Ish-shefi i UNMIK-ut në Kosovë, Soren Jessen-Petersen është i shqetësuar që dialogu mes Prishtinës dhe Beogradit për çështje teknike, është kthyer në thuajse një rifillim të bisedimeve për statusin e Kosovës, i cili thekson ai është përcaktuar dhe nuk ka pse të rihapet.
“Tani, pothuajse nga një derë e pasme, po diskutohet përsëri për statusin dhe Kosova është vënë nën një presion të madh, mesa kuptoj unë, që të pranojë që për të marrë pjesë ata duhet të identifikohen si Kosovë dhe pastaj kjo të shoqërohet me një asterisk dhe një referencë për rezolutën dhe Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë”, thotë zoti Petersen në një intervistë për Zërin e Amerikës.
“Nuk e kuptoj se pse duhet Kosova ta bëjë këtë kompromis. 22 vende të Bashkimit Evropian e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, 87 vende në gjithë botën e kanë bërë një gjë të tillë dhe vetëm 5 vende të BE-së që nuk e kanë bërë një gjë të tillë, duket se po përcaktojnë se çfarë do të bëhet. Dhe mendoj se kjo është shqetësuese”, thotë zoti Petersen.
Ai shton se dialogu mes Serbisë dhe Kosovës është i rëndësishëm, ashtu si edhe pjesëmarrja e Kosovës në aktivitete ndërkombëtare, por “duhet ta pyesim veten se çfarë çmimi i duhet të paguajë dhe unë mendoj se po paguan një çmim shumë të lartë”.
Ik o Thaq fute kosoven ne BE bashke me serbine se nuk dini cfare eshte patrijotizmi ju. Te pakten do e besh burgun ne evrope.
Zoteri e ben Thaqi dhe berisha se jane tradhtare dhe punojne per serbet.
Zotëri Jessen-Petersen,
Këtë marrëzi të qeverisë nga Prishtina nuk e kupton asnjë shqiptar dhe nuk do ta kuptonte asnjë njeri me mendje të shëndoshë nga gjithë bota po të informohej si duhet.
Serbia thotë se për Kosovën duhet të angazhohet UNMIK-u kur flitet për kujdesin e banorëve dhe ekonominë, por duhet të përmendet gjithkund se Kosova është krahinë e Serbisë. Mbi këtë duhet të jetë e qartë gjithkund se liria e shqiptarëve nuk guxon të jetë sikur e banorëve të tjerë të Serbisë brenda shtetit ëmë.
Ky mendim i një kombi ndaj kombit tjetër është i marrë të diskutohet nga budallenjtë e një fshati, e lë më nga ministrat në Bruksel.
e shite o gjarper i serbis Kosoven,ore Thaqevic i ndyre,…ah qe spo del nji Avni Rustem te te jap kusurin ty she Berishevicit ne Tiran qe shesin vatanin sikur e ka pronen e plakut….turp per nder TURP,…gjyna gjaku i derdhur