Partia e Lirisë, një parti e ekstremit të djathtë në Holandë ka shkaktuar shumë zemërim pasi ka hapur një faqe ku njerëzit mund të ankohen për personat nga Europa Lindore dhe ajo Qendrore, që jetojnë në Holandë.
“Keni probleme me personat nga Europa Qendrore dhe ajo Lindore? Keni humbur punën për shkak të një polaku, bullgari apo ndonjë europiano- lindori tjetër? Ne duam ta dimë,” thuhet në faqe.
Sipas BBC, përdoruesit inkurajohen të hyjnë detajet në mënyrë anonime përpara se të klikojnë mbi një nga rrathët që prezantojnë problemet e veçanta që shkaktojnë europiano- lindorët.
Kategoritë përfshijnë: të dehur, parkimin dysh dhe zhurmat.
Komisioni Europian menjëherë e ka dënuar këtë nismë. Kurse Parlamenti Europian do zhvillojë një debat special në lidhje më këtë çështje.
Po ankesa per Saliun marrin keta more?