10 shefat e shtetit me më shumë vite në detyrë

21 Shkurt 2012, 13:27Lifestyle TEMA
10 shefat e shtetit me më shumë vite në detyrë

Bhumibol Adulyadej

Në mbarë botën ka shefat shtetesh që kanë shumë kohë në detyrë. Prej dekadash ata janë ngjitur pas pushtetit. A e dini se kush ka më shumë kohë në krye të detyrës? Gazeta Bild sjell dhjetë rekordmenët:

 

10. Mbretëresha Beatrix I e Hollandës, 74 vjeç: Që prej 30 prillit 1980 qëndron në krye të fronit. Ishte e martuar me një diplomat gjerman që vdiq në vitin 2002.

 

9. Jose Eduardo dos Santos, 69 vjeç, Angola: Pas 32 vitesh në detyrë, ai ka ende kohë të grumbullojë pasuri. Mendohet se peshon miliarda euro, ndërkohë që në vendin e tij thellohet pabarazia sociale.

 

8. Teodoro Obiang Nguema Mbasogo, 69 vjeç, Guineja Ekuatoriale: Jackpot-i personal i tij ishte kur me anë të një puçi shteti ia mori pushtetin xhaxhait të tij në vitin 1979.

 

7. Ali Abdullah Salih, 69 vjeç, Jemen: Që prej vitit 1978 ka qenë president i Jemenit të Veriut dhe më pas në vitin 1990 president i Jemenit të bashkuar. Më 22 janar dha dorëheqjen pas protestave masive.

 

6. Juan Carlos I i Spanjës, 74 vjeç: Pas diktatorit Franko, u vendos si pasues në pushtet. Punoi shumë që prej vitit 1975 për demokratizimin e Spanjës.

 

5. Carl XVI Gustav i Suedisë, 65 vjeç: Që prej 39 vitesh ka marrë fronin nga gjyshi i tij. Babai i ka vdekur kur ishte nëntë muajsh.

 

4. Mbretëresha Margrethe II e Danimarkës, 71 vjeç: Ajo është mbretëreshë prej 40 vitesh. Por është edhe një grafiste shumë e zonja. Duke përdorur një pseudonim ajo ka bërë ilustrimet e romanit ‘Zotëria e unazës’.

 

3. Sulltan Quabus, 71 vjeç, Oman: Zëvendësoi babain e tij në krye të këtij emirati. Njihet si mysliman liberal. Por liberalizmi ka edhe kufij- prej 42 vitesh pasi ai është kryeministër, ministër i Jashtëm, i Mbrojtjes dhe i Financave.

 

2. Elizabeta II, 85 vjeç, Britani e Madhe: Kostumet e saj me ngjyra të gëzueshme i njeh shumëkush. Pas vdekjes së babait më 6 shkurt 1952 mori fronin. Prej 60 vitesh në pushtet.

 

1.Bhumibol Adulyadej, 84 vjeç, Tajlandë: Mbreti i Tajlandës njihet edhe si Rama XI dhe feston vitin e 66-të në pushtet. Një pjesë të pasurisë së tij prej 35 miliard dollarë e investon për xhaketa të bukura.

5 komente në “10 shefat e shtetit me më shumë vite në detyrë”

  1. anticensurë says:

    elisabeta duhet të ishte e para!ajo ka 60 vjet në pushtet!përse është ky tajlandezi?

    1. 1 says:

      sepse tajlandezi ka 66 vite ne pushtet,shikon nga syte ti apo jo !

  2. tirona ime says:

    po enver hoxha,ku futet ai

  3. lupeni says:

    Keni harruar stalinin e Shqiperise.Bejini vend te 0.shkruani nga 1991/deri ne vdekje.do zoti e ka te shpejte ngordhjen enveristi i vicidolit.

  4. *king says:

    Mbreti i tajlandes njehet si Edi Rama hahahahahahahahagallad gazetash

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje