‘Vdekjet e vetmuara’ tronditin autoritetet japoneze

24 Shkurt 2012, 20:56Lifestyle TEMA

Zbulimi i tre trupave, të cilit kishin më shumë se dy muaj të vdekur në një apartament në Tokio, Japoni, ka ngritur shqetësimin për të ashtuquajturat ‘vdekje të vetmuara’. Siç njofton BBC, tre persona, që mendohet se janë nga e njëjta familje, u gjetën të vdekur në një apartament ku ishte ndërprerë energjia e gazi dhe ku nuk kishte ushqim në shtëpi përveç disa monedhave një jen.

Pavarësisht se është vendi i tretë më i pasur në botë, Japonia ka parë disa raste të tilla në vitet e fundit.

Policia tha se trupat ishin jashtëzakonisht të dobët. Mendohet se ata ishin një çift në të gjashtëdhjetat dhe djali i tyre në të tridhjetat. Ata kishin kërkuar ndihmë tek një fqinj, por ai i kishte refuzuar duke u thënë që të drejtoheshin tek autoritetet për ndihmë sociale. Por familja nuk e ndërmori këtë hap për shkak se i vinte turp.

1 komente në “‘Vdekjet e vetmuara’ tronditin autoritetet japoneze”

  1. allbanezi says:

    Po pse s’ardhet ne allbanistan mor derzi,te mos ju vije turp per azgje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje