep pamje shume te qarta te ketij acidi,ku brenda ndoshen GENET.Komunizmi absolutizonte idene se c’do njeri mund te behet c’te duam ne politikanet e qeverise:Pianist,matematicien,shkencetar,politikan,kompozitor,skulptor,etj.
    Gjenetika thote:Femija qe kur linden i ka me vete predispozitat c’mund te behet me mire.Nje femije me predispozita muzikore behet me mire,me sakte dhe me shpejt muzikant,se sa femija pa keto predispozita.Keshtu eshte edhe ne c’do fushe tjeter,ne matematike,mjekesi,politike,drejtesi,etj.Si prinder mund ta duam femijen ta bejme politikan,sepse po shikojne qe politika te pasuron,me ane te saj buckaritesh,shelleresh,ta kane nevojen,etj,etj,por si prinder ne nuk dijme ku,si,qysh,pse femija tone s’ka prirje per politikan.Ndaj dhe ne bote ka shume politikane,por pak nga ta kane merituar emrin politikan apo burre shteti. Si mund te behet ky njeri me predispozita gjenetike per tu dhjamosur,pianist,politikan,apo pilot? Ligor Luarasi.

    1. Selman says:

      A nuk i fut 1 vizit te psokiatri neser ne mebgjes o Ligor? Se mase shpetojne ata qe ke rrotull, nga keto llomotitjet e tua me “filozfi”. Pupupupupupupupu sa shume jane shtuar te semuret mendore. Dhe te gjithe kur semuren behen analista……..

  2. R.Arifi says:

    more selo po ti je psikokomentator mor derdimen,o je nje koqe kandari?
    R.Arifi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje