Ngjela: Qeveria nuk ka fond emergjence, njësoj si në kohën otomane

15 Shkurt 2012, 14:21Politika TEMA

Kryetari i Partisë Ligj dhe Drejtësi, Spartak Ngjela, tha se është skandaloze që qeveria nuk ka një fond emergjence për situatën e krijuar në vend nga moti. “Qeveria shqiptare nuk ka fond emergjence sepse është e korruptuar. Një mungesë e tillë e kthen shtetin shqiptar në kohën otomane kur shteti nuk kishte asnjë përgjegjësi për shtetasit e vet. Një diktaturë barbare ka qenë regjimi i Hoxhës në Shqipëri, por asnjëherë nuk u gjend pa fond emergjence kundrejt fatkeqësive natyrore. Imagjinoni se në ç’gjendje e ka katandisur Shqipërinë një kryeministër si ky yni,” tha Ngjela.

Avokati tha se një tjetër skandal rëndon mbi Berishën dhe ai lidhet me gazsjellësin Trans Adriatik. “Kryeministri aktual i ka sjellë një dëm vrastar ekonomisë shqiptare kur ka gënjyer partnerin e Shqipërisë, Gjermaninë, në lidhje me investimin prej 6 miliard euro për ndërtimin e impiantit të gazit të lëngshëm. Dëmi përllogaritet aq i madh, sa shumë shpejt do ia bëjmë të ditur opinionit publik këtë turp të përsëritur të kryeministrit që shokët e tij shkon dhe i gjen në Azerbajxhan.

Kryeministri shkon në Azerbajxhan për të takuar Ilham Aliev, nipin e ish- shefit të KGB-së ruse, për të cilin sipas Ëikileaks, ambasadori amerikan është shprehur se Aliev është si Korleone, i cili ka thënë se “Nuk duhet t’i vrasësh të gjithë, por vetëm armiqtë”. Aktualisht ka vjedhur 80 përqind të votave dhe masakron vazhdimisht opozitën. Këto janë miqësitë e reja që kërkon të krijojë kryeministri Sali Berisha,” tha Ngjela.

10 komente në “Ngjela: Qeveria nuk ka fond emergjence, njësoj si në kohën otomane”

  1. daku says:

    Shoku Ngjela do e tregosh pak ate historine e dy kavajseve qe i fute ne burg kur ishe prokuror per agjitacion dhe propagande. Dhe kur te futi Enveri ty burg re ne nje burg me kavajsit??
    Na e trego pak si ndodhi jo mua por shqiptareve????????…

    1. fule says:

      Sa here qe masakroheni nga argumentat dhe faktet, ju shpellaret i ktheheni arsenalit te shpifjeve dhe perrallave. Keni mare virtytin e shefit mashtrues, normale

      1. odiseu says:

        fule, nuk jam dakort me ket Dakun nese ai shpif qellimisht, por pash Zotin, Ngjela eshte nje karte e djegur dhe ne sduhet tja lejojme vetes te mbajme syte ne sojin e Ngjelave, te Gjinusheve Rucerve, Milove, apo gjithe ish sigurimsave e spiunave te dikurshem(ket klase felliqesire qe po na qeveris mbi qafe duke na lyer me gjak e me m.. spo e permend se i fus te gjithe ne nje thes e hidhi ne adriatik). Duhete te jape llogari dikush dhe dikur per hyrjen ne hak qe i kane bere njrezve ne jetet e tyre.. Saliu prandaj livadhis si i cmenduri ne korridoret e spitalit e as mjeke e as roje spitali nuk e bejne zap, sepse ai sa tju shohe fytyrat ju ulerin per mekatet qe kane ne kurriz…Fule ne duhet te shpresojme qe kete klase te ndyre ne pisllek ta cojme o ne muzeun e turpit o neper burgje, dhe te fillojme te inkurajojme gjak me te ri e te paperlyer…jemi djegur aq shume nga qulli, dhe prape nuk po mesojme qe te fillojme ti fryjme dhe kosit..

        1. fule says:

          Edhe po gjete njerez pa mekate sic thua ti, kjo pak vlen, neser KM-mashtrusi mund ti thote njeres lavire tjetrit horr, etj.
          Pastaj s’mund ti ve asnje faj Ngjeles pse ishte me Salen kur ky ishte ne opozite, kur sot prane Sales ke jo pak po 2 ish-kryeministrat socialist. Sa per ish-sigurmisa se mbeshtes ate qe keta ish-burgosurit me vite te tera ne burg na paskan qene spiunet, jo ata qe ishin jashte e bene kariere nga fashati ne qytet. Kete e ka futur prape KM-mashtrusi si teori.

    2. Kavajsi says:

      Ti paske qen dako, stkena harru plako fare ske ndryshu, ai bo akoma masazh turres apo jo, kan fillu shum si puna jote, tka ra pazari por mos u qaj se bohet mir.

    3. dajaku says:

      Ke te drejte daku qe avokati duhet ta tregoje qe ,te dali sala jot burre i mire .Apo jo da(ja)ku ? Kot me te pyet daku ,a ka bere Sala ndonje dite burg si “disident ” i madh ???po qe se e di na shkuaj ndonje rresht,se sic e din dhe ti daku do te mblidhen historianet dhe ,do te thone qe shyqyr qe erdhi maloku se shqiperine tone se ndryshe e kishin fshire me kohe da(ja)ku.A se kuptoni se jeni kriminele te lindur ?? Avokati eshte vlere kombetare daku

    4. ILIR says:

      Ngjela nuk ka qene ndonje here prokuror!!.Sa per kavajasit 20 vjet kana patur prane KM berisha jo Ngjelen.

  2. onni says:

    O daku na e trego ti se ngjela sbesoj se flet noiher per vete…ai eshte legen qe rrin me nga dy femra ne makine,,njeri pa moral e pa turp…DAKU duam historine ngjeles..,hahahahaha…

  3. Doktori says:

    O daku,piji rregullisht ilacet sic te kam thene se po i harrove nje dite ,ti je me pasoja te pakthyshme,ah c’bera qe firmosa raportin qe je i pa rrezikshem..tani shikoj pasojat.

  4. Kalorsi i zi says:

    Avokat Ngjela,

    Saliu eshte patrijot dhe nuk do ta lodhi popullin shqiptar ne pune, ate ja u le fqinjeve. Shqiptaret boll te shesin droge, arme, prostitucion dhe te flejne me nder.
    Shqiperi cte ka gjetur, tani dolem dhe kaukazian dhe ti themi botes jemi baballaret e punes .
    Sidoqofte kjo ju ben dhe ju opoziten bashkfajtore sepse duhej kundershtuar me kohe me argumenta dhe jo me bojkote.

Comments are closed.

Lini një Përgjigje