Uzbekistani vendos të anullojë ditën e Shën Valentinit

14 Shkurt 2012, 11:10Lifestyle TEMA

Të dashuruarit në Uzbekistan ishin mësuar të dëgjonin në ditën e Shën Valentinit këngëtarin e muzikës pop, Rayhan. Çdo vit ai mbante koncert për të dashuruarit më 14 shkurt.

Por siç raporton BBC, sivjet koncerti i tij është anuluar, bashkë me aktivitete të tjera.

Në vend të Shën Valentinit, autoritetet po tentojnë të promovojnë vlerësimin dhe studimin e një heroi vendas, perandorit mogul, Babur, ditëlindja e të cilit është më 14 shkurt.

Babur, një pasardhës i Çingis Kan do të përkujtohet me lexime dhe festivale poetike. Një zyrtar i Ministrisë së Edukimit tha se është lëshuar një dekret i brendshëm “për të mos festuar festa që janë të huaja për kulturën tonë, por në vend të kësaj të promovohet ditëlindja e Babur-it”.

2 komente në “Uzbekistani vendos të anullojë ditën e Shën Valentinit”

  1. Nabukodonosor says:

    Ore tju japim Salen ketyre,ishalla i ngjit me ta.

    1. asllan-palla says:

      Mire kane bere, ta heqin edhe ne Arnautistan
      kjo eshte feste e te paudheve perendimore, ne e kemi drejtimin nga bythzite e shkretetires arabe

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje